Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë

Shko poshtë

Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë Empty Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 10, 2009 12:20 am



Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë U1_HalitBogajVIZITA E SALI BERISHËS NË KOSOVË

Nga Halit Bogaj

Vizita dyditëshe e liderit gjithëkombëtar Sali Berisha në Kosovë, ishte njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme që ndodhi gjatë këtij viti.Emri i tij paraqet kuptim të thellë në disa drejtim, ngase ai ishte njeriu që i shembi themelet e një diktarue të egër dhe të një regjimi totalitar me rrënjë të thella sllavoortodokse rusofile dhe staliniste i cili krijoi tragjedi të shumta 50 vjeçare për popullin tonë të vuajtur dhe liridashës në të dy anët e atdheut.Me vullnetin e tij të çelnikosur ,për ta bërë atdheun prapë me dinjitet të vërtetë, siç i kishte hije atij, Sali Berisha marshoi si një gjigant i pamposhtur drejt shtigjeve të lirisë dhe demokracisë shqiptare dhe për ta sjellur Shqipërinë atje ku mezi arritën edhe shtetet më të zhviluara të Ballkanit, siç janë Kroacia dhe Sllovenia.

Lideri kombëtar dhe karizmatik Sali Berrisha, përmbushi qëllimin e tij kryesor/ Futjen e Shqipërisë në Alerancën euroatlantike për t’i evituar përherë rreziqet nga armiqtë e jashtëm të cilët, për fat të keq, janë të parnishëm edhe në ditët e sotme, duke soditur me vigjilencë të madhe gjithçka që bëhet në Shqipëri.

Berisha krijoi miq të shumtë në mbarë botën dhe pritej mirë në nivelet më të larta kudo që shkonte, duke e pasur një detyrë të dyfishtë, që ta shpiente përpara jo vetëm çështjen e Shqipërisë por edhe atë të Kosovës. Të gjithë e dimë/ngase e kemi akoma të freskët/ se kur Kosova digjej flakë, ai me të gjitha forcat dhe mundësitë e veta përpiqej që t’i ndihmonte asaj, madje madje edhe duke i strehuar luftëtarët e saj në shtëpinë e vetë të cilën e kishte bërë thuajse’’Kazermë ushtarake’’për armatimin dhe vendqëndrimin e UÇK-së, natyrisht të cilën gjë e di edhe Beogradi por mjerisht akoma nuk e kanë marrë vesh vetëm disa të krisur që shkruanin kundër pritjes aq madhështore të Sali Berishës në vendin tonë.Por si të ndahej patrioti kolosal Sali Berisha nga lufta jonë çlirimtare e cila kishte hyrë në çdo pore të jetës sonë dhe në çdo shtëpi shqiptare, ngase armiku ynë i kishte shtrirë kthetrat e veta edhe në fshatrat më të largëta kodrinore malore kur digjte, vriste dhe rrënonte gjithçka që gjente përpara. Këto fakte të tmerrshme dhe tronditëse i përjetonte edhe Sali Berisha, pushteti i athershëm shqiptar dhe mbarë Nëna Shqipëri e cila vajtonte për bijt dhe bijat e veta kosovare që u qëndronin dhe u përballonin të gjitha atyre katrahurave të tmerrshme dhe të çmendura të një shteti të sëmurë dhe patologjik i cili ishte vërsulur si kuçedra e egërusar kundër një populli të pambrojtur.

Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë U1_BerishaVitet kalonin dhe Kosova u bë shtet,kurse lideri mbarëkombëtar, Sali Bersiha prapë erdhi në pushtet për ta vazhduar përkrahjen e tij të parezervë dhe përherë të shtuar ndaj Kosovës. Ai erdhi në pushtet si një Feniks i rilindur të cilin e thërriste zëri kumbues i atdheut. Erdhi në pushtet për ta vazhduar rrugën e pandalshme dhe odiseadën e ndërtimit sa më të shpejtë të vendit, madje-meadje duke bërë edhe mrekullira të papara në mbarë Shqipërinë. Asfaltimi i rrugëve të shumta bëri që të afroheshin vendbanime dhe qytete të ndryshme njëri me tjetrin, por ajo që e ngriti Sali Bersihën në piedestalin më të lartë ishte pikërisht Autostrada Durrës-Kukës-Morinë që lidhi popullin shqiptar nga të dy anët e atdheut të ndarë më se një shekull, duke u krijuar mundësitë tona që të shkojmë atje vetëm për tri orë!Këtë e bëri, kush tjetër, përveç njeriut më të dashur i cili i realizoi të gjitha premtimet e veta, në mesin e të cilave tani e tutje do të jetë edhe ndërtimi i hekurudhës mes dy vendeve shqiptare.Pra si mos ta priste Kosova në mënyrë madhështore njeriun i cili e realizoi ëndrrën tonë shekullore që të shkojmë atje ku kemi dashur të shkojmë gjithmonë dhe ku na u dha në shfrytëzim të përhershëm edhe Porti detar i Shën Gjinit për t’u dëshmuar e vërteta se edhe Kosova ka dalje në det!Kush do ta bënte këtë mrekulli tjetër përveç vëllaut për vëllaun, siç ndodhi me raportet ndërëllazërore të Shqipërisë dhe Kosovës për çka po çmenden armiqtë tanë historikë në krye me Rusinë e cila nga zori që pati ndaj vizitës së Sali Berishës në Kosovë , minsitri i saj Serrgej Lavrov lëshoi një deklaratë absurde se’’kinse Sali Berisha paska thënë se duhet të bëhet Shqipëria e madhe’’, me ç’rast kryeministri shqiptar u shpreh, thuajse me ironi’’se rusët e kanë të vështrirë të përkthejnë nga shqipja’’ . Por edhe Lavrov shkreti, bashkë me fëmijët e tij/Tadiqin dhe Jeremiqin/ e dinë fare mirë se ç’do të thotë Autostrada e quajtur’’Udha e kombit’’dhe integrimi mbarëshqiptar të cilin nuk mund ta ndalë më askush.Dhe si mund të mos quhet bashkim kur gjatë një viti kalendarik mbi një milion shqiptarë/qoftë për pushime, qoftë si turistë/do të shkonjnë në Shqipëri për ta vizituar nënën e tyre të dashur nga e cila i ndanin aleancat dhe konjukturat e njohura sllavo komuniste ,në radhët e të cilave për fat shumë të keq bënte pjesë për gjysmëshekulli edhe Shqipëria të cilën , duke mos pasur mundësi që ta vizitonim, e shihnim në ëndrra si një Parajsë të vërtetë.Dhe në një farë mënyrë , duke qenë ashtu të ndarë dhe të izoluar prej saj, ne një kohë shumë të gjatë arritëm që ta ruanim atë Shqipërinë tonë imagjinare që flente përherë në ëndrrat tona kosovare.

Pra erdhi Sali Bersiha në Kosovë për herë të parë pas Pavarësisë së saj, për të cilën punoi edhe ai aq sa mundi dhe me përkushtim të madh dhe pemanent, duke dhënë kontribut kolosal kudo që shkonte dhe kudo që ishte, në fillim duke u angazhuar me mikun dhe vëllaun e tij të dashur, legjendën e pavdekshme Ibrahim Rugovën, kurse më vonë dhe pa u ndalur kurrë deri në ditët e sotme, kur nëpër kancelaritë e ndryshme botërore lobon për njohjen e sa më shumë shteteve të Pavarësisë së saj.

Sali Berisha, duke u dekoruar me titullin ‘’Medalja e artë e lirisë’’nga Presidenti,’’Doktor causa honoris’’nga Universiteti dhe’’Qytetar nderi’’i Prizrenit, mori mirënjohjet tona më të sinqerta dhe më të thella për të gjitha ato që i ka bërë për shqiptarët e të dy vendeve.Ai u prit me nderime të mëdha nga shumë qytetarë dhe mund të themi lirisht se u nderua gati në nivelin e shpëtimtarit tonë, Bil Klinton.

Qeveritarët tanë, e sidomos Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu ,kanë bërë veprime të paharruara gjatë pritjes së Sali Berishës, të cilat, pa asnjë dyshim do t’u kthehen pozitivisht dhe me shumë të mira nga ana e vetë popullit i cili sheh gjithçka që ndodhë dhe shpeshherë bëhet se nuk po sheh!

Mes tjerash nuk mund të mos i theksojmë edhe fjalët e ngrotra dhe bombastike të Sali Berishës drejtuar Universitetit tonë dhe studentëve të tij të cilët përherë kishin qenë shembujt më të mirë në luftën kolosale për t’u fituar liria, e që një ditë i kishin ndihmuar edhe vetë Sali Berishës për ta mposhtur një regjim aq të ashpër dhe të paparë në Evropën Juglindore,siç ishte në Shqipëri.

Vizita e Sali Berishës në Kosovë bëri jehonë të vërtetë duke u realizuar të gjitha parametrat e nevojshme për pritjen e një burrshtetasi të madh dhe të merituar në mesin tonë, i cili frymoi bashkarisht me ne në ditët tona më të vështira.

P.S.Edhe njëherë po theksojmë se babai ideologjik i sllavëve të jugut, Lavrov,nga sikleti i tij i madh që erdhi Sali Berisha në Kosovë/duke harruar se edhe ai do të shkojë me 20 tetor në Beograd/ u ngut shpejt e shpejt që ta sulmojë’’Babain e shqiptarëve’’, që vinte, siç u tha edhe më lart, për herë të parë pas Pavarësisë së saj. Dukeqenëse po të reagonte Serbia, asaj askush nuk do t’ia vente veshin, reagoi edhe njëherë/me shumë urrejtje dhe inat ariu rus, duke marrë përsipër gënjeshtrën tjetër sdllave se kinse Sali Berisha paska thënë’’se duhet bashkuar shjqiptarët në një shtet’’ dhe se duhet sa më shpejt të reagojë Bashkimi evropian dhe NATO!Ja pra se deri ku mund të shkojë mendja e oksiduar ruse e cila i futi tanksat dhe kanonadat në një shtet tjetër/në Gruzi/ për t’ia cunguar asaj teritorin dhe për t’i shpallur dy mini republika të atjeshme Osetinë jugore dhe Abahazinë si dy shtete të pavarura me nga 200.000. -300.000 mijë banorë, kurse Kosova, sipas tyre, nuk po bajka të jetë shtet me një popullsi 7-8 herë më të madhe!!!!Ja pra kuti sllavoortodoks i’’Dorës së fortë’’të cilën për fat të mirë nuk po’’Ia përshoshë fare’’ ai i madhi dhe të mëdhenjtë e tjerë evropianë të cilët na shpëtuan dhe e pranuan Pavarësinë e Kosovës ndaj së cilës kanë siklet sllavët e të gjitha ngjyrave dhe hegjemonët tjerë që përpiqen që popujt e tjerë t’i mbajnë nën kthetrat e tyre të tmerrshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi