Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - VETËM ME IKJEN E JUAJ DO TË VIE LIRIA

Shko poshtë

AGIM GASHI - VETËM ME IKJEN E JUAJ DO TË VIE LIRIA Empty AGIM GASHI - VETËM ME IKJEN E JUAJ DO TË VIE LIRIA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2015 8:59 pm

AGIM GASHI

VETËM ME IKJEN E JUAJ DO TË VIE LIRIA

(Shkaktari i shkrimit, UNESKO)


AGIM GASHI - VETËM ME IKJEN E JUAJ DO TË VIE LIRIA 12189833_10153264898154077_3397782711064490712_n



Ja si mllaqitin dhe shkumojnë tash, t´u fillu nga Kryeministri e zëvendsministri me shtat detyra tjera, ministra e ministresha, shokë e shoqe kallamoqe, amabasdor e ambasadore, delegat e delegate, se serbia po ndjek politik raciste ndaj Kosoves.
E kend po e rreni ju? A pra? Si nuk ju vjen marre?
Po kjo Serbi ishte pardje, ishte dje, është sot dhe do të jetë kështu den baba den. Ju jeni ata që jeni mundu me i hy mbrapa kësaj Serbie raciste. Ju jeni ata që për këtë Serbi raciste keni vra djem të ri, keni rrah, plagos, torturu e burgos. Ju jeni ata që i keni falë çdo gjë kësaj Serbie raciste, i keni dhuru toka, katunde e qytete... Ju jeni ata që jeni grind deri në skajshmëri me vllëzërit e juaj për këtë Serbi raciste, dhe asnjëherë nuk jeni pendu, dhe ju jeni ata që këtë Serbi raciste e keni dashtë, e doni dhe do ta dueni më shumë se vllëzërit e motrat e juaja, më shumë se edhe nënë e babë.
Marre duhet me ju ardhë, që ju sot Serbinë e juaj e quani raciste. Po ta kishit këtë bindje edhe me zemer e shpirt, ashtu si e njef edhe bota mbarë, që Serbia me të vërtetë është raciste, ju sdo të bisedoni me ta, sdo të hani, pini e asishni me serbët racista, dhe se do ta kishit mësue njëherë e përgjithmonë se si duhet sillë në politikë edhe me racista e edhe me karpatista.
Juve duhet të ju vie inati nga serbet dhe Serbia raciste, sepse ata janë më atdhetar, më patriota, dhe se ata një shekull përpara e masin se çka do të punojnë pas njëqind vitesh. E ju? Ju vetëm a ju shtrohet dikund ndonjë darkë e majme, se përndryshe jo vetëm atdheun por edhe nënë e babë i harroni.
Edhe pse ne jemi fatalizuar me politiken e juej të deritashme, përsëri kam shpresa dhe se fatalitetin sdo ta pranojmë asnjëherë. Ne nuk kemi llogari të humbim tash çdo gjë kur dihet fare mirë se një kolektivitet njerzor e ka fiksuar shkaktarin e së keqes së deritashme. Ata jeni ju dhe vetëm ju.
Shpesh më sillen vërdallë mesazhet brilante të së kaluares dhe tradites sonë, të cilat patjeter se duhet jo vetëm ruajtur por edhe aktivizuar në jeten tonë, për hir të kombëtares, guximit dhe komplektsisë sonë në këto shpërputhje tejet të rrezikshme për ardhmërinë.
Në këtë shkapërderdhje pothuajse tragjike, të mbrosh gjuhen tënde, shkollen, historinë, traditen e trashëgiminë; të çmosh librin tënd dhe gjenijt e popullit, ta shenosh atë që është e jotja, historike dhe që të takon vetëm ty, më së paku ka të bëj me nacionalizem apo racizëm. Fundja, ne asnjëherë nuk ishim racista. Vetëm lëkura jonë i din se çka hoqem nga robrimi njëqind vjeçar serb.Nuk është as atdhetari ta mbrosh token tënde, shtetin tënd, ta duash në mënyren tënde, por diçka më sublime, është dhuntore; diçka teper njerzore, diçka tejet mdhështore që na takon dhe na largon nga trazirat dhe violenca. Këtë, fatkeqësisht ju se keni. 
Andaj, dorhiquni vetë.Sa më parë, aq më mirë për ju e për ne.
Dy nocione të shenjëta marrë nga liria e cila liri nuk është vetëm e imja, popull dhe atdhe, smundem me i bajtë as në shpinë e as në autobus, dhe se monoplin mbi to se kam sepse nuk jam as populli e as atdheu, por si njeri dhe si krijues, marr të drejten ta them haptas se Kosoves i duhet ti mëkëmbim këto nocione me gjak të ri, sepse nuk bëhet fjalë për individin dhe egzistencen e tij. Andaj, lagohuni se atdheu dhe populli kerkon ndrrime.
Ju zotrinjë, nuk keni ditë ta nderoni e respektoni atdheun si tempull jashtpartiak, por keni lejue që të grumbullohen mijëra probleme që sot vështirë zgjidhen. Edhe politika amerikane ju kshilloi dikur që Serbisë të mos ia lshoni fort litarin, sepse nuk di të ndalet. Ju nuk dëgjut askend, ju dashtët vetëm pasuri.
Tash, largohuni.
Kosova do procese të njëmendëta e të barabarta me shtetet fqinje. Kosova di ta respektoj demokracinë, përkrahës i flaktë i së cilës jam edhe unë, sepse demokracia ka autoritet dhe do veprim të drejtë. 
Po nuk shkuat, dita Kosoves do ti kushtoj disa jetra njerzish. Do të na vrisni si kafshet duke e imituar Serbinë raciste vetëm e vetëm se ju duani të jeni në krye me çdo çmim.
Integrimi ynë në Evropë dhe proceset e reja të saj, janë domosdoshmëri, por jo duke u copëzuar e shkallmuar. Dhe ta dini se çelsi i këtyre çështjeve kombëtare dhe evropiane, nuk gjendet në Serbi. Çelsin e mban gjithmonë vetëm Evropa, andaj ne duhet të bisedojmë me Evropen e jo Serbinë.
Ju populli dhe atdheu im, nuk duhet të harrojmë asgjë. Mundemi të falim sepse falja është dhunti, trimëri dhe burrëri, por jo të na gëlltis harresa si te politikanet tanë. 
Ne vetëm duhet të vetëdijsohemi si komb dhe të dimë ta dallojmë mikun nga armiku.
Mbledhja e sotme e UNESKO-s, nuk i qiti në shesh vetëm armiqët e mbrendshëm, por edhe ata të jashtëm. Ne jemi vendi më i pasur i Evropes, andaj edhe kemi shumë armiq, kemi shumë xhamia të reja që UNESKO-s ia zunë pamjen, dhe kemi politikan injorant e me shkolla fallso.
Këta duhet të ikun. Vetëm me ikjen e juej, do të vie liria!



09.11.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi