Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RABIJE M.BYTYQI ROMANCË DASHURIER

Shko poshtë

RABIJE M.BYTYQI  ROMANCË DASHURIER Empty RABIJE M.BYTYQI ROMANCË DASHURIER

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2015 2:39 pm

RABIJE M.BYTYQI  ROMANCË DASHURIER 12247175_945033105590996_2995643536814952779_n



RABIJE M.BYTYQI


ROMANCË DASHURIE
RABIJE M.BYTYQI  ROMANCË DASHURIER VaMWNG-6U9jlrOaAMeV0HJ7oi9tBxZRUYlUqJYMvJ4_Fz2FlqC8VkA==

!!...Isha pranë dritares. Befas më erdhi një hije e çuditshme, një fytyrë engjëlli më rrezatoi në errësirë. U shtanga e tëra. “Aaahh, thashë me vete- pse ky yll në mes te natës së errësuar më trazoi ndjenja të mpapritura?”
Hëna nga habia ndërroi ndriçimim e saj. Ula perden nga xhami. Ashtu e shtangur mblodha veten dhe u struka në dhomën time te vogël. Pyeta veten se m’u shfaq ai engjëll në xhamin tim. Pa përgjigjje mbeta! U mundova të flija, por ishte krejt e pamundur. Hija e tij më ndiqte pas. Shi binte dhe melodia e shiut sikur më ngjante me zërin e tij!!! Nē heshtje ika në shtratin tim të vetmuar. Në jastëkun tim u mundova disi ta qetësoj veten.. Jo, jo, ishte e Pamundur. Ahh, thashë me vete: “ Zot isha çmendur apo isha në ëndërr.?” Fytyra e tij m’u shfaq para meje Krejt si një yll polar që rrezatoi globin. Zemra mori ritëm të shpejtuar. Venat e mia disi u ngrinë. As gjaku në ato momente nuk lëviztë dot. Dora e tij preku trupin tim të akullt. Erdhi një ngrohtësi dhe shiu ndërroi melodinë. Buza plot zjarr puthi buzën time shkrumb. Trupi u tjetërsua iku jasteku në qoshin e dhomës ... Romancë filmi hija u shndërruan në një dashuri romantike në dritën e qiririt Shiu pushoi ... !
Të nesërmen u gdhiva me lumturinë e mbrëmjes romantike . Dielli i kishte lëshuar rrezet lulet shumëngjyrëshme një aromë të këndshme. Freskuan shpirtin tim të trazuar. Eca rrugës së pritjes. Udhëkryqi ma ndërroi drejtimin. U tërhoqa si e humbur me puthjet e mbrëmjes. Makinat lëvizeshin pa nda pluhuri i rrugëve kishte mbuluar trëndafilin e kuq oooh!! Kishte kohë që s’ishim takuar. Çmimi ngjalli kujtimet e vjeshtës se 2013 kur hyri njē ëngjëll në korridorin e asaj kohe . Vetëm pak rreze dielli depertonin në dhomën e gjumit. Hapa derën e dhomës dhe më erdhi si yll polar në kraharor . buzagaz e me ëmbëlsi deshi të më thotë një fjalë. Ngurroi se puthja e mbizotëroi Humbi në kënaqësinë e çastit. të asaj ditë vjeshte. Jeta ju duke pak më ndryshe. I harroi vuajtjet e jetës dhe punët me stres që e kishin kapluar Një bilbil këndoi në veshin e tij me melodinë: “Të duuaa!!!” Një çast, sa një jetë pëshpëriste. Ju ktheva më gjithë forcën e shpirtit.
-Jeta ime, të duaaa!!
Një panoramë e ngrohtë uformua në vjeshtën e bukur nga kënaqësia ime.
-Do .rri?- e pyeta.
-Jo, jo!!Do iki .Jetës m’i dhe kuptim.
Ma ktheu:
-Sikur ishim njohur me vite. E putha , dhe një herë me fjalën “LAMTUMIRË! Prita se do të vinte përsëri. Pemët u zhveshën nga gjethet. Dimri u afrua. Dëborë, acar bënte. Ai më nuk erdhi... Vetmisë i trokiti prapë fati.
Kaluan disa muaj e vitê. .Asnjë zë asnjë thirrje. Pritja me mërzi më kaploi. Ditët plot shpresë u errësuan. Në ngjyrat e ylberit shkruaj emrin e tij me shkronja alfabeti të artë. Ruaja me xhelozi trëndafilin e kuq të asaj kohe dhuratë shumë të çmuar. Aroma e këndshme më ngjasonte me të. Fletoren time të vogël ,e mbushja plot kujtime. mungesa ndihet si rrezet e diellit. Melodia e zërit të bukur nuk dëgjohët! Bilbili, rri si i vrarë Zemra ka mall. Shpirti digjet si qiriri buza buzën mjaltore kërkon. Trupi nga dyert engjëllore ngrohtësia i mungon Shiu prapë filloi. Ndihen hapat e lehtë duke ecur!! Pikat e tij melodi më ofronin!! Po, po , thashë në heshtje. Ai ?!! Gjumë nuk kisha , pritja shpirtin ma kishtë lodhur.zemren dobësuar-e fletoren e stërmbushur me kuptime. Shfletoja e çdo natë flisja me hënën për ata sy të bukur .. me yjet për trupin engjëllor. Disi dhoma e gjumit më mori inat . Pse aq shumë e doja!! E ndjeja se do të vinte e sytë m’u kanë verbuar . E ndjej në çdo çast aromën e tij!!Oh, erdhi! Kishte kohë qe s’ishim takuar. Epshet filluan.
-Ti je bota ime , - e më pëshpëriti në vesh,-ti me ke munguar!! Nuk iki dot. KKjo ështe dashuri , Kjo është dashuri.
Fliste duke bërtitur:
-Frymëmarrja ime, oksigjeni im, gjaku i venave të mia. Globalja ime, bota e vogël Pa ty...Në gjoksin tënd dua të vdes. Pa ty s’mundem Ti je vetë jeta ime ... Le të përmbyset bota. Të duua
.Më puthi fort dhe u largua. Me fjalën “nëse para teje vdes në parajsë do të pres në përjetësinë të jetojmë së bashku engjellushja ime....
Përgjigja ime ishte:
-Nëse unë vdes, e para shtëpinë në parajsë kam për ta ndërtuar. Dashurinë në përjetësi në botën e amshuar!
.Pa dashuri s’ka jetë.


Rabije Bytyqi- Prizren!
Nëntor 2015.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi