Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI PSE O ZOG RRI I VETMUEM

Shko poshtë

AGIM GASHI PSE O ZOG RRI I VETMUEM Empty AGIM GASHI PSE O ZOG RRI I VETMUEM

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2015 9:46 pm

AGIM GASHI PSE O ZOG RRI I VETMUEM 12366224_10153316968644077_8776467606332991506_n


AGIM GASHI


PSE O ZOG RRI I VETMUEM


Pse o zog kaq i vetmuem?
Paske ra në shumë kujtime,
Vallë ku tretesh kështu i shkreti?
Larg e larg vendlindjes sime!


Largë nana e farefisi, 
Larg atdheu e larg vendëlindja, 
Vuajtja e malli ma vjedhin gzimin
Të duket vdekja sikur lindja!

Zog i bukur mos lotoAGIM GASHI PSE O ZOG RRI I VETMUEM Arrow-10x10
Hapi krahët n´fluturim, 
Shko atje ku flitet shqipja
Atje ashtë atdheu im.

Atje i gjen njerzit e vorfen
Të mbushun plot me bujari, 
Mallin, vuajtjet edhe brengat,
I zbusin n´kangë e çifteli.

Shko atje e hyn në valle
Merrja kangës n´cicërrim,
Shko se t´presin fusha e male
Të pret nana n´përqafim.

Popullit zgjojau ti kujtesen
Thuaju mërgata atje këndon,
Me plot mallin e pashuem
Larg e larg, feston, feston.

Me plot zemrat dashuri
Me lot´ kangës ia thonë,
Një bashkim të shpejtë t´atdheut
Të gjithë, të gjithë ia urojnë.

Porositi o Zogu i bukur, 
Mbarë atdheut me i thane, 
Dhuratë ma t´mirë sdo mergimtari
Veç vend për vorre me ju lanë.

01.11.2012-11.12.2015
Düren A.G.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi