Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PETICION - Drejtuar elektoratit Rugovian

Shko poshtë

PETICION - Drejtuar elektoratit Rugovian Empty PETICION - Drejtuar elektoratit Rugovian

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2015 9:43 pm

PETICION - Drejtuar elektoratit Rugovian 12376232_1043149295724849_839205670219963031_n




Elektorati i bashkuar Rugovian në Kosovë dhe Diasporë organizon peticion për largimin e kryetarit auktual, Isa Mustafa, nga kreu i LDK-së!



P E T I C I O N
Drejtuar elektoratit Rugovian

Ne, nënshkruesit e këtij Peticionit kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit, Isa Mustafa nga posti i kryetarit të LDK-së?


Për: I……………..I 
Kundër: I………
…I



Arsyetim:


Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, elektorat besnik i LDK-së!
Ne, anëtarët dhe veprimtarët e LDK-së të viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e krijuar në partinë tonë pas vdekjes së liderit të saj, Dr. Ibrahim Rugova, sepse ne nuk jemi mësuar t'i themi të zezës e bardhë dhe anasjelltas, dhe as nuk mund t'i themi sot, as nesër dhe asnjëherë…! 
Përkrahja jonë e vazhdueshme ndaj LDK-së, nuk ka qenë përkrahje ndaj një udhëheqësi të caktuar, nuk është sot dhe nuk do të jetë as në të ardhmen, sikurse që edhe kritikat nuk kanë të bëjnë kundër një individi të caktuar, por kundër një orientimi të gabuar politik. Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk ka guxuar të personifikohet me udhëheqësin e partisë, për arsye se personaliteti i Rugovës është i pa zëvendësueshëm dhe i pa arritshëm për kë do qoftë. 
Prandaj, fillimisht duhet nisur nga faktet, se kryetari aktual i LDK-së, si humbës serik i tri palë zgjedhjeve (dy herë të zgjedhjeve nacionale dhe një herë të atyre lokale) e ka humbur të drejtën politike dhe morale të udhëheqjes me subjektin tonë politik, LDK-në, simbolin e krenarisë sonë kombëtare, shtet formuese, të besës dhe shpresës shqiptare, e formuar dhe udhëhequr për 17 vite nga presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova. 
Efektet e dëmeve politike të Isa Mustafës, janë shumëfish më të mëdha se sa ato ekonomike. 
Pas ardhjes së tij në krye të LDK-së në vitin 2010-të përmes puçit politik, sa herë që e kërkonte nevoja LDK-ja e Isa Mustafës ratifikonte në Kuvend marrëveshjet e Hashim Thaçit me Daçiqin në Bruksel, siç ishte ajo e 19 prillit 2013, kumbar i së cilës u bë vetë Isa Mustafa me vënien e nënshkrimit të tij mbi atë marrëveshje, më 25 gusht të këtij viti në Bruksel. Kjo shënon kulmin e copëtimit territorial të vendit si dhe serbizimit të Kosovës përmes "Zajednicës"..!? 
Nëse i analizojmë zhvillimet e ngjarjeve pas zgjedhjeve nacionale të 2010-s, atëherë Isa Mustafa na del përgjegjësi numër 1 i të këqijave më të mëdha që goditën vendin tonë, i cili më metoda perfide e ndihmoi dhe e mbajti në pushtet H. Thaçin dhe keq qeverisjen e PDK-së, si e keqja më e madhe për vendin në periudhën e pasluftës. 
Ngjashëm, por akoma më keq, I. Mustafa veprojë edhe pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, ku si humbës i zgjedhjeve, për t'i shpëtuar ndëshkimit të elektoratit të LDK-së, dy ditë pas zgjedhjeve do i manipulon dy partitë opozitare AAK-në dhe NISMA-në, e më vonë edhe VV-në, duke e formuar Bllokun opozitar pas zgjedhor “V-LAN”, përmes të cilit për afro gjashtë muaj e pamundësoi formimin e institucioneve shtetërore duke mbajtur shtetin tonë në ngërç të plotë. 
Kur Gjykata kushtetuese e rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarit të zgjedhur nga “V-LAN-i”, ai e mori këtë si shkas për largimin nga ky bllok për ta shpëtuar sërish Hashim Thaçin, jo vetëm nga rënia nga pushteti, por edhe nga "vdekja" politike e tij, duke e rehabilituar në kundërshtim me vullnetin politik të tërë anëtarësisë së LDK-së. 
Thënë troç, ardhja e Isa Mustafës në krye të ekzekutivit në mënyrë paradoksale (puçiste) e ka shndërruar atë në gogol të politikës kosovare! Tashmë e kanë të qartë edhe deputetët e LDK-së, se lideri i tyre është në pozicionin e gabuar politik. Ai nuk ka ardhur më qeverisë për të mirën e vendit, por për të mirën e Serbisë dhe interesave të Hashim Thaçit. Më një fjalë, është shndërruar në marionetë të PDK-së dhe SHIK-ut si dhe shërbimeve tjera antikombëtare. 
Qeveria “Isa Mustafës – Thaçi 3” me veprimet e fundit ka dëshmuar se nuk është produkt i votës qytetare, por i krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandimit ndërkombëtar për finalizimin e bisedimeve të Brukselit në shërbim të interesave të Serbisë në Kosovë dhe rajon. 
Gjendja e mjerueshme në skenën politike në Kosovë, sidomos ajo sociale dhe ekonomike, është një impuls shtesë për largimin sa më parë të I. M. nga pushteti për zhbllokimin e vendit nga uzurpatorët dhe debilët politik. Njëherit, Isa Mustafa mbetët ogurziu më i keq për të ardhmen politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilën nga një parti e besës dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshime pozitive e ka shndërruar në ngulfatëse të shprehjes dhe mendimit të lirë si dhe humbëse të shpresave të qytetarëve për një jetë më të mirë në këtë vend. 
Zgjidhja më e mirë për shkatërruesit e shumëfishtë të LDK-së, do të ishte dorëheqja nga postet drejtuese në parti, të cilën e kanë marrë peng, veprime këto që do t’iu hapnin rrugë ndryshimeve pozitive brenda LDK-së, sikurse edhe iniciativa për shkarkimin e kryetarit ishte dasht të rrjedhë më herët nga degët dhe nëndegët e LDK-së. Mirëpo, mjerisht disa nga ato janë të marrura peng nga kreu i LDK-së, I. Mustafa. Si pasojë, kryesitë e degëve nuk guxojnë as të hapin gojën nga frika e humbjes së vendeve të tyre të punës.

Prandaj, ne elektorati besnik Rugovian, të cilët jetojmë në Kosovë dhe mërgatë, të nxitur nga patriotizmi dhe dashuria për atdhe, morëm këtë iniciativë shumë fisnike, që për hir të sakrificave dhe mundit që kemi investuar në forcimin e saj si dhe ruajtjen e trashëgimisë politike dhe kombëtare të presidentit Ibrahim Rugova, ta nënshkruajmë këtë peticion për shkarkimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të LDK-së…!!!
Ky është momenti i fundit, për t'ia ndalur hovin të keqes së madhe në keqqeverisjen e vendit dhe marrjen peng të LDK-së, në veçanti.


Kërkesat tona urgjente që dalin nga ky peticion janë:
1). Shkarkimi i menjëhershëm i kryesisë së LDK-së bashkë me kryetarin Isa Mustafa;
2). Tërheqja e menjëhershme e LDK-së nga koalicioni qeverisës më PDK-në e H. Thaçit;
3). Fillimi i menjëhershëm i procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor në LDK, duke filluar nga Aktivet, Nëndegët dhe Degët e LDK-së;
4). Formimi i komisioneve të reja zgjedhore nga anëtarësia e LDK-së;
5). Pjesëmarrja direkte në procesin zgjedhor e degëve të LDK-së në Diasporë, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të LDK-së në mërgatë;
6). Mbajtja e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të LDK-së, nën drejtimin e kryesisë së re të punës deri në përfundimin e punimeve të kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia si dhe organet tjera të reja të LDK-së…!
Këshilli iniciativë për Reformimin e LDK-së


P. S. Peticioni u dërgohet të gjitha degëve dhe nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe Diasporë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi