Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - TRIMAVE

Shko poshtë

AGIM GASHI - TRIMAVE Empty AGIM GASHI - TRIMAVE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2016 1:30 pm

Sot, për 34 vjetorin e atentatit makaber ndaj trinomit të lirisë!

AGIM GASHI - TRIMAVE 10273411_10152152401729077_2143664983759400784_n
AGIM GASHI

TRIMAVE
AGIM GASHI - TRIMAVE 12439035_10153387883059077_7801602557871992127_n


(Kushtuar vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në përvjetorin e vrasjes)


Në atë ditë të 17 janarit, 
UDB-ja shkrep armë të krimit, 
N´prag të derës vllëzërit vranë, 
N`zi Karadaku, n´zi Dukagjini.

Pyeta malin e pyeta fushat, 
Pyeta detnat, lumenj, liqene... 
Kush i vrau e pse i vrau? 
Armiqët tanë m´tha Lybeteni.

Shkova në Untergruppenbach 
Me e pa vendin ku janë vra, 
Pyeta disa zogjtë shtegtarë, 
A thue vallë gjë keni pa?

Mu te vendi ku u zbazën plumbat, 
Mërgimtarët ku kanë ra, 
Në dhe të huaj për liri atdheu, 
Me gjak shqiptari tokën la.

M’u afrue një zog gjermani, 
Cicëron me mallëngjim 
Këtu u vranë djemt e lirisë, 
Gjaku i derdhur u shëndrrue n’kushtrim.

-Thërret Jussufi, Bardhosh o vëlla, 
S’më lë gjaku plumbat me ti pa, 
O Kadri trim i Karadakut
Mallkue qoftë kush na ka vra.

O Jusuf zemërluani, 
Të kam vlla e të kam n´zemrër, 
N´gjysmë ta ndalën këngën tënde, 
Që Kosovës i jepte emër.

Na kaluen mbi tri dekada, 
Do të shkojnë edhe shekuj tjerë, 
Lule t´freskëta në varret tueja, 
Do t’ju sjellë populli përherë.

16.01.2014 Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi