Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI 17 SHKUR 2016

Shko poshtë

AGIM GASHI 17 SHKUR 2016 Empty AGIM GASHI 17 SHKUR 2016

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 17, 2016 9:39 pm

AGIM GASHI 17 SHKUR 2016 12733599_10153446928534077_3945297903819836331_n



AGIM GASHI

17 SHKUR 2016

Ky populli im, m´duket spo di,
Ose, m´duket nuk po do, 
Ose mirë po di e do...por...
Pra, qëndro!


I
Sot në diten e pavarasisë
N`shtrat t`spitalit rri e qaj, 
N`damar t`gjakut m´shkon infuzioni
Kush ma ndal të shkretin vaj?

N`damar të trupit rrjedh ilaçi, 
Helm e vner k´ta sytë e mi, 
Në 17 vjetët, kur na çliruen,
E n`tetë vjetë, kishe pavarsi.

U zgjue heret Kosova ime
Komandantat shkojnë e varg e vi, 
Pik e pesë i bani Zoti
Me t´qu tug me t´que gërdi.

Dalin „trimat“ me kravata
Me bodigarda dy-treqind, 
Po si pate borgj k´tij populli
Roje bandash çka ju vyen?

Kush si pat borgj këtij populli
Duel shetiti nëpër shesh, 
Mollat që zgjedh Amerika
Janë t´shëndosha, u muer vesh.

II
Nga kopjuteri përcjell lajmet
Krejt me lotë lexoj e ngoj, 
Nëpër grupe të ndamë si bandat
Serb e turq prapë ti fajsoj?

Njeri del i gjatë si lisi
Kryetullacat ja hapin deren, 
Tjetri del si miciculi
T´gjitha i kanë, por jo dhe nderen.

E unë qaj, prap se ndal vajin, 
Qaj për trimat e qaj për djalin, 
Ata shkuen e u banë dhe
Ska ma tjerë për këtë atdhe.

O atdhe i dashuri atdhe
Pasha Zotin prap qaj për Ty, 
Si nuk vdiqa nga kancer ziu
Mos me pa çka po shof me sy?!

Pse o populli im i dashur
Prap ep vota që 17 vjet? 
Pse s´ja ban vetes nji qare
Shqiptarisht si e kem pas adet?

N`histori patem halle t`mdhaja
Mblidheshin burra e mblidheshin gra, 
Çdo problem që na vinte n´voter
Vllaznisht ja lidhnim, gryken pa pra.

Vashat tona t´bukra sorkadhe
Dorë për dore për atdhe, 
Ja ndalnin turkut dasmen e madhe
Banin vdekjen si me le.

Ishin atëherë fise shqiptare
Sikur sot shumë parti, 
Por atëherë larg rrinte dreqi
E sot në shpirtë thellë ju ka hy.

Me u ndal të gjithat radhë me i ngue
Thue të gjithë janë patriota, 
Analiza me ju ba fjalëve
S´janë asgja pos gjana t´kota.

Sot atdheu dhe populli i trullosun
Duan vepra e jo fjalë, 
N`udhëheqje duen patriota
Jo hajnesha e gomarë.

Pra, çka t´them o atdheu im
Nga shtrati i smundjes me kancer,
Po bertas nga mesi Evpropes
Duem jetë, liri e nder!

Skam fuqi, bi n`gjuj e t`luti,
Mos t´ju gjen kshtu ma Pavarsia, 
N´tjetrin vit udhëheqje patriotike
Jo ma bandat e mafia.

Ka ardhë koha, t`grihet shqiptari, 
Atdhetarisht e plot krenari, 
Ti tregojmë botes mizore
Si përtrihet kjo Dardani!

17.02.16
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi