Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervista e kryeministrit z. Sali Berisha ne studio e lire me z. Babaramo

Shko poshtë

Intervista e kryeministrit z. Sali Berisha ne studio e lire me z. Babaramo Empty Intervista e kryeministrit z. Sali Berisha ne studio e lire me z. Babaramo

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 3:26 am

Intervista e kryeministrit z. Sali Berisha ne studio e lire me z. Babaramo U1_SaliBerisha
Levizja e lire eshte dimensioni kryesor i slloganit "E duam Shqiperine si gjithe Europa"
Intervista e kryeministrit z. Sali Berisha ne studio e lire me z. Babaramo.
Berisha: Fitore në Tiranë
Kryeministri Berisha shprehu dje sigurinë e plotë se Partia Demokratike do të shënojë një fitore të thellë në qytetin e Tiranës në zgjedhjet vendore që pritet të mbahen në maj të vitit 2010. Përmes një interviste televizive, kryeministri Berisha ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend ndërsa ka garantuar se zgjedhjet vendore do të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës edhe pse opozita kërkon të refuzojë tryezën për reformën zgjedhore. Përsa i përket zhvillimit të zgjedhjeve vendore, Berisha ka shprehur garancinë se PD do të fitojë bindshëm Tiranën ndërsa ka kërkuar nga Kreu i PS të mos i trembet garës por të bëhet pjesë e saj. Po ashtu ai siguroi se zgjedhjet do të bëhen dhe do të jenë të lira dhe demokratike. Sipas Berishës, Shqipëria i ka krijuar të gjitha institucionet me standardet e veta demokratike dhe ka një ligj ekzistues që garanton zgjedhje demokratike. Ndërkohë kreu i qeverisë dënoi qëndrimin e Ramës për të mos njohur edhe ligjin e amenduar vetë, atë të kodit zgjedhor të vitit 2009. Përsa i përket transparencës zgjedhore kreu i qeverisë e ftoi opozitën të ngrejë komisionin hetimor dhe për çështjen e fletëve të votimit të pritet komisioni i Venecias. Po ashtu, Berisha sqaroi se nuk ka bllokim të proceseve integruese për Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Evropian. Shefi i qeverisë u shpreh se BE, ka shtuar disa kritere për integrimin, për të cilën Shqipëria është e gatshme ti përmbushë. Kreu i qeverisë u shpreh se, Rama kërkon të bllokojë proceset e vendit, duke mos marrë pjesë në reformën zgjedhore pavarësisht se mazhoranca i ofroi çdo gjë. Në vijim Berisha tha se, Rama kërkon të vonojë proceset, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk mund t'i japim pushtetin në tavolinë. Shefi i ekzekutivit tha se, kohën e shqiptarëve nuk e ndal dot njeri. Shefi i qeverisë theksoi se, mund të ketë pengesa, por rruga integruese e Shqipërisë do të marri tërësisht ritmet e merituara. Kryeministri Berisha u shpreh se, opozita krijon figurë të keqe para partnerëve ndërkombëtarë, duke qëndruar në Parlament dhe bojkotuar votimet.
PD fiton Tiranën, Rama të nxjerrë lepurin nga barku
Gradualisht do të fillojmë me përgatitjet për zgjedhjet vendore. Sigurisht me një koalicion të konsoliduar, ne shkojmë drejt zgjedhjeve me besim të plotë tek qytetarët shqiptarë. Por, ju siguroj se do të jemi në një koalicion të gjerë, e jo vetëm me LSI. Megjithëse ende nuk është përcaktuar kandidatura unë shpreh optimizmin tim të plotë se situata është shumë pozitive, dhe ne jemi në agun e një fitoreje të sigurtë në Tiranë. Nga ana tjetër, pres, që zoti Rama të nxjerrë lepurin nga barku dhe të hyjë në garë. Në Partinë Socialiste, gjysma e deputetëve thonë se janë në pushtet, sepse kanë bashkinë, se di se si do ta zgjidhin ata këtë ambiguitet. Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një Bashki në mbështetje të nevojave të tyre, pasi ata janë të braktisur, sot kryeqytetit vuan nga trafiku i rënduar, mungesa e vendparkimeve, mungesa e transportit publik, gjelbërimi e shumë probleme të tjera.
Zgjedhjet do zhvillohen në datën e caktuar
I kam ofruar gjithçka opozitës, por mos harroni se ligjet ekzistuese kanë një ekspertizë ndërkombëtare, që japin zgjedhje demokratike. Ligji ekzistues ka dy ekspertiza të mëdha, të cilat thonë që kuadri ligjor i Shqipërisë jep zgjedhje demokratike. Do të bëjmë zgjedhje demokratike. Garantoj shqiptarët se do të votojnë të lirë dhe vullneti i tyre sot të vlerësohet me ndershmërinë më të madhe. Shqipërinë nuk mund ta pengojë as zoti Rama dhe askush. Mendimi se unë mund ta bllokoj vendin është vendim absolutisht jashtë kohor, sepse koha është e atillë që as mund ta dëmtojë, as mund ta ndalojë. Shqipëria i ka krijuar të gjitha institucionet, i ka krijuar standardet e veta demokratike, ka krijuar pjekurinë e saj. Zgjedhjet do të bëhen në datën e caktuar, presidenti e ka dekretuar datën.
Po shkojmë drejt zgjedhjeve me qeverinë e fitores
Gjithë çështjen e fitores unë e bazoj në aleanca. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve me qeverinë e fitores. Unë bëj aleanca, sepse unë nuk prish marrëveshje. Në mënyrë kategorike nuk mund të rrezikojë marrëveshja qeverisëse me LSI. PDU është një parti, e cila ka përcaktuar gjithçka në përputhje me normat dhe standardet evropiane. Nuk ekziston problem politik midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek. Ne i konsiderojmë marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë.
Gati të votojmë çdo amendament të opozitës për kodin zgjedhor
Ftesa ime ka qenë e sinqertë. Ne i kemi ofruar opozitës të bëjë amendamentet e saj për reformën zgjedhore dhe unë jam i gatshëm t'i votoj të gjitha amendamentet e tyre, nëse ato respektojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. E bëj këtë për dy arsye: së pari, kam besim se parimet ndërkombëtare për zgjedhjet janë të drejta për gjithsecilin; së dyti, kam besim se jo te ligji, por te mendja dhe zemra e qytetarëve qëndron fitorja. Kështu që e kam bërë pa asnjë lloj vështirësie ofertën. Unë nuk kam të drejtë morale të ndryshoj kuadrin ekzistues pa pëlqimin e plotë të opozitës. Do t'u tregoj shqiptarëve se janë përgatitur amendamentet më të mira, i kam ofruar Ramës kompromisin për kodin ti votoj edhe amendamentet.
Strasburgu i bëri të qartë PS se s'mund të ketë rinumërim
Opozita le ta çojë çështjen në Komisionin e Venecias dhe ne jemi të gatshëm të nisim komisionin hetimor për të shqyrtuar të gjitha çështjet derisa Komisioni i Venecias të sjellë mendimin e tij për fletët e votimit. Strasburgu tha që të hetohen materialet e votimit dhe u tha nga të gjithë që ishin aty, të majtë dhe të djathtë, që nuk mund të ketë rinumërim. Pasi erdhi nga Strasburgu, Edi Rama nuk njohu nenin 170 pika 6 dhe kjo nuk është parë as në historinë botërore të mos njohësh ligjin që vetë ke rënë dakord. Nuk kam asgjë me rinumërimin e votave, por ligji s'e lejon. Nuk mund të vendosë politika mbi gjykatën.
Rama të bëjë mocion votëbesimi nëse mendon se qeveria s'ka votat
Edi Rama këto kohë më është dukur si ata shkretanët e viteve '20 që përpiqeshin dhe rrëzonin njëri-tjetrin çdo javë. Por sot është viti 2010 dhe absolutisht i them Edi Ramës se përpjekjet që bën me një person eksponent kryesor të krimit të organizuar që komandon ai Ramën dhe jo Rama atë dhe që është i njohur, Sali Berisha rron edhe 35 vjet në pushtet. Ne votuam në seancën e fundit 13 ligje me 76 vota. Jam i hapur që Edi Rama të më bëjë mocion votëbesimi, meqë mendon se ne nuk i kemi votat. Të shohësh një forcë kryesore politike të vendit në shpinë të Tom Doshit, nuk mund të ketë fatkeqësi më të madhe. Një forcë politike që ka patur kryeministra të këtij vendi, ka patur 65 ministra dhe t'i shohësh ata t'i udhëheqë Tom Doshi, nuk ka gjë më qesharake. Rama ka zgjedhur rrugën më mjerane, se të hipësh në shpinën e Doshit Partinë Socialiste nuk ka gjë më të keqe.
S'ka pushtet në tavolinë
Nuk ka asnjë klimë të favorshme ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe kjo nuk është sekret, por nuk ka as klimë bllokuese ndaj Ballkanit Perëndimor. Nuk ekziston ideja, që Ballkani Perëndimor të lihen jashtë proceseve të integrimit për këtë ka një garanci të plotë nga vendet anëtare. Tani janë vënë disa kritere më të repta se sa 5 vite më parë dhe ne jemi dakord. Siç kemi bërë për vizat, ne kërkojmë për vlerësimin objektiv, nuk kërkojmë asgjë më tepër. Shqipëria është kjo që është, ne duhet të realizojmë reformat. Në rast se zoti Rama kërkon të bllokojë, duke mos marrë pjesë në reformën zgjedhore pavarësisht se ne i ofruam çdo gjë. Duke mos marrë pjesë në zgjedhje, sepse unë nuk mund t'ia jap pushtetin në tavolinë. Do jenë shqiptarët që do ta vlerësojnë këtë situatë. Kohën e shqiptarëve nuk e ndal dot njeri, më koha është e qytetarëve shqiptarë, është e tyre, mund të bëhet një vonesë, por do të marri tërësisht ritmet e merituara. A krijon një figurë të mirë që opozita rri në Parlament dhe nuk voton, kjo nuk krijon një figurë të mirë. a krijon një figurë të mirë fakti, që opozita fuste në Parlament bori dhe bilbila absolutisht nuk krijonte një figurë të mirë. Unë nuk mund ti them askujt, që nuk është Shqipëria kjo dhe nuk mund ti them askujt, që ti nënvlerësoi këto. Unë merrem me axhendën time. Si mund ti drejtohet ai opozitës, ku zotëria e tij, vendi që ky komb i drejtohet më shumë, i refuzon kërkesën për të miratuar Gjykatat Administrative. Ky zotëri që nuk voton Gjykatat Administrative nuk është problem i qeverisë, por i Partisë Socialiste. Është normale që ndërkombëtarët ti drejtohen qeverisë për zgjidhjen e problemeve. Por kjo ndodh edhe pse pala tjetër është në rënie të plotë. Si mund të rrëzohej Gjykata Administrative nuk ka gjë më të paanshme se ligji i Gjykatës Administrative. SHBA kishte caktuar 16 milionë dollarë dhe më pas në rast sy ky projekt do ecte, do merreshin dhe para të tjera, por Rama e refuzoi. Ai doli dhe i tha shqiptarëve që, nuk mund ti japë Sali Berishës Gjykatën Administrative, por kjo gjë nuk mund të ndodhi.
Qeveria e hapur nga çdo lloj hetimi të Prokurorisë
Qeveria është më kompakte se kurrë më parë, këtë e them me garancinë më të plotë, kryeministri dhe qeveria funksionojnë në mënyrë kompakte. Sa për akuzat për kontrabandë nafte, dua të them se në Policinë e Shtetit ka një grup oficerësh, që janë përballur me luftën kundër krimit të organizuar dhe kanë çmontuar bandat kriminale, dhe pa punën e tyre dhe pa angazhimin e tyre, shqiptarët nuk do të mund të lëviznin pa viza. Jashtë zhurmës së mediave, për çdo akuzë e cilitdo dhe për këdo, ka institucione përkatëse që merren dhe qeveria është e hapur ndaj çdo lloj hetimi. Nuk kam parë asnjë dokument të vetëm për kontrabandë nafte. Megjithatë, ka pasur probleme të konstatuara me naftën "Virginia" që unë do ta sqaroj. Qeveria vendosi ndalimin e qarkullimit të naftës D2 dhe mori një seri masash për mbrojtjen e mjedisit etj. Por unë mund t'iu them, po, ka kaluar naftë "Virginia" në tregti dhe nuk ka asnjë vend në botë ku të mos ketë probleme me kontrabandën, të rëndësishme janë masat dhe lufta që i shpallet këtij fenomeni. Ndaj dua të theksoj, se kushdo, madje edhe qytetar, që disponon dokumente, t'i dorëzojë ato të gjitha në Prokurori, deklaratat pa dokumente nuk kanë vlerë. Sa për akuzat për zhdukjen e një personi, nuk rezulton asnjë e dhënë për të vërtetuar një gjë të tillë. Këtu, dua të shtoj se të gjitha procedimet që kryen Policia Kriminale nuk i bën dot pa firmën e Prokurorisë së Përgjithshme, qoftë edhe për një përgjim telefoni i duhet firma e organit të akuzës. Ky vend, ka mekanizma që zbatohen. Në të gjithë këtë mori akuzash, njëra qëndron si monument përballë fakteve dhe dokumenteve, 20%. Rasti më flagrant, është rasti i ngritjes së pallateve 35-katëshe, kjo është dhe dëshmia më e madhe.
Rritja e pagave e pensioneve do vazhdojë
Ekonomia shqiptare ka shënuar një hov të rëndësishëm këtë vit. Për herë të parë Shqipëria ecën me rritje të eksporteve. Treguesit e kësaj rritjeje janë deficiti buxhetor 3.2%, është nga vendet e rralla që ka këtë deficit krahasuar edhe me vendet e eurozonës. 13% më shumë të ardhura në vitin e kaluar, jemi e vetmja qeveri në Europë që bëjmë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve. Kjo ekonomi bëri të mundur thithjen e investimeve të huaja direkte. Prapë do të rriten rrogat dhe pensionet, kjo është pjesë e padiskutueshme e axhendës së qeverisë. Kryeditoriali i revistës "Forbs", duke u njohur me treguesit e ekonomisë, bëri atë vlerësim që bëri.
Heqja e vizave meritë e reformave të qeverisë
Heqja e vizave përbën një nga sukseset më të mëdha të qeverisë shqiptare. Ky proces erdhi pas realizimit më të madh të reformave në Shqipëri. Heqja e vizave erdhi vonë, se ne ishin kombi i vetëm që rrëzuam perden e hekurt me eksode masive. Krimi i organizuar shqiptar u shndërrua në krimin më të përfolur, më agresiv. Ky krim, vuri në hije organizata kriminale më të rrezikshme të Evropës. Në vitin 2005, kanë qenë rreth 1300 vrasës dhe kriminelë që kishin marrë dënime nga gjykatat dhe jetonin të lirë sikur nuk kishin bërë asgjë, sot janë të gjithë në burg, duke kryer dënimet përkatëse. Ishin rrjete të tëra që kërcënonin sigurinë. Paraardhësit e mi në pushtet, në 8 vite nuk krijuan dot një letër njoftim elektronik pa le pasaportë, që nuk bëhej fjalë. Ajo që u bë për heqjen e vizave u bë në një kohë rekord. Heqjen e vizave e solli vendosja para drejtësisë të mbi 100 bandave dhe grupeve kriminale. Heqja e vizave e bëri të mundur nxjerrjen e Shqipërisë në listën e 24 vendeve më të korruptuara të planetit. Heqja e vizave u bë e mundur kur Shqipëria zhvilloi zgjedhje të rregullta. U bë e mundur kur regjistri i gjendjes civile i shqiptarëve është sot nga më moderni në Europë. Kur shqiptarët u pajisën me pasaportat më moderne dhe teknologjive më të avancuara për kontrollin e kufijve. Kur në vend u bë një strategji shumë e qartë ndaj strategjive të të rikthyerve. Pa këto reforma të ndërmarra nga qeveria nuk do të ndodhte në mënyrë absolute as këtë vit as në vitin 2020. Ne e shndërruam në program pune të qeverisë udhërrëfyesin. Lobimi im për vizat ka qenë vetëm një. I kam kërkuar vendeve anëtare vetëm një vlerësim të ndershëm. Misionet e BE kanë dërguar njerëz në Shqipëri për të parë nga afër reformat e ndërmarra nga qeveria. Të gjithë këta të dërguar në mënyrë të përsëritur i kanë prekur të gjitha arritjet. Unë kam mbajtur një premtim "E duam Shqipërinë si gjithë e Europë", dimensioni kryesor i këtij slogani është lëvizja e lirë.
Për ZSH: Urim Gjata
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi