Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - LUL COLI LUEN ME BAGLA

Shko poshtë

AGIM GASHI -  LUL COLI LUEN ME BAGLA Empty AGIM GASHI - LUL COLI LUEN ME BAGLA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2016 11:19 pm

AGIM GASHI -  LUL COLI LUEN ME BAGLA 12814728_10153475066039077_3863963898094030269_n
AGIM GAShi

LUL COLI LUEN ME BAGLA


Çuni i mahalles së Muhaxherëve në Prishtinë, Luli Coli, për mungesë të lojnave tjera, çdo ditë merrte nji bagel në parkun e qytetit ku kullosin lopet, dilte pranë Bustit të Skënderbeut dhe luante lojen e tij të preferueme. Me nji krane shkallmonte baglen copa të imta dhe bënte figura të ndryshme.
Kalonin aty pari intelektual, zoja të randa me republika ala parisjane, fshatar, deputetë e deputete, puntorë Qeverie e turlifar mileti tjeter, deri te karaxhozet hajna.
Ndonjeri i afrohej Luli Colit dhe e pyeste:
-Çka po ban more ti aty?
-Po e maroj nji njeri si ti! 
Oh, terqetheshin njerzia të mllefosun sepse policia ishte e zanun me i rue demostrantët.
Por diten e sotme të 26 shkurtit kur do të zgjidhej Hashimi President, Luli Coli i kishte marrë dy bagla, nja nga Broja e tjetren nga Prapashtica. Ishte ulun ne vendin e përhershëm dhe me dy krane punonte me bagla. Kalonin aty deputet e deputete dhe e pyesnin:
-Çka po ban o Lul Coli?
-Po e baj nji deputet, nji njeri, nji karaxhoz e keshtu me radhë. Tmerroheshin, sidomos deputetet e LDK-së të cilët ishin shitë për pak para te Isa e Hashimi nga SHIK-u.
Në atë tmerr dher situatë të tendosun, deputetet takuen Hashimin e Isen dhe u ankuen te ta. I thanë se Luli Coli paska marr dy bagla, nja nga Broja e nja nga Prapashtica dhe po thotë se po nderton deputetë. 
Folen Isa me Hashimin vesh më vesh dhe banen be se poqëse thotë se po nderton Hashim e Isë, do ta fusin në burg si terrorist.
Shhkuen afer tij dhe te dytë me za të ngritun bertiten:
-Çka po ban ketu Luli Coli?
Lluli Coli u frgue shumë dhe t´u u dridh e me lotë në sy u pergjegj:
-Kurgja, qe po luej shoqi Isë e shoqi Hashim.
-Aha, mendum se po na thue që je t´u e marue nji Hashim e nji Isë!
-Jo bre shoqi Hashim e shoqi Isë, me ju marue juve as pesë vagona mut nuk dalin se lene me dy bagla!
Njerzia në shenjë aprovimi filluem me qeshë, ndersa deputetet s´guxonin as kryet me e que.
Por, mu atë ditë Isa e zgjati mandatin e tij ndersa Hashimi u zgjodh President. Edhe Lul Coli ua kishte urue postet ddy njerzvë që randojnë pesë vagona!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi