Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinan Kastrati:Për dhe “kundër” Rugovës

Shko poshtë

Sinan Kastrati:Për dhe “kundër” Rugovës Empty Sinan Kastrati:Për dhe “kundër” Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 02, 2016 7:45 pm

Sinan Kastrati:Për dhe “kundër” Rugovës
Sinan Kastrati:Për dhe “kundër” Rugovës SInani





  • Vrasjet e tjera të “pazbuluara” tash së fundit edhe ajo e Kolonel Ahmet Krasniqit kanë vetëm një adresë, janë tre vetë më të përfolurit e më të pushtetshmit: Hashimi, Xhaviti dhe Ibrahim Kelmendi, si përgjegjës.


Pas “zgjedhjes” së Hashimit kryetar i Kosovës filluan shkrimet, linçimet, përgëzimet e urimet me këngë, me flamuj me P…. e Piskamë, kush ishin për e ”kundër Rugovës”, Kosovës, “luftës”… sikur Kosova të ishte vetë Hashimi e Isa apo edhe Familja Rugova. Kjo kështu ( Kosova), identifikohet sa herë që ata bëjnë ”punë të mëdha” për asnjë ”përfitim personal”.
Nuk mbetën pa u “përlye” Adem Salihaj, Anton Çuni, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Hatim Baxhaku, 5 deputetët e LDK-së që nuk kanë marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president që për mua vlejnë më shumë se të gjithë deputetët e tjerë së bashku të LDK-së, sepse këta e thanë atë që ka thënë dhe e dëshiron ELEKTORATI i LDK-së dhe atë që u premtua.
Ajo që më shtyri të shkruaj këtë (”panegjirik”) tekst, ishte, se shumë analistë, gazetarë e ”miq” të mi ishin të mendimit se po mos të zgjidhej Hashimi kryetar do të bëhej luftë civile e kiamet në Kosovë e çka jo tjetër.
Një mik nga Kosova më shkruante |Miku im ke shkua larg” duke ma bërë me dije që të mos shkruaj për Hashimin ose të shkruaj mirë për të.
Ajo që më së shumti më habiti ishte se një pjesë jo e vogël e këtyre “kalemgjinjve” “Bedel” të politikanëve nuk dëshiron të “dëgjoj asnjë fjalë të keqe për Familjen Rugova”. Natyrisht nuk dëshiroj as unë të dëgjoj por a mund ta ndryshoj unë gjendjen…..?

“Gojës kapak, shpinën rahat”

Në momentin që fëmijës e Ibrahim Rugovës kanë zgjedhur ti hyjnë ”politikës”, ata është dashur të dinë se nuk do të kursehen e as të ”amnistohen” për ato që i kanë bërë.
Në fushatat parazgjedhore, në shtetet demokratike kjo ndodh kudo.
Tash, kur ka fillua fushata për President në SHBA, dy kandidatët nga dy partitë më të mëdha, Demokratike dhe Republikane, Zonja Klinton nga Partia Demokratike, dhe Trump …. shtypi amerikan shkruan pa e kursyer as njërin as tjetrin. Trumpin e krahasojnë me Hitlerin ndërsa Hillarit, ia kujtojnë aferat e dashurisë së burrit te saj, Bill Klinton, për ”keqpërdorimet” e Zonjës Klinton sa ishte Sekratare e Shtetit vetëm pse ka përdorur E-mailin privat në vend të ati zyrtar, jo gjithherë etj.
E ne, në Kosovën ”demokratike” nuk guxojmë të shkruajmë as edhe një fjalë ”të keqe” për presidenten, që edhe me konkurs me e pas lyp me të dobët nuk e kishim gjet.

Për Hashimin, ato që janë thënë janë të vërteta, gjysmë të vërteta ose rrena, ai është dashur vetë të flas: Njerëzit janë vrarë dhe “tragu” i çon te Hashimi, në Brojë.

Njerëzit, janë rreh. Ata janë me Hashimin, janë “shnosh si molla”. Teshat nuk i zënë nga vjami, Gjergj Deda.
Deputetet e Kuvendit, janë burgos e rreh nga Hashimi, edhe ata janë gjallë, shumica.
“Burgjet” e “UÇK-së” kanë qenë plot me kryetarë e aktivistë të tjerë të LDK-së (Jakup Kastrati, Cen Desku, Blerim Kuqi...).

Aferat tjera të Hashimit si spiun i Francës, falsifikator, si dezerter i luftës, përçarës e rrencë, edhe këto janë të vërteta. I tha Ibrahim Kelmendi. Askush nga apostrofuarit nuk reagoi.
Vrasjet e tjera të “pazbuluara” tash së fundit edhe ajo e Kolonel Ahmet Krasniqit kanë vetëm një adresë, janë tre vetë më të përfolurit e më të pushtetshmit: Hashimi, Xhaviti dhe Ibrahim Kelmendi, si përgjegjës.
Edhe për këto ai po “hesht” dhe partia e Isës po e zgjedh kryetar ndërsa në fushatë thonte se do punon për ”zbardhjen” e të gjitha vrasjeve të dyshimta.
Tash Isa le ta pyet Hashimin për këto vrasje. Kurrë më lehtë s`e ka pas. Nuk ka nevojë ”për me pre biletë autobusi”. E ka shumë afër me “shpi” e me zyre, te hundët.
Uka me tre ish kryeministra
Është Uka, djali i Ibrahim Rugovës ai që i “priu” listës së “Ibrahim Rugovës, me njeriun që më së shumti e ka urryer Rugovën, Bujar Bukoshi.
”Lista”, kujt i ra ndërmend ta titulloj ”Lista” e Ibrahim Rugovës? Kjo ma kujton “listën serbe” për këta punojnë për shtet të vetin, në “shtetin” tonë.
Sikur mos të mjaftohet me kaq, Uka shkoi te Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës në kohën e Rugovës … dhe përsëri u kthye te Hashim Thaçi, gjithashtu kryeministër por pa e harrua mikun e vjetër, ”ujkun e malit”, ish kryeministrin Bukoshi.
Ati ia bëri një vend afër Hashimit, si ”Zëvendës Kryeministër” që kurrë nuk ia kemi dëgjuar zërin. Shqyqyr Zotit që nuk ka fol se ishim ba ”gazi i dynjas” si me”Komandant Remin”, ”Dajën” dhe Ramiz Lladrovcin, bilbilat e Kuvendit të Kosovës.

Lulet e Hashimit, “dhuratë” për Teutën

Por ajo që më së shumti ishte e diskutueshme në Media, janë ”Lulet” që ia dhuro zonja Brovina Hashimit, e Hashimi ia “fali” Teutës.
Do të ishte krejt normale dhe nuk do të kishte asgjë të keqe sikur kjo të ndodhte në kushte normale, sikurse që duhet të jetë kur zgjidhet presidenti i një shteti.
Te ne në Kosovë ishte gjendje e jashtëzakonshme, por e pa shpallur.
Kuvendi i Kosovës kishte më shumë policë me uniformë e civilë se sa deputetë. Brenda sallës ishin vendos përveç sigurimit edhe forcat e rendit dhe policia speciale, çka nuk do të ishte e mirë për ”imazhin” e Kosovës.
Ato pamje, brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës, shumë televizione të botës i paraqitën ne lajmet kryesore.
Këto i ngjanin kohës së Millosheviqit kur Kosova ripushtohet. Ama edhe atëherë, këso skena turpëruese brenda Kuvendit nuk ka pasur por tash nga shqiptarë, nga të dy taboret dhe policinë e “papolitizuar”, si dëshmitare. Dhe këta, Isa e Hashimi domosdo qeshnin sikur asgjë s`po ndodh. Përqafoheshin në mes veti, shtrëngonin duart, duartrokiteshin, merrnin lule …

Është Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi që për me i ruajt kolltuqet e veta e banë “Lamë” Kosovën.

Në rrugët e Prishtinës policia përleshej me protestues. Këto janë arsyes sipas meje që Teuta, nuk është dashur ti pranoj lulet e Hashimit dhe delegatët e LDK-së ta bojkotojnë ”seancën solemne”, sikurse inxhja, Atifete Hanmi.
Dhe plasi sherri, si gjithmonë Isa Mustafa dhe klanet e tij që hanë e pinë me te, filluan të shajnë ata që janë ”kundër” shtetit, kundër ”familjes Rugova”, kundër LDK-së etj.
Iu kujtoj atyre ”valltarëve” e surlagjive se ne, edhe unë që ishim kundër Hashimit, nuk ishim kundër SHTETIT të Kosovës, Luftës së drejtë të shqiptarëve për Liri, Pavarësi dhe shtet të pavarur e as kundër Ibrahim Rugovës por isha dhe ishim kundër Hashimt që të zgjidhet kryetar e Isës të mbetet kryeministër.
Edhe Babait të Bajrajram Currit në kohën e turkit kur ai, me teshat e pushtetit turk e rrethon një kaçak, i këndohet kënga:

“Hajde, hajde Shaqir Curri,
Se je le s`ka pa k`si burri,
Ti la plumat rreth ushkurit”.

Kënga flet sa një libër, sa një film por Bajram Currin askush s`e mohon, nuk e konteston. Ai është hero.
Pse pra pu dashka që Teutës, Mendimit dhe Ukës të mos ia tërheqim vërejtjen e t`ju ngrehim veshin?
Edhe ata do ti ”këndojmë”sikurse që i kemi këndua edhe më parë, burra e gra heroina por këta e bënë bërllok.
Fatbardhësisht apo Mjerisht, këngë po i këndohen edhe Isa Mustafës e Hashim Thaçit. Koha do ti vlerësoj se sa do ti qëndrojnë këto “këngë” kohës.
Edhe Enver Gjerqeku i ka shkruajt Titos, Sonete (”Tingëllima”), ”Akrostik”. Enver Hoxhës, gjithashtu i kanë shkruajt (Llazar Siliqi) e i kanë këndua këngë bashkë me Titon, Gjillasin Mao Cedunin:
Enver Hoxha Mau Ceduni,
Janë si Buka e ni brumit”!
Po, mirë ne shqiptarët, si popull i vogël nuk do ti harrojmë “heronjtë”, së pakut më kënge. Që në vitin 1990 ”po ky ”popull” ” iu këndonte këngë” Hajrullah Goranit, Rexhep Qosjes, Veton Suroit, Shkelqen Maliqit … e tash le ti këndohen edhe Isës e Hashimit, Teutës e ….
Pamë edhe ”Kullën” e Hashimit në Brojë se si priste gratë deputet të PDK-së.
Kriste pushka, këndohej kënga me qaj rusi e ”musht” rrushi.
 
Por kënga edhe vret:
”Moj motër e zeza motër,
Kurr mos t`left djal ne voter,

Na tradhtove, na preve n`Shkodër (na preve n`Shkoder)” i thotë Halili e Musa motrës që i tradhton..

Motra iu përgjigjet vllaznive:
“Mos um left as djal as qik`
Tyben motra s`e ka dit”.
 
Huma (në këngët popullore: Fryni era e u qel taraba, kënduar nga Salih dhe Feriz Krasniqi e ) ose Hajrija në veprat artistike, dramën e K. Jakovës e merr hakun, e vret burrin dhe dy djemtë për të cilën ndien dhimt shumë të madhe, për djemtë me të vetmin qëllim e të vetmen porosi:
 
“I kqyrsh`na n`gjumë
Dy djem`t  tuj fjet
I kan ga qenat babes vetë….
I prejn`miqt ne shpi të vetë”.
 
Udha mare pa mua

Deputetët e LDK-së Adem Salihaj, Anton Çuni Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Hatim Baxhaku që nuk morën pjesë në seancë, edhe pse të pakët në numër, janë zëri i elektoratit të LDK-së.
Ata i thanë Isës, “Udha pa marre pa mua” por fituan shumë: Respektin tonë, të shqiptarëve, kudo që janë.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 2 Mars 2016
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi