Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POLICIA SEKRETE SEKUESTROI POSTERËT E OJQ-së

Shko poshtë

POLICIA SEKRETE SEKUESTROI POSTERËT E OJQ-së Empty POLICIA SEKRETE SEKUESTROI POSTERËT E OJQ-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 13, 2009 9:32 pm

POLICIA SEKRETE SEKUESTROI POSTERËT E OJQ-së



Gazetari ynë dje vizitoi Shtabin për koordinimin e OJQ-ve në luftë kundër kolonizimit të Kosovës nga ana e Serbisë me leje “ndërkombëtare”. Aty, në zyrat e shtabit, në një derë anash të një depo-salle të madhe, gazetari ynë i pa stoqet e mëdha të posterëve ku ishin stampuar slogane kundër kolonizimit të Kosovës, miliona posterë i ranë në sy gazetarit tonë në atë depo të madhe të shtabit “koordinues” të luftës kundër kontrabandës. Shefi i shtabit tha se kontrabanda nuk është bashkëkontrabandë, sepse bëhet me dokumente valide të vulave që i pranon Kosova dhe vulave që nuk i pranon Serbia sipas arbitrimit të UNMIK-ut që është futur MES Serbisë dhe Kosovës si një arbitër “bashkëpunimi i proklamuar me ndërkombëtarë”. UNMIK-u ka marrë rolin e konduktor kontrollorit polic ushtarak i angazhuar për qarkullimin e vulave në një kahe. Pra kjo është kontrabandë kriminaliteti ekonomik që bëhet me dokumente valide për qarkullimin njëkahësh Serbi-Kosovë të mallrave serbe në Kosovën e pavarur. Gazetari ynë kishte kuptuar se ka dhjetë ditë, më saktë që nga data 1 mars (jo 1 prill) aktivistët e OJQ-ve gjithë natën kishin shpërndarë posterë nëpër të gjitha skutat e Prishtinës, por në mëngjes të gjithë këta posterë i kishte larguar dhe zhdukur një dorë e padukshme, mbase ndonjë dorë modeste e policive të panumërta sekrete që veprojnë “legalisht” në Kosovë. Shefi i shtabit koordinues i tha gazetarit tonë se “para dhjetë ditëve, nëpër të gjitha vitrinat e dyqaneve, mureve dhe bilbordeve të shumta të Prishtinës ishin vendosur qindra mijëra posterë në të cilat shkruante: qytetarë mos blini mallra të Serbisë, nëse doni që në Kosovë të zhduket papunësia, nëse doni që të prodhojmë ne, dhe paratë tona të qarkullojnë në Kosovë, e jo në Serbi”. Gazetari kishte pyetur: po si u bë që asnjë poster i tillë nuk u ra në sy qytetarëve të Prishtinës”? Shefi i shtabit ishte përgjigjur se, “edhe mbrëmë, gjithë natën, edhe sot, ishin vënë me mijëra posterë nëpër të gjitha skutat më të largëta të qytetit deri në sheshin e “Nëna Terezë”, kish thënë ai. “Kontrabanda në Kosovë është internacionale dhe udhëhiqet nga biznesmenët multietnikë, ku bëjnë pjesë pasanikët shqipfolës të luftës së fundit të Milosheviqit. Këto qindra mijëra posterë, shoqëria civile (OJQ-të) i kishin ngjitur nëpër muret dhe vitrinat e Prishtinës dhe qendrave tjera, si në Pejë, Gjakovë, Prizeren, Suharekë, Shtime, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Drenas etj. I kishin ngjitur natën posterët, por në mëngjes asnjë syresh nuk ishte parë, sepse dikush i kishte zhdukur. Gazetari ynë kishte pyetur udhëheqësit e shtabit se nga i sigurojnë OJQ-të mjetet për të botuar qindra mijëra posterë kundër kolonizimit të Kosovës. Ata i thanë gazetarit tonë se këto mjete i kanë siguruar nga organizatat të cilat e kanë financuar OJQ-në këtu e dhjetë vjet më parë dhe nga disa fonde të partive opozitare, që nuk luftojnë për pushtet, por luftojnë kundër kolonizimit të Kosovës nga ana e Serbisë. “Ne” - tha shefi i shtabit, “do të vazhdojmë për çdo natë të shpërndajmë posterë kundër kolonizimit të Kosovës, edhe pse e kemi të qartë se në mëngjes ata nuk do t’u bien në sy qytetarëve, pasi që policia sekrete do t’i eliminojnë dhe sekuestrojnë posterët posa t’i shpërndajmë ne”. Pastaj shefi i shtabit koordinues të OJQ-ve në luftë kundër korrupsionit, shtoi se, “ne kemi luftuar gjithmonë kundër korrupsionit, por kemi harruar të tregojmë se korrupsioni në Kosovë bëhet me “rregullore” ndërkombëtare, në përpjekje për të caktuar de jure kufijtë de fakto të territorit unik kushtetues të Kosovës. Lufta jonë kundër korrupsionit tashmë ka evoluar në luftë kundër kontrabandimit, i cili nuk është punë e mirë dhe me të nuk pajtohen madje as “ndërkombëtarët”. Miliona kopje posterësh kundër kolonizimit të Kosovës prisnin në depo që për çdo natë të shpërndaheshin nëpër qytetet e Kosovës. “Çka pretendoni të arrini me këtë lloj propagande kundër qarkullimit të lirë të ideve dhe mallrave, të cilën është dashur ta bënte media kosovare”? - e pyeti gazetari ynë shefin e shtabit. Shpresojmë se qytetarët do të ndërgjegjësohen dhe do të refuzojnë të blejnë mallrat e Serbisë dhe kështu Kosova do të çlirohet nga ekspansioni ekonomik i Serbisë në Kosovë. Kur ka Kosova një shoqëri si kjo që jemi, e plus edhe një plus “shoqëri” civile, qytetarëve tjerë duhet t’u bëhet me dije se me posterë ata po i kontribuojnë okupimit ekonomik të Kosovës. Me ndihmën e rregulloreve të UNMIK-ut dhe angazhimin gjigant të OJQ-ve, së shpejti do të dalim nga kjo krizë e papunësisë. Rroftë shoqëria civile e OJQ-ve dhe populli i papunë konsumues i mallrave të Serbisë në Kosovë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi