Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare, "Princ i Asturias ‘09"

Shko poshtë

Ismail Kadare, "Princ i Asturias ‘09" Empty Ismail Kadare, "Princ i Asturias ‘09"

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 10:47 am

Ismail Kadare, "Princ i Asturias ‘09" U1_kadare
Shkrimtari shqiptar nderohet me çmimin prestigjioz spanjoll për letërsinë

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shpall dje në Spanjë fitues i çmimit prestigjioz "Princ i Asturias" në letërsi për vitin 2009. Nga Oviedo, juria ka vendosur të vlerësojë shkrimtarin shqiptar për "zërin universal kundër totalitarizmit", duke nënvizuar më tej faktin se Kadare, i cili përfaqëson një nga kulmet e letërsisë shqiptare, e meriton këtë çmim edhe për "bukurinë dhe përkushtimin social të krijimit të tij letrar". Në procesverbalet e jurisë, shkruhet se "Ismail Kadare tregon me gjuhën e përditshme, por plot lirizëm, për tragjedinë e vendit të tij".

Mediat theksojnë se Ismail Kadare është në mënyrë të padiskutueshme personaliteti më i shquar i letërsisë shqiptare. "Për vite me radhë e kemi dëgjuar të përmendet emri i tij sa herë që afron ceremonia e dhënies së çmimit ‘Nobel‘ për letërsinë, por ai asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë. Megjithatë, tani komiteti i Asturias, vendosi t‘i japë çmimin "Princ i Asturias për letërsinë". Vendimi ishte i qartë. Komiteti e tha me zë të lartë", shkruan "Euronews" në versionin online në internet.

Mes kandidatëve për të fituar çmimin "Princ i Asturias për letërsinë 2009" ishin shkrimtarja meksikane Elena Poniatowska, uruguaiani Eduardo Galeano, italiani Antonio Tabucchi, japonezi Haruki Murakami, shkrimtarja kanadeze Alice Munro, fituese e çmimit ndërkombëtar "Man Booker" për vitin 2009, hungarezja Agota Kristof, shkrimtarja holandeze Cees Noteboom, çeku Milan Kundera, apo britaniku Ian Mcewan, etj. Juria, e cila është mbledhur në Oviedo, pasi ka seleksionuar fituesin mes 31 kandidaturave të shkrimtarëve që vinin nga 25 kombësi, vendosi të zgjedhë më të mirin prej tyre. Edhe vitin që shkoi, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka qenë në kandidim për të njëjtin çmim. Por ai është mundur prej shkrimtares kanadeze, Margaret Ateood, e cila ishte fituesja e çmimit prestigjioz spanjoll për vitin 2008. Vjet Kadare ka qenë përballë shkrimtarit spanjoll, Juan Goytisolo, anglezit Ian McEwan, amerikanit Richard Ford dhe kolumbianit Gabriel Garcia Marquez. Çmimi letrar, vlera monetare e të cilit shkon në 50 mijë euro, si dhe statuja e krijuar prej artistit Joan Miro, pritet t‘i dorëzohet Ismail Kadaresë në vjeshtë, gjatë një ceremonie zyrtare në teatrin "Campoamor" gjatë një ceremonie ku vetë Princi Felipe, si dhe nga princesha Letizia do të dorëzojnë çmimin. "Princ i Asturias" (në spanjisht Principe de Asturias) është një çmim që ka lindur në vitin 1981, me iniciativë të "Fondacionit Princ i Asturias", që dorëzohet për çdo vit në Oviedo, kryeqytet i Principatës së Asturias. Ceremonia cilësohet si një prej ngjarjeve akademike të klasit të parë, jo vetëm për kategorinë e fituesve, por edhe për përbërjen e jurisë. Kadare është shkrimtari i 29 që vlerësohet me këtë çmim. Para tij emra të njohur si Mario Vargas Llosa, Carlos Fuentes, Günter Grass, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster, Amos Oz etj., janë vlerësuar me çmimin prestigjioz me të cilin Spanja nderon personalitetet e letërsisë, por edhe të fushave të ndryshme. Kadare, me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve, në rreth 40 gjuhë të huaja, e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Prestigjiozja "El Mundo" thekson se Kadareja që në vitet ‘60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me romanin "Kronikë në gur". Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Vetëm pak javë më parë, Kadare u vlerësua në Itali me titullin doktor Honoris Causa, nga Universiteti i Palermos, si dhe u shpall fitues i çmimeve të dhëna nga Akademia Kult për kategorinë e librit më të mirë me romanin "Darka e gabuar". Çmimi "Princ i Asturias", i cili jepet për tetë kategori të ndryshme, është vendosur për të vlerësuar "punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe njerëzore të realizuar persona, ekip pune apo institucione në fushën ndërkombëtare".

G. Shqip
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi