Arrestimi i iranianit në Kosovë zbulon aktivitetet e Teheranit në Ballkan
Faqja 1 e 1
Arrestimi i iranianit në Kosovë zbulon aktivitetet e Teheranit në Ballkan
Foto: Ilustrim
Arrestimi i iranianit në Kosovë zbulon aktivitetet e Teheranit në Ballkan
Tashmë është i ditur promovimi që i bën Irani islamit shiit në tërë Lindjen e Mesme, por aktivitete të tilla në Evropë kryesisht kanë kaluar pa u vërejtur.
Mirëpo, përpjekjet e tij në Ballkan kanë rënë në sy në vitet e fundit, duke çuar deri te arrestimi gjatë kësaj jave të një kleriku iranian në Kosovë. Ai akuzohet për financimin e terrorizmit dhe pastrim të parave përmes një organizate jo qeveritare që udhëhiqte.
Autoritetet e Kosovës thonë se Hasan Azari Bejandi, i akuzuar zyrtarisht nga 26 korriku, ka udhëhequr pesë organizata shiite me lidhje me Teheranin.
Bejandi është kleriku më i njohur iranian që është arrestuar ndonjëherë në shtetin me popullatë shumicë myslimane, duke e ndërprerë kështu një ndikim të rrallë të Teheranit në Evropë.
Në kontinentin e vjetër, organizata bamirëse që besohet se kanë lidhje me Iranin gjithashtu operojnë në Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Arrestimi i Bejandit bëhet në një kohë kur ka veprime nga autoritetet ndaj organizatave islamike që financohen nga jashtë dhe të cilat qeveria i fajëson për radikalizimin e të rinjve të Kosovës, një numër i të cilëve i janë bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak.
Por, Teherani është shumë i përfshirë në luftën kundër grupit Shteti Islamik dhe është e paqartë se në çfarë lloji të terrorizmit sakt dyshohet se është i përfshirë Bejandi, veçanërisht kur kihet parasysh se terrorizmi në Kosovë kryesisht lidhet me IS-in.
Propaganda kundër-perëndimore
Organizatat bamirëse iraniane kanë nisur aktivitetet e tyre menjëherë pasi ka përfunduar lufta në Kosovë në vitin 1999. Ato kanë ndërtuar shkolla dhe xhami, por me vete e kanë sjellur edhe një lloj më konservativ të Islamit shiit. Grupet gjithashtu kanë përhapur propagandë anti-perëndimore dhe antisemitizëm.
Veprimtaria e tyre gjithashtu shihet si e lidhur me përpjekjet afatgjate të Teheranit për të eksportuar revolucionin islamik të saj.
“Aktivitetet e Iranit në Kosovë janë pak a shumë të nëndheshme”, thotë Visar Duriqi,një gazetar hulumtues që punon për portalin Gazeta Express.
“Aktivitetet e tyre nuk kanë tërhequr shumë vëmendjen. Por, kjo ndryshoi kur autoritetet zbuluan se OJQ-të ishin duke fshehur burimet e tyre të të ardhurave dhe qëllimet e shpenzimit të tyre”, ka thënë më tej ai.
Bejandi ka qenë udhëheqës i Fondacionit Qur’an Kosova, një organizatë që përfshite pesë organizata të tjera që operonin në Kosovë dhe të cilat gjatë muajve të fundit janë mbyllur.
Prokuroria e Shtetit thotë se Bejandi akuzohet për pastrim parash të qindra mijëra eurove të padeklaruara në mes të viteve 2005 dhe 2015.
Naim Rashiti, analist i Grupit për Kërkimin e Politikave të Ballkanit, një organizatë me seli në Prishtinë thotë se Irani kryesisht është një lojtar i vogël në garën për ndikimin islam në Ballkan, zonë kjo ku dominojnë Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit.
"OJQ-të e para të krijuara këtu kanë pasur lidhje me Wahabizmin dhe Arabinë Saudite. Iranianët kanë ardhur pak më vonë dhe kanë qenë me staf më të vogël. Ndikimi i tyre nuk ishte po aq i fuqishëm sa i arabëve”, thotë Naim Rashiti.
Shumë kosovarë përkrahin lidhjet e afërta të qeverisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu falenderuar bombardimit të NATO-s në ish Jugoslavi, sulme këto që i kanë dhënë fund Luftës së Kosovës, por edhe përkrahjes që Uashingtoni i jep pavarësisë së Kosovës.
"OJQ-të iraniane janë vëzhguar më shumë nga autoritetet në krahasim me organizatat e tjera të huaja në Kosovë. Këto OJQ kanë qenë një lloj çështje shtesë për arsye politike”, thotë Naim Rashiti.
Lidhjet me Iranin
Gazetari Duriqi, që ka hulumtuar për një vit këto fondacione humanitare iraniane në Kosovë, thotë se organizata QUR’ani ka lidhje me Ikballe Huduti-Berisha, një nga lideret e komunitetit shiit në pjesën jugperëndimore të Kosovës.
Vajza e saj, Zehra Huduti, ka shkaktuar zemërim kur gjatë një paraqitje publike në mediumin iranian, “Nasr TV”, para tre vjetësh në Teheran ka thënë se ajo dëshiron që ta “luftojë Izraelin dhe Amerikën”.
Grupi i këtyre OJQ-ve duket se ka lidhje me Universitetin Kombëtar “Al Mustafa” që udhëhiqet nga Ajatollah Alireza Aarafi, anëtar i Këshillit Suprem të Iranit për Revolucion Kulturor.
Ai është dhe një nga udhëheqësit e lutjeve të së premtës në qytetin iranian, Qom.
Universiteti në fjalë thotë se Bejandi është përfaqësuesi i tyre në Kosovë. Ky institucion thotë se ka degë në disa vende të botës, përfshirë edhe në Kosovë.
Mehdi Khalaji, një ligjërues në Institutin e Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt, që ka studiuar edhe teologjinë në Qom shkruan se Universiteti Al Mustafa është pronë dhe në fakt udhëhiqet nga Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.
Universiteti Kombëtar Al Mustafa në faqen e vet të internetit thotë se është e vetmja qendër aktive iraniane në Kosovë, prej vitit 2000. Ajo dyshohet nga autoritetet në Kosovë se është aktive në pesë institucione.
Këto institucione operojnë në dy qytete të mëdha të Kosovës: “Qur'an Foundation of Kosova” që është themeluar në Prizren në vitin 2002, dhe Instituti “Ibn Sina” për Shkenca Njerëzore që është themeluar në Prishtinë në vitin 2012.
Më pas është edhe organizata që përbëhet në tërësi nga femrat, NISA po në kryeqytet, grupi “Bregu i Diellit” po në Prishtinë dhe Instituti “Ahle Beyt” i themeluar në Prizren në vitin 2007.
Në faqen e vet të internetit, Universiteti Al Mustafa thotë se ka qenë aktiv duke iu mësuar Kuranin dhe gjuhën perse vendorëve, por edhe ka organizuar konferenca, ngjarje dhe ka publikuar tekste fetare.
Veprimet kundër fondacioneve islamike
Prej vitit 2014, autoritetet në Kosovë kanë mbyllur dhjetëra organizata që financohen nga jashtë, kryesisht ato nga Arabia Saudite me qëllim që të ndalojnë problemin e radikalizmit në Kosovë.
Qeveria vlerëson se janë më shumë se 300 qytetarë të Kosovës që kanë udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Kjo e bën shtetin me gati 2 milionë banorë si kontribuesin më të madh për kokë banori me ushtarë për grupin ekstremist.
Fondacionet islamike kryesisht udhëheqin shkolla, konvikte dhe programe sociale. Por, ato gjithashtu kanë agjenda tejët konservatore fetare. Grupet në fjalë akuzohen se iu shpërlajnë trurin të rinjëve dhe i rekrutojnë ata për qëllime ekstremiste jashtë vendit.
Sipas një ligji të ri, autoritetet mund të burgosin qytetarët e Kosovës deri në 15 vjet nëse iu bashkohen luftërave jashtë Kosovës.
Autoritetet thonë se 50 persona të radikalizuar në Kosovë janë vrarë në luftimet në Siri dhe Irak, dhe rreth 120 prej tyre janë kthyer. Më shumë se 100 persona janë arrestuar deri më tash apo janë nën hetime për rekrutim apo luftim përkrah Shtetit Islamik. /Radio Evropa e Lirë/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të arrestuarit për terrorizëm po planifikonin sulme në Kosovë dhe Ballkan
» Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi
» Nga aktivitetet e partive politike në diasporë
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» Lajme të shkurtëra nga aktivitetet shqiptare në mërgim
» Irani vë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjata veprimi
» Nga aktivitetet e partive politike në diasporë
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» Lajme të shkurtëra nga aktivitetet shqiptare në mërgim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi