Kush janë ‘ish’ agjentët e UDB-së, që sot lëvizin lirshëm në Kosovë?!
Faqja 1 e 1

Brenda institucioneve të Kosovës, ka përplot bashkëpunëtorë të UDB-së serbe. Kështu ka thënë për gazetën “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi.
Sipas tij, në të gjitha fushat e shoqërisë, si Gjykata, Prokurori, Polici e madje edhe në sektorin ekonomik ka njerëz dhe ish-shërbëtor të UDB-së, dhe e tërë kjo mund të evitohet vetëm me nxjerrjen e një ligji mbi figurat politike.
“Natyrisht se po. Po që se e marrin dhe e analizojnë këtë, jam i mendimit se jo ndonjë, por me bollëk kemi njerëz të UDB-së në institucionet e shtetit. Të tillë kemi edhe në gjykata, në prokurori dhe në polici Madje me shumice. Këndej dhe kemi edhe në ekonomi, ku shumica e firmave aktuale, madje shume vijnë dhe janë ish-shërbëtoret e UDB-se. Për këtë flasin faktet, sidomos lidhjet me shtetin serb. E tërë kjo mund të evitohet vetëm me nxjerrjen e një ligji mbi figurat politike, duke kapur edhe gjyqtaret dhe prokurorët, tërë policinë. Nëpër to kemi njerëz të tille më se shumti”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, fajtor për këtë është dhe ishte UNMIK, EULEX dhe natyrisht qeveritë, të cilat morën ish shërbëtoret dhe i vunë në pozita të tilla.
“Po kështu kemi të tillë edhe në media. P.Sh. në RTV, gazeta ditore e deri te organizatat jo qeveritare. Thjeshtë është një vend i bërë, siç thotë populli, hallakamë nga njerëzit e tillë. Fajtor për këtë është dhe ishte UNMIK, EULEX dhe natyrisht qeveritë, të cilat morën ish shërbëtoret dhe i vunë në pozita të tilla. Tash kemi për këtë çrregullim të madh në vend dhe është vështirë të shërohet, pa i mënjanuar këta elemente nga vendet e tilla të punës. Dhe kjo është larg”, është shprehur Kelmendi.
Ndërkaq, sipas analistit Xhevat Rexhaj, nuk janë të njëjtë ata e ato që kanë kryer shkolla, kanë punuar dhe kanë qenë edhe funksionar të ish sistemit të Jugosllavisë me ata që kanë qenë pjesë UDB-së.
“Të shkruhet, prononcohet apo edhe analizohet tema , po a thënë më mirë UDBA-shizmi vërtet duhet pasur kujdes, dhe urtësi. Sot kur kemi gjeneratat e viteve që populli në krye me intelektualët të prirë nga Presidenti Rugova është edhe e shëndetshme që këso temash të jenë në debat, besa edhe të sqarohen gjërat rreth një gjysmë shekulli që shqiptarët jetuan nën pushtimin komunist sllavo serb të quajtur Jugosllavi. Sipas mendimit tim çdo analizues apo shkrues që merret me këtë temë do duhej të ofroi dritë të qartë 1. : se nuk janë të njëjtë ata e ato që kanë krye shkolla, kanë punuar dhe kanë qenë edhe funksionar të atij sistemi ngase të tillët shumica absolute ishin me shpirt e zemër shqiptare dhe nacinalistë në vete, 2. dhe ata apo edhe ndonjë ato që ishin pjesë e shërbimit serb e që ne e quajmë UDB A”, ka thënë Rexhaj.
Sipas tij, nuk ka një listë të personave që kanë punuar në ish sistemin si pjesëtar të UDB-së, apo një ligj lustrimi të figurave edhe sot politike, biznesore e institucionale që do dihej saktë se kush ku ishte.
“Këtë e them ngase shpesh ka moskuptim mes asaj se kush ishin UDBA-ashet, të gjithë ata e ato që ishin të punësuar në institucione të shumta apo ata që ishin me rroga spiuj të UDB-së, andaj UDB-asha kishte ato dekada dhe asi të pistë, që më ashpërsi e kriminalitet ndiqnin, përcillnin dhe krijonin dosje për burgime ndaj shqiptarëve si irredentistë e koftra-revolucionar. Të tillët shpesh edhe nuk diheshin nga shoqëria pra qytetaria, të tillë kishte edhe aty këtu bujq, pylltarë, imam, kryepleqtë katundesh , kojrrilë shkollash, rojtar ndërmarrjesh e deri te asi edhe nëpër institucione shkollore e kudo në administratë. Të tillët sigurisht se as para nuk kanë fituar nga serbo-sllavizmi por kanë marrë ndonjë rrahje krahu apo ndonjë dhuratë , ndërsa UDB-ashët me emra të përveçëm ishin njerëz me roga të majme dhe me privilegje të mëdha. Mjerisht ende nuk ka një listë , apo një ligj ilustrimi të figurave edhe sot politike, biznesore e institucionale që do dihej saktë se kush ku ishte. Të kthehem te pyetja më konkretisht te ajo se a ka UDB-asha në institucione të sotme”, ka potencuar Rexhaj.
Sipas tij, në çdo fushë jetësore të shoqërisë në Kosovë ka ish punonjës të shërbimeve sekrete serbe.
“Me plotë siguri dihet nga shumica e shoqërisë kosovare se ka ish punonjës të shërbimeve sekrete serbe, pra UDB- ista në çdo fushë jetësore kosovare. Mjerisht menjëherë pas lufte “qeveria e vetëquajtur e përkohshme“ e bandave të Hashimit e Limajt, R. Selimit e Remit e disa “komandantëve”, tani më milionerë, duke përdorur frikësimet, shantazhet, kërcënimet dhe aty këtu me ndonjë likuidim i rehabilituan UDB-istët, thënë troç qytetarët e çdo katundeve e qyteteve të Kosovës kanë njohuri dhe dinë se shumica absolute e UDB-ashëve edhe ishin anëtarësuar në partitë që thirreshin në luftë”, ka nënvizuar ai.
Nga kjo, sipas Xhevat Rexhajt, lehtë mundë të vihet në konkludim se ish UDB-ashët dhe ish-sigurimsat e Enverit u bashkuan dhe e sollën Kosovën në buzë greminës, me krime, korrupsion e kriminalitet politiko-ekonomik.
“Që të mos keqkuptohet nga lexuesi, UDB-istë ka në të gjitha partitë aty këtu, por shumica absolute u futen dhe besa mas lufte ishin të zëshëm kundër “pacifistëve“, pra u përdorën edhe si mashë nga disa banditë të shtabit të sotëm të milionerëve. Për fund, kur dikur do bëhen analiza se pse dhe si Kosova e çliruar nga SHBA me NATO u katandis në liqe krimi, do të kuptojmë se bashkimi i UDB-ashëve, titista me sigurimsat e LPK-së enveristë pas lufte ishte vet futja e Kosovës në vorbulë kriminale”, ka thënë ai.
Edhe Naim Miftari, Ish-pjesëtarë i lartë i UÇK-TMK-G2, ish- pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish pjesëtar i SHIK-ut, ka thënë se edhe sot në institucionet e Kosovës si politike, ekonomike dhe të sigurisë ka akoma njerëz që janë peng i Dosjeve që i disponon Serbia për ta.
“Po njerëz që i kanë shërbyer dikur UDB-së dhe besa i shërbejnë edhe sot sigurimit serb ka. Edhe sot në institucionet tona si politike si institucionet ekonomike dhe si të sigurisë ka akoma shumë njerëz që jan peng të dobësisë së tyre dhe peng i Dosjeve që i disponon Serbia ku kemi shumë "patriot" dhe "trima", që i kanë shërbyer me zell sigurimit serb. Besa kemi shumë sish që i shërbejnë me zell edhe sot sigurimit serb si trashëgimi familjare qysh nga ish Jugosllavia e Titos, Rankoviqit e pastaj edhe Rrahman Morines e Sllobodan Millosheviqit. Serbia i ka duart e tyre të zgjatura në shumicën e institucioneve "tona", sot dhe sigurimi serb është i informuar shumë mirë me cdo ndodhi apo ngjarje në Kosovë”, tha Miftari.
Andaj, sipas tij, sot për sot Kosova nuk mundet të mbaj sekrete ndaj Serbisë në çështjen e sigurisë dhe stabilitetit.
”Krejt varet a donë Serbia teket paqe në Kosovë ajo siguria stabile nuk varet nga shteti i brishtë i Kosovës por varet nga vullneti i Serbisë pse është kjo gjendje sot fajtor janë burrështetasit tonë pasi shumë sish janë të korruptuar dhe disa nga këta janë ish bashkëpunëtor të sistemit komunist dhe sigurimit shtetëror serbo-jugosllav”, ka thënë ai.
Pregaditi Mimoza Lakna

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kush janë dhjetë femrat më të pushtetshme në Kosovë?
» Sipas Dick Martyt, ja kush janë “peshqit e mëdhenj” të krimit në Kosovë dhe “mysafirët” e parë në Hagë
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci
» Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi