Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Padia e AAK’së në korrik

Shko poshtë

Padia e AAK’së në korrik Empty Padia e AAK’së në korrik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 10:49 pm

Padia e AAK’së në korrik


Padia e AAK’së në korrik Betimi_750-490x320

Mbrojtësit e Kushtetutës betohen para Presidentit


Tetë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës bënë betimin para Presidentit Sejdiu. Ata u zotuan se do t’i përmbahen dokumentit themeltar të shtetit. Ky betim gëzon më së shumti AAK’në. Kjo parti, në pjesën e parë të korrikut, do ta dekretojë padinë kundër Presidentit për zgjedhjet parlamentare

Nga Përparim Isufi

“Betohem” e thënë në shqip, serbisht, turqisht dhe anglisht ka shënuar të premten zyrtarizimin e një hallke tjetër të shtetësisë së Kosovës- Gjykatës Kushtetuese.

Kosovarët Enver Hasani, Gjyljeta Mushkolaj, Iliriana Islami, Kadri Kryeziu, Ivan Sukolovic, Altay Surroi dhe ndërkombëtarët Robert Karolan e Almiro Rodriguez janë anëtarët që kanë lexuar tekstin e betimit me të cilin janë zotuar që t’i përmbahen dokumentit themeltar të shtetit të Kosovës. Ndërkohë, në ceremoni ka munguar gjykatësja bullgare Snezhana Botusharova-Doiçeva, anëtare e nëntë Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka thënë se ajo do të betohet në një rast tjetër, e vetme, do ta bëjë betimin para Presidentit.

Në bazë të pakos së Ahtisaarit, gjashtë gjykatës vendorë votohen nga Kuvendi i Kosovës ndërsa tre ndërkombëtarët emërohen nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, ndërsa të gjithë këta duhet të miratohen nga Presidenti i Kosovës.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë shfaqur të lumtur kur kanë dhënë nënshkrimin mbi tekstin e betimit dhe kanë pranuar nga një kopje të Kushtetutës me kopertinë të ngjyrave të flamurit të Kosovës. Edhe Presidenti Sejdiu ka shfaqur shenja gëzimi teksa po e përfundonte atë që e quajti “cikël të rëndësishëm të ndërtimit të institucioneve të shtetit”.

“Është bërë një përzgjedhje e mirë nga Parlamenti i Kosovës dhe janë dekretuar të gjithë të përzgjedhurit. Ne jemi të bindur dhe besojmë në punën e mirë, në energjinë dhe dijen e gjithë këtyre njerëzve”, ka thënë Presidenti Sejdiu.

Kompletimi i Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur edhe nga Pieter Feith që ka qenë i pranishëm në ceremoni.

“Kushtetuta e Kosovës është në të vërtetë një deklaratë e përpiluar me mjeshtri dhe për bukuri. Ajo paraqet aspiratën e qytetarëve të Kosovës të jetojnë në një atdhe të lirë, demokratik dhe multietnik dhe të respektuar nga bota”, ka thënë ai.

Por shenja gëzimi më së shumti ka dhënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Partia që gjendet në opozitë me muaj ka qenë në pritje të zyrtarizimit të përbërjes së gjykatës për ta ecur përpara iniciativën e ndërmarrë qysh në janar të këtij viti për ta paditur Presidentin Sejdiu rreth vendimit të këtij të fundit “për t’i shtyrë zgjedhjet parlamentare”.

Partia në opozitë mendon se pakoja e Ahtisaarit ka qenë “e qartë si kristali” se zgjedhjet parlamentare do të duheshin mbajtur gjatë kësaj vjeshte.

E interpretimi i Sejdiut e la këtë parti të presë edhe për dy vite të tjera.

“Ne jemi të përgatitur për të proceduar lëndën ashtu siç e kemi paralajmëruar. Jemi të bindur se zgjedhjet parlamentare është dashur të mbahen në respektim të pakos së Ahtisarit”, thotë sekretari i përgjithshëm i AAK’së, Burim Ramadani.

Ai thotë se në pjesën e parë të korrikut AAK do ta dorëzojë lëndën e përgatitur në këtë gjykatë.

“Ka pasur vonesa dhe këto vonesa mund të jenë bërë edhe për shkak të lëndës sonë, pra të jenë bërë me qëllim. Por ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesa jonë. Nuk ka nevojë të tërhiqemi”, thotë Ramadani.

Ai nuk është i sigurt nëse procedurat do të kërkojnë që dorëzimi i padisë të bëhet vetëm pasi AAK të ketë mbledhë nënshkrimet e 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës e parasheh mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, por për AAK kjo nuk ka kuptim.

“Besoj se nuk do të ketë pengesa procedurale. Kërkesa për interpretimin e një çështjeje kushtetuese është e drejtë edhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por nëse është e nevojshme që patjetër të ketë nënshkrime të deputetëve, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë dhe e kemi listën për ta bërë”, thotë sekretari i përgjithshëm i AAK’së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi