Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut

Shko poshtë

Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut Empty Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 20, 2008 7:43 pm

P Ë R K U J T I M NE SHENJE TE 8 (TETE) VJETORIT TE VDEKJES
(Kushtuar luftëtarit Naxhi Egriu, i cili dy herë u ballafaqua me vdekjen).
Sot, më 20 dhjetor 08, mbushen tetë vjet nga dita kur në moshën 42-vjeçare pushoi së rrahuri zemra e luftëtarit të lirisë, pjesëmarrës në Betejën e lavdishme dhe heroike të Koshares:

Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut Naxhi_egriu
Snajperisti i dalluar i U Ç K-së Gjatë shërbimit në Armatën e SH B A-së
(djali i prindërvet atdhetarë të ndjerë, Din dhe Anifet Egriu)
Dy ditë para se të ndërrosh jetë ta dëgjova për të fundit herë zërin tënd jo të zakonshëm, por të vendosur duke më thënë:-Xhaxhi Imi, kam vendosur të udhëtoj për Preshevë që të luftoj tog së bashku me luftëtarët trima të U Ç P M B-së. Të luta që të mos shpejtosh, sepse akoma s’ishte dhënë Kushtrimi, por Ti, për herë të parë në jetë s’e pranove këshillën time, o Naxhi, nip i dashur ! E dëgjove zërin e shpirtit tënd, që s’të dhimbsej fare jeta të bëhesh fli për Atdhe, për Kosovën e lirë sovrane, të bashkuar me trungun amë dhe për Dibrën e Madhe që aq shumë e deshe, e cila s’të harroi, por të nderoi duke ia vënë rrugës me mbishkrim sllav
„J. N. A." , emrin tënd, :-Naxhi EGRIU-dëshmor i lirisë!
Ndërsa Ti sa ishe gjallë deklarove: „Kudo që shkilen të drejtat dhe liritë e shqiptarëve do shkosh që t’i mbrojsh pa marrë parsysh çmimin e jetës, dhe, porsa u bëre gati që të nisesh për Preshevë, në zyrën e T M K-së, në Brooklyn, nga gjakderdhja në tru, ndërrove jetë dhe, vdekja e parakohëshme t’i fashiti dëshirat e tua të zhurritura për t'i ardhur në mbrojtje vatanit sa herë që e kërkonte nevoja. Rrëfejnë: Florin Krasniqi, Shef i zyres së T M K-se në
Brooclyn, veprimtari i U Ç K-Muharem Dovolani dhe bashkëluftëtarët e tij.
Dheu i Baffallos në SH B A, të qoftë i lehtë!-Lavdi !
Me pietet e krenari dhe me dhëmbje e lotë akoma të patharë e përkujtonë: - Bashkëshortja Shemsia dhe bija -Iliriana, vëllezërit e motrat:Naimi, Emini, Arifi, Diana e Dhurata, xhaxhi i tij, Ibrahim Egriu me familje në Suedi, hallat:-Nebiko e Nezvere, kushërirat: -Memnune, Shqipe, Anifet dhe tërë farefisi, miqët e shokët nga Dibra e Madhe, SH B A, Shqipëria,
Kosova dhe Skandinavia.

Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut Telegrani_tmk










ELEGJI


E L E GJ I
Ku e le Ilirianën o Naxhi,




u flijove shum’ herët per liri,
ne Koshare shkove me luftue,
motrat e vëllezrit me i çlirue!
Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut Uck_elshani
Vëlla, Ibrahim Egriu!
Me dhimbje të thellë përkujtoj 8-vjetorin e vdekjes së ish luftëtarit të UÇK-së dhe entuziastit të flaktë për t´iu bashkangjitur luftëtarëve të UÇPMB-së.
Naxhiu si luftëtar dhe patriot i çështjes së madhe kombëtare shqiptare kreu detyrën e shenjtë duke u bashkangjitur në radhët e UÇK-së në Koshare për të zhdukur pushtuesin e fundit serbofashist nga trojet tona autoktone shqiptare.
Naxhiu ishte revolucionar meqë nuk i bindej pacifizmit të moderuar rugovist, ndaj me pushkë në krah udhëtoi nga Amerika e pasur dhe e bukur drejt çlirimit të Kosovës më të pasur dhe më të bukur.
Pjesëmarrja aktive e luftëtarit dhe trimit Naxhi EGRIU tregoi se luftëtarët e lirisë kanë një ideal dhe një qëllim kombëtar, pa marrë parasysh se ku luftohet. Kudo që preken trojet tona etnike është tokë shqiptare. Kështu amanet e kemi nga të gjithë trimat shqiptarë që ranë heroikisht për çlirimin e atdheut - për të mos vdekur kurrë.
Juve dhe mbarë familjes suaj, si dhe vëllezërve e motrave të Naxhiut ju shpreh ngushëllimet e mia të thella!
Lavdi e përjetshme dëshmorit, Naxhi EGRIU!
Beqir Elshani
Malme, më 19.12.2007

P.S:
Për telegramin ngushëllues, familja Egriu, falënderon nga zemra letrarin, veprimtarin dhe atdhetarin e dëshmuar, vëllain tonë, Beqir Elshani, deputetin e
Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurin politik shumëvjeçar, Komnadantin e Njesiteve ushtarake te U Ç K-së ne Rajonin e Kaçanikut, Z.
Berat Luzha; ishambasadorin e Shqipërisë në O K B, Z. Bashkim Pitarka dhe, vëllain tonë, aktivistin e ekonomistin dibran, Lirim Jegeni.
Nderime dëshmorit të Koshares
I nderuar Imi!
Me vonesë e lexova përkujtimin për dëshmorin
Naxhi Egriu
, ngase isha në fshat për festën e Bajramit, kur nuk mundja ta hap postën elektronike.
Si çdo shqiptar tjetër, më bëri përshtypje përkushtimi i dëshmorit dhe nipit tuaj,
Naxhi Egriut,
i cili dha kontributin e tij të madh për çlirimin e vendit, Atdheut tonë të përbashkët. Eshtë për çdo respekt dhe admirim vepra e tij, përkushtimi i tij, sidomos kur merret parasysh ardhja e tij në Kosovë nga larg, nga SHBA-të, sepse Atdheu, sipas tij, ishte një dhe i pandarë. Atë nuk e pengonte të luftonte për Kosovën dhe as për Preshevën, troje këto të shkëputura nga trungu kombëtar, ashtu siç do të luftonte, po t’i vinte rasti, për vendlindjen e tij - Dibrën e Madhe.
Dibra ka dhënë shumë për çështjen tonë. Ka dhënë shumë trima, burra, dëshmorë e heronj, të cilët në altarin e Atdheut lanë më të shtrenjtën – jetën e tyre. Njëri nga ata ishte edhe
Naxhi Egriu, burri i madh i Dibrës plakë
.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Juve – qëndresë dhe krenari!
I juaji, Berat Luzha, Kaçanik
I burgosur politik shumevjecar, Komandant i U C K-se dhe deputet ne Parlamentin e Kosoves


Përvjetor i vdekjes se luftetarit te clirimit te Kosoves Naxhi Egriu
Bashkim Pitarka (
bashkimpitarka@yahoo.com)
Thursday, October 16, 2008 3:24:37 PM
mi.egriu@hotmail.com
I dashtur z.Ibrahim,
Ju falenderoj nga zemra qe me kujtoni duke me derguar njoftimet shume te vyera ne perkujtim te ditelindjes se birit trim dibran,
Naxhi Egriu. Sot ne kete pervjetor te lindjes se ketij luftetari trim per clirimin e Kosoves martire me jep rastin te ndjehem krenar per te dhe per vepren e tij e te mijra djemve shqiptare nga Kosova, Dibra, Shqiperia,etj. qe dhane jeten apo luftuan me arme ne dore per clirimin e tokes se shenjte kombetare, Kosoven e pamposhtur. Ne kete dite perkushtimi per heroin s'ka si mos te kujtojme prindrit e tij patriote e atdhedashes Dine dhe Anife Egriu, qe i sollen ne jete dhe i ushqyen femijte e tyre me dashurine e patriotizmin atdhedashes, i cili tek ata te dy dhe gjithe familja Egriu kane qene dhe jane ne shkallen me te larte.
Qofte i perjetshemn kujtimi i tyre!

Pranoni perqafimet dhe pershendetjet vellazerore te familjes dibrane Pitarka dhe te familjes gjakovare Mati(Sadie Mati quhet ime shoqe dhe i jati i saj ishte nga Gjakova).
Juaji: Bashkim Pitarka

Nga:
Bashkimi Demokratik Kombëtar
Dibër e Madhe
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut Empty Re: Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 20, 2008 7:46 pm


Përkujtim
( Dedikuar luftëtarit dibran, i cili më 20 dhjetor të 2008-ës, sot mbushen tetë vjet nga dita, kur pushon të rrahurit e zemrës të luftëtarit, djalit tonë të qytetit, që na la me zemër të thyer e me mall shumë, që sot me respekt e kujtojmë veprën e tij të pavdekshme për gjithë ne. )
E nderuara familja Egriu,
Bashkëshortja Shemsie dhe ju bija e jone dibrane, Iliriana,
me të gjithë te afërmit e tuaj te familjes së gjerë Egriu ne Amerikë,
Dibër dhe Shqipëri , shokëve e miqve nga Kosova na lejoni t’i bashkangjitemi përkujtimit tuaj dhe tonit, me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së luftëtarit të ndjerë z.Naxhi Egriut që me veprën e tij nderoi Atdheun, kombin dhe rriti vlerat tona të qyteti legjendar të Dibrës, duke farkuar amanetin tonë se për atdhe fli duhet me ra.

Sot me respektet më të mëdha të gjitha partitë, populli përkujton idealin dhe veprën e tij, që në të ardhmen do të shërbehen si udhrrëfim për bijtë tanë dibran, se si duhet dashur kombi dhe atdheu.
Partitë si motra ne Dibër me plotë të drejtë rrugën "J.N.A". e pagëzuan me emrin e heroit tonë legjendar të ndjerë "Naxhi Egriu" që për gjeneratat qe do vinë do jetë udhrrëfim për heroizmin e tij rinor.
Me respekt :
Dheu i Buffallos në Sh.B.A, të qoftë i lehtë I
Lavdi, Lavdi,...I
O trim O Naxhi....
i pavdekshëm do të mbesish, për gjithë ne !
Me respekt Përkujton luftëtarin e ndjerë, Naxhi Egriun:
Bashkimi Demokratik Kobëtar, Dega -Dibër
Kryetar: Lirim Jegeni


Add to:
del.icio.us | Digg
Komente (12 Jane komentuar):
DIBRANI on 20 October, 2008 12:56:37
Qofte dheu i lehte per kete heroj te madh Dibran,kombetare Shqiptar.
__________________________________________________________________________
EDDI on 21 October, 2008 12:43:29
Te nderuar drejtues te web-sitit
"Mydibra"! Faleminderime per kujdesin ndaj vellaut tim dhe tuajin, dëshmorin Naxhi Egriu. Po te ishte gjallë mesiguri do gjindeshte ne Hage per vrasjen ne vetembrojtje te nje bande çetnikësh ne Koshare. Ai, nga Baffalo nga veriu i SH B A shkoi drejt ne betejen legjendare te Koshares, sepse ishte ushtar i pergatitur ne Armaten amerikane, trim i madh dhe snajperist i persosur, i cili ne front, me rastin e vrasjes se shokut te tij, Xhemajl Fetahaj, rreshqanas arriti t\\\'ua merr trupin e shokut dhe dëshmorit te vrare bandave çetnike serbe. Keto te dhena i deshmojne: Florin Krasniqi, shef i Trupave Mbrojtese te Kosoves ne SH B A, Muharrem Dovolani, aktivisti me i permendur per dergimin e armatimit ne Kosove e Sharr dhe nje shoku i Naxhiut, i plagosur rrefenin per heroizmin e madh te Naxhi Egriut. Ndaj miq te dashur, permes ketij PERKUJTIMI rikujtojme trimin e madh dhe luftetari e paepur per mbrojten e trojeve tona te okupuara, i cili dy here u ballafaqua me vdekjen. Ju pershendes perzemersisht e vellazerisht, Emin, alias Eddi Egriu, Baffalo SH B A '
___________________________________________________________________________
lienin on 21 October, 2008 01:20:03
respekte edhe ishalla Zoti e çofte ne Xhehnet
selaudin Sela on 21 October, 2008 03:35:04
Oj Kosov, Oj Nëna ime !

O malet' e Nën dheut
e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule
u kam ndër mënd dit e natë!
u kam ndër mënd dit e natë!

Kur nigjon zanin e Nanës
Qysh e len qingji kopenë
Blegërim dy a tri herë
Edhe ikën e merr dhenë
Blegërim dy - tri herë
Edhe ikën e merr dhenë

Oj Kosov o, Nëna ime !
Ndose jam o, i mërguar
Dashurin tande zemra
Kurr ska me harrue !

Oj Kosov o, Nëna ime !
Ndose jam o, i mërguar
Dashurin tande zemra
Kurr ska me harrue !

Njështu dhe kjo zemra ime
më len ktu tek jam mua
Vjen me vrap, me dëshirë
atje ndër viset e tua.
Vjen me vrap, me dëshirë
atje ndër viset e tua.

Oj Kosov o, Nëna ime !
Ndose jam o, i mërguar
Dashurin tande zemra
Kurr ska me harrue !

Oj Kosov o, Nëna ime !
Ndose jam o, i mërguar
Dashurin tande zemra
Kurr ska me harrue !

Dashurin tande zemra
Kurr ska me harrue !
Përgjigju Me Kuotë

LAVDI VEPRA E N. EGRIU


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut Empty Re: Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 20, 2008 7:47 pm

sazani on 21 October, 2008 06:01:41
NA E LEHTESOVE DHIMBJEN, O VELLA E
ATDHETAR I DESHMUAR-SELAUDIN.
ZOTI E ATDHEU JU BEKOFTE!
___________________________________________________________________________
Destan SELA. Lyon FRANCE on 21 October, 2008 11:50:19
KESHTU TRIMA KA PASUR CDO HERE DIBRA,NE CDO LUFTE TE SHQIPERSE DIBRANET KANE QENE TE PARET QE JAN PERGJIGJUR ME ARME NE DORE ARMIQVE GRABITQAR,POR AMANETI I NAXHIUT ISHTE QE LUFTEM MOS E NDALIM DERI SA TE BEHET SHQIPERIA ETNIKE PREJ NE PRESHEV E CAMERI,DIBRA ESHTE NDARE DY HERE NJER PREJ SHTETIT AME E NJER PREJ BASHKEQYTETARVE TE VET,AMANETIN E NAXHIU E GJITHE DESHMORVE TE KOMBIT DUHET TA COJME NE VEND.LAVDI TRMIT SY-SHQIPONJ ,ZOTI E SHPERBLEFTE ME PARAJSE NAXHI EGRIUN.
SAZANI on 22 October, 2008 12:02:12
JUNGJATJETA DHE FALEMINDERIME TE GJITHEVE,
ZOTI JUA SHPERBLEFTE GJITHMONE
PER TE MIRE DHE ME NJE SHQIPERI
ETNIKE TE BASHKUAR ME TRUNGUN
AME, PRA ME ATMEMEDHENE.
___________________________________________________________________________
Iliriana on 22 October, 2008 03:56:25
I Miss My Father Soooo Much!
Thank You for this!
__________________________________________________________________________
SAZANI on 22 October, 2008 07:15:12
DISA PIKA LOTE NA RRESHQITEN
ZVARE KUR LEXOVA MESAZHIN E
VAJZES SE DESHMORIT N. EGRIU.
NAXHIU DO JETOJE GJALLE PER JETE
TE JETEVE, ILIRIANA.
TE RRONI JU SE BASHKU ME FEMIJET!
THANK YOU ILIRIANA.
SAZANI DHE MBARE FAMILJA EGRIU
__________________________________________________________________________
RadioMarilyn on 24 October, 2008 01:55:21
Jemi Krenar Me Vepren E tij, I Qofte leht dheu.....Ja Kemi Borxh Nje Kenge!
Respekte Ndaj Familjes Egriu!
__________________________________________________________________________
SAZANI on 25 October, 2008 03:50:02
FALEMINDERIME STAFIT DREJTUES
TE RADIOMERLINIT.
PERSHENDETJE VELLAZERORE-SAZANI
___________________________________________________________________________
lindi on 15 November, 2008 02:09:46
Zoti ne Xhenet e çofte, por nuk do e harrojmë heroin tonë dibran, gjallë e kemi gjithmonë ne zemrat tona...

www.albemigrant.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut Empty Re: Në 8-vjetorin e vdekjes së luftëtarit Naxi Egriut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi