Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deri kur do ta rjepin qytetarin e Kosovës?

Shko poshtë

Deri kur do ta rjepin qytetarin e Kosovës? Empty Deri kur do ta rjepin qytetarin e Kosovës?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:12 am

Liridon Kadriu / Prishtinë
Deri kur do ta rjepin qytetarin e Kosovës? 54_b










Deri kur to ta rrjepin qytetarin e Kosovës?









Para tre muajve çmimi i naftës kishte fluturuar me çmime rekorde . Një barelë kishte shkuar gjerë në 147.50 $ ,kurse sipas njoftimeve zyrtare të OPEC-ut në Tetorin që shkoi çmimi i naftës kishte ra ne 65.45 $. Në shtetin ma të ri të Kosovës Kosovë shitej ende me 1.20€, kurse sot kur bareli ka rënë gati në 40 dollar për fuqi, ende në vendin tonë shitet afërisht 1 euro.

Kjo vjedhje që i bëhet haptazi qytetarit të Kosovës tregon shumë mirë se për qytetarin e Kosovës nuk mërzitet askush , nuk interesohet askush, nuk qan kokën askush e më së paku qeveria "demokratike" e Kosovës.

Tregtar të vendit tim vidhni sa të mundeni , sepse e di që nuk jeni më të mirë sesa tregtari i Venedikut ,pra rrjepini qytetarin e shkret se kush nuk ju pengon, kush nuk ju ndalon , bile është mirë që ta riktheni çmimin e kaluar 1.30 euro cent , sepse ky popull i butë, ky dele popull ,ky xhemat popull ,ky popull që i hyp e zhdryp kush te donë nuk din kurrë me protestua , me u ankua , me lyp të drejtat që i takojnë , sepse çdo organizim që e ngrit vetëdijen e këtij populli është shkatërruar e varrosur për së gjalli .

Ku është Qeveria që i lejon këta matrapazë ta rrjepin në këtë formë qytetarin e Kosovës? A thua mos vallë ata që e bien naftën janë vetë qeveria njerëzit e saj, apo një pjesë e opozitës . Çdo muaj Kosova i humb nga 2 milion euro nga kontrabanda në Mitrovicë . Deri kur do të vazhdohet me ketë valle, apo mos vallë prapë kjo dikujt i shkon për shtati e me siguri biznesmenëve te mëdhenj qe prape janë te lidhur me njerëz të qeverisë apo të opozitës ?

Nuk është vetëm çmimi i naftës , por gjërat me esenciale shiten me çmime ekstra të shtrenjta , për te cilat ka nevoje më se shumti pjesa dërmuese e popullsisë apo thënë shkurt pjesa me e varfër e popullsisë . Paramendoni një kg djathë në Kosovën e varfëruar shitet 5 euro (10 marka të dikurshme gjermane) , një litër vaj 1.35€ , rryma është më e shtrenjta në rajon . Këto çmime nuk i ke në asnjë vend të Evropës ku standardi është shumëfish me i lartë se i yni. Deri kur ky monopol ? Deri kur do të duroj ky qytetar?. Fatkeqësisht në Kosovën e sotme nuk ka asnjë organizim sindikal . Jo nuk ka as BSPK , as sindikata të punëtorëve , e as OJQ . Kjo u pa ditëve të kaluara me disa kinse sindikata që i mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Besoni të gjithë njerëzit e tyre janë te manipuluar dhe te diktuar nga qeveria e Kosovës. Mos pritni asgjë prej tyre .Këto sindikata janë si dikur ato të kohës së ish kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi që i rrenin natë e ditë punëtorët e arsimit për rritjen e rrogave e në fund i mashtronin, sepse ata sindikalistët ishin falanga të Bukoshit.

A është Kosova në kolaps ?

Kosova është në kolaps ekonomik, juridik, bujqësor ,shëndetësor e politik. Vendi dita ditës po zhytet ne varfëri e në Kuvendin e Kosovës ka deputet që publikisht thonë : " Të jem i sinqertë nuk e kam ditur konkretisht propozimin, kur kam votuar " – kështu deklaroi Naim Maloku nga AAK , në lidhje me propozimin për blerjen e veturave për deputetet e Kosovës.(Emisioni "Konfront"-KTV).!!!

Arsimi në Kosove është në kolaps. Nuk ka kuadro të mjaftueshme , nuk ekziston komunikimi më i thjesht ministër- Rektorat .Gjendjen reale e tregoi edhe testi kombëtar. Një i ri që përfundon Universitetin e Prishtinës nuk është konkurrent në tregun e punës. Reformat po tregojnë që janë të dështuara Me objekte nuk rregullohet arsimi . Inteligjenca kosovare çdo ditë po largohet nga Kosova . Ajo ka mbërri gjer në Google e Microsoft, sepse me 200 euro rrogë një ekspert nuk mund t'i paguaj as kafet e takimeve e lëre më të zhvillojnë shkencë e teknologji, prandaj hiqjani fjalët shkencë e teknologji Ministrisë suaj zotëri Hoxhaj.

Bujku kosovar gjendet ne kolaps . Ai nuk di se si do te filloj 2009 ,kur dihet qe një thes pleh artificial ka shkuar gjerë në 30 euro e pritet të shkoj edhe me lartë . Shumica e gjërave bujqësore kanë filluar të rriten dhe priten që shumica e tyre te rriten gjer ne 35 % në vazhdim të vitit të ardhshëm. A ka dëgjuar për këtë ministri i Bujqësisë.

Shëndetësia kosovare është në kolaps , mungojnë barërat me esenciale ne QKU , pacientët kosovarë janë në gjendje të mjerueshme, shtatzënat e ndajnë nga një gjysmë krevati e në anën tjetër ministri pa fije turpi deklaron se ka progres .

Ordinancat private po rruajnë para nga populli i varfër i Kosovës .E dëgjuat ekspertin e radioaktiviteti z. Shyqyri Dumanin në një emision televiziv, i cili tha se nuk guxon të bëhet me shume se një fotografi ne muaj me rreze rëntgen ,kurse tek ne tha është absurde që ne ordinanca private ka pasur raste kur për 5 minuta iu janë bere deri ne 5 fotografi pacientit me te vetmin qellim qe t'ia rruajnë paret. Në Radiologji skanimi kushton 25 euro , kurse tek privatët 150. Edhe pse aparati punon disa doktorë pacientët i drejtojnë drejt ordinancave të tyre, prapë veç me ja rrujt paret. Ku janë inspektoret e shëndetësisë, ku është ministri Lushi si Askushi.

Pronat shoqërore të Kosovës , që ligjërisht është e obliguar t'i mbroj AKP-ja i shet Beogradi e i blejnë matrapazët e Kosovës e AKP-ja hesht. Këto kontrata fiktive i legalizon Gjykata Komunale në Prishtinë, ndërsa hesht parlamenti, qeveria , hesht ministresha Nekibe ,hesht edhe sindikata të cilën e ka kapluar heshtja e vdekjes e punëtorët e Kosovës lihen rrugëve , apo më mirë të themi punëtorët kosovar janë shndërruar në skllevër pa kurrfarë mbrojtje juridike, për me qenë tragjedia edhe më e madhe hesht e ashtuquajtura opozitë e Kosovës.

Shikoni reduktimet që kane për te filluar veç edhe pak sa të ftohet. Zhurma e gjeneratorëve do te na i qes vesht prej venit.

Trusti Pensional i Kosovës po goditet nga humbjet në berzat botërorë ,Bankat e Kosovës kanë shumë kredi të pakthyera .Vala e tretë e krizës ekonomike botërorë nuk do ta kursen as Kosovën. Ku është ministri Shala, apo ndoshta ende po merret me privatizim ?



Ata që i shohin padrejtësitë që po ndodhin në të gjitha segmentet e shoqërisë nuk guxojnë të flasin, sepse thjeshtë frikohen se e humbin vendin e punës. Në Kosovë është pushkatuar zëri i arsyes , zëri i së vërtetës, është mbjellë frika , është humbur ideali , nuk ka më gazetar që guxojnë të flasin e të shkruajnë . Ata i numëron në gishta të dorës . Sot e vetmja opozite është ndonjë gazete minore"dhe disa gazetar që janë të papunë , apo janë duke bredhur nga një gazetë në tjetrën , sepse atë që dëshirojnë ta shkruajnë ua censurojnë redaksitë, sepse shumica e gazetave të Kosovës janë gazeta partiake.

Kosova dhe inteligjenca e saj ka ra në gjumin më të thellë . Ku është Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Ekonomisë, ku është Akademia e Shkencave, ku është truri i Kosovës, ku janë ata qe ia duan te mirën popullit te Kosovës?

Amoralitet dhe degjenerimi ka përfshirë Kosovën. Ku janë intelektualët, filozofët, hoxhallarët e priftërinjtë qe nuk ngrehin zërin e arsyes , qe nuk tregojnë se çfarë laboratori është bërë Kosova ,se çka po behet me popullin e saj . Deri kur do te vazhdoj kjo lojë e ky tmerr veç një Zot e di. Populli nuk duron më.

17 Shkurti është afër ku pritet që Kosova ta festoj një vjetorin e saj. Një vjetorin e shtetësisë . Por nëse është kështu shteti send dyjet Zotit nuk po na vyen., apo ky është shteti banania Republikë i Kosovës.



Ps: Për ata qe nuk e kuptojnë "Tregtarin e Venedikut. I ftoj ta shikojnë filmin "Tregtari i Venedikut" apo ta lexojnë librin po me të njëjtin titull nga William Shakespeare.



(Autori ashtë njohës dhe përcjellës i vazhdueshëm i medias ballkanike, me profesion ashtë orientalist ).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi