Beqir Sina:Kush i fitoi zgjedhjet në Shqipëri!?
Faqja 1 e 1

Kush i fitoi zgjedhjet në Shqipëri!?
BEQIR SINA
Një nga ato arsyet, dhe që është parë si thelbi i asaj që quhet fitore në SHBA, se përse presidenti Barack Obama, megjithëse ishte me një dalje të re, i fitoi zgjedhjet atje, ishte pa as më të voglin dyshim, imazhi i tij ose një tjetërsim i këtij imazhi që po sillte presidenti i ri i SHBA-së tek populli amerikan. Me mënyrën se si qëndronte ai në foltore, ku e ndiqnin me miliona amerikanë dhe si përdorte gjuhën politike ndaj kundërshtarëve të tij - rivalëve, lëvizjet plot elegancë e maturi, të trupit të tij gjatë fjalimeve, Obama rrezatonte një qetësi dhe adhurim të rrallë. Presidenti Obama përdori për herë të parë në këtë “teknologji” të re të prezantimit publik në SHBA, atë që quhet shkencë e komunikimit me anën e gjuhës politike, lëvizjeve të trupit në një mënyrë të shkëlqyer gjatë fjalimeve në foltoren e mitingjeve elektorale në të gjithë territorin e SHBA-së.
Mirëpo, çfarë ndodh në Shqipëri dhe çfarë panë shqiptarët në këto zgjedhje?
Arritëm të shohim dy portretizime të dy liderëve kryesorë, në të gjithë Shqipërinë, nëpër mitingjet elektorale, me paraqitje dhe imazhe në publik, diametralisht të kundërta. Ndërsa shihnim një Sali Berishë tjetër, krejt i paparë ndonjëherë me këtë lloj imazhi, për publikun shqiptar, pikërisht atë imazh që na ofroi Berisha kësaj radhe, pamë një Edi Ramë, të ekzaltuar, një njeri që dukej se bënte shumë lëvizje trupore të pakontrolluara, disi ”i çoroditur”, saqë arrinte të hiqte edhe kollaren e xhaketën në mes të fjalimeve dhe të hidhej e përdridhej si i elektrizuar, me gjeste e veprime tepër vulgare e ordinere. Një njeri që i ngjante më shumë nëpër fjalimet e mitingjeve elektorale, një këngëtari të muzikës “blu xhaz”. Çdo gjë mund ta quaje Edi Ramën, nëpër fjalimet elektorale gjatë kësaj fushate, por kurrsesi një imazh të një njeriu që kërkonte të bëhet edhe kryeministërii një vendi, që është bërë anëtar i NATO-s, i një vendi që kërkon të bëhet nesër me kryeministrin e ri, anëtar i familjes europiane.
Dhe ajo që të çudit më shumë dhe që mendoj se asnjëri s’do ta besojë dhe nuk arrin t’i japë përgjigje, është fakti i pakundërshtueshëm, sesi ky njeri me një imazh “për tokë”, pa personalitet dhe i papërgjegjshëm për atë lloj paraqitje, ka ambicie dhe po “kërcënon” të bëhet kryeministër i Shqipërisë, kryeministër i një vendi që sot është anëtar i NATO-s dhe nesër mund të hyjë në Europë. Si ka mundësi të ndodhë kështu në Shqipëri, që të “flakërojnë” ka shumë njerëz pas tij, kur dihet se Shqipëria kaloi edhe regjimin me të egër komunist në botë, sundimin diktatorial që e varfëroi në ekstrem popullin shqiptar dhe çështja kombëtare as që qe në “llogari” të Shqipërisë ndonjëherë.
Kush i ka fituar zgjedhjet e së dielës në Shqipëri dhe kush do të ndërtojë qeverinë e ardhshme në Tiranë? Kjo pyetje sfilitëse që përmbledh brenda vetes kureshtjen, shqetësimin, lodhjen e stërlodhjen, stresin e emocionet, për të ardhmen dhe përgjegjësinë normale qytetare, duket se nuk po merr një përgjigje të saktë në Shqipëri. Të paktën deri sot, që mbetën të bllokuara disa qendra të numërimit të kutive të votimet, dhe që mendohet se ato do të jenë vendimtaret,ose ai “çelësi” që do të vendosin numrin e mandateve të deputetëve për krijimin e Qeverisë së re. Kureshtja, shqetësimi dhe përgjegjësia kombëtare nga ana tjetër po shtohet akoma më shumë në të gjitha trojet shqiptare. “Zgjedhjet në Shqipëri, fitore e të gjithë shqiptarëve!“, tha Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Demokratike, në deklaratën e tij për këto zgjedhje, duke pohuar se fitues ishin vetëm shqiptarët.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që u mbajtën të dielën dhe thuhet se u zhvilluan në një atmosferë të qetë e demokratike. Kështu janë komentuar ato edhe nga institucionet ndërkombëtare, Evropa dhe Uashingtoni, por edhe nga subjektet më të mëdha politike shqiptare në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, të cilët janë shprehur se ato duhet të jenë si një model për të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët përreth shtetit shqiptar dhe se këto zgjedhje, pavarësisht nga fituesit, do të jenë shumë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE dhe në zhvillimet e ndryshme.
Zhvillimet politike duket se janë të qeta dhe normale në Shqipëri, nga ato çka jemi mësuar nga zgjedhjet e këtyre viteve të demokracisë. Mirëpo, po t’i shohim në një këndshikim tjetër, përpara opinionit ndërkombëtar zgjedhjet e 28 qershorit, dihet se marrin një vlerë të shumëfishuar. Në të vërtetë edhe pse me shumë pikëpyetje, nga mënyra sesi po precipiton gjendja sot, mund të thuhet e të mendohet se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri kanë ravijëzuar qartë tashmë forcën politike, që duket se i ka fituar ato dhe raportin e forcave në parlamentin e ardhshëm. Por, përpara se të arrihet deri tek kjo, duhet bërë një analizë e shkurtër, por e qartë e sistemit elektoral në Shqipëri dhe e mënyrës se si zgjidhen deputetët. Pasi ky është një sistem i ri dhe krejtësisht i panjohur për shqiptarët, pra është një “tokë e pashkelur”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Beqir Sina:Historia e Federatës Panshqiptare "Vatra" në publikimin e historianit Beqir Meta
» Beqir Sina:Kryeministër apo kryepolic i shtetit!
» Beqir Sina:Votohet për Kosovën dhe do të fitojë atdheu
» Beqir Sina:Ike për në amshim, miku im!
» Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet në New York

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi