BERISHA, QEVERI MAJTAS
BERISHA, QEVERI MAJTAS
Darina Tanushi
Kam gjithçka gati për maxhorancën e re”, - u shpreh dje kryeministri në një konferencë për shtyp, ku foli se nuk do të ketë koalicione me individë, por vetëm me parti politike. Sipas tij, vendi ka koalicione të tjera, që mund të krijojnë një qeveri fare stabël. “Kërkohet koalicion i gjerë, kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri dhe fare stabël, fare stabël”, - deklaroi dje kryeministri. Për Berishën, do të jetë ai i mandatuari për të krijuar këtë maxhorancë, pasi ai nuk fitoi aq sa e kishte llogaritur. “Nuk ishte një fitore e gjerë, por është një fitore. Sido që të jetë, e madhe apo e vogël, fitorja është e shndritshme. Nuk kam fituar aq sa do të doja dhe kam ndërmend të eci drejt koalicioneve”, - komentoi kështu Berisha, “fitoren” e tij në zgjedhjet e 28 qershorit, edhe pse gjithnjë është shprehur se për ta shpallur këtë fitore, pret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryeministri shprehu këmbënguljen e tij se nuk do ta çojë vendin në zgjedhje, prandaj do të respektojë rregullin e demokracisë, që janë krijimi i koalicioneve. “Sovrani votoi, sovrani diktoi koalicion! Çfarë do të bëjmë ne? Do të themi se për inat të sovranit do të shkojmë në zgjedhje? Jo, absolutisht, do të respektojmë këtë që na dha, dhe t’i themi faleminderit shumë dhe të vazhdojmë më tutje”, - theksoi kryeministri, në konferencën e djeshme.
Ai më pas i ktheu përgjigje Edi Ramës, që sipas Berishës, i kishte dërguar njerëz për t’i thënë që nuk do të njihte rezultatin e zgjedhjeve dhe se do të dilte në protesta të fuqishme popullore. “Përgjigja ime ishte se, ky është një vend i lirë dhe se qytetarët mundet lirisht të protestojnë. Është një standard i demokracisë shqiptare, i konsoliduar, por natyrisht rezultat zgjedhjesh me protesta nuk mund të ndryshosh. Me protesta do të mund të zhurmosh apo të mbrohesh nga humbja apo nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, por nuk mund ta ndryshosh”, - deklaroi dje Berisha. Më pas ai sulmoi dhe deputetin e qarkut të Tiranës, Andis Harasani dhe atë të Fierit, Gramoz Ruçi për situatën e krijuar të mërkurën në darkë pikërisht në një nga KZAZ-të e Fierit. “Dje në orët e para të mëngjesit pas mesnate, Andis Harasani, deputeti i PS-së, me sjelljen e një banditi ordiner sulmoi me karrige njeriun e ligjit, komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, para kamerave të lokalit ku numëroheshin votat, për fajin e vetëm se ky komisioner po zbatonte ligjin”, - u shpreh dje Berisha për deputetin e PS-së për Qarkun e Tiranës, Harasanin. “Për koincidencë, pikërisht emisarë, të cilët u dërguan për të komunikuar vendimin e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe që kërcënuan se do të organizonin protestat më të fuqishme popullore që ka njohur vendi, rastisi të jenë biznesmenë në Tiranë dhe në Fier, dhe ky është Koço Kokëdhima”, - u shpreh Berisha. Sipas tij, pikërisht të dërguarit nga Tirana drejtoheshin dhe udhëhiqeshin nga Gramoz Ruçi.
Oferta e Berishës, LSI ndahet në dysh
Krijimi i një qeverie të mundshme mes PD-së dhe LSI-së ka ndarë në dy rryma drejtuesit e partisë së majtë, e cila doli vetëm me 4 mandate nga zgjedhjet e 28 qershorit. Burimet brenda LSI-së thanë dje se, negociatat me Berishën kanë filluar qysh pas deklaratës së Dritan Priftit, i cili tha se do të ishte ai mandati i 71-të që i duhet qeverisë së Berishës. Oferta e Sali Berishës për Ilir Metën mësohet se është posti i zv/kryeministrit dhe dy ministri, të cilat ende nuk janë përcaktuar se cilat mund të jenë apo nëse do të jenë edhe në nivele të dyta. Diskutimi ka filluar mes kryesisë së ngushtë të LSI-së. Sipas të njëjtave burime, drejtuesit janë ndarë në dy rryma. Pjesa e atyre më të vjetërve dhe me më shumë eksperiencë politike, ku futen vetë Meta apo edhe Brokaj dhe që kanë një përvojë me Berishën, nuk është se janë shumë në favor të bashkëpunimit me Berishën. Kjo pjesë mendon se nëse do të shkohet me Ramën, kjo nuk është se do të ketë ndonjë vlerë të madhe. Kjo mund të favorizojë Ramën në këtë moment për t’i bërë karshillëk Berishës, i cili nuk ka mundësinë të krijojë qeverinë, por nga ana tjetër kalimi me Berishën është edhe çështje e reputacionit në sytë e elektoratit të majtë të LSI-së. Përballë këtij mendimi qëndron edhe ai i më të rinjve, ku kryeson mendimi i Dritan Priftit, por edhe Monika Kryemadhit, të cilët mendojnë se koalicioni me Berishën të paktën do të shpëtonte vendin nga kriza ku mund të futet në rastin e një koalicioni me Ramën. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim i prerë. Në mbledhjen e kryesisë që është mbajtur dje në mbrëmje, nuk është përcaktuar asgjë, megjithëse në të ka qenë i pranishëm edhe Dritan Prifti. Deri tani, Meta apo edhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili e kanë cilësuar vendim personal të Priftit, por sigurisht ai do të marrë edhe mendimin e kryesisë së LSI-së në fund. Drejtuesit e tjerë të kësaj partie e justifikojnë deri diku qëndrimin e Priftit, pas sulmeve të ashpra të PS-së ndaj LSI-së në Fier. Ndaj, edhe këtu flitet më shumë për një inat personal ndaj Ramës dhe thirrjeve kundër LSI-së para zgjedhjeve, se sa një vendim politik parimor. Pas mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili tha se, “LSI-ja nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re. Ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dhe personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultatit, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral, do të mbledhë forumet e saj dhe do t’iu njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur”, - tha Vasili. Ai tha gjithashtu se, “Rama s’ka asnjë të drejtë, as politike, as publike, as morale që të flas në emër të mandateve të LSI-së”. Vasili akuzoi socialistët për humbjen e 12 mandateve të LSI-së për shkak të sistemit zgjedhor. Në mbledhjen e kryesisë është analizuar edhe rezultati i LSI-së në këto zgjedhje. LSI-ja ka ngritur grupet e ekspertëve që do të merren me procesin ankimor “të të gjitha fakteve shumë komprometuese që kanë ndodhur në procesin e konsumimit të korrupsionit elektoral, që disponojnë të gjitha kasetat filmike të cilat demonstrojnë qartë se çfarë ka ndodhur”.
Gazeta shqiptare

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar
» Qeveri teknike apo qeveri e pakicës
» Shqipëria majtas, PS fiton edhe në bastionet e PD
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» ORA:Qeveri e papërgjegjshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi