Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nisin përgatitjet për festimet e 100-vjetorit të Shkollës 'Normale'

Shko poshtë

Nisin përgatitjet për festimet e 100-vjetorit të Shkollës 'Normale' Empty Nisin përgatitjet për festimet e 100-vjetorit të Shkollës 'Normale'

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:31 pm

Nisin përgatitjet për festimet e 100-vjetorit të Shkollës 'Normale'

Një fond prej 10 milion lekë do të përdoret për festimet e 100-vjetorit të saj në qytetin e Elbasanit

MIRANDA SADIKU

Elbasani po përgatitet të festojë, duke nisur nga ky muaj, 100-vjetorin e shkollës së parë të mesme shqipe, të njohur si "Normale", e cila u hap në 1 dhjetor, 1909. Universiteti i Elbasanit ka përgatitur një projekt që përfshin të gjitha aktivitetet, ku më kryesore është një veprimtari shkencore ndërkombëtare, ndërdisiplinore dhe ndëruniversitare, me pjesëmarrës nga Universiteti, Qendra e Studimeve Albanologjike, Bashkia e Elbasanit dhe Drejtoria Rajonale e Arsimit. Projekti do të nisë në mesin e muajit korrik, deri më 1 dhjetor, datë kur 100 vjet më parë u themelua kjo shkollë. Një fond prej 10 milion lekë do të përdoret për festimet e 100-vjetorit të saj në qytetin e Elbasanit, kontribut i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkia e Elbasanit. Rektori i Universitetit "Aleksandër Xhuvani", Liman Varoshi tha dje për ATSH se, "me këtë fond të kërkuar nga rektorati do të zbatohet një projekt në kuadër të 100-vjetorit të Shkollës "Normale". Sipas Varoshit, "projekti synon që të bëhet e njohur trashëgimia e shumanëshme e shkollës 'Normale' në të gjitha fushat e veprimtarisë, si institucion i vetëm i përgatitjes së mësuesve dhe shkollimit kombëtar dhe krijuese e mendimit shkencor didaktik shqiptar". Pjesë e projektit janë dhe një sërë aktivitetesh të tjera, që do të nisin këtë muaj dhe në vijim, si konferenca shkencore dokumentare, ku do të marrin pjesë edhe personalitete të huaja, ekspozita ndërkombëtare me burime të fondeve që ruhen për 'Normalen' dhe Kongresin e Elbasanit si dhe në të gjithë arkivat, dokumentarë televizivë me përkujdesje shkencore mbi vlerat e 'Normales', botimi i një albumi historiko-pedagogjik "Shkolla Normale e Elbasanit (1909 2009)". Më 1 dhjetor 1909, elbasanasit themeluan në qytetin e tyre shkollën 'Normale', e para shkollë e mesme shqipe, e cila nxori nga bankat e saj disa mijëra mësues për shkollat në gjuhën amtare. Hapja e shkollës 'Normale' erdhi pas mbajtjes së Kongresit të Elbasanit në shtator 1908 dhe ajo vlerësohet edhe si Universiteti i parë shqiptar. Ndër mësuesit e parë të saj ishin elbasanasit Aleksandër Xhuvani dhe Simon Shuteriqi, nga Kosova Ahmet Gashi, nga Çamëria Salih Çeka etj. Drejtor i parë i shkollës 'Normale' ishte atdhetari dhe demokrati i shquar shqiptar nga Shkodra, Luigj Gurakuqi, emrin e të cilit e mban sot shkolla e mesme Pedagogjike, pasuese e shkollës 'Normale'. Emrin e Aleksandër Xhuvanit, filolog me shumë merita, e mban Universiteti i Elbasanit.
Autori Hiqmet Zane sjell rrëfimet e atyre burrave e grave që panë me sytë e tyre masakrat e viteve të zezaNisin përgatitjet për festimet e 100-vjetorit të Shkollës 'Normale' Extlink_3
"Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrënqethëse"
Pas një pune disa vjeçare, Hiqmet Zane, botoi para pak ditësh librin me ngjarje të jetuara nga protagonistët e genocidit serbo-grek në Kosovë e Çamëri gjatë shekullit XX.
Autori Zane sjell në mënyrë të drejtpërdrejt rrëfimet e atyre burrave e grave, që panë me sytë e tyre masakrat e viteve të zeza për shqiptarët e Çamërisë më 27 qershor 1944, në Paramithi e më pas në të gjithë krahinën 65 vjet më parë, si dhe të shqiptarëve të Kosovës në vitet '90 e sidomos ato të vitit 1999, dhjetë vjet më parë. Rrëfimet janë të tmerrshme dhe shumë të vërteta, çka e bën këtë libër interesant dhe një denoncues publik të atyre që njihen si "Genocide antishqiptare në Kosovë e Çamëri".
Një pjesë e atyre që dëshmojnë për ngjarjet e Çamërisë nuk jetojnë më për shkak të moshës së vjetër, por autori ka ditur t'i arshivojë denoncimet e tyre kundër ultrashovinizmit grekoserb dhe sot bën të mundur botimin e një libri që është rreth 200 faqe dhe ku operojnë ngjarje të vërteta të para me sy e të përjetuara në momentin e ndodhjes, çka mund të jetë edhe një dëshmi e rëndë për genocidet shtetërore mbi shqiptarët në kohëra të ndryshme.
Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti, se autori i ka kontaktuar drejtpërdrejt protagonistët, duke i dhënë opinionit publik mbarë shqiptar ngjarje si në Kosovë e në Çamëri që ngjajnë si dy pika ujë me njëra-tjetrën për shkak edhe të metodave të përdorura dhe qëllimeve të spikatura kundër shqiptarëve me përzënien me dhunë, me zjarr e me hekur nga trojet e tyre stërgjyshore autoktone.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi