Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Një kalë që më "hipi?!" (tregim)

Shko poshtë

Përparim Hysi:Një kalë që më "hipi?!" (tregim) Empty Përparim Hysi:Një kalë që më "hipi?!" (tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:33 pm

Një kalë që më "hipi?!"

Tregim Nga Përparim Hysi

Dajua i babait tim,Ismet Korita(dritë i pastë shpirti),ka qenë burrë i ditur.I ditur jo se kishte shkollë,po qe si enciklopedi me rrëfenjat e tij.I thoshte ashtu urtë e butë dhe qenë si leksione që vlenin,kur thonë në Myzeqe,për t'i vënë kokë muhabetit.Në morinë e rrëfenjave të tij,unë po sjell sa për hyrje këtë më poshtë që,siç mendoj,i shkon për shtat këtij tregimit tim.Ju do të lexoni dhe rrëfenjën,dhe ç'do tregoj unë,mandej kini të drejtën tuaj për të gjykuar.Mirë pra le të filloj me të: Një udhëtar kish bërë rrugë të gjatë.Udhëtonte në shkretëtirë(ngjarjet janë,andej nga Afrika),dhe,me që u u lodh shumë,zuri dhe i lutej Perëndisë:-Aman,Perëndi,të bie në gjunjë dhe të lutem më sill një kalë që t'i hipi,se vdiqa,nuk mund të eci më.Dhe,pothuaj,po hiqej zvarrë në atë të nxehtë rraskapitës.Kur,sa kalon një bregore,e arrin një kalorës.Mbi pelë,i krenkosur ky,dhe sheh,udhëtari i ngratë,që,pas pelës,një mëze e vogël(ndoshta disa ditëshe).Kalorësi e arrin udhëtarin dhe e urëdhëron:-Hidhe mëzen time mbi krah!Zotni i nderuar,-foli,pothuajëse, mbytur udhëtari,unë mezi heq këmbët e mia dhe ti më thuaj që të mbaj dhe atë mëze.Kalorësi i egër ia hoqi me kamzhik dhe,deshi s'deshi fukaraja,e hodhi mëzen mbi kurriz.Mbasi bëri nja një orë e ca,me shpirt në dhëmbë,ndaloi dhe i thotë prapë Perëndisë:-Perëndi,e ke marrë jangllësh atë lutjen time.Dua kalë që t'i hipi dhe jo të më hipë!... * * * Ja,kjo qe rrëfenja.Tani dëgjoni rrëfenjën time: Aty,nga prilli i vitit 1991,kur isha drejtor shkolle në fshatin tim,Mbrostar-Ura,me vendim të Partisë Demokratike të Fierit,po dhe me dëshirën time,u emërova kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist për zonën Qendër që zyrat i kish po në Fier,pranë Komitetit të rrethit.Pra,përvojë e re,pas 30 e ca vjet në arsim.Pa menduar se u heq kërshërinë për lexim, e bleva belanë me para.Veç meje,në zyrë,ishte sekretarja, z.Adelina Mile,një çupë fisnike që përfaqësonte PS.Anëtarët ishin të forcave të ndryshme,por rrogëtarë qemë vetëm ne të dy.Kishim shefllogarie,llogaritar, makazinier,nëpunëse të gjendjes civile,teknik ndërtimi dhe nuk mbaj mënd ndonjë personel tjetër.Unë punova në punë të shtetit për 41-vjet,po ato që kam hequr në ato 4-muaj si pushtetar,s'kam për t'i harruar kurrë. Qysh ditën e parë të punës,u ndesha me një problem që pak a shumë i ngjetë asaj"Nyjes Gordiane".Një problem që,shpesh,kur e kujtoj me gjakftohtësi,më sjell në mënd atë skeçin e famshëm të Durrësit"40-kamiona në 7-bataliona".Kryetari që zëvëndësova unë kish qeverisur në kohë tjetër dhe ishte jo vetëm nga Mbrostar-Ura nga jam dhe unë,po ishte dhe mësues .Shkëmbenim tepsitë në fshat me të.Ai gati nja 10-vjet më i ri,po pse duhet t'i hyj në hak:qe djalë i zoti dhe për punët e pushtetit(atij "popullorit" po se po),i vinte ndoresh.Edhe si mësues,edhe si drejtues që u bë më vonë, e bëri beli.Di që ta tundte këmborën.E kam fjalën për kolegun tim,Bajram Gashi.Nuk kam zakon që të vrasë dikë pas kurrizit.Ne ndërruam portat me të,për arsye se erdhën"kohë" të tjera.Ai përfaqësonte partinë që ra,unë atë që lindi,por kjo nuk na pengoi që të acaroheshim.Në u "ftohëm" ca mes njëri-tjetrin,këto nuk janë aq me rëndësi dhe,pothuaj,të paktën për mua,të papërfillshme.Pra,kryetari apo më mirë këshilli ,kish ndarë një pallat.Me sa më kujtohet,pallati i ndarë u bë mollë sherri.Flitej për padrejtësi,për ryshfete e ku të di unë.Unë pra e gjeta pallatin të ndarë me një vendim ligjor dhe,befas,më thërresin në Komitet të rrethit:-Të rindash pallatin!-Jo.Kundërshtova. Është marrë një vendim ligjor.Një pjesë e njerëzve janë futur atje.Disa kanë zënë hyrjet forcërisht dhe,sipas ligjit,unë jam jashtë këtij problemi.Kryetari,kur pa ngulmimin tim,atëherë mendoj që këtë problem ta shtronim para një trupi me këshiltarë ligjorë,që i dinin më mirë se ne këto punë.Se dhe kryetari i rrethit,z.Daver Çano(përfaqësonte PS) qe i ri në këtë emërim.Takimi u bë në zyrën e kryetarit të rrethit me pjesëmarrjen e juristit të komitetit,prokurorit të rrethit,nja dy gjyqtarë, dhe nuk mbaj mënd se kush tjetër.Juristët qenë me mendimin tim:unë kisha të drejtë.Nuk mund të anulloja një vendim që,pothuaj,qe ekzekutuar.Mirëpo,dardha e kish bishtin prapa.S'ishte më ajo kohë kur ,para se të vije tek një zyrë,duhet të mbusheshe mirë me frymë.Anarshia kish vënë krahë dhe nuk të njihte më për Sulo-be.Filluan presionet,tundimet(mbi mua po se po) deri lart.Urdhëri i prerë dhe taksativ:-Të rindash pallatin.Unë në timen dhe,sado që dy ditë kisha në dyetyrë,u bëra gati për dorëheqje.-Jo,-ma preu kryetari i PD,- ky është kapitullim.Turpërohet partia e tjera e të tjera,kur thoshte i mënçmi dhe i paharruari,Dori Keko. Po më rritej mjekrrra nga halli.Se si mund të zgjidhje atë problem aq të mprehtë dhe po aq të koklavitur.Njerëzit(ata hallexhinjtë e pallatit) m'u bënë pulle poste.Bylyk nga pas.Me burra e gra.Edhe sikur të kisha atë magjinë"Me urdhër të peshkut",nuk kisha si i jepja dum këtij problemi.Po se mos qe vetëm ky,pallati.Në anët tona,andej nga Skrapari,këndojnë një këngë,dy rreshtat e të cilës e tregojnë mirë,pozicionin tim.Kënga thotë:"Hanko nëne kokëkarroqe/Nuk ke parë Fize me koqe!".Të më falin lexuesit për fjalën aq të ashpër,po kam frikë se e humbet vlerën.Pra,ky hall qe"Fize me koqe".Kërkova arën me tre qe,se me dy nuk e lëroja dot.M'u kujtua për një çast,një oficer nga Dibra,që thoshte për të tilla probleme(se sos se më ndodhi vetëm mua),që na në Dibër thomi:"Vajti shyta për brina,la dhe veshtë në ta!".Dhe unë po lija dhe veshtë,pa brirët më ranë copë.Nga t'ia mbaja.Sa hyja në zyrë,mbrrinin ata.Qenë si hija ime.Burra dhe gra.Shumë syresh i njihja,disa i njoha.Ditë për ditë dhe kjo punë.Kur jepja e mrrja se si të mblidhja këtë lëmsh të shtëllizur keqas,në fermë,njerëzit kishin bërë "pronë" të tyre konviktin e shkollës bujëqsore.Një ndërtesë dy katëshe.Kishin hyrë forcërisht dhe ndarjen e dhomave e kishin bërë si në atë garën"më i shkathëti","më i shpejti".Përsëri unë tek kryetari në raport,njerëzit(pronarët e rinj)në korridor,dhe brënda tek kryetari edhe një ekip i sindikatës së arsimit dhe i shkollës që kërkonin që unë me forcën e ligjit(e kisha këtë të drejtë), të bëja vendimin për t'i nxjerë forcërisht.Qeshë mes dy zjarresh:në një anë hallexhinjtë që "pushtteti i popullit" u kish ngrënë mishin me gjithë kocka(një pjesë qenë të pastrehë ose ngusht se qenë parë me syrin e njerkës për biografi),dhe,nga ana tjetër,ish kolegë të mi që mbronin shkollën.Për çudi,ballas kryetarit dhe sindikatës,mora anën e "hallexhinjëve".Ata kishin të drejtë:konviktorë nuk kishte më në atë shkollë dhe ndërtesa qe e zbrazur.Qe si "luks" i madh që të qëndronte si një relike,kur këta hallexhinj(disa vërtet të këpusnin shpirtin),dhe unë jo vetëm nuk nxora urdhër për të liruar objektin,po sy më sy,i urova që të rrinin gëzuar.Kështu sa fitova dashurinë e atyre hallexhinjëve,aq m'u zëmëruan kolegët e mi.Dhe hiç nuk u pendova.Përkundrazi.Bëra mirë se "zbuta" pakësa aq e aq kërkesa për strehim.Kurse pallati"gangrenë" pak e nga pak po ma hante shpirtin.Kish prej tyre që tentonin t'më tundonin,me para,me të ngrëna apo të pira.Por them që ballin e kam të bardhë.Sa kam qenë në punë,kam qenë i"vogël",nuk arrita që ta njohë"paranë".Njerëzit janë gjallë.Mund t'i gjeni tek ai pallati,tek një tjetër,që"polli" ky pallat,dhe fare mirë mund të shkoni e të pyesni.Po doli qoft dhe njëri dhe të thotë se i kam ngrënë diçka apo i kam marrë qoft dhe pesë lekë të vjetra,atëherë ,ju lutem,më shkruani në adresën time që do t'ua lë më poshtë.Ndërsa jepja e merrja për të sistemuar atë pallat"gordian",befas kur vij në shtëpi,në Mbrostar-Ura,dikush kish pushtuar forcërisht çerdhen.Jo vetëm kaq,ky qe dhe pak qejfëli muzike dhe,pasi kish futur plaçkat atje,kish vënë një magnetofon,ia ngrinte zërin në maksimum,duke më bërë hapur karshillëk.Sado që më dhimbej ky,miku im,nxora vendimin për lirimin e objektit dhe me kët në dorë shkova në Degë të mbrëndëshme.Kur mbrrita në darkë në shtëpi,jo vetëm e kishin nxjerrë,por "shpëtuan" gjitonët nga muzika.Hyra në shtëpi(unë banoj në kat të dytë) dhe dritat qenë fikur.Për"kursim",sigurisht. Aty nga ora 10 e mbrëmjes,sado errësirë,dëgjoj që trokiti dera.E hap.Qe ai "muzikanti",i dehur tapë.Në dorë kishte një kovë(se bëra dritë me fener).Kova qe plot.-Hë,-i them,-pse je munduar?-Ja,-më tha,- ti më nxore nga çerdhja.Po,- ithashë.Epo,-tha ai,-prandaj e kam sjell kovën unë.Është me benzinë dhe do të vë flakën!Po çfarë flake,-ia kthej me të qeshur unë,- ku merr ajo,se nuk po fryn erë.Tak dhe sikur u përtyp.Mirë,-tha,- vij prapë nesër unë,kur të ketë erë.Dhe iku.Muzikanti është djalë dai,po kur pi,e humbte torruan.Edhe atë natë kish pirë.Të nesërmen,po në mbrëmje(tani kish dhe drita),tokiti prapë dera.Dola.Qe ai,i çerdhes."Muzikanti!".Këtë radhë nuk kishte kovën me vete,po një palë pantollona stofi,të reja.Unë:-Po,hë,- i them,- do vish brënda?-Jo,- më tha,-kam ardhur të "shlyej"fajin.Fute pak krahun këtu(më tregoi belin e pantollonave).E futa.Qe tamama.-T'i gëzosh,-bërtiti.Më ka thënë greku mua(kish qenë në Greqi),që po të nxuri krahun beli,të rrinë tamam.Dhe iku poshtë shkallëve.Ia mbajta pantollonat që qenë vërtet të reja,po mua,s'më bënin.Ia dhurova një kolegu për të birin.Sa u gëzua kolegu,aq u imrpresionova unë nga gjesti i muzikantit. Ata të "pallatit lëmsh" më ndiqnin pas deri në Mbrostar.Pallati qe në qytet.Sime shoqe që punonte me tri turrne në maternitetin e Fierit,i ra goja copë që një hyrje ta merrnim për vete.Se kot nuk isha kryetar,de!Mua më digjej mjekrra,ajo donte të ndizte cigar.Natyrisht,asaj nuk i rrëfeja se sa keq më kish zënë gërshëra.Tregohesha si kapedan që u jepja dume të gjithë punëve.Kishin kaluar avash-avash nga ky sherr(tamam sherrnajë) dhe mu tek dera ime(ku shpëtoja nga trokitjet atëherë) dhe dhanë ballë tre nga ata të pallatit.Më luteshin,më premtonin lugë floriri,s'do më dhëmbte koka e plot e plot dokrra.E kuptoja që e kishin nga hallli.Po dhe unë,e kisha më keq se ata.Si gozhda nga sqepari.Mundoja që t'u shpejgoja atyre që qeshë me ta,por nuk kish mënyrë zgjidhjeje dhe"vizitat" e posaçme të tyre nuk bënin dot asgjë.Por ata ngulmonin e ngulmonin."Muzikanti!(ai i pantollonave,pra),kishet pirë dhe ishte bërë karroqe.Kur ndjeu se po më"lodhnin" shumë me kërkesat e tyre,ngjiti shkallët dhe u tha:-Ore çfarë kini me profesor Papin ju( të jem i saktë:nuk gëzoj ndonjë titull profesor,por kështu më thërresin ish nxënësit e mi,se i tillë është dhe"muzikanti),më njihni mua(patjetër që e njihnin.Mbrostar_Ura është i njohur për gjihtë zonën!),e di se çfarë do t'u bëj,po ju pashë dhe njëherë që ngjitni shkallët,ju dogja me benzinë.U tronditën,e humbën pakësa,po ndërhyrja ime se"janë miqtë e mi",ia ndaloi hovin,por u kthiellua.-More çafrë shtëpie i kërkoni profesorit ju?Atje në zyrë,se këtu mos u shoh më!Hajde,marsh!Dhe,në një farë mënyre,shpëtova nga kjo e keqe.Se nga sherri,ndonjëherë,vjen hairi. * * * Dhe përsëri pallati.Më së fundi,disi e zgjidha atë nyje që,me të vëretë qe si "Nyja Gordiane".Me marrëveshje me Komitetin e rrethit,prishëm zyrat e drejtorisë së fermës.Po dhe më këtë lloj "prishjeje" jo se u zgjidh gjithçka,por,në fund të fundit,pjesa ndërmuese u sitemua.Mua më kish ardhur në majë të hundës.Probleme me gjithfarësh dhe mundësi fare të vgola.Edhe këtu filloi lufta ,me llloj-lloj mënyrash:dikush me ryshfet,njët tjetër,me krahmarrje,një tjetër me kërcënime e plot dokrra që llumbi i kohës i solli me vete.Qe tamam jo kalë që t'i hipja,po kalë që po më hipte dhe me peshën e tij po më zinte frymën.Tri herë në ditë(kishin kaluar nja tri muaj a më shumë?),matesha të bëja dorëheqje të parevokueshme,po e kisha provuar dhe nuk më lejonin.Por ja erdhi një ditë dhe kupa u mbush.Tek punoja me sekretaren në zyrë,dëgjoj një trokitje.Hyr,-urdhërova,-. Pashë që u hap dera,dhe u tregua një djalosh me flokë të gjatë,me një shapkë në kokë dhe,ndërsa i thashë,që përse je munduar,më thotë:-Dëgjo,për ty( e kish fjalën për mua!),kam dëgjuar fjalë të mira.Unë kam ardhur me këtë kyç në dorë,se këtë zyrëzën do ta marrë veta.-Jo,- ia kthej si pak me "politesë",këtë nuk e merr dot,se këtu ka gjithë këto dokumente dhe,po preke ato,do shkosh në burg.Ai:-Ore,po unë dyshekun në burg e kam.Ti telefono në degë,thuaj ka ardhur filani dhe e dinë vet ata se cili jam.Po dil se mos të mbyll aty brënda se më je dhe me atë "familjen" e botës(e kish fjalën për sekretaren).-Dil ti,-i thashë sekretares.Doli,e shkreta,sikur kish bërë një turp.Dhashë e mora me atë që "rrobat i kish lënë në burg",po hante pyka ai.Mbylla derën dhe pashë që ustai i vuri një kyç të madh e të zi.Ndërsa ikja(tamam si qeni i rrahur),prapë m'u kujtua ajo proverba që thotë për kyçin:"Arapi i zi,ruan derën e tij".Burgaxhiu kish gjetur tamam atë kyç.Sa u largova nga zyra,hyra tek një zyrë në komitet dhe atje shkrova dorëheqjen time të parevokueshme.Më dhanë e më morën ata të partisë,por më s'u ktheva nga rruga.Pushteti më doli nga hundët.M'u kujtua një këngë popullore që e këndonte gjyshi i atij "muzikantit":"NJe behar të tërë unë për ty punova/sandale kërkova/sandale të solla/.Dhe unë i kërkova dhe i gjeta sandalet.Aq mirë më erdhën pas këmbës,sa dy këmbët m'i vunë në një.Unë vërtet që 4 muaj shërbeva si kryetar,por,ndër të tjera,zgjidha një "lësmsh" që ma bën pajë, të tjerët.Bëra me "shtëpi" ata të konviktit;ndava mbi 80-troje mu në palcë të Fierit(se qenë të zonës sime),pa përmëndur këtu qindra pashaportizime mu në dylagjet e Fierit dhe ca më shumë në fshatra për reth,por ,megjithatë,nuk qeshë i "zoti" që të merrja qoft edhe një truall për vete,kur me ligj qysh nga viti 1989,jam banor i Fierit.Pra,kisha pashaportizimin në Fier.Katërcipërisht,shihet që isha i pazoti për një punë të tillë.I kam zili ata që punojnë në pushtet dhe ca më shumë kam ata që kërkojnë,me çdo kusht,të zgjidhen dhe të rizgjidhen.Se ç'ndjesi kam unë për pushtetin,do ta them edhe në këtë poezinë që po bashkangjis.Ju,që do ta lexoni,kini vetëm një detyrim,të më shkruani që më ka gjetur si me atë udhëtarin e Afrikës apo jo?A qe pushteti për mua kalë më hipi?


Ja dhe poezia
"Puplat" e pushtetit
Puplat e pushtetit nuk i dua
Jam "ngrohur" prej tyre dikur
S'ka dreq që më mbush mëndjen mua
Pushtet nuk dua më kurrë.

Se është kalë i rëndë që më hipën
Dhe pesha e tij:elefant!
Halleve të njerëzve s'u përgjigjem
Këto"pupla" më mbushin inat.

Ma shpojnë trupin si me gjëmba
Trroç e them:s'ndjehem rehat!
Për këto"pupla" kurrë s'më shkon mëndja
Kam alergji dhe bërtas:Larg nga unë!Larg...
16 mars 2003
Përparim Hysi, 4 korrik 2009

FL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi