Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Xha Tuni...(tregim)

Shko poshtë

Përparim Hysi:Xha Tuni...(tregim) Empty Përparim Hysi:Xha Tuni...(tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 7:10 pm

Xha Tuni...

Tregim

Nga Përparim Hysi

Trokiti dera dhe,sa u hap,pashë një plak myzeqar
safi,mbështetur mbi një dorak,me një kostum pak si jashtë mode,jo se
qe i vjetër,por them se pantollonat i kish qillota si qëmoti.Takia e
bardhë dhe grykëza që kish veshur si për krushk,tregonin se qe sojli
dhe nuk i mungonte kujdesi në shtëpi.Ai hyri,tha"si u gëdhitë zotëria
juaj",dhe,pasi u ul mbi karriken që i zgjata me shumë politesë(se qe
afrë 80-tave),më tha:-Ore kryetar,se,mesa ma ngjan kryetari do të
jesh, ti qenkëshe dhe me këtë "cucën"këtu("cuca"ishte sekretarja e
komitetit pluralist që punonte me një zyrë me mua,kryetarin,de!),kurse
unë Tun Gorreja që më ka harruar seneja të më marrë,sikur kam një
mesele vetëm me tyja.Kjo"cucë" e xhixhait do ia bëj hallall rixhanë
një plaku-kokësapllaku,si unë.Dhe qeshi.Adelina apo ajo"cuca"(po ku
kishte çupë më fisnike se ajo?!),tek s'mbante gazin nga shpotitë e
këtij"xhixhaj"kaq shakaxhi,doli duke më lënë vetëm.Tun Gorreja që e
kish harruar seneja,nxori kutinë e duhanit(ndërkaq unë nxitova t'i
zgjatë
"DS_në" time,se atëherë e pija duhanin),dhe,mbasi nuk pranoi ofertën
time,më tha:-Duhanin,po e pive,mos e ndërro.Duhanin dhe gruan.Kur pa
që po qeshja,më tha:-Ore jam nga koha e dorakut,unë.Dhe më tregoi
bastunin.Në këtë moshën e dorakut,nuk ndërron dot dhe ç'thuaj,t'i ka
parë syri.Pa t'i ka dëgjuar dhe veshi.Në s'ke nxënë nga ç'ke parë dhe
ç'ke dëgjuar,do të thotë që je qorr me syhapët dhe veshët
Perëndia,që,shyqyr i qofshim, t'i ka zënë me dyllë.Ja,për këtë
trokëdheu që do na hajë.Se gavnjeshtër nuk njoh una.Duhanin,po e
ndërrove,të jepë kollë.Pa kolla të mbytë.Uh,lanet!- mallkoi.Po dhe
gruan,po e ndërrove,o çun,prapë të zë"kollë".Jo kollë,po
butërpelash,kur themi ne,në Myzeqe.Dhe ia dha të qeshurit.Mandej,si e
drodhi me shumë finesë, e bëri tym dhe,ndërsa ndiqte tymin që mori
tavanin,tha:-Kam mbi 60-vjet që e "ha" këtë laço.Nuk e pi,jo.E ha.Që
esëll,të keqen pepja tyja,dhe,mbasandaj,gjyryk pamporri.E la,për
pak,mbi tavull dhe më tha,mbasi më hodhi një vështrim me ata sytë tërë
dritë të një shpirti babaxhan.-Hë,mirë bëra që nuk dërgova Thimin
tim(Thimi është djali im,gati me moshën tate,më sqaroi ai),dhe,pa më
lënë mua që të ndërhyja që pse kishte bërë mirë"që s'kish dërguar atë
Thimin",tha:-Thimi është qimesert,tëpkë si tyja:se dhe ti qimeashpër
më qenke .Qimesertët janë punëtorë,po nuk hanë bodec fare.Bëre dy
qimesert tok,mori zjarr.E kam vënë re me qetë una.Kisha një Shegan
qimekuq,por i sert që,pak po ta shpoje me bodec,vrrik ia bënte
zgjedhës dhe tej matan.Sidozot një lopë kokëmadhe.Po e pat lopa kokën
e madhe,mos bli,se nuk ka qumësht.Ta jepë me senet Tun Gorreja tyja.Se
dhe kafshët ,o çun,janë tohidho si roptë.Aha,gavnjeshtër,s'njoh
unë.Prapë qeshi dhe unë"qimeserti",sado që ky"xhixhai" po shtinte me
"pambuk",s'e mbajta dot të qeshurit.E,ndaj,ardhsh vet.Dhe paskam bërë
mirë.Se që,thuaj ti,o kryetar,ndaj ta përmënda atë "gavnjeshtrën"
unë,tyja.Se jam afër varrit dhe s'dua"lecka" mbi vete,njimëni.Më tha
Thimi mua:-Pepe,mos shko në hyqymet ti,se ka ndrruar puna.Ka ardhur
një nga ata,të "tjarët".Nga të "tjarët" a nga "tanët",i thashë xhixhai
do mundohet.Se nga qielli s'ka rënë ky"jatri"de!Dhe ardhsh.Po ta them
që në fillim:-As xhixhai dhe as familja ime nuk ka votuar për tyja.Se
dua të them të "ndrejtën",unë.Është tjatër punë,në do ma qash hall.Se
qeshë dhe tek ai,i fshatit,unë,po ëhë,më tha:-Nuk bëhet. Se kot s'ta
përmënda una atë punën e lopës me kokë të madhe(aludonte për kryetarin
e fshatit që qe po nga PD).Se në këtë moshën
e dorakut që jam unë,nuk ndërron dot "përshesh".Se të mbytë dhe
"përsheshi" si puna e asaj që thashë për duhanin.
* * *
Tymosi me mjaft qejf,u mbush me frymë.Digjo,-
vazhdoi,- që jam i lashtë,kjo duket.Më ka parë shumë kurrizi mua.Që
nga ai ymërikuri,mbreti,deri ky,jatri.Epo ndryshoi seneja,po nuk
ndryshon Tun Gorreja dot pa.E,në ardhsh,kam nji hall.Hyqymetin unë si
Tuni e kam frikë.Është si bullari hyqymeti.Bullarit Zoti ia mbylli
sytë se është i rrezikshëm.Njëherë në senetë bullarit i hapën sytë.Kur
i hapën,mjerë kë gjen në rrugë!Kështu dhe hyqymeti mbyll sytë si
bullari(se mbyllur i ka,me domosdo,kur bën sehir gjithë këto prishje
që bën ropi),po kur i hap,mjerë ropi.Se që t'i vëmë kokëz
muhabetit,digjo pakëz xhixhanë ti.Kur iku jermëni,aty tek Ura e
Mbrostarit pat lënë si batall një si depo me materiale.Qereste e madhe
në atë depoz.Epo iku.Shyqyr që iku.E më t'u lëshuan ti,me të bardhë e
me të zi,dhe kush e kush të marrë qersete atje:dhoga po,çimento
po.Mushamara.Kazma.Lopata.Dhe kur të shohësh ti,na.S'mbeti më as si
karabina.Kur erdh një kohë dhe hapi sytë bullari.Dhe një nga një(sikur
kish qenë prapa kurrizit hyqymeti!)më t'I thërresin në hyqymet(e kish
fjalën për pas 1944)dhe i thonë;sidozot:Tun Gorreja ke marrë në filan
sene kaq dhoga për aq,bëjnëkaq.Hidh paratë mu në portofol të
qeverisë.Se dhe,kur i ka të mbyllur sytë,hyqymeti të ha.Ndaj të lodha
ca se trapita larg,po ma bëj hallall.Tani pse kam ardhur una?Aty para
shtëpisë kam një goxha varosh(shesh).Me senet nga qeveria nuk e
kam.Mirëpo ka pllakosur një milet kam-kum që të vjen e të zë frymën,se
e gjen të lirë e pazot.Çuni po më ka ca cuca të rritura sa kjo cuca që
doli tanithi.Bela e madhe.Të thashë se e kam qimesert çunin dhe merr
flakë.Kohë e keqe,për ne që kemi cipë.Kam ardhur të bëj rixha,ma jep
dot me senet xhixhait ti.Që jo vetëm të fle rehat,po të shkoj rehat
andej nga më presin.Se digjo xhixhanë:-Në fshat të botës,nuk të zë
turpi.Se kush të njeh,ejvallah!Dhe ai që do vijë aty,ballas shtëpisë
sime pse do ketë turp?Ja,për këtë,u munduash.Se thashë nga hyqymeti
kam frikë,xhixhai.Dhe unë,pa e bërë të gjatë,thirra atë"cucën" dhe i
thashë:-Shtype këtë shkresën që kam bërë unë.E bëri.I vura firmën dhe
unë dhe"cuca" dhe i thashë:-Ta gëzosh,o xha Tuni!
Pashë që i çeli nuri dhe nuk iu ndënj pa
folur:-Qimesertët,vërtet nuk hanë bodec,po kur nuk marrin përpjekur,ku
m'i gjen.Dhe prapë qeshi.Paçi uratat e Tun Gorresë që e ka harrurar
seneja,- uroi.Dhe iku.I thashë Adelinës:-Dëgjo,veprova kështu,se jo
vetëm më foli me zëmër në dorë,por kishte korë.
* * *
Epilog
Kisha muaj që kisha dorëzuar "tapitë" si
kryetar dhe tek po shkoja në kafe,kur përballë arkës së
kursimeve,pashë atë:vet Tun Gorrenë.Kish dalë të merrte
pensionin.Hajde,- i ithashë,- të jap një kafe.Erdhi.E,-i thashë,- i ka
hapur sytë bulllari,apo jo?
-Jo.Jo.-m'u përjgigj.Ustai i ri do kohë të mësoj të bëj samar.Sa t'ia
marrë dorën ai,kurrizet e gomarëve do bëhen copë.Dhe qeshte.Shtinte
larg e larg.Më tha:-E mban mënd që të thashë për lopën që ka kokë të
madhe'?Po,i them,më the që s'ka qumësht.Thashë,thashë,po e pagova.Se
shkoi ai ,imi,(kush?_i thashë,ai qmeserti?),epo atë kam una
laj-thaj.Shkon që thuaj ti mu në Poshnje të Beratit dhe më të ble një
lopë.Sa e shoh,i them:-Po pse,mor bir, po ç't'u desh?Po lopa që ka
kokë të madhe,nuk ka qumësht.Apo e pe të shëndosh ti dhe tujte.Dhe
është farmak xhixhai sot.Se dje e bleu,po kur e moli ajo,imja,ëhë,ku
ajo"Shega" që paçë blerë,ku kjo e Poshnjës.Pimë kafenë,bëmë dhe pak
muhabet dhe u ndamë.E lashë gjallë,po me siguri,duhet të ketë
ndërruar jetë.Se unë më nuk ma zuri syri dhe,po të shtosh që
qyshatëherë,kanë kaluar gati 17 vjet,s'më mbetet veç të them:Dritë mbi
varrin tënd,o plak aq i urtë dhe me korë!Amen!
*Emrin,për etikë,e kam ndërruar.
Përparim Hysi, 6 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi