Përparim Hysi:Hamleti në Mbrostar-Ura * (tregim)
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi:Hamleti në Mbrostar-Ura * (tregim)
Hamleti në Mbrostar-Ura * |
Tregim
Requem për Kujtim Spahivoglin
Nga Përparim Hysi
Jam pakësa i vonuar,por,sidoqoft,më mirë vonë se
kurrë.Këtë shkrim ka kohë që e ruaj në kujtesë si një plagë që dhëmb
dhe më ka ndodhur se me Gurin mitologjik të Sizifit,e ngre dhe prapë
rrëzohem me gjithë të.Ngjarja është e vjetër,gati mbi
30-vjeçare,por,sado e vogël,më ka lënë një mbresë që dua ta heqë nga
trupi.Dua që ta ndaj me të tjerët:fillimisht,me të afërmit e të
ndjerit(gruan,Vllasovën;me çupën e tij;me Timin(të nipin);me të
vëllanë Skënderin dhe nuk e di në ka të tjerë?!),mandej me të gjithë
ata dashamirë të shumtë të tij që nuk janë vetëm në Shqipëri,por dhe
në Kosovë e Maqedoni(ai ka patur një status unik:shkonte në Kosovë e
Maqedoni për art!)dhe,siç ka ndodhur,me këtë kurbet galopant,në të
katër anët e globit ku ka shqiptarë.Kam dhe një arsye tjetër;sivjet,me
sa di unë,është 20-vjetori i tij(më duket ka qenë shkurt?!).Ka
20-vjet që fizikisht nuk është,po rron tek ata që e kanë njohur,njëri
prej të cilëve jam edhe unë.
Ndoshta jam i gabuar(për shkak se jam larg
Shqipërisë),por nuk kam parë ndonjë takim jubilar për nder të tij,të
paktën aq sa i kam ndjekur unë së largmi.Sidoqoftë,duke prurë këtë
shkrim requem për TË,bëj një si apel për të gjithë ata që e kanë
njohur,këtë artist të madh të skenës,që,veç artistit,hynte në ata
njerëz me zëmër të madhe sa bota,pra apel për ta bërë sa më të plotë
portretin e tij të bukur që,mjerisht,jo vetëm e masakruan,por e vranë
para kohe.
* * *
Ka qenë vera e vitit 1960 a 1961,kur e kam parë
për herë të parë në skenë.Luhej "Hamleti" i Shekspirit dhe për këtë
rol,debutonin në net të ndryshme,tre aktorët më të mëdhenj të asaj
kohe:Naim Frashëri,Kadri Roshi dhe Kujtim Spahivogli.Naimi dhe Kujtimi
ishin nën kujdesin e një regjisori sovjetik(Batko a Bratko,më duket e
kish mbiemërin?!),kurse Kadriu përgatitej vet.Unë-pse do ta bëj
hasha-isha fans i Kadriut.Kjo për dy arsye:e kisha parë tek "I
çuditshmi",dhe më kish befasuar dhe,nga ana tjetër,rrija me një të
afërm të Kadriut tek shtëpia e artistit,kur banonte tek
pallatet"Agimi".Aty,tek shtëpia e tij,lexonim pirgun e letrave nga
simpatizantët dhe këto,natyrshëm,dikonin dhe në shijen time.Por shkova
dhe i pashë që të tre me radhë.Kurrë nuk mund të harroj dy duar që
sikur bënin dritë tek "përkëdhelnin" në skenë kokën e Jorikut,pastaj
batutat që sikur dilnin nga një shpirt vullkanik:ishte këtë radhë,i
bukuri Kujtim Spahivogli.Dhe më mbeti në mëndje:i bukur;i
paarritshëm.Mandej,e ndiqja në shtyp nga largësia,dhe më bëhej
qejfi.Lexoaj-pse ta mohoj- edhe ndonjë poezi të tij.Shkëlqimin po e
jepte si regjisor dhe,ca më tepër,me pjesët që vinte në skenë në
Kosovë a Maqedoni.Mandej,në mos gaboj,në mes viteve '70-të,erdhi dhe
gjëma.E dëbuan.E përçudnuan.E masakruan...
Dhe,kur marrë të shkruaj për këtë dëbim
tinëzar,s'ka si mos të më vijë në mënd një varg lapidar i Asdrenit
nga poemthi"Kryengritësi" që thotë:-Dëbojnei!Të ikë se na bën hije!
Se,për fat të keq,kështu ka ndodhur.Qenka zbuluar(më së fundi),se nuk
ka patur kurrfarë vendimi për të "linçuar" këtë artist të madh të
skenës,këtë luftëtar të madh të Kombit(ka qenë "Debatikas"!)),këtë
njeri kur kjo fjalë në çdo pozicion përbri tij,duhet shkruar me gërmë
të madhe.Dhe e dërguan në Fier.Në Fier,po ku?Në bonifikim.Në
bonifikim,po ku?Në Mbrostar-Ura,tek ai poligoni(siç e quajmë ne
vëndasit,se jam nga Mbrostar-Ura,fshat 3-4 km larg Fierit),ku dhe e
ritakova.Po të mos harroj:u vrava dy herë shpirtërisht me këtë
internim të Kujtimit edhe për një arsye tjetër:këtë do t'jua them më
poshhtë.Fieri ishte qendër ku vinin kryqeqytetas të sferave të
ndryshem që ia kishin bërë"borxh" partisë:këtu kanë mbyllur
sytë,Sejfulla Maleshova dhe Sejfi Vllamasi.Kanë vuajtur dënimin
artistë,si:Pëllumb e Xhulejta Kulla,Leka Bungo,Maria Rafael,edhe
ndonjë tjetër.Por me Kujtimin ndodhi pak më ndryshe:e
shoqja,Vllasova,e ndau.Kjo(kështu arsyetoja atëherë) më revoltoi më
shumë.Dhe e mora Vllasovën më shumë inat se partinë e qeverinë.Në
shkruaj tani,kështu me letra të hapura,dua,që,ndoshta,ajo ta lexojë
dhe ta dijë mendimin tim.
* * *
Dhe tani,si e takova?Po vija me biçikletë nga Fieri për në
shtëpi dhe,mu tek porta e poligonit,pashë një burrë që jepte e merrte
për të hedhur mbi një reportabël,një platformë betoni.I shihja duarët
e tij,të veshura me një palë "dorashka"made in thes cimentoje që jepni
e merrnin,po s'po arrinte dot.Lashë biçikletën dhe iu afrova ta
ndihmoj.Kur ç'të shoh?Qe ai:Hamelti?!!!(dora vetë,Kujtim
Spahivogli!).-Hamlet,ti në Mbrostar-Ura?-i thashë.Ai,i befasuar,lëshoi
platformën dhe tha:-Ku më njeh? -Po ty të njeh e gjithë Shqipëria,- i
them.Dhe pashë që iu rrëkëllyen dy lot të mëdhenj.Lot të mëdhenj prej
burri të nëpërkëmbur.E kapa platformën dhe e hodha mbi reportabël.Tek
po matej që të më falënderonte,unë pashë që po afrohej"fukaraj",-një
afie që hiqej i varfër,por ishte sytë e veshtë e mbretit.E keqja qe se
"fukarai" më njihte mua dhe ky "takim",sado i rastësishëm,s'ishte në
të mirën time.Frikën e njihja dhe s'kam pse rrah gjoksin për trim.
Pedalova mbi biçikletë,për t'u shpëtuar syve të
"fukarait"(maskarait,më mirë),por pas mora dy lotët e atij burri që më
pikuan shpirtin.Shkova në shtëpi dhe shkrova aty për aty:"Kur qan një
burrë".Duket sikur u çlirova nga një si makth,por,sakaq,dhe më filloi
autocensura.
Frika se mos më pa kush se çfarë shkrova.Dhe e grisa atë që
shkrova.Vetëm nga frika.Ama lotët e Hamletit më kanë ndjekur dhe sot e
kësaj dite.Diku,dikur,kur u përmbys,rishkrova për këtë artist të
madh,një poezi.Sado që nuk është kushedi se çfarë,unë po e sjell për
ju.Sidoqoftë,unë pres që këtij artisti të madh,t'i jepet vëndi i
merituar.Një qiri mbi varrin e tij.Amen!...
*Mbrostar-Ura-fshat 3-4 km larg Fierit.
Tregimi ka qenë botuar tek"peshkupaujë"
18 qershor 2007
Kujtim! *
Post Mortum
Kujtim Spahivoglit
Ç'qe ajo dorë mizore që të"vrau" në gjumë?
Ty,shpirtmadhit,me zëmrën si pëllumb?
Vendim hiç s'ka patur(të dënuan si "qesim")
Kë shkele në kallo,i bukuri Kujtim?!
Një gojë si gjeratore,e keqe,e ligë
Voll helminn e cmirës:-Të ikë,të ikë!
Pëllumbin e bukur me shpirtin e madh
E dëbuan nga Tirana.Larg!Sa më larg!
Të bëj beton e të hapë kanale
(ah,gjuhë zezonë!Ah,gjuhë prej Kasandre!)
Dhe shpirti i bukur,u lodh;u cfilit
E vrau pafajësia nga pak çdo ditë.
Dhe zëmra më s'duroi;një ditë shkoi,u fal
Siç fiket një qiri që tretet ngadalë
Dhe iku pëllumbi;ndoshta në pakthim
Por ne që të duam,të presim,Kujtim!
Skena të pretë dhe njerëzit të presin
Se Njerëz si Kujtimi kurrë nuk vdesin
Tek shkruaj këto vargje,më bëhet si i gjallë
Atje,tek poligoni,tek hapte një kanal.
Ndaj them me veten time:ndoshta e shoh prapë
Ah,kjo shpresa ime,pse mbeti e thatë?!....
*Kujtim Spahivogli ka vdekur në korrik ,në vitin 1987.
13 tetor 2004
Përparim Hysi, 16 korrik 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi:Xha Tuni...(tregim)
» Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
» Përparim Hysi:Rrëfimi i një të burgosuri (tregim)
» Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
» Përparim Hysi:Një kalë që më "hipi?!" (tregim)
» Përparim Hysi:Me kierre,ore... (tregim)
» Përparim Hysi:Rrëfimi i një të burgosuri (tregim)
» Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
» Përparim Hysi:Një kalë që më "hipi?!" (tregim)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi