Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta

Shko poshtë

Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta Empty Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 6:31 pm

Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta

Intervistoi: Beqir Sina, Bota sot
Intervistë me kryetarin e PDI-së, z. Tahir Muhedinin


Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta Intervista
Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini në një intervistë ekskluzive me gazetarin tonë Beqir Sina.
Socialistët na refuzuan
“Ne nuk kërkonim elektorat të “madh”, ne kërkonim vetëm votën tonë, votën për çështjen çame, për atë që ky Parlament na e mohoi në vitin 2004, kur ishin në pushtet socialistët. Pikërisht, atëherë Parlamenti e hodhi poshtë rezolutën, e cila kërkonte nga parlamenti shqiptarë njohjen e çështjes çame”.
I kujtonin në fushatë
Duhet pranuar edhe fakti se në kohë fushatash si e djathta dhe e majta megjithëse deklaroheshin se do të bënin shumë për çështjen çame, ato si përfundonin zgjedhjet, gjithçka harronin.


Partia Demokratike për Integrim e Shqipërisë do të kërkojë që me përfaqësimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë, tani që ajo ka edhe një deputet të saj, çështja çame do të “shkojë” drejt zgjidhjes institucionale dhe kjo në asnjë mënyrë me ndryshimin e kufijve, por vetëm me njohjen e çështjes çame.
Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini në një intervistë ekskluzive me gazetarin tonë Beqir Sina, që ndodhet këto ditë në Tiranë, vlerëson se shteti shqiptar nuk ka bërë fare për më shumë se 50 vjet, por edhe qeveritë e 19 vjetëve të demokracisë nuk bënë mjaftueshëm për t‘i dhënë zgjidhje çështjes çame.
Sipas tij, lëvizjet më reale për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë qenë ato në vitet ’92 - ‘96, nga Partia Demokratike dhe lideri i saj kryeministri Berisha, me nënshkrimin e "Traktatit të miqësisë" me Greqinë. Ai thotë se e majta sa qe në pushtet, por edhe në opozitë nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj çështjeje ose siç tha ai: "nuk tha asnjë fjalë, asnjë shkronjë" për këtë çështje.
Kreu i PDI-së sqaron arsyet pse u bë pjesë e koalicionit të djathtë “Aleanca për Ndryshim”. Ai flet edhe për nënshkrimin e dokumentit për në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe hyrjen në NATO, z. Muhedini i quan suksese të qeverisë së kryeministrit të vendit Berisha dhe vlerëson shumë rrugën Kukës - Durrës. Beson shumë se me futjen në Kuvend dhe bashkëkoalicionin do të marrë shtytje çështja çame.
“Bota sot”: Zoti Muhedini, si i vlerësoni zgjedhjet?


Muhedini: Ishin pa dyshim zgjedhjet e para të këtij lloji në Shqipëri, qoftë si sistem zgjedhor, por ashtu edhe nga mënyra sesi ato u zhvilluan. Ndaj pothuajse jam në të njëjtin mendim me pjesën më të madhe të shqiptarëve, por edhe të një pjesë të komunitetit ndërkombëtar, se këto: “Kanë qenë zgjedhjet më të mira që ka mbajtur vendi ynë në këto 18 vite të demokracisë!”


“Bota sot”: Çfarë treguan për ju këto zgjedhje?

Muhedini: PDI-ja megjithëse ishte një forcë e re politike dhe futej në këto zgjedhje për herë të parë, tregoi se ka bërë përparim, ashtu siç kanë bërë edhe vetë këto zgjedhje. Duke i treguar jo vetëm shqiptarëve, por edhe komunitetit ndërkombëtar se Shqipëria di të mbaj zgjedhje të mira.
Mendimi im është se duke parë korrigjimet e së kaluarës, por edhe masat që mori qeveria dhe parlamenti shqiptarë, në bashkëpunim me të gjitha partitë politike, për të bërë një votim të garantuar, nuk shkuan kotë.
Këto zgjedhje në çdo këndshikim janë shumë më lart se zgjedhjet e mëparshme. Ato padyshim që ishin votime si në të gjithë botën perëndimore, pa as më të voglin problem. Nuk e kuptoje nëse ishte një ditë votimesh apo një ditë e zakonshme.
“Bota sot”: Sa të vështirë e pati PDI-ja në këto zgjedhje të konsideruara si “shumë të ashpra” për partitë e vogla?

Muhedini: Nuk e patëm aspak të vështirë, sido që të shihen tek partitë e tjera. Ne kemi një “infrastrukturë” të përgatitur elektorale, e gatshme që të futet në çdo zgjedhje. Dhe për këtë meritë padyshim ka edhe shoqata “Çamëria” e krijuar në vitin 1991, e cila me ato mundësitë e veta, arriti ta mbaj gjallë, ta vitalizojë, por t’i japë edhe më shtysë kësaj çështjeje nëpërmjet përfaqësimit të saj në këtë shoqatë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sensibilizimi dhe afirmimi i kësaj çështje deri më tani kishte bërë që të zgjohej dhe ngrihej ndenja, duke aktivizuar në çdo hallkë një numër të madh të komunitetit çamë, por edhe të gjithë shqiptarëve.
Ne nuk e pamë dhe nuk e patëm aspak të vështirë, për vetë faktin pasi që ne nuk kërkonim elektorat të “madh”, ne kërkonim vetëm votën tonë, votën për çështjen çame, për atë që ky Parlament na e mohoi në vitin 2004, kur ishin në pushtet socialistët. Pikërisht, atëherë Parlamenti e hodhi poshtë rezolutën, e cila kërkonte nga parlamenti shqiptarë njohjen e çështjes çame.
Shoqata Çamëria dhe komuniteti çamë nuk ka pasur ndërmend ndonjëherë të krijojë parti politike. Duke menduar se ky problem madhorë, që ka krahina shqiptare e Çamërisë, do të zgjidhej edhe brenda shoqatës. Por, duke parë mohimin e të drejtave themeltare të njeriut, mohimin e asaj se çfarë ka ndodhur me gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë çame, duhej gjithsesi një parti politike, që do ta përfaqësonte më denjësisht këtë çështje.
Për këtë ne për herë të parë, e provuam veten si forcë politike në zgjedhjet e vitit 2005. Duke marrë pjesë në ato zgjedhje me një kod tjetër zgjedhor krejt ndryshe nga ky që u futëm në garë kësaj radhe, dhe fituam një deputet e pretendojmë të marrim një mandat të dytë.
Dua të theksojë se ne jemi një parti klasike dhe jo thjesht një parti për çështjen çame. Një parti me një program të gjerë dhe me një strategji të zgjedhur për të mbrojtur liritë e të drejtat e popullsisë çame, në ato pika ku ato kanë munguar deri tani.
Kjo ndodhi në të njëjtën kohë, që në Shqipëri, shiheshin të drejtat e njeriut vetëm për minoritetin grek. Ne nuk kemi asnjë kundërshti dhe nuk jemi kundër asaj që të shihen të gjitha të drejtat e pakicave dhe minoriteteve, por jo disa të shihen e trajtohen siç thotë populli, “disa si të nënës - e disa si të njerkës”.
“Bota sot”: Pra, a ia arritët qëllimit?

Muhedini: Të jemi të sinqertë në zgjedhjet e para të vitit 2005, ne nuk e arritëm atë çfarë synonim. Votat tona u shpërndan sa tek PS-ja, po aq edhe tek PD-ja. Kësaj radhe kemi një përqendrim votash të komunitetit çamë tek PDI-ja, aty ku edhe janë të përqendruar çamët, në Fier, Vlorë, Durrës. Jo 100 për qind, por sidoqoftë arritëm të merrnim shumë vota.
Por, për të qenë i sinqertë, pashë se komuniteti çamë ende nuk ishte i bashkuar. Një pjesë e komunitetit çamë shkon ende sa djathtas dhe një pjesë shkon majtas. Mirëpo, shohë se popullsia çame kishte përkrahjen dhe mbështetjen e të gjithë popullsisë shqiptare dhe haptazi asaj që shkon më shumë djathtas, dhe i bashkohet zgjidhjes së problemit çamë.
Unë kamë pasur takim me dr. Berishën edhe në vitin 2005, për të bërë koalicion parazgjedhor me ftesë nga PD-ja. Dhe atë vit ne hymë të vetëm dhe humbëm në zgjedhjet lokale, duke nxjerr konkluzionin se duhej patjetër të hynim në një koalicion në zgjedhjet e 28 qershorit. Dhe kështu vepruam duke zgjedhur koalicionin e djathtë “Aleanca për Ndryshim”, të kryesuar nga PD-ja. Ne jemi vlerësuar për punën që kemi bërë në këto katër vjet dhe për atë angazhim të madh që patëm.
“Bota sot”: Përse z. Muhedini zgjodhët të djathtën dhe jo të majtën?

Muhedini: PDI-ja që përfaqëson popullsinë çame, është parti e qendrës së djathtë. Me ndryshim e sistemeve qeverisëse nga ai në diktaturë në atë demokratikë, ka qenë Partia Demokratike dhe e djathta shqiptare që këtë popullsi shqiptare, popullsinë çame, e cila u dëbua nga institucionet e shtetit shqiptarë nga viti 1960 deri në vitin 1991, sado pak e futi për herë të parë në institucionet e saja këtë çështje. Nëse deri atëherë nuk kishte as edhe një përfaqësues çamë në institucionet shqiptare që të thoshin qoftë edhe një fjalë për Çamërinë, me ardhjen e demokracisë, ishte Partia Demokratike, ajo që pati edhe përfaqësues çamë në institucionet shqiptare, duke zgjedhur edhe një deputet të saj që ishte me origjinë çame.
Partia Demokratike në vitin 1994, presidenti i atëhershëm, dr. Sali Berisha, dekretoi dhe njohu datën 27 qershor, si “Ditën e Gjenocidit dhe Masakrës greke ndaj popullsisë së pafajshme çame”. Në vitin 1996, ishte po Partia Demokratike, ajo që firmosi “Traktatin e Miqësisë” mes Shqipërisë dhe Greqisë. Traktat ky që kishte për qëllim t’i shërbente në mënyrë institucionale zgjidhjes së çështjes çame. Traktat ky që prej asaj dite, fatkeqësisht nuk funksionoi më.
Ishte kjo forcë politike, që me ndryshimin e qeverive pas zgjedhjeve të 2005 në disa Bashki ku jetojnë më së shumti anëtarë të komunitetit çamë në Shqipëri si në Lushnje, Vlorë, Durrës, Fier dhe Sarandë, një pjesë shumë e mirë e çamëve u emëruan në drejtoritë përkatëse. Vetëm në Sarandë, Vlorë dhe Durrës u emëruan mbi 20 drejtorë të tillë nga Partia Demokratike, në institucionet shtetërore të këtyre rretheve.
Me një fjalë u aktivizuan për herë të parë masivisht çamët në institucionet e shtetit shqiptarë, nëpër rrethet e lartë përmendura.
Kjo ishte diçka e re dhe që po e bënte Partia Demokratike, në të njëjtën kohë për të ardhur keq, sa qe në pushtet Partia Socialiste, nuk pati bërë një germë dhe nuk tha qoftë edhe një fjalë për Çamërinë e çamët.
Duhet pranuar edhe fakti se në kohë fushatash si e djathta dhe e majta megjithëse deklaroheshin se do të bënin shumë për çështjen çame, ato si përfundonin zgjedhjet, gjithçka harronin. / Vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta Empty Do ta zgjidhim çështjen e Çamërisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:33 pm

Do ta zgjidhim çështjen e Çamërisë

Beqir Sina
Intervistë me kryetarin e PDI-së, z.Muhedinin (2)

“Bota sot”: Përse z. Muhedini zgjodhët të djathtën dhe jo të majtën?

Muhedini: PDI-ja që përfaqëson popullsinë çame, është parti e qendrës së djathtë. Me ndryshim e sistemeve qeverisëse nga ai në diktaturë në atë demokratikë, ka qenë Partia Demokratike dhe e djathta shqiptare që këtë popullsi shqiptare, popullsinë çame, e cila u dëbua nga institucionet e shtetit shqiptarë nga viti 1960 deri në vitin 1991, sado pak e futi për herë të parë në institucionet e saja këtë çështje. Nëse deri atëherë nuk kishte as edhe një përfaqësues çamë në institucionet shqiptare që të thoshin qoftë edhe një fjalë për Çamërinë, me ardhjen e demokracisë, ishte Partia Demokratike, ajo që pati edhe përfaqësues çamë në institucionet shqiptare, duke zgjedhur edhe një deputet të saj që ishte me origjinë çame.
Partia Demokratike në vitin 1994, presidenti i atëhershëm, dr.Sali Berisha, dekretoi dhe njohu datën 27 qershor, si “Ditën e Gjenocidit dhe Masakrës greke ndaj popullsisë së pafajshme çame”. Në vitin 1996, ishte po Partia Demokratike, ajo që firmosi “Traktatin e Miqësisë” mes Shqipërisë dhe Greqisë. Traktat ky që kishte për qëllim t’i shërbente në mënyrë institucionale zgjidhjes së çështjes çame. Traktat ky që prej asaj dite, fatkeqësisht nuk funksionoi më.
Ishte kjo forcë politike, që me ndryshimin e qeverive pas zgjedhjeve të 2005 në disa Bashki ku jetojnë më së shumti anëtarë të komunitetit çamë në Shqipëri si në Lushnje, Vlorë, Durrës, Fier dhe Sarandë, një pjesë shumë e mirë e çamëve u emëruan në drejtoritë përkatëse. Vetëm në Sarandë, Vlorë dhe Durrës u emëruan mbi 20 drejtorë të tillë nga Partia Demokratike, në institucionet shtetërore të këtyre rretheve.
Me një fjalë u aktivizuan për herë të parë masivisht çamët në institucionet e shtetit shqiptarë, nëpër rrethet e lartë përmendura.
Kjo ishte diçka e re dhe që po e bënte Partia Demokratike. Në të njëjtën kohë është për të ardhur keq, sepse sa qe në pushtet Partia Socialiste, nuk pati bërë një germë dhe nuk tha qoftë edhe një fjalë për Çamërinë e çamët.
Duhet pranuar edhe fakti se në kohë fushatash si e djathta dhe e majta megjithëse deklaroheshin se do të bënin shumë për çështjen çame, ato si përfundonin zgjedhjet, gjithçka harrohej.
“Bota sot”: Çfarë pune ju keni bërë për çështjen çame?

Muhedini: Ne duhet të pranojmë se kemi bërë sipas mundësive - aq shumë sa që na vlerësoi kësaj radhe edhe vetë komuniteti ynë. Komuniteti shqiptarë çamë e vlerësoi dhe pa me një sy tjetër punën, që kemi bërë e po bënim ne. “Ne arritëm të bëjmë ndërkombëtarizimin e çështjes çame nga Brukseli në Uashington. Ne krijuam festivalin e parë shqiptar, festival ky ku këndoi dhe vallëzoi i gjithë kombi ynë. Duke vënë në pah kryesisht traditën e bukur dhe kulturën çame. Dhe patëm si qëllim jo vetëm të bëjmë një festival dhe kaq, por për të nxjerr në pah ato vlera që ka krahina e Çamërisë, si patriotizmin, traditën dhe sakrificën tonë, dhe që nuk njiheshin deri më tani. Të gjitha nëpërmjet historisë, traditës dhe këngës e valles çame.
Sot, që flasim sapo ka përfunduar Festivali i Këngës e Valles Çame. Festival, ky ku këndojë e vallëzojë e gjithë Shqipëria. Këndojë e vallëzojë edhe grupi i Himarës, që ky Vangjel Dule, i PBDNJ-së, nuk i quan shqiptarë. E gjithë kjo çfarë kemi bërë ka qenë një kontribut mjaftë i madh edhe me shkrimet e bërë, nga politikan, shkrimtarë e historian, ku kam për të veçuar historianin e njohur profesor Beqir Metan. PDI-ja si forcë politike, në bashkëpunim me shoqatën Çamëria, i kemi kërkuar në mënyrë zyrtare, ministrisë së jashtme shqiptare dhe personalisht kryeministrit të vendit Sali Berisha, që të ndërhyjë pranë qeverisë greke, për të ngritur një monument në Krahinën e Çamërisë, aty dhe ku ndodhi ajo gjëmë e madhe e popullsisë çame, që thirret masakër e gjenocid.
Kemi kërkuar të ngrihet një varrezë masive, për të mbledhur të gjitha eshtrat e atyre që janë pa varre nëpër Greqi. Dhe ne për ta zbutur sado pak atë dhimbje që përjetuam, si popullsi çame, në përkujtim të atyre martirëve kemi vendosur që për çdo vjet më 27 qershor, të organizojmë pelegrinazhin për komunitetin çamë, në fshatin Flloqe të Xarës në Sarandë.
Ne shkojmë në Qafë-Botë, për t’i bërë homazhe të gjithë atyre që kanë vdekur duke vendosur edhe një tufë me lule dhe ndezur një qiri. Këtë lloj pelegrinazhi në kufi me Greqinë kemi arritur ta bëjmë në mënyrë paqësore, pa as më të voglin incident dhe provokim.

“Bota sot”: Zoti Muhedini ju keni bërë një marrëveshje me Partinë Demokratike para zgjedhjeve, më konkretisht çfarë ka brenda në marrëveshje dhe a janë plotësuar të paktën deri më tani disa nga ato pika që ju keni rënë dakord?

Muhedini: Marrëveshja që kemi bërë me Partinë Demokratike, nënshkruar nga unë dhe kryeministri Berisha, ka në thelb të saj bashkëqeverisjen në fitoren e koalicionit të djathtë Aleanca për Ndryshim. Më konkretisht, jo në mënyrë specifike se çfarë postesh do të marrim dhe do të na ndajnë, por thjesht një bashkëqeverisje parimore.
Janë disa pika, që Partia Demokratike u detyrohet sipas marrëveshjes të 17 partive të koalicionit Aleanca për Ndryshim. Në marrëveshjen që kam bërë me Berishën, kam thënë se PDI-ja ka në programin dhe punën e saj zgjidhjen e çështjes çame në mënyrë paqësore dhe sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare dhe konventave duke kërkuar që të ndikojë pozitivisht edhe çdo parti e koalicionit të djathtë përfshirë edhe PD-në. Kjo është bërë me qëllim që ta shtyjmë edhe më përpara çështjen çame deri në zgjidhjen e kësaj çështje.
Nëse themi se Partia Socialiste nuk ka bërë asgjë për çështjen çame, PD-ja qoftë edhe minimalisht ka dhënë dhe ka bërë diçka me aq sa ka pasur edhe mundësi, pasi, ne e kemi të qartë se nuk ka qenë dhe është aq e lehtë.
Kjo është edhe arsyeja që ne e bëmë marrëveshjen në koalicionin që e kryesonte PD-ja.
Kështu që për ta argumentuar më shumë këtë mund ta përmend edhe Rrugën Durrës -Kukës. Ku prej iniciativës së tij i gjithë buxheti i shtetit shqiptarë kaloi për ndërtimin e kësaj rruge, duke i dhënë një “frymëmarrje” të madhe dhe të paparë ndonjëherë afrimit të Kosovës me Shqipërinë. Të mos harrojmë se tani vetëm për 2-3 orë vjen ose shkon shqiptari nga Kosova në Tiranë. Çka deri dje kjo ka qenë një ëndërr. Pra, ky është një kontribut dhe një vepër e madhe e shekullit, një iniciativë e realizuar nga Berisha.
Edhe hyrja e Shqipërisë në NATO, është një tjetër çlirim i Shqipërisë pas në shekulli. Qeveria demokratike, ishte ajo që dorëzoi dokumentin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të gjitha këto të udhëhequra nga një njeri, pra pikërisht nga ky njeri, i cili është njeri i iniciativave dhe daljes në ballë të të gjitha vështirësive me sukses të plotë.
Në këtë këndvështrim mendojë dhe pa as më të voglin dyshim besojë që edhe në mandatin e ardhshëm – me qeverinë e re ai do të jap një kontribut të madh edhe për zgjidhjen e çështjes çame.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi