Tomi Mato: Lasgushi i pozoi vetëm Tasos
Faqja 1 e 1
Tomi Mato: Lasgushi i pozoi vetëm Tasos
Lasgushi i pozoi vetëm Tasos
Nga Tomi Mato
Në vitin 1979 u vendos të ngrihet në qytetin e Pogradecit “Galeria e Arteve Figurative”. Ky sihariq ngazëlloi popullin, artistë, por dhe poetin e madh Lasgush Poradeci. Më erdhi në zyrë dhe lëshoi një telajo të mbështjellë e më tha: - Mato, në vitin 1935 i kam pozuar një piktori gjerman, Karel Blomit. Këtë portret e kam një nga kujtimet e bukura, por ngushtica ekonomike më detyron ta heq nga shtëpia. Ti je përgjegjësi kulturës, mbushja mendjen komisionit të ma blejë. Vepra më pëlqeu shumë dhe guxova e i sugjerova poetit: - Zoti Llazar, është një portret i bukur, një kujtim i rrallë, prandaj mbajeni në shtëpi! Por ai m’u kundra: - E kam vendosur, dua ta shes! Besomë, mbas kaq vitesh arrita ta kuptoj, kam gabuar që i kam pozuar mikut gjerman. Mbas çlirimit më janë lutur piktorët Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi dhe babai i skulpturës shqiptare, miku im i ngushtë, Odhise Paskali, por as njërit nuk i kam pozuar.
Ishte shumë i shqetësuar. Një ankth plot vrer i ziente në shpirtin e tij.
- Jam në dijeni se dy regjisorëve të njohur të filmit Endri Keko dhe Mevlan Shanaj të kanë xhiruar, apo e kam gabim?
- Është shumë e vërtetë. Por të dy filmat dokumentarë ngelën të pambaruar. Njëri, për të ma mbushur mendjen, më tha: “Zoti Llazar, populli jonë vëllezërit kosovarë dhe veçanërisht shokun Enver e ka zënë malli dhe duan të çmallen. E unë, e di si ju përgjegja: “Veros tregoja tëmën të çmallet!” Dhe u largua.
Në atë kohë “Piktori i merituar” Anastas Kostandini përgatiste të çelte ekspozitën e parë. Shumë nga perlat e idhullit të tij Lasgushit i kishte hedhur në telajo, si për shembull “Gjeniu i anijes”, “Vdekja e Nositit”, “Zogu i qiejve” etj. Në bisedë me babanë e Tasos, Gjergji Kostandini “Mësues i merituar”, profesor e njeri i nderuar, e vura në dijeni të kësaj veprimtarie. Ai po priste me padurim të vizitonte këtë ekspozitë. Por ndodhi çudia. Në mbledhjen e aparatit të KE të Rrethit, dikush hodhi një letër anonime. E lexoi letrën kryetari, shoku Spiro Bicja e tha: “Të dalë Tomi Matua! Lasgushi vdiq!”. Jashtë priste Todi Matua me Meri Lalanë. Sapo dola u thashë: “Përgatisni shtëpinë, unë po merrem me Tiranën. Lajmërova piktorin Kostandini se ekspozita do të hiqej nga salla se do vendosej trupi i poetit Lasgush Poradecit. Të gjithë u tronditën nga kjo fatkeqësi. Shpejt e shpejt salla u pastrua e u bë gati për ta vendosur poetin për herë të fundit.
Si shumë qytetarë edhe babai i piktorit, Gjergji Kostandini, priste ta sillnin nga spitali në shtëpi poetin. Dëgjova babanë kur i tha Tasos:
-Birka i babait, të thashë kaq herë, lere çdo punë e merru me Llazarë. Bëji një portet sa është gjallë. Tasua e dëgjonte të atin dhe pëshpëriste. Po kështu e qortoi edhe xhaxhai, Kozmai. Anastas ke bërë mirë që je frymëzuar nga vjershat e tija por këto mor bir i xhaxhit i bëje më vonë. Kaq herë të thamë me babanë. Lerë çdo punë e përjetësoje në një portret Llazarë!
Kur vdiq Mitrushi skulptori Janaq Paço ia bëri maskën e vdekjes, bashkë me Petraq Kolevicën. Më jepni leje t’ia bëj dhe unë maskën e vdekjes me Todi Maton. E dëgjova kur i ati i tërhoqi vëmendjen:
- Shpirti i babait, ne deshëm ta kishim kujtim Llazarë me sy të hapur jo me sy të mbyllur. Atij i qeshnin sytë, tani i janë errur! Punë që nuk bëhet!
Erdhi ambulanca me trupin e Llazarit. Gjithë qytetarëve u pikonin pika gjaku në shpirt. Sapo barela me trupin e tij kapërxeu pragun cuc Ariu ndjeu aromën e trupit filloi të qajë. Ndodhi thakma. Lasgushi filloi t’i pulitë sytë. Të lemeritur dhe të gëzuar klithën: “Lasgushi u ngjall!” Më kujtohet i ati i Tasos, duke u falur: “Lavdi o Zot, kisha dëgjuar se as një shenjtor s’ka shënjtëruar në vendin e vet Llazarin e shënjtrëve në shtëpinë e vet. Mbas ishemisë celebrale që i shkaktoi vdekjen klinike Lasgushi u shërua. Tasua e çeli ekspozitën. Kujtoi ajo ndenji e çelur afro 1 muaj e gjysmë. Ishte një skenë e çuditshme kur salla u bë gati për të vendosur erdhi poeti me krah të bashkëqytetarëve, erdhi vetë me këmbët e veta. I pa me shumë kujdes veprat.
I emocionuar i tha Tasos:
- O djali miku tim, Gjergjit të Stefës, kur isha për studime në Gratz, kisha etje të madhe për të marrë sa më shumë kulturë. Vazhdova si student Akademinë e pikturës dhe shkollën e lirë të pikturës ta them këtë që të dish jam poet por jam edhe piktor. Veprat e tua do t’i gjykoj jo vetëm si spektator por edhe si piktor.
Mbas ringjalljes e dëgjova disa herë kur e ngacmonte babai të birin:
-Taso, shpirti babait, lerë çdo punë. Bëja portretin Llazarit!
-Llazari është poet i fjalës dhe poet i penelit. Kërkon nivel të lartë. Ia kishte thënë shumë herë piktori Todi Matua t’i pozonte. S’kishte dashur. Tinas i kishte vizatuar e në bazë të vizatimeve e kishte portretizuar. I gëzuar ia kishte treguar, por ai nuk e kishte pëlqyer. Ia kishte hedhur. Kam frikë se mos ma hedhë dhe mua.
Kjo ndjesi e pengonte. Babai dhe xhezmai i thanë:
-Do bisedojmë ne me vajzat, Kostandinën dhe Marijen. Ato i vajtën në krevat ku shkruante e i thanë: “Baba, piktori gjerman atë portretin ta bëri kur ishe i ri, 36 vjet! Tani je në pleqërinë e thellë, vajte 85 vjeç. Duam të kemi portretin tënd në mur si ikonën e Shën Llazarit. Ai i kish puthur në ballë dhe i pyeti:
-E kini menduar kujt duhet ti pozoj: Buzës, Kacelit, Zajmit, apo Paskalit?
Ishte hedhur e bija:
-Baba, ka në Pogradec piktorë që talentuar që mund ta bëjnë portretin tënd.
-E keni fjalën për Tason, djalin e Gjergjit të Stefës?
-Po
- E di, ai është talent, atij i pozoj! I thoni të vijë. Vajzat kërcyen përpjetë. Sa u bënë gati të dilnin i ndaloi e u tha: “Ai djalë mbasi ka harruar, por kam për t’ia kujtuar takimin tonë të parë. Shkoni e ftojeni!
“Vajzat erdhën, - tregon Tasua, - dhe dhanë sihariqin. Ishte 23 korrik 1985, kur më pa u gëzua dhe m’u drejtua:
“Më bëhet qejfi, o djali i Gjergjit të Stefës dhe i afërmi i profesorit të kimisë, mikut tim, Kozma Bashos, që arrita këtë ditë të shënuar. Të pozoj që ti të krijosh portretin tim”. Shumë i emocionuar që gjendesha përpara një gjeniu të letrave dhe i shokuar për konsideratën e penelit tim, ma dha truri dhe e urova:
- Gëzohem shumë, zoti Lasgush, që kini shëndetin e diellit. Buzëqeshi i ekzaltuar dhe m’u drejtua.
-Më thatë një urim poetik. Është e vërtetë Taso, dielli kurrë nuk mburret. Ai qesh në pranverë dhe në verë edhe kur vërejtjet dhe derth lotë apo fjolla dëbore, prapë çelet dhe qesh.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Tomi Mato: Lasgushi i pozoi vetëm Tasos
- Zoti Llazar do të dëshiroja të uleshit në karrige. Kërceu dhe përgjigj:
- Me gjithë qejf. Vajzat ia ndërruan këmishën. I veshën një këmishë të bardhë si dëbora e Malit të Thatë, i lidhën një gravatë të zezë. Ajo anoi nga e majta e ai deshi ta centronin në mes. Nuk donte, ndaj i veshëm edhe një jelek të zi.
- Zoti Llazar, fillojmë tani?
- Pa vonesë, tha dhe mori qëndrim. Unë fillova të nusëroj. Vazhdimisht më çudiste në kokë ndjesia e tij, kërkesa për nivel të lartë artistik. Pa pritur më kërkoi leje:
- Maestro nuk rri dot pa folur. Më lejon të fjalosen?
Duke vazhduar me shkathtësi dhe përgjegjësi iu përgjigja:
-Flisni, zoti Llazar, me kënaqësi po ju dëgjoj! Fjalët e tua më frymëzojnë. E poeti filloi:
- E di kur jemi parë për herë të parë, o çuni mikut? Sytë i kisha në portret, mendjen e kisha te poeti. Ia plotësova dëshirën:
- Te dyqani i artit.
Paske memorien e fortë. Përse kisha hyrë në dyqan?
-Për të blerë një telajo dhe ngjyra. Deshe të më bëje portretin e nënë Kostandinës.
- Të thashë, shko në shtëpi se do të ta sjell unë telajon e përgatitur dhe ngjyra.
-Nxore nga poshtë jastëkut një zarf e hapi dhe nxori një letër brenda, ku kishe një dosje.
-Taso, një piktor i madh gjerman që ka jehonë botërore, këtu i ka përmbledhur ekspozitat e tija. Më lutet t’i përkthej vjershat e mija në gjermanisht dhe ai ti ilustronte.
-Ju faleminderit për respektin dhe nderin që më bëni. Ai kishte ankth në shpirt dhe deshte ta nxirrte, ndaj vazhdoi:
- Anastas, e di pse dua që ti e vetëm ti të ilustrosh veprat e mia?! Se ti je pogradecar, ti jo vetëm që e njeh lirikën e romantikën e qytetit tonë të bukur por di ta gjykosh. Vlerësosh këtë pozicion magjik që na ka dhënë natyra, qyteti, këtë liqen. Nga energjia që derdhi duke folur apo qëndrimi si ngrirë që rinte në karrige e lodhën ndaj lëvizi. Çupat e nuhatën, futën duart që të mbanin ekuilibrin mbas trupi. Kërkoi të shtrihet në krevat dhe ato ia plotësuam dëshirën. Vajzat vunë katër jastëkë të bardhë dhe e mbështetën. Unë vazhdoja të punoja. Kur mbarova e pyeta:
-Zoti Llazar, doni ta shikoni fillimin?
Ai më kundërshtoi:
- Taso në Bukuresht e Gratz kam mësuar nga profesorë e piktorë se portreti në kategorinë e “Arteve figurative” është gjinia më e vështirë. Do të më pyesësh pse? Unë të përgjigjem se portreti nuk duhet të jetë i ftohtë, por i ngrohtë. Ai duhet të jetë i vërtetë, bindës, besueshëm. I urova natën e mirë dhe u largova.
Vazhdova të thellohesha me detaje.
Te nesërmen në orën e caktuar fillova seancën e dytë. Vazhdoja të lëshoja sondën eksplorimit në psikologjinë e tija. Sa më shumë kërkoja aq më shumë zbuloja tiparet e tija hyjnore shpirtërore. Kisha ndjesinë sikur zbriste nga universi, fryma e shenjtë dhe fiksonte cilësi të karakterit të tij. Isha i kënaqur nga rezultati i punës sime.
Lasgushi u tërhoqi vëmendjen?
-Birkat e babait, qetësi. Sot në shtëpi ka ardhur engjëlli. E ka dërguar Perëndia, ti qëndisë ikonën babait. Taso, mua me vjen keq që ti s’ke vizatuar galeritë ku është varur Xhokonda.
Uroj që të kapërceni një ditë e shikon ç’ka krijuar mendja universale e piktorëve të mëdhenj. Duke vazhduar punën ja dhashë përgjigjen:
-Faleminderit për urimin Zoti Llazar profesorët i kishin të mirë në Institut. Ata na treguan ja ku është bukuria e madhështia e artit figurativ por rrugën për të vajtur atje do ta gjeni vetëm me punë të lodhshme dhe dashuri të madhe për artin. Mbarova edhe seancën e dytë. Prapë e pyeta: Doni ta shikoni: Përsëri tha:
- Kur ta mbaroni. Të mirë u pafshim nesër.
Përsëri në shtëpi fillova të fiksoja dritë hije.
Në seancën e tretë ju dhashë rëndësi të madhe fiksimeve të linjave dhe veçanërisht modelimit dhe shkëlqimit të kontrastit të dritë- hijeve.
Lasgushi vazhdonte të nusëronte. Kishte ndjesinë sikur e shqetësonte fjala. Ai në atë pleqërinë e thellë vazhdimisht bisedonte për pikturën e veçanërisht për skulpturën antike. Papritmas ndali dhe lëvizi kokën. Ndiqte endjen e një fluture që hyri nga dritarja. Ajo si për çudi erdhi e qëndroi mbi telajo. Si pa vetëdije e godita fluturën me dorë. Ajo përsëri u rrotullua nëpër dhomë qëndroi në qoshja e murit dhe përsëri erdhi e qëndroi mbi portret. E tremba me dorë. Lasgushi mu drejtua:
- Mos e nga. Ajo flutur që hap e mbledh krahët është, shpirti babait. Gjergji ka ardhur të të falenderojë që ja plotësove amanetin. Ja bëre portretin miku të tij. Lashë lapsin dhe po kundroja fluturën. U end mbi kokat. Ajo qëndroi në qoshen e murit hapte e mbyllte krahët, sikur të më përshëndete. U fala Flutura shpirti i babait doli nga dritarja. Lasgushi më tha: “E pashë ajo iku në përjetësi, se shpirti Gjergjit të Stefës është i gjallë si gjithë shpirtrat e tjerë. I nemitur, duke kujtuar porosinë e babait i thashë poetit. Sot më 25 korrik 1985 e përfundova portretin, sipas porosisë së babait dhe xhaxhait, Kozma Bashës. Zoti Llazar doni ta shikoni
Tregoma më tha: “Ndiqja impresionin e tij. Në fytyrën ju reflektua një ngazëllim i shoqëruar me një kënaqësi shpirtërore. I mrekulluar hapi duart e belbëzoi.
- Taso, je talent! Po unë jam në portret Lasgush Poradeci. Nuk e prisja që do bëje një vepër të tillë. Je i madh shumë i madh. Afrohu të përqafoj. Më ke bërë origjinal fare!
- Shumë i bukur. Dukesh sikur je i gjallë i thanë të bijtë. Të lumtë mendja dhe dora Taso. Lasgushi, vajzat, unë mbetëm shumë të kënaqur. Ky ishte një sadisfaksion i madh për mua, tha Tasua.
Këtë portret kur e shikon me vëmendje zbulon se në dritë hijet dallon në sfond vizion sikur liqeni është i trazuar. Nga tallazi e rave sipërfaqja e tij duke e thinjur. Nëpër shkumën e bardhë të duket sikur del një nosit një zgalem. Artisti i mirënjohur Anastas Kostandini (Taso) me forcën e talentin me dashurinë që kish për poetin, krijoi një portret psikologjik në karakter që rrezaton mençuri, filozofi, vërtetësi ashtu siç ishte Lasgushi i madh. Për mendimin tim asnjë artist që ka aluduar të hedhë në telajo Lasgush Poradecin se ka bërë kaq origjinal në karakter që rrezaton krenari, frymëzim e madhështi. Portreti tij nuk është krijuar nga gojëdhënat apo kopjuar nga fotografitë është frymëzim dhe materializim duke patur poetin ballë për ballë. Këtu më duket është burimi suksesit. Duke e parë atë huajta katër vargje nga balada e moçme që tregoni:
‘O moj nënza e drerit
A s’më jep kucet e dherit
E ti shohim burrat tanë
Se çfarë nuri kanë marrë
Këto fjalë m’u shtinë sikur nga nëntoka i belbëzoja babait të Tasos, Gjergjit Kostandini dhe Xhaxhi Kozman Bashua që sa ishin gjallë e ngacmonin ti bënte portretin Lasgushit.
Ky portret botohet për herë të parë në gazetën prestigjioze “55’ . Dy vizatimet janë punime direkte nën pozimin e poetit L. Poradeci. Kurse tablotë “Poeti në vendlindje” dhe “poeti dhe muzat e tija” janë bërë në studion paralel në tre ditët që poeti i pozoi Tasos.

Gazeta 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Istref Haxhillari: Lasgushi ndryshe
» Lediana Kapaj: Ti dhe vetêm ti!
» Rrok Berisha:VETËM NJË
» Vetëm për të qeshur e Vetëm për të qeshur
» Ismet Hebibi:VETËM ME TY!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi