Fatmir Terziu:Një ndalesë e detyruar…, sentimentalizmi
Faqja 1 e 1
Fatmir Terziu:Një ndalesë e detyruar…, sentimentalizmi
Një ndalesë e detyruar…, sentimentalizmi |
- ANALIZA - KRITIKA - KRIJIMTARI - http://s288452507.websitehome.co.uk -
Një ndalesë e detyruar…, sentimentalizmi
(Pak fjalë mbi retorikën e mohimit të ekzistencës së kritikës)
Fatmir Terziu
Edhe tani pas disa vitesh demokraci, në opinionin krijues shqiptar, dhe kjo më së shumti tek disa që e kanë humbur lidhjen krijues-lexues, akoma qëndron lidhja që konsiston midis vëzhgimit natyral të njeriut dhe liberalizmit politik. Midis pozicionit më të spikatur të kësaj lidhjeje mbetet ai sentimentalist, që mendon se në sytë e brezave të ardhshëm është ky produkt që mbiu nga mbetja e instiktit të njeriut ‘të mirë’. Kjo teori që ndihet heshtazi, por me një apriori nga primitivja shpeshherë i atribohet si dije dhe kulturë mes intervistave, pikërisht këtij fakti, ku mendimi i rekur mes intervalit ‘pyetje-përgjigje’ ngjan thjesht me vetëilustrimin. Kjo të çon tek argumenti i filozofit anglez, Thomas Hobbes tek libri i tij “Monster” (Leviathan) që thotë: “Nëse njeriu është egoist i natyrshëm dhe i destinuar për të thënë vetëm në vetën e parë, ajo që pason leximin e tij është thjesht një despotizëm i shkolluar…” (Hobbes, 1954: 12). Duke vazhduar më tej me filozofinë e Hobbes, mësojmë se “pa kurba të jashtme, pasionet e njerëzve do të shpinin vetë ata që të kërkonin për të zotëruar e shkatërruar njëri-tjetrin” (Po aty). Kjo vlen edhe në krijimtari, thekson Hobbes. Krijuesit kësisoj duke u ndikuar nga kjo filozofi synojnë të pështillen me tipare vetëpëlqyese dhe të mohojnë arritjet e të tjerëve, madje të hedhin poshtë edhe më progresiven, më bashkëkohoren, sepse ajo që ata synojnë mbetet për ta një manifest, dhe me humbjen e idesë dhe qëllimit, humbasin edhe fuqinë. Madje me kalimin e kohës edhe vetëharrohen. Mbajtja e manifestit të tyre mes intervistave dhe fjalëve boshe, për të tërhequr vëmendjen si në ‘historitë e kthyera në barcaleta’ me ndikim nga Pushkini në këto kondita janë në atë pikë që në botën Perëndimore quhet (Warre) dhe që do të thotë se çdo krijues është kundër një krijuesi tjetër, madje dhe kritika për ta nuk ekziston kur ajo nuk e luan këtë rol të ‘manifestit’ të tyre, duke ditur se kritika ka për qëllim evidentimin dhe jo sulmin, studimin dhe jo denigrimin. Më tej në ndihmë na vjen ideja e Mathew Tindalit që nënvizon: “krijuesi është një njeri, një krijesë sociale, që në mënyrë të natyrshme dashuron speciet e veta, dhe është plot me gjynahe, butësi dhe dashamirësi”. (Libri, “Kristianizmi dhe Krijuesi” kuotuar nga Crane, në faqen 226). Por më tutje dy studiues të mëdhenj Adam Ferguson dhe Gibbon tek libri “Rrënia dhe shkatërimi i Perandorisë Romake” të redaktuar nga J. R. Bury, vëllimi i shtatë, botuar në Londër (1909:143) besojnë se mirësia e një shteti bazohet në lirinë personale dhe në përfshirjen vullnetare në kritikën ndaj tij. Parë kjo në një këndvështrim të ngushtë vlen edhe për krijimtarinë në njëfarë mënyre. Një kritikë e shëndoshë, natyrshëm prodhon edhe një krijimtari të begatshme e tejet të mirëpritur. Ky konsensus lidh besimin tek individualiteti me pasionin dhe dukuritë që i ndikojnë apo i kundërvihen atij si impozime pa kuptim nga jashtë sferës së vëzhgimit dhe idesë së tij. Në kritikë kjo ndërhyrje është më shumë se ndikim. Është një metodë për të shtënë në dorë armën në interesin tënd. Prandaj, sot shumë ‘kritikues’ dhe mosmirënjohës të kritikës kanë mprehur shpatat që të luftojnë në ajër me mullinjtë e erës. Mullinj ere mbesin edhe ata pak emra nga fusha e dijes apo krijimtarisë që lakojnë, si për të diktuar ‘njohuritë’ tipike.
Në një term të gjerë romani i sotëm shqiptar, proza në përgjithësi dhe pak më shumë poezia janë të shoqëruara me më pak individualizma, optimizma dhe politizime që ndikuan krijimtarinë e mëparshme. Por prapë se prapë kemi një tendencë tjetër që ende ndikohen nga rivaliteti në ecje mes palëve politikë. Por në shkëputje e sipër nga kjo dukuri mjaft proza dhe më së shumti romane të kohëve të fundit diktojnë konceptin e krijuesit dhe i grishen individualitetit të tij, puritetit të mendimit artistik dhe krijues. Është një tendencë kjo që në njëfarë mënyre ka krijuar edhe etikën e prozës së sotme në përgjithësi. Ronald Paulson, tek “Satira dhe Romani i shekullit të Nëntëmbëdhjetë në Angli”, thekson se etika e romanit është më relative se sa ajo që krijohet nga satira. E njëjta gjë ndodh sot edhe në mjedisin krijues shqiptar. Satira dhe humori që krijohen duken disi më ndryshe dhe vijnë më ngutshëm në itinerarin e tyre. Krijohen dhe shpalosen satira dhe humore të atilla, dhe natyrshëm larg lexuesit më së shumti, pasi mbijnë ekraneve ku edhe shumohen online apo në Youtube. Për lexuesin mbetet ‘gjella’ e gatshme nga ekrani, apo kompjuteri, që vjen me fjalorin ‘e lirë’ dhe që ndikon pakuptueshëm edhe në sensin që Paulson dëshmon më herët. Është më kuptimplote edhe kur shkrimtarit i duhet të fokusohet dhe koncentrohet ‘tek vetë njeriu, burrë apo grua qoftë’, thotë Paulson. Këtu lind edhe një debat tjetër. Një debat rreth natyrës së njeriut. Kjo ka qenë në fakt një pyetje-debat edhe në krijimtarinë dhe kritikën shqiptare në njëfarë mënyre. Është fjala për debatin që ka ushqyer shkencat humane, filozofinë, historinë dhe polemikat e dy dekadave të fundit në krijimtarinë shqiptare, nëse natyra e njeriut është virtuoze apo vicioze, dhe argumenteve që krahasojnë primitivitetin me shoqërinë e avancuar. Pashmangshëm këto janë në shumë raste çështje kyçe të shkrimtarëve shqiptarë që krijuan në kohë tjetër dhe që tashmë krijojnë në kohë të lirë. Në krijimet e tyre zbulohet labirinthi i ndjeshëm dhe i diktuar për të shpëtuar nga e kaluara. Lufta e fjalëve dhe shprehive ka zëvendësuar të diktuarën dhe ka prurë filozofinë e fjalës për të ndërtuar marrëdhëniet e mendjes së njeriut si subjekt, në botën natyrale të gjërave në hapësirë si objekte. Pra e thënë më qartë këtu ka tendenca të njëfarë lëvizjeje të sentimentalizmit, po ta cilësonim të tillë nga pikëpamja e shprehisë së ngjashmërisë, më saktë e një lëvizjeje të tillë të vonuar. Kjo lëvizje ka qenë e diktuar nga disa rrethana në disa vende dhe shpjegimet e saj janë shumë të hershme. Karakteristikat e gjera të lëvizjes së sentimentalizmit, ndërgjegjshmërisë së kësaj lëvizjeje intelektuale, besimin e vet tek njeriu, pakënaqësinë e kësaj lëvizjeje me dogmën, dhe liberalizmi e saj politik janë ilustruar në mënyrë perfekte në punën e Henry Mackenzie (1745-1831). Kështu në punën e tij gjejmë edhe ato elemente të “kritikës sociale” që vjen sot në disa gazeta, nga disa humbës të lidhjes krijues-lexues dhe anasjelltas, kjo e lidhur me arsye të shumta, por më kryesorja me kushtet e migrimit të tyre. Elementët e ‘kritikës sociale’ që ka prezantuar Mackenzie, aq tipike në vitet 1760 dhe 1770, sollën radikalizmin e tij që të përcillte mesazhin gjetkë. Psikologjia e tij pati një implikim të madh e të thellë në politikë për sistemin tradicional politik. Ai shkonte shumë më larg se kritikët dhe shkrimtarët në gjetjen e ekspresionit artistik. Por, Mackenzie kurrë nuk mohoi ekzistencën e kritikës. Edhe kur ai më vonë u citua në literaturën bashkëkohore idea dhe teoria e tij mbeti baza e shtrimit për studimin e anës psikologjike, filozofike dhe psikoanalitike të krijimtarisë.
Vazhdon…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
» Fatmir Terziu: Pas një dreke
» Fatmir Terziu:Djalli i Argadasit
» Fatmir Terziu:Zgjedhje të ndershme
» Fatmir Terziu: Kulli ose shumëdimensioni i poezisë
» Fatmir Terziu: Pas një dreke
» Fatmir Terziu:Djalli i Argadasit
» Fatmir Terziu:Zgjedhje të ndershme
» Fatmir Terziu: Kulli ose shumëdimensioni i poezisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi