Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Balliu: Koalicioni PD-LSI, moment historik kur politika shkëputet nga paragjykimi primitiv

Shko poshtë

Balliu: Koalicioni PD-LSI, moment historik kur politika shkëputet nga paragjykimi primitiv Empty Balliu: Koalicioni PD-LSI, moment historik kur politika shkëputet nga paragjykimi primitiv

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:21 pm

Balliu: Koalicioni PD-LSI, moment historik kur politika shkëputet nga paragjykimi primitiv




Balliu: Koalicioni PD-LSI, moment historik kur politika shkëputet nga paragjykimi primitiv BALLIU
Publicisti Fahri Balliu

Botuesi i Gazetës 55 dha një intervistë për Televizion "Ora News". Tema kryesore e kësaj interviste ishte situata paszgjedhore në vend dhe standardet që vendi ynë plotësoi në këto zgjedhje. Ndërkohë një tjetër tematikë në këtë intervistë ishte edhe bashkëqeverisja e pritshme PD–LSI për të cilën, publicisti Fahri Balliu u shpreh se kjo është një lëvizje historike në politikën shqiptare. Balliu theksoi më tej se një bashkëpunim të tillë e ka kërkuar edhe zoti Rama, por ai ndryshe nga Meta e shihte këtë lloj bashkëpunimi në sensin personal.
Pyetje:Zoti Balliu, si e keni lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve?
Balliu:Unë e kam lexuar këtë rezultat në një mënyrë entuziaste. Partia Demokratike dhe qeveria për herë të parë nuk kanë qenë në provë, pasi e kishte kryer provën e saj. Në provë kanë qenë opinioni dhe votuesi. Për këtë shkak rezultati do të ishte ky. Në këtë rast ishte në provë votuesi i cili po hynte në një fazë të re. Pra i duhej atij të reagonte ndaj mbajtjes së premtimve. Kishim të bënim me një pasqyrë dhumë të njohur të mbajtjes së premtimeve dhe kështu që pritej që votuesi të jepte notën e tij. Shifra e votimit të Partia Demokratike është një shifër shumë e lartë. Dhe shifra konsistente ka një kosto që lidhet me emancipimin politik të shtresës së votuesve. Ky rezultat shënoi kufirin e fundit të gjykimit të votave në Shqipëri. Unë mendoj se fitorja që PD siguroi është preludi i një stadi të ri të qytetarisë shjqiptare.
Pyetje:Po komenti juaj për situatën paszgjedhore cili është?
Balliu:Mendoj se gjëja kryesore është se pas kësaj përplasje politike gjendja është normale. Ndërkohë qeveria ësshtë duke bërë punën e saj. Elementet e tjera janë teknike dhe kanë të bëjnë me humbësin i cili është vetëm një, është vetëm Rama. Humbësi i çertifikuar zyrtarisht në këto momente është Edi rama. Ndaj unë mendoj se këto janë thjeshtë fenomene teknike. Pasi vullneti politik dhe realizimi i detyrimeve nga ana e qeverisë po ecën me ritmin normal.
Pyetje:A u plotësuan standardet në këto zgjedhje?
Balliu:Standari i zgjedhjeve përcaktohet nga disa shtylla kryesore. Ne jemi numëruar për herë të parë si votues. Jemi identifikuar për herë të parë si votues përmes kartave të identitetit, një nismë e qeverisë. Në ballkan zgjedhje të kësaj natyre Shqipëria ishte e para. Është një shembull për të gjithë ballkanin. Unë mendoj se standarti i zgjedhjeve i ka kënaqur edhe analistët e huaj.
Pyetje:Si ju duket reagimi qyetar?
Balliu:Qytetarët janë institucion i koshiencës kombëtare. Politikanët jo. këta të fundit shumë herë janë aq privatë në punën e tyre. Rasti është shumë i çartë. Rama nuk e sheh problemin si të PS por si të tijin personal.
Pyetje:A kishte ky proces zgjedhor një pikë të dobët?
Balliu:Ky proces elektoral nuk mund të them se kishte një pikë të dobët. Qeveria për herë të parë në historinë e pluralizmit realizoi një standat të tillë. Unë mendoj se kjo është një kuotë shumë e lartë përgjegjësie. Ndaj edhe është vlerësuar kjo. Berisha e premtoi këtë madje edhe e paralajmëroi. Të them të drejton kjo është një rritje e standartit shqiptar. Është një performancë të cilën BE e priste dhe që ne ia dhamë.
Pyetje:Duke qenë se patëm një rezultat të ngushtë mes PD dhe PS mendoni se elektorati i djathtë e dënoi PD-në?
Balliu:Une mendoj që elektorati i djathtë dha maksimumin. PD ka marrë vota më shumë se herë tjetër. Votuan edhe të majtën. Kjo qeveri nuk ëhstë për tu ndëshkuar, është thjeshtë për të qenë xheloz ndaj saj. Sigurisht që në rrethe të veçanta nuk mund të ketë funksionuar gjithçka që ishte parashikuar, por në fund fituesi ka të drejtë të flasë dhe të shkruajë.
Pyetje:Një koment në lidhje me situatën në të cilën ndodhet opozita...
Balliu:PS iu ngarkuan në kurriz disa elementë që në vite të tjera nuk i kishte pasur. Institucioni shpifës i Ramës, dhe përgjigja që iu dha atij për këtë, tregojnë reagimin qytetar. Populli e refuzoi institucioin e shpifjes. Rama foli për Gërdecin, por më pas u kthye vetë në Gërdec. Ai shfrytëzoi median si fabrikë shpifje, ndërsa tani duan të marrin kthesën por për fat të keq shkuan shumë larg dhe tani duhet të përballen me votën kundër. Po ashtu Rama e ngarkoi listën e PS me kandidatë që nuk kanë lidhje me PS. Kjo forcë politike do e kuptoje të vërtetën. Rama duhet të përballet. Ai deri më sot nuk është përballur. A nuk kishte hallin e PS por thjeshtë po mundohej ti shmangej përballjes.
Pyetje:Si e shikoni koalicionin PD-LSI?
Balliu:Koalicioni i PD me LSI është një ngjarje historike. Është momenti kur politika shkëputet nga gjykimi primitiv politik, ose gjykimi klasik i komunistëve në ndarjen e njerëzve. Meta dha sinjalin se shënoi një zhvillim të ri në histori të pluralizmit. Edhe rama e kërkonte një bëshkëpunim të tillë PD por jo në këndvështrimin personal. Rama po mundohej t’i shpëtonte lakut të prokurorisë. Duhen dalluar këto dy lloj koalicionesh. Përpara janë reforma të mëdha me vlerë kombëtare dhe ballkanike. Të gjithë janë dakort për integrimin e vendit, si socilistët si komunistët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi