Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi i jashtëzakonhsëm i PSHDK-së ishte i ligjshëm

Shko poshtë

Kuvendi i jashtëzakonhsëm i PSHDK-së ishte i ligjshëm Empty Kuvendi i jashtëzakonhsëm i PSHDK-së ishte i ligjshëm

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:24 pm

Kuvendi i jashtëzakonhsëm i PSHDK-së ishte i ligjshëm

Nga BD të PSHDK-së në Zvicër dhe në Gjermani


Kuvendi i jashtëzakonhsëm i PSHDK-së ishte i ligjshëm 000%20pshdk%20z%20e%20d
Pamje nga mbledhja e dy kryesive të PSHDK-së në Gjermani dhe në Zvicër

Në mbledhjen e përbashkët të dy kryesive të PSHDK-së mbajtur në Wangen të Gjermanisë të udhëhequr nga kryetarët Luz Thaqi dhe Mirash Ndrejaj u shqyrtua situata politike në parti pas veprimit të ish-kryetarit të PSHDK-së, me të cilin rast u gjykua veprimi i pamatur dhe i pa harmonizuar me kryesinë e partisë nga ana e Ton Markut.
Në takim mori pjesë anëtari i Kryesisë Qendrore të PSHDK-së, Anton Shala, ndërsa mysafir i këtij takimi ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj i cili falënderoi PSHDK-në për kontributin dhe rolin pozitiv që ka dhënë kjo parti në aspektin politik dhe kombëtar. Ai poashtu çmoi shumë lart edhe kontributin që ka dhënë PSHDK-ja në organizimin e përgjithshem të diasporës sonë në të gjitha aspektet. Askush nuk mund të mohojë punën dhe kontinuitetin nëntëmbëdhjetvjeçar të PSHDK-së dhe tha se PSHDK-ja ka pas dhe do të ketë përkrahje e tij dhe subjektit politik të AAK. Dhe PSHDK-ja nuk mund të hyjë asnjë pazar sikur mendon PDKI-ja dhe PSHDK-së mund t´i bashkohen të gjithë ata demokristianë qofshin edhe të PDKI-së.
Të dy kryesitë e PSHDK-së në Zvicer dhe Gjermani i dhanë përkrahje Kuvendit të jashtëzakonshëm, mbajtur në Kosovë dhe u tha se çfarëdo tendence apo synimi për të shkatërruar apo përvetësuar emrin e PSHDK-së e kanë të pamundur, ngase PSHDK-ja në diasporë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e gatshme të mbrojë me çfarëdo sakrifice vlerat dhe punën e këtij subjekti politik të dhënë për gati dy dekada. Tendencat e individëve për interesa personale, kryesia i quajti të mjera dhe qëllimkëqija duke u përpjekur që të ruajnë vetëm pozitat e tyre, ndërsa partinë duke e ngulfatur deri në humbje të imigjit të saj.Të dy kryesitë i dhanë përkrahje kryesisë aktuale në Prishtinë dhe u zotuan se edhe mëtej do të kontribuojnë në të gjitha mënyrat për ta ruajtur antarësinë e PSHDK-së, e jo ata që në emër të ''bashkimit'' po përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë.
Në emer të Kryesisë Qendrore të PSHDK-së foli, Anton Shala i cili falënderoi për mbeshtetje të dy kryesitë, ndërsa më tej ai tha se Kuvendi jashtëzakonshem i PSHDK-së në Prishtinë me legjitimitetin e tij mbrojti edhe njëherë emrin e kësaj partie duke marrur disa vendime të domosdoshme dhe veprimin e Ton Markut e quajti vetëm kalim në një parti tjetër dhe i mori besimin e dhënë që i kishte dhënë një vit me parë Marku kishte rënë në kondërshtim të plotë me statutin e partisë neni 34 pasi që Kuvendi është ai që mund të vendosë për ç'farëdo veprimi të bashkimit apo tjetër. Shala tha se PSHDK-së do t´i prijë Nikë Gjeloshi si ushtrues detyrë deri në zgjdhje dhe do ketë përkrahjen e parezervë të Kryesisë Qendrore në Prshtinë.
Kryetarët BD të PSHDK-së në Gjermani dhe në Zvicër
Luz Thaqi e Mirash Ndrejaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi