Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Robert Martiko:RRETH KONCEPTIT TE JETES VIRTUOZE

Shko poshtë

Robert Martiko:RRETH KONCEPTIT TE JETES VIRTUOZE Empty Robert Martiko:RRETH KONCEPTIT TE JETES VIRTUOZE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:40 pm

RRETH KONCEPTIT TE JETES VIRTUOZE


    DEDIKUAR DR. JUR. EMID TEDESKINIT

    ROBERT MARTIKO

    Me duhet te pranoj se ndiej nje kenaqesi mjaft te thelle, kur shikoj te publikuar ne shtyp apo neper faqet e internetit vepren intelektuale te njerezve si DR. JUR. EMID TEDESKINI. Eshte njesoj sikur ne piskun e vapes te nje dite te lodheshme e gjithe pluhur, te ndiesh nje rryme te fresket ajri ne fytyre. Mund ta quash edhe oksigjen jetedhenes qe furnizon mushkrine, indet, qelizat, gjakun, zemren, venat, shpirtin... Ose nje dege te forte dhe e shendeteshme lisi apo kulpre per tu mbajtur e pse jo, shpetuar jeten nga vorbulla dhe dallget e nje lumi te rrembyeshem e gjithe baltovine, sic eshte bota e shthurur e mijevjecarit te trete.

    Sa talente humben e shkuan me kot vetem e vetem, ngaqe paten fatin e zi te jetojne ne epoka te verbera e te mbushura me krim... Sa njerez qendruan te fshehur pas perdeve te dritareve, shpirterisht te plagosur, nderkohe qe neper sheshe e mitingje madheshtore hymnizohej krimi, brohoritej vdekja dhe kurorezohej Satanai...

    Pati edhe intelektuale te tjere: me te zhdervjellet, me djallezore e pa kurrfare skrupujsh morale qe u adaptuan, u bene njesh me sistemin, vrasjet dhe vdekjet me te medha qe Historia Boterore, gjate shekullit te kaluar, arriti te shenoje si kurre ndonjehere prej krijimit te Botes. Me pak fjale, jeta e njeriut te thjeshte per ta, nuk kishte asnje vlere. Mjafton qe dikush te shpallej i padesherueshem ose armik nga partia dhe te gjithe sahanlepiresit dhe mercenaret e shitur, do te shkonin te paret, per te ngrene grurin e te vdekurit te lincuar: me pasthirma te egra vjershash limfekerkuese e tingellime lahutash te shitura e te ndotura me gjak... Per te shqyer e madje, edhe coptuar kockat e vellezerve dhe bashkatdhetareve!

    Krejt ndryshe kaloi jeta e EMID TEDESKINIT. Fisnik e i paperlyer me atrocitetet komuniste, preferoi gjithe jeten te qendronte me mire i fshehur pas perdesh te trasha qe te pengonin te vije ne kontakt me pluhurin dhe balten e rruges… Ndonese ne kushte te tjera keto personalitete te mendimit, do te perbenin eliten kulturore te kombit, ne rrethanat e krijuara u asfiksuan e u mbyten intelektualish aq shume sa nuk behet. U izoluan e u lane ne heshtje. Nje pjese e tyre u asgjesuan ose u derguan neper burgje. Nje pjese u internuan ose u lane pa pune. Vec ne emerues te perbashket, te gjithe gezuan cilesine te ruanin te paprekur burimin e drites iluministe, tiparin me autentik te individit te zgjedhur apo ndryshe vulen hyjnore te mendimit te tyre te cmuar.

    Duke lexuar shenime te tilla biografike, ndien jo vetem gjurme te mjegulluara nga e kaluara. Por, njekohesisht edhe jehonen e forte te nje poeme apo muzike betoveniane, heroike... Pak a shume, dicka si “Kenga e Nibelungeve” apo “Sinfonia e Trete”. Frymezimet e ketyre kryeveprave te artit jane diametralisht te kunderta me konceptet e ofruara prej Njeriut te Ri Socialist, mbeturinave dhe skorjeve te tij helmuese: i pakoregjueshem e i pandryshuar, moralisht i shemtuar deri ne vdekje... Eshte mesazh direkt per njeriun e thjeshte me zemer te hapur, per te kthyer gjithe qenien dhe syte e shpirtit drejt kesaj lloj kulture: klasike, perendimore, iluministe dhe jo nga balta e shtremberimeve dhe perversioneve te kultures moderne, ku ka humbur koncepti i mires dhe te keqes, nderit e moralit aq i nevojshem per Njeriun pa busull te diteve te soteshme...

    Mjaft nga intelektualet shqiptare ndodhen sot te perhapur kudo ne bote. Iu jepet rasti te njohin e hyjne direkt ne kontakt me objekte qe deri dje u pengohej te njihnin nga afer. Zotesia nuk qendron vetem ti njohesh nga pikpamja cilesore por me teper nga ana sasiore... Nuk do te thote aspak se a priori duhet lavderuar e pranuar gjithshka. Civilizimi i sotshem, perendimor, kontemporan, bluhet gjithnje e me shume prej dhjetra e dhjetra fenomenesh negative me emerues te perbashket diabolizimin e vijueshem te jetes. Vetem individet qe kane rrenje te thella ne edukate e tradite ndershmerie, arrijne ti rezistojne dicka me shume korozionit moral te koherave moderne. Behet fjale per nje minorance, patjeter. Si ne te gjitha koherat!... Dhe nuk eshte e thene aspak qe keta persona te rrjedhin prej familjesh te pasura ose me shkolle… Karakteret e mrekullueshem i gjen edhe te njerezit e thjeshte. Nuk jane aspak informacionet ne pergjithesi, ato qe te bejne te urte e te mencur. Krejt ndryshe, vetem njohurite iluministe te lindjes e rilindjes se shpirtit, gezojne fuqine magjine per ta drejtuar individin drejt gjerave fisnike e te ndershme...

    Filozofia ekzistencialiste ne emer te lirise dhe shijimit me cdo kusht te jetes, ka hedhur mjegullen e dyshimit tek te vertetat absolute. Mendohet se gjithshka eshte relative, se nuk ekzistojne principe morale objektivisht te vlefshme per shoqerine. “Duaj me shume e ne radhe te pare vetvehten” eshte nje thenie moderne e cila te meson te dalesh nga kopeja primitive e ligesise dhe paditurise… Por te mos harrojme se mbetet ne thelb nje parulle egoiste, egocentriste, mjaft e pafuqishme per ta drejtuar njeriun drejt lartesive te nevojeshme te etikes shoqerore. Ne kushte te caktuara nuk do te sillte rezultate te ndryshme nga ato qe u vune re gjate Luftes Kriminale te Klasave, e cila drejtonte njeriun pa principe drejt zyrave te policise sekrete, per ta shndrruar ne spiun e informator...

    Eshte fakt se njeriu i diteve te soteshme shkon gjithnje e me shume duke u perplasur me planetin Toke. Kjo eshte aresyeja qe kerkoj te lartesoj shembullin pozitiv te individeve te rralle si Dr. Jur. Emir Tedeskini.... Ne te gjitha epokat e njerezimit, gjithmone, daullja ka rene dhe vijon te bjere vetem per ate qe ka veshe!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi