Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Siri Sulejmani:INFERIORITETI HISTORIK DHE HIPOKRIZIA E POLITIKANEVE TANE

Shko poshtë

Siri Sulejmani:INFERIORITETI HISTORIK DHE HIPOKRIZIA E POLITIKANEVE TANE Empty Siri Sulejmani:INFERIORITETI HISTORIK DHE HIPOKRIZIA E POLITIKANEVE TANE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:41 pm

INFERIORITETI HISTORIK DHE HIPOKRIZIA E POLITIKANEVE TANE



Fejton.


SIRI SULEJMANI


Për muajin Prill, brenda të cilit për dreq është edhe një ditë gjatë së cilës mund të gënjejnë të gjithë, (tek ne e quajnë tanimë, ditën e politikanëve) ishte hapur prej kohësh fjala se do të na vinte me një “dasme” të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjate diteve, javeve dhe muajve u perhap nje mjegullnaje thashethemesh se dasma do vinte me fillimin e muajit, ne te tjera fjale thuhej se do vije nga mesi i muajt,kurse nje tjeter opinion e shpinte ne fund te tij, por koha rrodhi dhe dasma e shumëpritur erdhi, cuditërisht në datën 7 Prill. Meqë në historinë tonë kjo ishte ditë zie nga që na kujton pushtimin nga Italia fashiste në vitin 1939, sërish vërshuan thashethemet nëpër lokale, shtepi dhe autobuse nga meraku se mos dasma na vinte me ogur të keq.Madje, flitej se fallxhoret Rome iu vune zanatit te tyre per t’iu hequr njerezve friken, apo per te iu dhene besimin se i priste nje dite e madhe. E gjithë shqipëria, por vecanërisht Tirana, u vesh me flamurët e rreth tridhjetë shteteve Evropianë e brenda tyre edhe ai i Amerikës së madhe. Mijëra parrulla, pankarta e banderola zbukuronin godinat, rrugët dhe shtyllat e larta të ndricimit elektrik. Një pllakatë madheshtore ku pasqyroheshin flamurët e të gjithë shteteve pjesmarrës ne Nato, bllokoi gati të gjitheë fasadën e kryeministrisë, duke lënë të lirë vetëm dritare e zyrës së kryeministrit. Katër gërma gjigande i zunë frymën Akademis së arteve:NATO
Pra, Shqipëria ishte “martuar”me grupin e forcës ushtarake më të “madhe të botës”. Në të vërtetë, kjo martesë nuk ishte e para ne historin tonë . Gjate shume dekadave te shkuara, kishim provuar krushqi të tjera, por me dasma të prishura. Gjthsesi, dasma e Prillit shpalosi një gëzim të papërmbajtur, vecanërisht te politikanët pushtetarë demokratë, të cilët aktualisht drejtojnë fatet e vendit. Pikërisht për këtë arsye, nëpër rrugë flamuri blu i PD ngrihej më lart edhe nga ai kombëtar. Në mbledhje, në forume e në fjalime të zjarrta, theksohej fakti që faktori kryesor, “lajmësi” i lidhjes së krushqisë ishte vetëm qeveria aktuale e kryesuar nga kryministri Berisha, icili në tubime të zjarrta deri në fshatërat më të largëta ku shumica e fshatarëve asqë dinin se ku binte Natoja, deklaronte se kjo fitore do arrihej nëpërmjet reformave të mëdha që po bëheshin, ndonëse populli kurrë nuk mori vesh se cfarë refoirma ishin dhe c’të mira do ti sillnin në jetën e përditëshme, me përjashtim të faktit se djemtë shqiptarë do shpërndaheshin nëpër botë si ushtarë ku do luftonin terrorizmin, pra te gatshëm të ipnin edhe jetën për “trakomingon” duke mos patur në mestyre asnjë fis të largët e jo më nip apo bir politikanësh, zyrtarësh e debutetësh!!Pra edhe ne këtë rast shqiptarët mbeteshin në pozicionin e mishit për top dhe shumë larg vëndit të tyre! Ne këto ditë ngjarjesh të mëdha, autori i këtyre radhëve dëgjon rastësisht një debat në mes të dy vetëve në një local, të ulur pranë tavolinës së tij:
-Kjo është ngjarje e madhe, iu lumtë kryeministrit
-Ngadalë mor burrë, mos e lësho llafin para mëndjes. Nuk do futemi ne në Nato, ajo është futur tek ne
-Mos ja fut kot orti, c’ka je tue thanë pash Zotin?
-Prit more mik, duro ta marrim shtuar, a e di ti se ne jemi nje vënd strategjik?
-Posi orti
-A ke dëgjuar se tek ne ka pas ardhur me luftë edhe Qezari i romës së lashtë e per këtë në jugë të Shqipërisë është edhe sot një vënd që quhet Qafa e Qezarit, po kështu erdhi në kohën moderne edhe Musolini?
-Besa atë të Qezarit nuk e di bash mirë, kurse ardhjen e Duces e di.
-Tashti le të vijmë më von: Nikita Hrushovi i Rusise erdhi këtu dhe zbriti deri ne Butrinto, përballë perëndimit. Kur ne prisnim të na shprehte habinë për lashtësin tonë, ai vlerësoi pozicionin e shkëlqyer për ngritjen e një baze ushtarake përkndër imperializmit. Sëfundi, le të kujtojmë vizitën më të bujshme të presidentit amerikam Xhorxh Bush, icil për habinë e të gjithëvë shkoi deri në Fushkrujë. Pse, thu ti?
-Per me tregue thjeshtësinë dhe për më u takue me popullin e thjeshtë
- Atëhere pse nuk la një porosi të sponsorizuar prej tij, të themi për ngritjen e një ujësjellësi, të shuante etjen e lashtë ai popull që e mbuloi me të puthura sa u cudit Bota. Me dy mandate ai është tanimë miliarder, c’do humbiste? Por ajo cka më ra në sy mua, ishte casti që kur ngriti kokën për të kthyer gotën me raki safi rrush, per shendetin e popullit të thjeshtë,shikimi i mbeti lart te malet madhështore të Krujës që ngrihen si ballkon përballë detit që na lidh me botën… Kështu o i dashur mik, ne, të trëmbur nga thënja jonë e lashtë se, kur të ka djegur qulli i fryn edhe kosit, ku nuk na shkon mëndja…Një ditë majës së Sallsalltëkut, mund tit honë edhe maja Xhorxh Bush!
-Jo mor burrë, këtë herë miqtë janë tjetër soje.-I tha shoku që nuk donte të hiqte dorë nga optimizmi.
-Këtu ke të drejtë, pasi në fund të fundit, presidenti Bush, nga Tirana e shpalli pavarësinë e Kosovës, pa tjetër që dicka afatgjatë kishte ai ndërmënd për ne, po, thuaj ishalla i qëndron asaj linje edhe pasardhesi Obama.-I tha fjalëmbajtësi dhe ngriti shëndetin për trashëgimin e krushqise për fare…
Por le ti lëmë njerëzit të hamëndësojne pas arsyetimit të tyre dhe të kthehem te qeveria që drejton entuziasmin e ri festiv:

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siri Sulejmani:INFERIORITETI HISTORIK DHE HIPOKRIZIA E POLITIKANEVE TANE Empty Re: Siri Sulejmani:INFERIORITETI HISTORIK DHE HIPOKRIZIA E POLITIKANEVE TANE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:43 pm

Nisën udhëtimet e autoriteteve të larta, u vunë në lëvizje vetura dhe avionë luksozë. Drejtuesit e shtetit me protokoll e pa protokoll, vërshuan drejt Brukselit ku do vihej “kurora” Atje shtyheshin kush të dilte në fotografi sa më afër drejtuesëvë më të mëdhej të dasmës. Kurse këtu, nëpër tubime brohoritej me të madhe, thua se NATO do hapte hambarët e të mirave materiale, që shqipëtarët të shijonin jetën dhe të ngrohnin kurrizin në diell (mund të thuhet pa e tepëruar, se me milionat e harxhuara për “dasmën” mund të ishin pajisur shqiptarët me karta identiteti, mungesa e të cilave, mund të bëhet shkak për dështimin e zgjedhjeve, për të na matur pastaj Europa me thenien e Leninit, nje hap para e dy hapa prapa sic edhe na e ka bërë gjatë njëzëet vjetëvë të demokracisë anarshike
Duke kundruar këtë realitet festiv, instiktivisht, mendimet m’u kthyen shumë prapa në kohë: M’u kujtua euforia e dikurshme e adoleshencës, kur duke shkuar në shkollë brohorisnim në pritje të një krushqie me federatën Ballkanike, të kryesuar nga “miku ynë i madh” Josif Broz Tito… Këndonim në rresht “druzhe Tito, ime moja”, po nuk kaloi shumë dhe miku na doli “druzhe Tito, cërne moja” (pra,Titoja ynë na doli e zeza jonë)! Pavarësisht nga lidhja e prishja e krushqisë vazhdonte drama brënda llojit: me përpara, jo pak njerëz kishin humbur lirinë, madje edhe jetën nga që nuk e donin miqësinë me sllavët,kurse më pas edhe ata që ishin nostalgjik për ta. Zvarritja shekullore masive vazhdonte në udhën e mundimeve, nje tjetër mik “Gjigang”u gjet te “Bashkimi i lavdishëm Sovjetik dhe te Stalini i madh” Me nje herë lindi kënga : një dy tre, bij të Stalinit jemi ne. Nga njerëz me mënd në kokë lindën dhe ironitë dhe barcoletat. Madje, u hap fjala se një burrë namuslli i kishte hequr nje dackë të birit ngaqë, duke e quajtur veten bir të Stalinit, i vinte në dyshim ndershmërinë e së shoqe, packa që Stalini nuk mund të kalonte njëqind male për të mbritur ne fshatin Thirimizë… (bir Selman i nënës ctë të qaj me parë) Por nuk ka si të ndodhte ndryshe me një popull që pas pesëmbëdhjetë shekujsh robërie i erdhi një tjetër robëri më e prerë e më e ashpër, ecila për nder të miqve ideologjikë nuk kursente jetë shqiptarësh. Mirëpo politikanët që drejtonin vendin, jetonin në qiellin e shtatë me “miqtë e mëdhenj”. Për fatin e tij, Stalini vdiq shpejt, por erdhën pas shokët e tij. Në Tiranë, mbërriti e pabesueshmja; në aeroportin e Rinasit, zbriti vetë Hrushovi, udhëheqësi i vendit “më të lavdishëm të botës”. Prijësi ynë e puthte në gushe krushkun e shtrenjte, kurse ne të mbrujtur nga balta e inferioritetit dhe frikës, brohorisnim e nuk na mbaheshin lotët! As që na shkonte në mëndje se krushku dicka i kishte pëshpëritur në vesh udhëheqësit tone të madh lidhur me dënimin e kultit të idividit të Stalinit, duke prekur kështu thëmbrën e Hakilit. Per pasoje nuk kaloi shume kohë nga largimi i krushkut dhe gezimi u shua, ai u mallkua si armik i betuar, dhe brenda nesh vazhdonte tragjedia e ndeshkimeve! Ndërkoh, “lajmësi” për cudinë e botës mori udhë të largët dhe u ndal në “Cinimacin”. Shqipëria e vogël u lidh me një miqësi të paparë, edhe tani me një tjetër “kollos”, Kinën e madhe.
I “magjishëm” ky vendi ynë i vogël të dashur bashkëkombas! nuk ka mbetur udhëheqës i kombeve më të mëdhej të botës pa ardhur tek ne, por ne vazhdojmë në harmoni varfërinë, inferioritetin, poshterues dhe hipokrizinë e kapadaillëkun e politikanëve tanë historikisht të përcarë
Në pamundësi shëndetësore të vinte në kasollen tonë i pari i Kinës, shoku Mao, erdhi kryeministri Cu En Lai, një ndër burrat më të mencur të botës. Për cudi, byroistët tanë brënda natës mësuan të kërcenin kinezce, të kapur dorë për dorë me miqtë e largët, por që, po të na prekej Shqipëria nga cilido, “ata do të na gjëndeshin te porta, qoftë edhe duke u lidhur dorë për dorë një miliardë e gjysmë njerëz” Mirëpo,krejt pa pritur Kina e madhe na zhvillon një ndeshje pingpongu me sportistët amerikanë dhe pas asaj ndeshje plot harmoni, krerët e Pekinit shkojnë e na ftojnë për vizite “pa na pyetur ne”, kreun e imperializmit, Riçard Nikson! Kaq u desh që të prishej me ashpërsi, me akuza dhe urrejtje dhe dasma e fundit në hapësirën komuniste. Po le të kthehemi te dasma aktuale e Prillit gjatë të cilit, për cudi nuk patën të pushuar shirat por, por edhe euforia shtetare. Deklaratat për këtë dasme janë marramëndëse. Kryeministri, krushqinë me NATO-n e quajti ngjarjen më madhore në historinë e shqipëtarëve, duke harruar kështu edhe faktin e thjeshtë se për cdo popull, nese ndien brënda vetes vlera, e para duhet të jetë vetëegzistenca, pra lindja e tij. Pas kësaj, në rastin tonë duhet të jetë pavarësia e fituar në vitin 1912, pas një robërie 500 vjecare nga perandoria Osmane. Kryeministri shkon edhe më tej: në një ligjërat të tij shpreh mendimin se bashkimi dhe forcimi i Natos do të thotë që armikun ta bësh mik!! Tingëllon fort e cuditshme kjo thënje në gojën e një malësori, në vendin e të cilit në shekuj, ligjin e ka bërë alltia, tëciles i kanë këduar këngë edhe kur vriteshin me njëritjetrin! Gjithashtu është e vështir të gjësh ndonjë rast në historinë e njerëzimit ku armiqtë të jenë miqësuar nëpërmjet të armëve. Përkundrazi,grupimet,shtetet, apo ushtritë, janë përballur në luftë të përgjaksme dhe sëfundi njëra palë ka dalë fituese, kurse tjetra e humbur,e plackitur, e gjymtuar. Fjala e kryeministrit do të ishte sic thonë mirëditorët, bash fjalë hekri, ne qoftë se Natoja me kundërshtarin përkatës do ti shkrinin armët vrastare, për ti kthyer në mjete në shërbim të mirëqënies së njerëzimit,por….Natyrshëm, që pas këyre deklarateve hipokrite vijnë edhe brohoritjet e inferioritetit tonë masiv. Cirremi e bërtasin, pa pyetur se ku na shpie mushka, pa kthyer kokën prapa per te kujtuar fjalen e thënë me vënd se njeriu plaket duke nxënë. Një zyrtare e lartë bën publikisht një tjetër deklaratë më befasuese: “Jo vetëm në jetën time, por edhe në jetën e fëmijëve të mi nuk do të ketë ngjarje e gëzim më të madh”
Eshtë tepër e guximshme të besosh se bota që po jeton kaosin dhe pasigurinë e konflikteve në kater ane, krizën ekonomike të njëjtë më atë te viteve tridhjetë dhe kur fenomeni kamikaz po behet symboi i heroizmit! do na ecka në vaj për dekada me radhë, deri sa të plaken edhe fëmijët e zonjës në fjalë ( fali Zot, nga që nuk dinë se cfare thonë) Qofsha gabuar e Zoti bëftë të kundërtën, por për mendimin tim, në horizontin e botës së madhe, më tepër fluturojnë korba sesa pullumba paqeje…Në fund të fundit, NATO është një organizatë ushtarake e armatosur, e gatshme për cdo përballim. Po, përballë kujt? Rusisë apo kollosit real, Kinës, që ka pushtuar me prodhimet e saj tregjet e globit dhe po përgatit “Titanikun” gjigand për ta ankoruar në oqeanin e botës… Atëherë ku mund të gjesh sigurinë për deklarata të tilla delirante?! Këto ditë në një gazetë të dorës së parë, një ushtarak i lartë, jepte të dhëna të studiuara për kostot që do të ketë vendi ynë i varfër ndaj NATO-s. Pra, pse ne, që jemi vënë në prova dramatike të jashtëzakonshme gjatë historisë tonë tragjike, të mos perftojme vetë permbajtjen per te qendruae me këmbë në toke, e jo të na ndrydhë inferioriteti dhe hipokrizia politike? Si qytetar i një vendi të vogël, natyrisht edhe unë e konsideroj ngjarje me peshë, futjen në NATO, pasi një vendi të vogël i duhet normalisht përkrahja e një fuqie të madhe, ashtu sic i duhet vëllait të vogël ne femijeri ndihma e të madhit. Por ama, nuk shikoj faktor për eufori delirante, për të cuditur dynjanë. Mbetëm përjetësisht të përulur, pa u bërë një herë të aftë për t’i vënë në shërbim tonë mundësitë e mëdha që na ka dhënë Zoti, në këtë tokë me pozicion të begatë e shume te pasur per të bërë jetë dinjitoze edhe tetë milionë njerëz.(kete mendim te shprehur nga një ekonomist i madh Italian në vitet dyzet të shekullit të kaluar, e kam gjetur vite më parë në një broshurë në bibliotekën e vjehrit tim, ish nxënës i shkollës amerikane të Fullcit) Pse valle nuk ndodhi nje here qekurse fituam pavaresinë, qe prijesit tane te lidhnin besen si vellazer dhe te kerkonin botërisht mevetesi te plotë për tu bërë motër ë Zvicërës?!
Disa militantë naivë thonë tërë entuziazmë se tashti na është siguruar liria! Po kush na e cënon lirinë aktualisht, kur ata që deri dje i quanim armiq të betuar i kemi sot nëpër këmbë e pse jo dhe nëpër zyrat tona, nëpër banka dhe “bisnese” me vlera të larta për ta? Pra, NATO-ja, gjënë më të mirë që mund të na bëjë, është të na sigurojë nga mos rdhja e një përleshje si ajo e vitit 1997, kur të nxitur nga politikanet tanë të tërbuar për pushtet e para, hapëm depot e armëve për të vrarë njëri – tjetrin, për aq kohë sa të kemi kallashnikovët në shtëpitë tona.
Për fat të keq, duke kujtuar shkarazi ato c’kam jetuar gjatë shtatëdhjetë vjetësh, uroj që Zoti, na shpëtoftë një ditë nga zvarritja inferiore, hipokrizia dhe deliri i prijësave tanë kadilerë…!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi