Halil Matoshi: Sinisha dhe Gramozi
Faqja 1 e 1
Halil Matoshi: Sinisha dhe Gramozi
Sinisha dhe Gramozi
Shkruar nga Halil Matoshi
Se shteti nuk ndërtohet me kushërinj (të gjakut e të origjinës), por me qytetarë të mbledhur në një bashkësi të vullnetshme (në shtet), dëshmon më së miri fakti se tezat e nacionalistëve agresivë janë identike, vetëm se të orientuara kundër etnisë/origjinës tjetër
Zorani është polic i Kosovës. Ai nuk e ka lënë detyrën as pas urdhrit të Beogradit dhe ka kontribuuar në sigurinë e komunitetit të tij. Por ish- kolegët e tij që e kanë bojkotuar policinë e shtetit të ri e kanë stigmatizuar atë si tradhtar të serbizimit! Ai nuk i ka dëgjuar, i ka këqyrë punët e tij. E tashti kur ish-kolegët e tij, të cilët e kanë shpallur tradhtar, duan të kthehen sërish në shërbim, Zorani do ta ketë një komandant të komunitetit serb, i cili e ka parë tek ai të shiturin. Zorani është në hall. E qysh tash ata që e shanë kanë moral ta komandojnë!? Dhe ai e ka marrë një vendim të rëndë, por shumë kurajues. Do ta lërë punën në stacionin me shumicë serbe dhe do të aplikojë në një stacion ku do ta ketë një komandant shqiptar. Zorani me veprimin e tij i ka tejkaluar përmasat ballkanike të origjinës dhe të fisit, i këqyr punët e veta, pra është shndërruar në ikonë të patriotit konstitucional kosovar, pra, përkatësia e tij qytetare dhe shtetërore është kosovare dhe evropiane. Sepse këto koncepte nuk janë përjashtuese. Por për personazhin serb të kësaj kolumne, Sinishën, ai është tradhtar i serbizimit, sepse bashkëpunon me “terroristët”, ndërsa për Gramozin shqiptar ai është ose një serb i ndershëm, ose përket tek identiteti i ri nacional; kosovar!? Për të dytë ai është vetëm një tradhtar i gjakut dhe truallit. Tradhtar i ballkanasve trima.
Pas pavarësisë së Kosovës ndërtimi i shtetit qytetar po has në sfida të çuditshme, siç është rritja e nacionalizmit etnik, në dukje kjo sfidë i takon sferës emocionale dhe si e tillë duket e parrezikshme. Mirëpo në demokracitë e brishta dhe shtetet jofunksionale, mjerimi ekonomik prodhon agresivitet që mund të shfaqet me rrezik të lartë për vetë demokracinë liberale dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Modeli i qeverisjes në Kosovë duke qenë se nuk ka arritur ta ruajë stabilitetin shoqëror, duke e cenuar dhe thyer kohezionin social dhe kombëtar, po e ushqen rritjen e emocioneve kolektive, ose rritjen e nacionalizmit agresiv.
Nëse dikush pretendon se teoria e gjakut dhe e origjinës së përbashkët e bën kombin (një entitet politik ose bashkësi të vullnetit) kjo është tablo biologjike dhe kësisoj ahistorike. Duke pasur parasysh kontekstin kosovar të fuqisë së kombit, (pafuqisë) duke pasur parasysh ambientin e kontaminuar ballkanik, pra rrethinën etnonacionaliste (që nacionalizmin e kanë ngrehur në doktrinë dhe agjendë shtetërore) si Serbia dhe së voni edhe Maqedonia (!?), duke pasur parasysh kaosin shoqëror dhe paligjësinë, krimin e organizuar të lidhur me politikën dhe pasigurinë, etablimin e një regjimi të frikës dhe të frikësimit, kjo gjendje e pritjeve kosovare do të prodhojë energji negative dhe do ta rrisë nacionalizmin agresiv, që në esencë do të lëvizë në kahun e kundërt me shtetndërtimin të bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane. Kjo situatë e pashpresë në Kosovë, nëse mbështetemi tek Hans J. Morgenthau, e shpie vendit tek rritja e emocioneve kolektive nacionaliste për t‘i bërë lak mungesës së sigurisë në të sotmen dhe rrezikon të humbet edhe e ardhmja. Nga pikëpamja cilësore - thotë ai - intensiteti emocional i identifikimit të individit me kombin e tij qëndron në raport të kundërt me stabilitetin e shoqërisë së veçantë. Sa më i madh të jetë stabiliteti i shoqërisë dhe i ndjenjës së sigurisë së pjesëtarëve të saj, aq më të vogla janë mundësitë dhe emocionet kolektive për t’i hapur rrugë një nacionalizmi agresiv dhe anasjelltas. Sepse, sipas Morgenthau, këto emocione kolektive natyrisht mund të kërkojnë rrugëdalje në agresivitetin edhe brenda vendit, d.m.th., në formën e luftës së klasave, revolucionit, dhunës qytetare dhe luftës civile.
Për lexuesin e vëmendshëm po i sjell këtu dy komente-model, të një serbi dhe të një shqiptari, në ditarin tim javor të emetuar në Radion Evropa e Lirë, të shtunën më 27 qershor, dhe të botuar në ueb-faqen e saj. Dhe kjo dëshmon më së miri se etnonacionalistët e pakënaqur me jetën dhe pa mundur t’i realizojnë pritshmëritë në vendet e tyre dhe të pasigurt në shoqëritë respektabile afrohen në botëkuptime duke shfaqur emocione të fuqishme kushërinjsh mentalë, kundër një mendësie tjetër, opsionit qytetar të shoqërisë. Sipas mendësisë së gjakut dhe origjinës, vetëm përcaktimi i qartë dhe i fortë emocional i përkatësisë kolektive (kombëtare) për të dy modelet tipike, serbe dhe shqiptare, e bëka njeriun të besueshëm, përndryshe ai nuk është “i joni” dhe “me ne”, pra domosdo është “kundër nesh”, por këta dy tipa-model nacionalistësh agresivë nuk e kuptojnë se bëhen tok, më të afërt me njëri-tjetrin sesa me modelin e mendësisë qytetare. Mendësia e etnonacionalistëve ballkanikë mbështetet në antievropianizëm sepse, sipas saj, hapja ndaj të tjerëve dhe përqafimi i vlerave të përbashkëta evropiane shpien në shkombëtarizim, pra cenojnë origjinën e gjakut dhe të truallit.
Sinisha nga Banjalluka p.sh. shkruan: “Ja, zoti Halil, duke e çmuar profesionin tuaj, nuk do t’i ndreq gabimet gramatikore që ju i bëni duke shkruar në gjuhën serbe, ndër të cilat është edhe “premijer vlade” (duhet të jetë ose premijer ose kryetar qeverie, por kurrsesi premijer qeverie). Pra, nga vetë mënyra e të shkruarit, mund të shihet se sa besueshmëri mund të kemi në raportimet tuaja. Kur Kosovën të mos e qeverisin njerëzit e shpërblyer për terrorizëm dhe kur Kosova të rikthehet nën integritetin e Serbisë, sipas të drejtës ndërkombëtare, atëherë do të mundeni si qytetarë të lirë të negocioni me pushtetin e vendit tuaj Serbisë, të gjitha ato që kanë të bëjnë me jetën tuaj. Në të kundërtën, Kosova do të jetë shembull se si vihet deri të arritja e qëllimeve vetjake në mënyrë të palejueshme dhe moralisht të diskutueshme dhe ligji i të fortit shpërblen terrorin dhe tiraninë e planifikuar”.
Ndërkaq që mendimi i Gramozit, shqiptar që jetuaka në Hamburg (midis Evropës!?), është edhe më i egër se i kushëririt të tij mental dhe ideologjik, Sinishës. Ky i fundit, serbi, antievropianizmin e tij e kamuflon, e fsheh nga bota, kurse shqiptari e shpalos me njëfarë krenarie anakronike të përmasave patologjike.
“Nuk është çudi që Halil Matoshi bën gabime gramatikore, sepse serbishtja nuk është gjuhë e tij amtare, problemi është se ai bën shumë më shumë gabime gramatikore kur shkruan në gjuhën shqipe. Mendoj se Halili është i papërcaktuar kombëtarisht, në kohën e RSFJ-së ka qenë jugosllav, kurse tashti paraqitet si evropian”.
Më i egër, për arsye se nuk është thjesht kundër botëkuptimeve të autorit të ditarit, por mban pozicion fyes dhe përjashtues ndaj secilit qytetar që identifikohet me vlerat evropiane. Për çfarë vlerash angazhohet Gramozi, si prototip i ballkanasit dhe shqiptarit tradicional? Ai nuk sqaron se cilat vlera, sipas tij, janë më të larta se ato evropiane të cilat i stigmatizon, porse ai është i bindur dhe beson në fitoren e tij kundrejt këtyre vlerave.
“Mendoj se z. Matoshi me ditarin e tij cinik e ka keqpërdorur Radion Slobodna Europa. Ai niset nga ajo që lexuesit e RSE nuk i njohin rrethanat politike në Kosovë dhe se këndshikimi i tij ndaj këtyre rrethanave do të kalojë pa u komentuar. Ajo që kryesisht e përshkruan këtë ditar është cinizmi dhe frika. Z. Matoshi është evropian, kurse populli i tij ballkanik, miqtë e tij janë evropianë, kurse të tjerët etnonacionalistë. Por pse frika, prej kujt ai frikësohet aq shumë, a ka fare arsyeje për këtë? Unë e di se Matoshi dhe miqtë e tij evropianë janë të mbledhur rreth partisë ORA (të Veton Surroit) dhe gazetës Express (Shkëlzen Maliqi) dhe ata angazhohen për një identitet të ri nacional të shqiptarëve në Kosovë. Ashtu që sot ne do të quhemi kosovarë dhe gjuha jonë kosovarishte. Po ashtu është e ditur se këta janë të njëjtë me televizionin publik RTK si zëdhënëse e njëfarë UNMIK-politike në Kosovë. E tëra edhe nuk është aq e rrezikshme, mua personalisht më së shumti më pengon cinizmi i tyre.”
Nacionalisti agresiv ndonëse pa njohuri elementare, ai beson dhe paragjykon, sepse nuk i interesojnë faktet. Në këtë babel të konstruktuar, ai naivisht mendon se të gjithë ata që nuk i pëlqejnë janë tok, në një front kundër “vlerave” që ai dhe mendësia e tij përfaqësojnë. Në këtë rashomoniadë ai edhe e identifikon të keqen, të qenit evropian!? Për të jenë një, ORA e Veton Surroit, Matoshi dhe miqtë e tij, Expressi e RTK-ja!? Pra, armiku i fabrikuar duhet të shumëzohet artificialisht që të duket vërtet i tmerrshëm! Dhe në këtë fabrikim të armikut ‘kovaçi’ i quajtur Gramoz, duke qenë se është inferior, bëhet agresiv, mendon i ngrati se mbrojtja e te qenit ballkanas me mendësi është heroizëm, kurse të qenit evropian marre!? Fundja ai edhe abuzon me të dhënat, sepse as Matoshi dhe as ORA, Expressi e Maliqi dhe as RTK-ja nuk janë bashkë as nuk përfaqësojnë një front unik. Ata nuk angazhohen për një identitet të ri nacional, në kuptimin e origjinës. Dikush nga ta angazhohet për një bashkësi të vullnetit, të mbledhur në shtetin e ri të Kosovës e të mbështetur në qytetari dhe vlera evropiane, dikush në instrumentalizimin e emocioneve kombëtare për nevojat e politikës ditore. Por të gjithë janë shqiptarë etnikë edhe pse mendësia e llojit të Gramozit i nxjerr si jugosllavë dhe këtu, sipas tij, vihet shenja e barazimit: vetëm ata që kanë qenë jugosllavë nën RSFJ tashti mund të jenë evropianë!?
Ç’ gomarllëk!?
Por Sinisha dhe Gramozi janë që të dytë të traumatizuar nga propaganda nacionaliste dhe nga konfliktet shumëshekullore nderetnike dhe janë shndërruar në ksenofobë të përsosur. Ata i urrejnë të gjithë ata që nuk janë “tanët”, pra jo vetëm etnitë ose fetë e tjera, por edhe ata që janë të një gjaku me ta, por që përfaqësojnë vlera të tjera, të avancuara, qytetare e liberal-demokratike. Ata e duan vetëm njeriun “e tyre”, kokëtrashë dhe agresiv, ballkanas dhe të egër, për këtë edhe janë “kushërinj të kauzës së tyre”, pra bashkëluftëtarë kundër evropianëve...
halil.matoshi@kohaditore.com

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halil Matoshi: Halil Matoshi: Uji: Sfida globale e shekullit 21. Këtë analizë ma rikujtoi komenti i Adnan Mustafës në B92, po ashtu më 2007
» Halil Matoshi: Mjerimi i parlamentarizmit
» Halil Matoshi: Shteti i 51-të
» Halil Matoshi: Shuplaka
» Halil Matoshi: Vrasësi virtual

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi