Gjuha shqipe, integrimi dhe identiteti shqiptar
Faqja 1 e 1
Gjuha shqipe, integrimi dhe identiteti shqiptar
Gjuha shqipe, integrimi dhe identiteti shqiptar |
(Intervistë me mjeken Zamira Ruspi, kryetare e shoqatës ‘Mother Teresa’ Albanian Union në Londër
Jo me kot e kemi emrin Shqiptar dhe i therrasim njeri tjetrit kur e shikojme apo e takojme me plot krenari:’Ku je o Shqipe?!’
Intervistoi Andi Terziu
Si lindi shoqata ‘Mother Teresa’ Albanian Union?
Si fillova punë ne GP kontakti me pacientet shqiptare u bë më i shpeshtë dhe përsëritej i njëjti refren. Mendova me vehte diçka duhet bërë, një organizim i shqiptarëve në zonën e Brentit është më shume se deshire, eshte domosdoshmeri. E diskutova me shume shoqe dhe shoke bashkeatdhetare tane qe jetojne ne kete zone dhe te gjithe me aprovuan mendimin tim dhe me mbeshteten per te formuar Shoqaten Shqiptare ‘Mother Teresa’ Albanian Union. Formuam komitetin drejtues dhe paraqitem kushtetuten e shoqates ne Council. Edhe vete perfaqesuesit e Counsilit u kenaqen per kete inisiative duke na thene, te gjithe Grupet ethnike kane shoqata e veta, per ju shqiptaret po thoshim:’po ku jane mor ky komuniteti shqiptar I Brentit qe nuk ndihet fare, pasi e dime qe ka shume shqiptare ne base te statisikave tona’. Po ja qe erdhi dita ‘ me mire vone se kurre’ sic thote dhe fjala e urte popullore.
Ndersa shoqata te ndryshme kryenin aktivitete te larmishme per komunitetin e tyre shqipetar, ne shqipetaret ne zonen e Brentit kishim ngelur si te izoluar, te pa organizuar, sado qe mundoheshim te lidheshim me shoqatas e tjera, prape nuk ngopeshim, malli, tradita, kultura, kenget dhe valet tona te bukura na mungonin. Kjo dukej ne cdo bisede qe benim neper visita familjare apo kur takoheshim qofte edhe rastesisht me bashkeatdhetaret ne rruge apo ne kafene, duke thene jemi merzitur, na ka marre malli per vendin per njerzit, nuk po na hyn me ne sy asnje gje, pa llogaritur femijet dhe te rinjte qe ndjenin domosdoshmerine per njerzit me te afert te familjes si gjysherit, dajat, tezet, hallat e mixhallaret per te shtuar edhe me te rendesishmen Gjuhen Shqipe.
Cili është qëllimi kryesor i kësaj shoqate shqiptare?
Qellimi kryesor i ‘Mother Teresa’ Albanian Union eshte integrimi i metejshem ne jeten angleze nga njera ane dhe nga ana tjeter ruajtja dhe vazhdimi i tradites, kultures, identitetit dhe gjuhes shqipe. Si komitet drejtues me kryetare Dr Zamira Ruspi, zv/kryetare zonjen Myrvete Likcani, sekretare Zonja Hanke Cecja, financiare zonja Liljana hoxha e diplomuar per accauntacy ne Londer vendosem ti veme emrin e te madherishmes ‘Nene Teresa’ nena e te gjithe popujve ne mbare Boten, per te shprehur dashurine, paqen, harmonine, lumturine dhe ndihmen per njeri tjetrin dhe sidomos per ata qe jane me shume ne voje, ashtu sic beri Nene Tereza me te emrin e te ciles ne shqipetaret krenohemi dhe njekohesisht betohemi se do ti mbajme Lart Emrin e saj, duke u bere shembull ne te gjithe Mbreterine e Bashkuar dhe pse jo ne Bote.
A mund të na thoni dicka për programin dhe projektet tuaj?
Programi i Shoqates ‘Mother Teresa’ Albanian Union eshte nje program i bazuar ne nevojat e perditshme te komnunitetit Shqipetar. Ne kemi formuar forumet te ndryshme sic jane:
Forumi i familjes
Forumii grave
Forumi i te rinjve
Forumi i te moshuarve
Forumi i aktiviteteve artisitke dhe kulturore
Forumi i aktiviteteve sportive
Forumi i nenave dhe i femijve
Duke pare nevojat ne rritje te shqipetareve ne zonen e Brentit per tu perfshire ne jeten e ketij komuniteti si edhe duke bashkepunuar me Brava dhe Brain Council te cilat na kane suportuar dhe ndihmuar shume me informacione, keshilla, traning, fundraising strategy, kemi hartuar projekte, programet e te cileve synojne: “Te rrisim njohurite ne gjuhen Angleze, Njohurite ne computer, cdo individ eshte mesuar te perdore internetin, te krijoje email address si mjet kominikimi Brenda Anglise por edhe me gjithe afermit kudo qe ndodhen neper Bote. Po vazhdojme kurse te rregullta computeri per Ëord- processing, me vone sipas nevojave dhe kerkesave do ti inkurajojme per trajnim te metejshem duke u bere te afte te ndjeme veten te barabarte dhe pse jo edhe me mire se grupet et jera ne komunitet.
Cilët janë mbështetësit tuaj nga komuniteti shqiptar me kualifikim të nevojshëm nëkëto programe?
Zonja Xharie Ramadani, e cila eshte diplomuar per IT si edhe e reja Saida Gasa duhen pergezuar per inisiativen qe filluan fillimisht si vullnetare, me vone do te shohim mundesine e punesimit te rregullt te tyre.
Mesimi i gjuhes shqipe eshte prioriteti i shkolles sone supplementare. Dy mesueset tona zonjat Kristina Leka dhe Rumjana Dedja jane mjaft te pregatitura dhe vazhdojne te punojne ne shkolla publike dhe private ne londer. Gjithashtu pervec gjuhes shqipe ne Shtator do te zhvillojme literacy and numeracy per te ndihmuar femijet ne mainstream school, National Curriculum certificate for ‘ Mother Teresa’ Albanian School tregon qe ne ecim me programet kombetare angleze per shkollat suplementare sic I quajme ketu.
Lidhur me kete mesueset dhe antare te tjere te shoqates marrin pjese ne trajnimet dhe kurse qe zhvillon ‘Contine You’ the National Resource Centre.
Perkthimet, plotesimi i formave te ndryshme, perdorimi i internetit, referencat per personat qe jane member apo volunteer jane pjese e punes se shoqates.
Po për aktivitetet e tjera c’mund të na thoni?
Gjithashtu aktivitet sportive jane pjese e programit tone per te qene ‘fit and healthy’ duke parandaluar semundjet kronike qe vine nga mbipesha dhe jeta sedentare sic jane tensioni i larte i gjakut, diabeti, semundjet e zemres, depressionet dhe PTSD9post traumatic strrres disorder)
Per kete cdo te shtune nga ora 11am deri ne 3pm ne Willesden Sport Centre mblidhemi se bashku me femijet tane duke bere gym , youga, aerobi, sauna dhe not ne pishine.
Pervec ketyre cdo jave diskutojme tema te ndryshme perrreth edukimit, shendetit, familjes, gatimit, te rejat nga vendi yne, per shembull kete jave do te japim informacion dhe keshilla perreth ‘sëine flu’ problem qe na preokupn te gjithve, informacioni dhe keshillat jepen nga mjekja Zamira Ruspi e cila merr informacion te perditshem nga NHS.
Befriending scheme, mentoring jane ne agenden e projecteve tona, per ato persona qe ndjehen te vetmuar apo kane probleme nga traumat qe kane kaluar apo kalojne per momentin.
Ku qëndron puna juaj me shkollat shqipe të arsimit plotësues?
Deri tashti femijet dhe prinderit jane teper entusiaste, kemi ndare femijet nga 5 deri ne 10 vjec ne nje klase dhe 10 deri ne 15 vjec klasa tjeter. Jane regjistruar deri tashti 50 femije dhe mesimi zhvillohet ne shtator ne shkolle te rregullt kun a jane dhene edhe klasat e pershtatshme, kuptohet kundrejt pageses, por jemi te kenaqur se shkolla eshte locale dhe klasat shume te mira dhe te pershtatshme. Gjate kohes qe femijet jane ne mesim nenat ne te njejten kohe mund te shfrytezijne kohen ne nje klase tjeter per mesim komputeri apo te bejne muhabet me njera tjetren gje qe ne shqipetaret e pelqejme, mbarojme per nje cik ‘muhabet shqiptar’
Po roli i të rrinjve në punën e shoqatës suaj si konsiston?
Per te vazhduar me teper me programin e shoqates sone kemi nderin tu njoftojme se jane shume te rinj te talentuar ne football te cilet luakne me skuadra te ndryshme ne londer. Kemi menduar te krijojme skuadra e te rinjve shqipetare ne futboll dhe shpresojme te trajnohen nga trajneret Leke Dedaj me nje pervoje dhe experience ne shkollat sportive si edhe Viktor Nikolli djali I te cilit Denis Nikolli eshte I shkelqyer dhe ka fituar shume kupa. Por si Denisi kemi edhe vellezrit Mulollari, Doris Likcani, Igli hoxha, Rigel Hoxha, Ahmet cecja, e shume te tjere djem te zgjuar, te shkathet dhe mbi te gjitha shume patriote dhe krenare per vendin e tyre meme.
Ku synoni të jeni në lidhje me bashkëpunimin me shoqatat e tjera?
Deshira e shoqates ‘Mother Teresa’ Albanian Union eshte qe ne te bashkepunojme me shoqatat etjera shqiptare qe jane ne Londer, gjithe Mbreterine e Bashkuar, dhe pse jo me ato ne shtete te tjera si ne Gjermani, Zvicer, Belgjike, Austri, Itali, Amerike, Kanada, per te shkembyer experience, per tu bashkuar dhe per te Fluturuar Lart ashtu sic fluturojne Shqiponjat se jo me kot e kemi emrin Shqipetare dhe i therrasim njeri tjetrit kur e shikojme apo e takojme me plot krenari:’Ku je o Shqipe’
E pra lart e me lart shkofte fama dhe emri i Shqipetarit deri atje ku fluturon Shqiponja, ky shpend I fuqishem dhe madheshtor, I bukur dhe krenar qe zbukuron flamurin tone te pavdekshem nder shekuj dhe jemi ne, jane femijet tane qe do te mbajne lart Flamurin, Emrin e Shqipetarit dhe do te zhvillojne me tej cilesite e bukura te shqiptarit, bujarine , besnikerine, fisnikerine, besen, trimerine, nderin, lavdine dhe me zgjuarsi do ti tregojne gjithe Botes mbare se ‘Shqiponjat fluturojne lart’
Duke përfunduar c’ju ka bërë më shumë përshtypje në këtë atmosferë shoqatash?
“Ti Shqipëri më jep Nder,
Më jep Emrin Shqiptar
Zemrën ti ma gatove
Plot me deshirë dhe me zjarr.”
Janë këto vargje që më bejne të emocionohem, mallëngjehem dhe ne te njejten kohe te ndjehem krenare qe jam Shqiptare, me nje zemer te gatuar ashtu sic thote edhe poezia ‘plot me deshire e me zjarr’ plot me deshire per te ndihmuar gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe me zjarr per ti treguar gjithe Botes se ‘Shqiponjat fluturojne lart’.
Ashtu si gjithe shqiptaret nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi, edhe shqipetaret ne North West London jane ketu qysh prej 10 viteve. Kënaqeshim dhe gezoheshim kur merrninm vesh per shoqata shqiptare qe kryenin aktivitetin e tyre ne Mbreterine e Bashkuar, merrnin pjese ne disa manifestime te tyre dhe nje nga me te paharrushmit per mua dhe familjen time eshte Mitingu i madh qe u mbajt ne Trafalgar Square me rastin e Pavarësise se Kosoves, i mrekullueshem, madheshtor, ku gjithe shqipetaret festonin dhe gezonin si një familje e madhe shqiptare, te bashkuar me shume se kurre ndonjehere.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» GJUHA E MËMËS ËSHTË I PARI ELEMENT IDENTITETI KOMBËTAR
» Gjuha shqipe
» Rugova - identiteti shqiptar i Kosovës
» Gjuha Shqipe - Adem Zaplluzha
» GJUHA SHQIPE PORSI MJALTA....!
» Gjuha shqipe
» Rugova - identiteti shqiptar i Kosovës
» Gjuha Shqipe - Adem Zaplluzha
» GJUHA SHQIPE PORSI MJALTA....!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi