Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u qëlloi Ahmet Zogu atentatorëve në Vjenë?

Shko poshtë

Si u qëlloi Ahmet Zogu atentatorëve në Vjenë? Empty Si u qëlloi Ahmet Zogu atentatorëve në Vjenë?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 11:31 pm

Si u qëlloi Ahmet Zogu atentatorëve në Vjenë?

Si u qëlloi Ahmet Zogu atentatorëve në Vjenë? 11111Biografia e panjohur e mbretit Zog dhe detajet nga jeta e tij do të vazhdojnë të botohen në gazetën “Tirana Observer”. Pjesë të ndryshme të librit të cilat hedhin dritë mbi funksionimin e mbretërisë shqiptare janë përshkruar nga profesori anglez Jason Tomes. Në biografinë e parë të plotë, ai eksploron realitetin pas një njeriu të përshkruar nga “The Times” si “mbreti i çuditshëm Zog” dhe dëshmon se ai ka qenë produkt i një hapësire dhe kohe unike. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme janë të ftuar të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane dhe të njihen me një mbret, i cili u ka qëlluar atentatorëve të tij dhe që i paguante faturat me shufra ari. Jason Tomes ka dhënë mësim lëndën e historisë dhe politikës moderne në universitetet e Oksfordit, Varshavës dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën. Ai është autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesëdhjetë artikujve për “Oxford Dictionary of National Biography”.

Vijon nga numri i kaluar
Në përfundim, Zogu falënderonte vizitorin e tij që kishte marrë mundimin të vizitonte Shqipërinë. “Kthehuni sërish nëse mundeni pas disa vitesh dhe shihni ndryshimet e mëdha që do jenë bërë”. Ai shprehte dëshirën e tij për të udhëtuar jashtë vendit sapo themelet e vendit të ishin forcuar. Nëse vizitori ishte britanik, ai mund të shtonte një udhëtim në malet skoceze në prioritetet e tij. Më pasi ai vështronte gjithë mirësi teksa miku i tij i ri tërhiqej mbrapsht me kujdes, që të mos pengohej në rrugica dhe të mos përplasej me enët e pështymës pranë derës. Zakonisht njerëzit largoheshin të gëzuar. Ata thoshin se atje mund të gjeje një monark me të cilin mund të flisje hapur të paktën. Zogu ishte miku i tij më i mirë kokë më kokë. Ai zakonin për t’i bërë vizitorët e tij të mendonin se ishte krejtësisht dakord me mendimet e tyre. Shpeshherë kjo mjaftonte për t’i bindur ata që Shqipëria ishte bekuar me një udhëheqës jashtëzakonisht të mençur e inteligjent. Edhe ata që e kuptonin sa me kujdes i zgjidhte Zogu përgjigjet për të rënë dakord me opinionin e tyre mendonin se ai duhej të ishte shumë i mençur përderisa ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë. Dhe ai flirtonte në mënyrë të jashtëzakonshme, duke i shpërqendruar të gjithë veç intervistuesve më të mprehtë nga fakti se teknika e tij mishëronte kujdes më shumë se vetëbesim. Nuk ndodhi ndonjëherë që dikush nga ata që e takuan mbretin të mos e merrte seriozisht, thuajse të gjithë u goditën nga mospajtueshmëria e tij. “Si një version në miniaturë i zotëri Edenit tonë” vëzhgonte një vizitori britanik. “Si një zotëri Oksfordi që ka kryer shërbim ushtarak”, thoshte një tjetër. Ai ishte shumë i gjatë, i pashëm dhe inteligjent, rrëfente një fotograf shtypi. “Dukej sikur po fotografoja një yll filmash”. Shqipëria ishte konsideruar si e paqeverisshme deri sa kjo figurë e hirshme e patetike hyri në skenë. Ai mendohej se ishte mbreti-luftëtar, po ai s’të linte përshtypjen e forcës. A thua të ishte e vërtetë se njëherë në një betejë ai kishte qëlluar shtatë kuaj? Se kishte porositur vrasjen e kunatit të tij? Se kishte nxjerrë armën dhe u kishte qëlluar atentatorëve të tij jashtë operës së Vjenës?Eleganca shterpë dhe fjalët e sjellshme evazive ishin vetëm njëra anë e mbretit Zogu I i shqiptarëve, ndryshe Ahmed Zogu, ndryshe Ahmed Bej Zogolli. Një pasdite mbreti dhe shpura e tij po udhëtonin në një rrugë malore në Durrës. Ato kishin ndaluar më parë për një piknik, ku kishte pasur verë me bollëk. Shoferi nuk ishte kursyer në të pira ndaj dhe makina po shkonte në mënyrë të pakontrolluar sa nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Oborrtarët e tmerruar iu lutën mbretit të ndryshonte shofer, por Zogu s’e pa të nevojshme një gjë të tillë. Ai nxori revolverin, ia vuri shoferit pas koke dhe i tha, “Tani ose ngite makinën avash ose do të të vras”. Shoferi u bë esëll në çast dhe e kreu udhëtimin me kujdesin më të madh. Ai e njihte anën tjetër të Zogut.

Ylli i Matit
“Ndaj nga errësira një yll udhëheqës u shfaq në Mat, i cili do i përhapte rrezet e diturisë dhe qetësisë mbi një komb të tërë”. Ky version i autorizuar i një historie jetësore ishte padyshim i vërtetë në një drejtim: Sipas standardeve të monarkisë në shekullin e 20-të, prejardhja e mbretit Zog ishte e errët. Si mund të ishte ndryshe? Monarkët e zakonshëm kanë lindur të famshëm: ai deklaroi veten mbret kur ishte i rritur. Dhe askush nuk e kishte mbajtur shendim rininë e tij për brezat e mëvonshëm. E askush nuk e bëri një gjë të tillë dhe kur ai u bë i famshëm në moshën 24-vjeçare. 90 për qind e çrrënjosjes së analfabetizmit ishte një faktor vendimtar. Numri i gazetave u rrit gjatë mbretërimit të tij, por ato vepronin nën mbikëqyrjen e tij dhe nota e aprovimit s’ishte aq e lehtë për tu përftuar. Një skicë e jetës së tij u botua në vitin 1927 në Tiranë, me qëllimin për t’i familjarizuar lexuesit me “virtytet e rralla që karakterizojnë mbretin tonë të adhuruar” duke dëshmuar “karakteristikat e shpirtit të tij të madhërishme në formën e tyre të vërtetë historike”. Ndërkohë, David Maitland-Makgill-Chrichton, një biograf i pavarur u përball me pengesën e parë të pallatit ndaj një “asistence” aq të bezdisshme saqë ai u detyrua të braktiste projektin. Intervistuesit tepër kureshtarë identifikoheshin menjëherë: “Nuk e konsideroj të këndshme të flas për veten time. Le të flasim për diçka më të rëndësishme, mbase për vendin tim”. Ky monopol informacioni ishte padyshim një avantazh për mbretin i cili doli nga populli, por rrëzimi i tij në vitin 1939 nuk nxori ndonjë gjë shumë të madh në dritë. Kur të tjerë morën kontrollin e Shqipërisë, ishte thjesht ndonjë qytetar i guximshëm (a budalla) ai që dilte e fliste për regjimin e vjetër, por në terma nënçmues. Liria e fjalës duhej të priste dhe nja 50 vjet të tjera.
Në dhomën e grave në Burgajet, një 19-vjeçare Sadije Zogolli (Toptani), solli në jetë një djalë më 5 tetor 1895. Natyrisht, djali i quajtur Ahmed Muhtar, ishte shkak për festime e gëzime të mëdha. Gratë shqiptare nuk ishin aq krenare për bukurinë e tyre sa për numrin e djemve që sillnin në jetë. Edhe pse askush s’mund ta dinte në atë kohë, Sadijes do i duhej të përqendrohej në cilësi sesa në sasi. Djali i saj i parë vdiq kur ishte ende foshnje. Gjashtë fëmijët e saj të tjerë ishin të destinuar të ishin vajza. Ajo i rriti të gjitha me kombinimin perfekt të disiplinës së hekurt dhe kujdesit të dhembshur. “Vetëm gomarët rrihen”, thoshte ajo, “fëmijëve duhet t’u flasësh, t’u tregosh çfarë është gabim”. Ahmedi, djali i vetëm i një nëne myslimane u vu menjëherë në qendër të vëmendjes. Thuhej se ai kishte lindur me këmishë, një shenjë që dëshmonte për një të ardhme të ndritur. “Të lumtur janë njerëzit”, thoshte babai i tij, “për djalin tim që do u sjellë lumturi të madhe”. Xhemal Zogolli Pasha kishte qenë guvernator trashëgues i Matit që prej vrasjes së gjysmë-vëllait të tij, Riza Bej, 10 ose 15 vjet më parë. Duke vendosur rregull e unitet ai fitoi respektin e fisit dhe tani në të tridhjetat e tij, ky burrë me tipare të mprehta dhe sy melankolike ishte i ndërgjegjshëm për detyrën e tij në përjetësimin e historisë së familjes. Këngët e vjetra rrëfenin se si Zogolli kishte nisur të sundonte mbi Mat, para 400 vjetësh kur sapo turqit kishin pushtuar Shqipërinë. Një luftëtar nga një fshat i quajtur Zogaj kishte rastisur të kalonte luginën në momentin e një sulmi turk. Gazi Bej, një zyrtar osman i vendosur për të poshtëruar familjet e Matit i kishte urdhëruar ato që vajzat e tyre të pamartuara duhet të shkonin dhe të kërcenin të zhveshura para tij. I tmerruar nga ajo që po i dëgjonin veshët, i riu nga Zogaj nxiti matjanët të luftonin për nderin e tyre. Gazi Bej u vra dhe një shef mirënjohës i ofroi trimit të ri dorën e vajzës për martesë. Një tjetër histori alternative që thuhet shpesh mes të huajve ka lidhje me një gjerman të supozuar (Herzog) i cili u vendos në Mat pas kryqëzatave, duke hequr pjesën Her më vonë nga mbiemri dhe duke mbajtur Zog. Në fakt ky version duket pak si shumë gazetaresk. Në të kundërt, burri nga Zogaj ndiqte zakonet shqiptare kur mori emrin e fshatit si mbiemër. Zogu i Madh (siç filloi të quhej) ngjante më shumë si katolik në mbërritjen e tij në luginë. Ose ai ose pasardhësit e saj u konvertuan në myslimanë për të paqësuar turqit sepse në kohën e nipit të tij, Zogu i Vogël, kreu i familjes njihej si Guvernator Trashëgues i Matit. Ky ndryshim i volitshëm besimi nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Osmanët kishin vendosur një taksë toke mbi të krishterët dhe persekutonin veçanërisht katolikët. Me kalimin e kohës pjesa më e madhe e shqiptarëve zgjodhi konvertimin në fenë myslimane. Pjesa më e madhe ishin sunitë si turqit, por një pjesë e vogël zgjodhën të jenë bektashinj. Mbreti Zog preferonte të theksonte se ndjekja e fesë islame s’i kishte kthyer pasardhësit e tij në laro të osmanëve. Në të kundërt ata kishin luftuar gjithmonë për të mbrojtur privilegjet e tyre dhe nuk i kishin paguar taksat. Por ishte ana mëmësore për të cilën Zogu pretendonte se ishte pasardhës i shquar. Lidhjet ndërmjet familjeve të mëdha ishin të ndërlikuara dhe dy dëshmi rrallë ishin të njëjtat, por Sadija i kishte zbuluar gjurmët e saj deri tek një grua që quhej Mamica e Krujës. Ajo ishte motra e Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili mund të kishte qenë dhe vetë prej Mati. Nuk kishte emër më të famshëm në historinë shqiptare.

Vijon neser

TO
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi