Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
Maria Fernanda Candida/Iza Galvano/ Edson Celulari/Kapiten Hulio/
NGJYRAT E DASHURISË
Serial brazilian’’Ngjyrat e dashurisë’’ i shfaqur kohë më parë në Televizionin “Koha Vision”, me actorët:Maria Fernando Candida dhe Edson Celulari në rolet kryesore, është ndër projektet më të njohura fokmore braziliane.
Nga Halit Bogaj
Është bërë e rëndomtë që televizionet tona t`i shfaqin disa seriale të një niveli shumë të ulët artistik, të cilat na iritojnë vazhdimisht.Kësaj radhe kishim një serial tjetër i cili dallonte për shumçka nga ato të mëparshmet, por thuajse edhe të përditshmet të cilat i kanë vërshuar televizionet tona private.”Ngjyrat e dashurisë”është një realizim tjetër televiziv që na joshte vazhdimisht dhe episod pas episodi, duke mos qenë edhe shumë i gjatë, siç po ndodhë shpesh me serialet e tjera për të cilat e kemi fjalën.Seriali na bënte kurreshtarë për ecurinë e mëtejme të ngjarjes e cila bëhej vazhdimisht interesante dhe tejet e mirëpritur.Personazhet /Elio dhe Iza Galvon/ ishin figurat më markante rreth të cilave sillej ngjarja kryesore e serialit dhe gjithçka që e përcaktonte fatin e personazheve kryesore por edhe atë të atyre episodike.Që nga fillimi vërehej se”Ngjyrat e dashurisë”do të kishin shumë adhurues të pasionuar dhe do të gëzonin shikueshmëri të jashtëzakonshme, aq më tepër kur bëhej fjalë për Brazilin demokratik, por që kishte filluar të rrëshqiste në një autokraci të madhe kur njerëzit dënoheshin në mënyrë drakonike për fjalën e tyre të lirë.Brazili i serialit”Ngjyrat e dashurisë”na del si një “vend i premtuar”, një El Dorado për njerëzit e ikur nga sisteme të ndryshme totalitare dhe diktatoriale,e sidomos për ebreitët e ndjekur nga regjimi hitlerian në Europë. Seriali me të drejtë na e përkujton edhe filmin”Kazabllanka” të regjisorit gjenial Majkëll Kertis, me dy figurat e shquara të kinematografisë amerikane:Ingrid Bergman dhe Hemfri Bogart.
Jemi koshientë se ky realizim i shkëlqyer është një e arritur kulmore e televizionit brazilian i cili na lë mbresa të posaçme dhe kemi përshtypjen se përveç aktorëve kryesorë që shkëlqejnë vazhdimisht,prapa tyre nuk mbesin as aktorët e tjerë në role më të vogla të cilët e njohin profesionin e tyre artistik.Në këtë serial pa mëdyshje personazhet më të popuallarizuara janë:Elio dhe Iza Galvon të cilët na mbajnë pezull gjatë tërë kohës sa zgjatë seriali.Dashuria e tyre e fuqishme dhe thuajse e paparë ndonjëherë në ekranet televizive dhe në filma të ndryshëm, është diçka tejet karakteristike për çdo spektator që e ndiqte serialin e përmendur dhe të mbetur në kujtesë të përhershme.Kineastët brazialian krijuan një epope të lavdishme të atdheut të tyre, një Sagë të paharruar kushtuar luftës çlirimtare dhe një romansë shumë të fuqishme të një dashurie të thellë njerëzore mes dy personazheve të paharruara/Elio dhe Iza Galvon/.Ata i gërshetuan të gjitha tiparet e serialit për ta nxjerrë një vepër kolosale filmore kushtuar një periudhe të rëndësishme dhe plot kthesa të ndryshme të cilat ishin shumë të papritura.Sidomos na bën përshtypje paraqitja vullnetare e njerëzve për të shkuar në luftë kur atdheu i tyre ishte i rrezikuar drejtpërdrejt dhe kur në atë katrahurë të përgjakshme dhe ferr të paparë merrnin pjesë qindra mijra vullnetarë ku bënte pjesë edhe Iza Galvoni e bukur dhe krenare për atdheun e saj të dashur.Ishte paraqitur vullnetare që në luftë të shkonte si infermiere si shumë simotra të tjera të vendit të saj të cilat i kishte thirrur patriotizmi dhe aleanca e njohur antihitleriane në të cilën edhe Brazili i kishte dërguar ushtarët dhe vullnetarët e vetë.Patriotizmi brazilian merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u ndeshur edhe në tragjedira të shumta gjatë asaj lufte të imponuar ku vriten bijt dhe bijat më të shtrenjta të atdheut të rrezikuar nga falanga hitleriane që ishte lëshur si lubi e zezë mbi fatin e popujve të ndryshëm.Në radhët e të gjithë atyre gjendej edhe kapiten Elio i cili ishte i plagosur dhe sëmbonte zemrat e të gjithë spectatorëve të pasionuar që ishin mësuar me sharmin e tij karakteristik dhe burrërinë e tij të madhe.Se sa adhurohej , më tepër se të gjithë të tjerët kryeprotagonisti Elio, dëshmonte edhe shikueshmëria e madhe e serialit të cilin e përcillnin shumë adhurues të tij të flaktë..Skenat e dhembshme nëpër të cilat kalonte kapiten Elio ishin ndër pjesët kryesore të serialit të popullarizuar i cili mbante pezull çdo spektator,duke u shoqëruar edhe me lotët e derdhur të Iza Galvonit kur Elio ishte në komë . Dukej se lotët e saj të sinqertë do ta ngrisnin edhe nga vdekja e sigurtë dhe shërimi i Elios është ndër skenat më të mallëngjyera dhe të këndshme të serialit”Ngjyrat e dashurisë”.Para se të ndodhte ajo mrekulli e paparitur,Elio dëshironte që veten ta shihte më mirë të vdekur se sa në një gjendje të tillë kur nuk ndihej si burrë. Pas përfundimit të luftës dhe shërimit definitiv të kapiten Elios, Iza Galvon bëhet ylli më i madh i muzikës braziliane që joshte miliona dëgjues të atdheut të saj të dashur me të cilin ishte e mëshiruar si çdo bashkëatdhetar i saj patriot. Elio Kthehet në atdhe pas qëndrimit të tij pesëvjeçar si atashe jashtë vendit, kurse Iza Galvon bëhet këngëtarje më e dashur, më e çmuar dhe e adhuruar e popullit të saj të cilit i këndonte me dashuri magjike.Të gjitha ato çaste të dhembshme, të lumtura, tragjike, por edhe heroike bënin pjesë edhe në ndjenjat tona të fuqishme që kishim për serialin dhe fatin e kryepersonazheve të tij, duke dëshiruar që ai të zgjaste edhe më tepër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Ava Gardner
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi