Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk jemi 'vëlla i vogël' i PDK-së

Shko poshtë

Nuk jemi 'vëlla i vogël' i PDK-së Empty Nuk jemi 'vëlla i vogël' i PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 19, 2009 1:46 pm

Nuk jemi 'vëlla i vogël' i PDK-së

Intervistuan : Bajrush Morina & Fatbardhë Zeka
Intervista: Eqrem Kryeziu, nënkryetar i LDK-së


Nuk jemi 'vëlla i vogël' i PDK-së ----Prenaj%20

Eqrem Kryeziu është ndër personalitetet më të njohura të skenës politike të Kosovës. Bile ai mund të konsiderohet se është personaliteti më atraktiv për mediumet për faktin se sa herë flet bën “bum” dhe kjo fjalë e tij e madhe ka efekte politike. Ai nuk është politikan që jeton e vepron në Prishtinë, por ai vjen në Prishtinë sa herë që skena politike e Kosovës “nxehet” përtej mase. Ai, tash e sa kohë është njeriu i dytë në LDK por koëhve të fundit është njeriu më i fortë në LDK.
Edhe në intervistën për “Bota sot”, Eqrem Kryeziu thotë shumë gjëra të cilat nuk i ka thënë më parë.

Bota Sot: Me rastin e nënshkrimit të koalicionit për marrëveshje në mes të PDK-së e LDK-së ka një pikë që “ndalon” këto dy parti që të bëjnë koalicione me partitë tjera. A do ta respektoni këtë pikë të marrëveshje edhe në nivelin lokal, qoftë para apo pas zgjedhjeve?

E.Kryeziu: Marrëveshja nuk e ka pikën që ë ndalon çdo lloj koalicioni. Pika e marrëveshjes është kështu: koalicioni PDK-LDK është në nivelin qendror dhe vetëm për këtë mandat. Do të thotë ajo nuk i kufizon edhe nivelet tjera, prandaj koalicioni i nivelit qendror nuk e detyron asgjë koalicionin ne nivelin lokal, as edhe nuk e ndalon por thjeshtë e përcakton se ky koalicion ka të bëjë me nivelin qendror për këtë mandat katër vjeçar.

Bota Sot: Kryesia u ka lënë duart e lira degëve nëpër qytete që vet të vendosin për koalicione para ose parazgjedhore. A do ta respektoni vendimet e degëve që të bëjnë koalicione me cilëndo parti dhe në rastin e tillë a nënkupton se ju po shkelni një pikë të marrëveshjes së vitit 2007?

E. Kryeziu: Ne këtë sjellje e kemi si traditë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të thotë një farë lloj decentralizimi i partive. Ne që nga themelimi e kemi pasur këtë lloj qëndrimi. Ne nuk jemi përzier në politikat e degëve asnjëherë, ata i kanë vlerësuar rrethanat, kështu që në qoftë se vazhdojmë këtë traditë unë do të isha shumë i kënaqur. Por mos harroni se është krejt normale të komunikojnë me lidershipin se çfarë po bëjnë a po punojnë mirë apo jo. Por komunikimet nuk janë për opinion, sepse në opinion dalin rezultatet e proceseve të marrëveshjeve eventuale me partitë e tjera. Siç dihet zgjedhjet lokale janë edhe për kryetarë të komunave, kështu që në këtë kuadër unë them se Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë kandidatët e vet si LDK. Por a do të bëhen koalicione eventuale në raundin e dytë në balotazh apo jo, ajo do të jetë një punë që shihet në të ardhmen. Mirëpo hë për hë nuk kemi nevojë për marrëveshje sepse tek e fundit çdo parti që përpiqet ta sprovojë veten me kandidatët e vet dhe kjo është krejt normale. Pra është normale që të gjitha partitë ta sprovojnë veten me kandidatët për kryetarë, dhe kështu të testojnë elektoratin e tyre Le të vijnë ata që i ka marrë malli për logon e LDK-së

Bota Sot: Z. Kryeziu, kohëve të fundit ka qenë aktuale çështja e bashkimit të LDK-së me LDD?

E. Kryeziu: Procesi për bashkimin e këtyre dy partive është një proces shumë interesant që e ka iniciuar zoti Berim Ramosaj dhe unë për vete e përkrah procesin që e ka iniciuar ai. Por ky proces është më serioz se sa një kontratë për një mandat, prandaj unë e çmoj këtë seriozitet, ndoshta pak më afatgjatë por më komod më i natyrshëm dhe më i frytshëm.

Bota Sot: A jeni ju për shkrirje të LDD-së apo për koalicione të dy partive?

E.Kryeziu: Inicimin e zoti Ramosaj që edhe unë e përkrah është por një bashkim organik, do të thotë kthim në LDK, që do të thotë se në qoftë se dikën e merr malli për diçka, e merr malli për logon 20 vjeçare të LDK-së. Dhe kjo është normale, sepse nuk ke pasur kohë të dashurohesh në një logo që është një vjeçare apo dy vjeçare, megjithëse edhe dashuritë e shpejta nganjëherë janë intensive, mirëpo në politikë kjo më pak ndodhë.

Bota Sot: Gjatë koalicionit të kaluar me AAK-në ju keni thënë se vëllai u juaj i vogël është AAK-ja, ndërsa tani a do të thotë kjo që ju jeni vëllai i vogël i PDK-së?


E.Kryeziu: Jo! Gjërat tash janë pak më ndryshe. Ne nuk jemi në të njëtin pozicion siç ka qenë AAK-ja në mandatin e kaluar. Ne jemi momentalisht partia e dytë në Kosovë që ka një dominim më të madh se sa 7 për qindëshi sikur ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mandatin e kaluar. Pra nuk mund të bëhen këso krahasime. Ne tash në këtë mandat jemi në koalicion me PDK-në. Mirëpo absolutisht ne nuk e konsiderojmë veten si “vëlla i vogël” i PDK-së, sepse në qoftë se 65 për qind të njerëzve kanë abstenuar në zgjedhje, është shumë relative të flitet “për vëlla të vogël apo për vëlla të madh” në skenën politike të Kosovës Djemtë e presidentëve Rugova e Sejdiu janë rritur më LDK-në

Bota Sot: Si e vlerësoni pjesëmarrjen nëpër tubime politike të djemve të presidentit Sejdiu e Rugova, siç ishte rasti i fundit në Malishevë?

E. Kryeziu: Po edhe unë kam qenë aty, dhe në qoftë se ata kanë një afinitet për manifestimet e LDK-së është shumë pozitive. Ne nuk mundemi t’i shikojmë ndryshe këto gjëra vetëm se një afinitet të edukatës së tyre, madje kisha thënë një afeksion me LDK-në dhe në këtë aspekt besoj se ata janë të mirëpritur. Djemtë e presidentëve Rugova e Sejdiu janë rritur në frymën e LDK-së dhe kanë qenë krejt fëmijë kur është themeluar LDK-ja.

Bota Sot: Zgjedhjet lokale tani veç po ofrohen a keni menduar dhe a do të konkurroni për kryetarë të komunës së Prizrenit?

E. Kryeziu: Unë e kam thënë edhe herëve tjera sikur të ishte e mundshme të gjeja një pasues atje kjo do të ishte kënaqësia ime, sepse riciklimi i njeriut të njëjtë si “shpëtimtarë” nuk është mesazh i mirë për reformat, por as për kulturën politike të Kosovës. Ne po synojmë me ato reforma që të bëjmë një politikë të qëndrueshme me qindra njerëz të kualitetit të njëjtë dhe jo të njëjtit njerëz t’i qarkullosh gjithkah. Kjo është pikëpamja ime edhe parimore ehe personale, sepse është e vërtetë se unë pata demonstruar me ekipin tim, rezultate shumë të fuqishme siç kanë thënë të huajt, mirëpo humba. Dhe a humba a jo zoti e din, por tani unë nuk jam kryetar më atje, kjo është e saktë, por a kam humb a jo veç zoti e din edhe ata që i kanë numëruar votat. Parimisht unë nuk do të doja të kandidoja, por unë jam përgjegjës për Degën Prizrenit, dhe e kam marrë përgjegjësinë menaxhimit të zgjedhjeve.
Unë jam shumë i interesuar që LDK-ja ti fitojë zgjedhjet lokale në Prizren, po sikur të ishte e mundshme pa mua, ajo do të ishte kënaqësi e dyfisht. Unë jam atje si menaxhues i LDK-së tash për tash jo si kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi