poeti ynë RRUSTEM GECI
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: poeti ynë RRUSTEM GECI
T R Ë N D Ë L I N A
Nata sonte më veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend
dhe ëndërroj... mes vetmisë
një diell tjetër të l i r i s ë
Dhembja ime s’ ka një fund
kupën e saj me se ta tund
dhimbja ime rron tek flaka
ajo rrënjët i ka tek plaga
Zemra diellin e dëshiron
dielli zemrën e frymëzon
nata sonte v e ç ka r ë n ë
unë mbështillem si gjësend
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: poeti ynë RRUSTEM GECI
S H P R E S A
Shpresa , a të kujtohet ty
ajo mbrëmje e Prishtinës
kur unë e ti putheshim
lulet të çelin të bukura
Në ato vite të rinisë sonë
ne nuk rrinim duarkryq
e shquanim njëri-tjetrin
dhe praninë e pushtuesit
Shpresa, a e mban mend
atë takimin në Prishtinë
se në ato vite të rënda
ne këndonim së bashku
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: poeti ynë RRUSTEM GECI
I H U A J I
Të dielën, të hënën
I "bardhi" ish i zi
Të hënën, të dielën
Një shi puth një shi!
Dardani e Monika
"Romeo e Zhulietë"
Monika e Dardani,
Drama ishin v e t ë
Liqenit të Gjenevës
Dallga-dallgën tund
Mbi varkë të liqenit
Putheshin pa fund!
Të dielën , të hënën
S h i t ë s i ishte i ri
Pas luleve e banakut
Monika s´ishte e tij!
Qyteteve të Evropës
"Biznesi" s´ ka kufij
Kulmet a r r i h e n
Por drama përmbi!..
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: poeti ynë RRUSTEM GECI
G J I L A N I T
poetit, Rexhep Elmazit
I vetëm, i vetëm
si një qytet në shi
vrasësi të vrau
tek v a r g u i ri!...
Gjilanit në këngë
më i m i r i djalë
Gjilanin e deshe
në Gjilan të vranë!
Zemra tha paguan
kënga do të mbesë;
të vranë e të shanë,
të shanë e të vranë!
Gjilanit në këngë
më i m i r i djalë
Gjilanin e deshe,
në Gjilan të vranë!...
G j i l a n, 1980
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: poeti ynë RRUSTEM GECI
S H Q I P T A R Ë T
Nëse luftën nuk na e pranojnë
shqiptar, bërtit me sa fuqi ke
në dhomë, në banjo, në balkon
nëpër shtëpitë tuaja të bukura
nëpër trotuare , nëpër shkolla
bërtit tek të mbjellat tuaja
bërtit në rrugë, para pallateve
nëpër qytete dhe fshatra, bërtit,
bërtit , me sa f u q i ke, që të
dëgjojë toka e qielli, bërtit çdo
kund ka shtypje, çdo kund ku
ka pushtim,Kosovë,bëhu e lirë
dhe ngritu të dëgjojnë të rënët
se këtu jemi! Dhe gjallë jemi!
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Re: poeti ynë RRUSTEM GECI
KËNGË PËR LIRI
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në fushë të betejës e punë të rëndë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
që l i r i n ë ta kemi më tamam
me të drejta të njohura dhe ligje
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në Trojën e parë Trojën e vranë
në Trojën e dytë Trojën e ndanë
në Trojën e tretë turqit na ranë
të gjitha kohëve gjak u dhamë,në
fushë të betejës e punë të rëndë
Rrustem Geci - Dortmund / nëntor, 2008
shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Rrustem Geci:Rrustem Geci, poezi nga libri “Ajri i kohës”
» Rrustem Geci:KËNGËT E RRUGËS
» Rrustem Geci: Fjala e armatosur
» Rrustem Geci, poemë nga libri “ Kanuni poetik”
» Rrustem Geci, poemë nga libri „Heroika“-DIELLI I ATDHEUT
» Rrustem Geci:KËNGËT E RRUGËS
» Rrustem Geci: Fjala e armatosur
» Rrustem Geci, poemë nga libri “ Kanuni poetik”
» Rrustem Geci, poemë nga libri „Heroika“-DIELLI I ATDHEUT
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi