Edhe pas Rugovës, vetëm deklarime (e jo qëndrime) - djathtas!
Faqja 1 e 1

Pse jo “qëndrimi” po deklarimi - djathtas! Për shkak të konvertes politike, për shkak se konsiderohet ende se (nuk) vendnumërojmë në fazën e “tranzicionit politik”. Mund ta marrim për shembull Partinë Socialiste të Shqipërisë, sa gjenerata dhe sa kohë do t’i duhej asaj të reformojë programet “socialiste”, duke i barazuar me nivelin kualitativ të programeve të “socialistëve të sotëm evropianë”? A janë emrat dhe kalendari kohor çështje esenciale që ndihmon reformat, apo janë proceset e zhvillimit të shoqërisë, që sipas Marksit e ndërtojnë vetëdijen njerëzore, t’i themi për këtë rast, qytetare, e jo nacionale, se hidhërohet Marksi. Pra çështja e “vetëdijes politike” varet prej proceseve zhvillimore ekonomike dhe kulturore të një shoqërie kombëtare, të organizuar në shtetin e ligjit. Pra, jemi ende te Partia Socialiste: 1. Enver Hoxha, 2. Ramiz Alija, 3. Fatos Nano dhe 4. Edi Rama. A e ka mohuar vazhdimësinë historike të partisë ndonjëri nga këta, qoftë R. Alija, qoftë Nano, qoftë Rama? Jo! Sa ka mundur socializmi aktual evropian “të vetëdijesojë vetëdijen” brenda katër “brezave” revolucionarë, kjo mund të konfirmohet në bazë të “kritikës (vetëkritikës) politike” të liderëve socialistë, po i quajmë shqiptarë, edhe pse ata, katër vjet më parë, do të hidhëroheshin t’i quaje kështu. Megjithatë, ka katër vjet që ata kur flasin për Shqipërinë, tashmë i përmendin edhe shqiptarët! Do Zoti le të jenë jo socialistë, por edhe leninistë, stalinistë, socialistë, vetëm le ta pranojnë se janë shqiptarë, siç e kanë pranuar më në fund. Por, ky pranim edhe pse ende është vetëm “deklarim”, ne duam ta konsiderojmë të sinqertë, por “qëndrimi” vazhdon ende të mbetet ortodoks, sidomos në bazë të kauzës kozmopolite që indoktrinojnë ata në anëtarësinë e tyre “nostalgjike” të PPSH-së, e cila, këtyre ditëve, për së dyti, do ta presë në një koncert të madh kompozitorin e këngëve mbi luftën e Bosnjës, Goran Bregoviqin. Shqiptarët do të dëgjojnë në këngët e Bregoviqit gjuhën që kanë dëgjuar fëmijët e Kosovës, derisa i rripnin me thika. Deklarimi djathtas (tradicional për demokristianët dhe republikanët) si dhe “demokratët” e tjerë që janë ndarë nga “partia mëmë” (Aleanca) para njëzet vjetëve, po ashtu mbetet deklarim. Më i djathti i Shqipërisë, zoti Berisha, fjalën e parë të djathtë e tha gjatë promovimit të superstradës Durrës-Morinë, kur tha se kjo është rruga “e bashkimit të kombit”.
Derisa socialistët e Shqipërisë na e kanë vizatuar hartën e integrimit tonë në Evropë nëpërmes Beogradit, djathtistët e Shqipërisë qe dhjetë vjet nuk e rrisin një trohë nivelin e deklarimeve (edhe qëndrimeve) mbi statusin e Kosovës, fare pak për një fije më ndryshe nga se e përcaktojnë këtë status Kombet e Bashkuara dhe BE-ja.
Qëndrimi politik i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, ndaj komplet strukturës politike “socialiste” apo “djathtiste” në Shqipëri, ende mbetet qëndrimi më i dobishëm politik, sepse mund të ndikojë që “në proceset” zhvillimore që ndryshojnë vetëdijen politike, kjo të bëhet (ndryshimi) nëpërmjet kritikës shkencore. Rugova ka pasur qëndrim stoik dhe të pandryshueshëm për “djathtizmin” në Shqipëri publikisht nja 20 vjet me radhë, ndonëse natyra e tij e pengonte që të deklarohej publikisht mbi pakënaqësitë e tij ndaj qëndrimit të Shqipërisë për Kosovën. A ka ndryshuar situata e kohës së Rugovës, tash kur në Shqipëri shqiptarët i thonë vetes (politikisht) shqiptarë? Jo ende, sepse neve ende na quajnë kosovarë, njësoj si Ahtisari! Zyrtarisht kështu na quajnë, kurse në popull ka mjaft shumë që thonë “shqiptarët e Kosovës”, por popullin e përfaqëson politika e shtetit zyrtar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kontrata e Ibrahim Rugovës ishte vetëm me Kosovën dhe lirinë e demokracinë e saj
» Idriz Morina:Të jesh i Rugovës! A bëhet kjo vetëm me parulla e simbole!?
» AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja
» Nuk kërkojmë vetëm ne njohje, edhe ne na lusin t’i njohim!
» A MUND TË NDODHË EDHE KJO?-Shtatorja e Rugoves si ajo e Enver Hoxhes?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi