Baki Ymeri: Malësori me zemër të ndezur për komb dhe atdhe
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Malësori me zemër të ndezur për komb dhe atdhe
Ajvaz Voka ne shitoren e tij (1930) |
Malësori me zemër të ndezur për komb dhe atdhe
Nga Baki Ymeri
Janë të panumërta argumentet që flasin se Ajvaz Voka i Shipkovicës ishte një malësor me prirje të theksuara perëndimore, njëri nga përkrahësit më të zjarrtë të çështjes shqiptare në diasporë. Nga kunata e tij në Bukuresht morrëm vesh se “kur e ka braktisur Rumaninë (1941), i ka lënë 50.000 leja donacion për mbarëvajtjen e lëvizjes së këtushme shqiptare”. Se ç’është bërë me to, këtë e dinte bashkëfshatari tij, Bajrami, që pat mbetur këtu dhe që kaherë ka vajtur në botën e hijeve. Në botën e hijeve të Shipkovicës ka vajtur edhe Ajvaz Voka, një muaj para se të shpërthenin demonstratat e Tetovës për të drejta kombëtare (1968). Zoti Ibrahim Voka, që jeton tejmatanë restorantit të Kurtishit, aty ku Tetova kapet krahpërkrah me Reçicën, e mban mend qëndisjen e flamurit kombëtar, para shpërthimit të demonstratave, të cilin ia patëm treguar Ajvaz Vokës dhe kushëririt të tij, Selimit. Që të dy derdhnin lotë mallëngjimi për këtë simbol të shenjtë, që s’e kishin parë që nga viti 1944.
Edhe çka duhet të ndodhë që shqiptarët të afrohen me njëri/tjetrin, pyet Ibrahim Egriu në Suedi. Dy shqiptarë e tre parti, thoshte Ajvaz Voka në kohën e tij. Tutti albanesi, tutti comandanti, thonë italianët sot e kësaj dite. Përçarja ndërshqiptare i mundonte shqiptarët atë kohë, dhe i mundon edhe sot e kësaj dite. Ishte kjo një brengë që e mundonte malësorin e Sharrit, në Bukuresht e në Shipkovicë, krenar pse ishte shqiptar, i vetëdijshëm se shqiptari nuk koritet, nuk nënshtrohet, nuk lyp lëmoshë, por e siguron ekzistencën me djersën e ballit, duke kryer madje, punët më të rënda, që nga Egjipti e Konstantinopoja e deri në Sofje e Bukuresht, dikurë, dhe që nga Europa Perëndimore e deri në Kanada, Amerikë e Australi sot. Vlera e njerëzve matet me punën e tyre shkencore. Ajvaz Voka nuk merrej me shkencë ngase nuk ia kishin mundësuar shkollimin dhe jetën normale, as sundimi osman i sulltan Abdylhamitit, dhe as regjimet barbare të Nikolla Pashiqit dhe Karagjorgjeviqit. Së bashku me disa bashkëfshatarë të tij ia kishte mësyrë rrugëve të Vllahisë, qysh në moshë të njëmë (1928).
Ajvaz Voka dhe Aurelia e tij |
Të këtillë e kish fatin edhe Ajvaz Voka, babai i autorit të këtij shkrimi. Megjithatë, ai dallohej nga të tjerët. Në fillim, edhe ai pat shitur ëmbëlsira, me shportë në krah e me tepsi në kokë. Më vonë njihet me motrën e zonjës Rozalia, dhe martohet me të. Pasi e furnizonte me mall, shkonte dhe kontaktonte bashkatdhetarët korçarë, kosovarë e kërçovarë, intelektualë shqiptarë, rumunë e arumunë, diplomatë shqiptarë, arabë, italianë, gjermanë e amerikanë. E mbante mend edhe Asdrenin, dhe jepte për çdo ditë në mbrëmje, nga fitimet e veta, nga 20 franga për komunitetitn. Nga krejt popujt e botës, për këtë gjest të shenjtë të solidaritetit ndaj çështjes kombëtare, shquhen amerikanët dhe hebrenjtë. Malësorin e Sharrit e mundonte çështja e mosnjohjes së të drejtave të barabarta të shqiptarëve nga ana e sllavëve.
Ajvazi, Aurelia dhe Maria (1936) |
Meriton të theksohet me këtë rast fakti se, derisa kurbetçinjtë tanë që punonin para Luftës së Dytë Botërore nëpër Egjipt, Turqi, Bullgari, Rumani, Jugosllavi, Çekosllovaki etj., mezi që e siguronin ekzistencën, kurbetçinjtë e tanishëm, që janë ndërlidhur me Perëndimin, kanë fat të fitojnë dhe ta fisnikërojnë vendlindjen me vlera kombëtare e familjare, ekonomike dhe kulturore. Themi kulturore për ata shqiptarë që janë të vetëdijshëm se pa përkrahjen e kauzës kulturore nuk mund të bëhet fjalë për mbarëvajtjen e kauzës kombëtare. Për ta shpënë përpara çështjen kombëtare, që është e ndërlidhur ngushtë me çështjen politike, ekziston nevoja parësore për përkrahjen e projekteve kulturore. Ideja nuk është jona, por e Ajvaz Vokës, që me gjithë varfërinë e tij karakteristike, rrahte 20 km. Rrugë në këmbë nga Shipkovica në Tetovë dhe anasjelltas, për ta blerë një gazetë shqipe.
Në bazë të një Fletëqarkullimit të Përkohshëm (Foglio di via Provvisorio), nr. 43, lëshuar nga Konsullata Italiane e Bukureshtit (25 gusht 1941), kuptojmë se Ajvaz Ymeri, i lindur në vitin 1905 në Shipkovicë të Shqipërisë, së bashku me zonjën Aurelia Graur (e lindur më 13 korrik 1910), gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të këtij Fletëqarkullimi për udhëtim definitiv me pasaportën nr. 2.402/ 37515, lëshuar nga Legata Jugosllave e Bukureshtit, më 27 korrik 1932. Se Shipkovica asokohe i përkiste Shqipërisë reale, ekziston një numër dokumentesh, certifikatash bankare, korrespondencë etj. Gjatë qëndrimit të tij në Bukuresht, përveç kontakteve që mbante me personalitete të larta letrare, kulturore, shkencore dhe diplomatike, përveç donacioneve të rregullta që jepte për çështjen shqiptare, Ajvaz Voka shkruante edhe artikuj, të cilët i botonte në të përditshmet Curentul, Porunca Vremii, Universul etj. Disa prej tyre i kemi gjetur (“Poporul Albanez shi noua ordine europeana” / Populli Shqiptar dhe rendi i ri evropian, Curentul, maj 1941), të tjerët jemi duke i kërkuar.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Baki Ymeri: Malësori me zemër të ndezur për komb dhe atdhe
Nënë Tereza e Shipkovicës |
Një nga gjurmët konkrete të atdhedashurisë shqiptare të këtij çifti bashkëshortor, është edhe sintagma poetike me vlerë antologjike “Rroft Shipnia ene na nimoft Perëndija!”, që e ka qëndisur zonja Aurelia atë ditë kur është kryer kurorëzimi në komunën Band të Tërgu Mureshit (30 korrik 1932). Shqiptarët e kanë një emër të ngjashëm me atë të bashkëshortes së Ajvaz Vokës: këngëtaren Aurela Gaçe. Se kjo zonjë rumune (Aurelia Graur), metaforikisht e ka përvetësuar gjuhën shqipe brenda një nate, për këtë flasin jo vetëm anëtarë të familjes së Hamdi Refikit nga Shipkovica, por edhe një një sërë artikujsh të botuar. Ajo na fliste, derisa jetonte, për 35 shqiptarë të arrestuar për motive politike në Bukuresht, në vitin 1941, ndër ta edhe Ajvaz Voka: “Për të ushtruar profesionin e ëmbëltorit në qendër të Bukureshtit, tregtarët e imtë ishin të detyruar të jepnin bakshish. Agjenti të cilit i jepte pothuajse për çdo ditë bakshish, e fton një ditë në selinë e Prefekturës. “Eja se të fton shefi!”, i kishte thënë malësorit të Sharrit, dhe e kishin mbajtur atje derisa i kishin grumbulluar edhe të tjerët. Unë u nisa pas tij dhe kur arrita, e pashë se autobusin e kishin zbardhuar me parulla: “35 shqiptarë të dënuar për politikë”. I mora treqindmijë leja t’ia çoj, por ai kishte një deng parashë me vete, të cilat m’i dha mua. I mori ato që ia dhashë unë dhe, pasi i kishin dërguar në do pyje për t’i likuiduar, Ajvazi kishte ikur me nja dy kërçovarë të fuqishëm. Kërçovarët mbetën atje, kurse ne u kthyem në Shipkovicë. Merre me mend sa i gëzuar dukej kur u kthye një ditë nga pazari. Ishte takuar me kërçovarët në Tetovë, që ishin kthyer pas shtatë vitesh nga Rumania, diku nga viti 1948”.
Duke shitur embelsira ne Lulishten e Mbretit (1938) |
Shqiptarët kanë nevojë për përkrahjen e Perëndimit dhe Perëndisë, u thoshte Ajvaz Voka fqinjëve të tij, sa herë i vinin në vizitë në orët e pasdarkës. Ishim të vegjël asokohe, por zemra na bëhej mal kur dëgjonim vërejtjet e tij kundër Rusisë dhe admirimin ndaj Amerikës. Po këto biseda i zhvillonte edhe me do tetovarë të shquar që kishin përkrahur lëvizjen demokratike kombëtare shqiptare, përmes Lidhjes së Dytë të Prizrenit, sidomos me Hysen Xhaferin, babanë e Arbën Xhaferit, pastaj me Garip Demën, Vehbi Lushin etj. Biseda të këtilla zhvillonte edhe me Veli saraçin, me prejardhje turke, në qendër të Tetovës, si dhe me njëfarë Stojani në Çarshi të Epër. Demokracia e rrit përgjegjësinë në raport me rritjen e lirisë. Ata e respektonin mendimin e lirë ngase nuk i mundonte kurrfarë kompleksi nacionalist. I ndiqnin rregullisht dhe i komentonin emisionet e Zërit të Amerikës. Nuk ishte fjala për “vetëqeverisje socialiste”, por për prirjet demokratike të njerëzve tanë që e admironin Perëndimin, në atë kohë, kur klyshët e komunizmit e spinunonin te komandiri i policisë në Veshallë, ata që mënjanë bërtisnin në Sokak të Poshtër “Rrnoft Stalini!”. Pleqtë e Shipkovicës edhe sot e mbajnë mend pranverën e vitit 1945, kur pas terrorit të ushtruar kundër shqiptarëve në Monopolin e Tetovës, pas hyrjes së partizanëve, u oraganizuan zgjedhjet e përdhunshme. “Te shkolla në Puçalen, kishin vënë dy kutija: njëra e kuqe (e komunistëve) dhe tjetra e zezë (e demokratëve). I vetmi që e fut “kokën” (kështu quhej vota asokohe), në kutinë e zezë, ishte Ajvaz Voka. Krejt të tjerët, kishin rrotulluar brenda një nate: nga zogistë na ishin bërë komunistë”.
Kështu e përshkruante mentalitetin e shqiptarit aktiv të diasporës, dhe frikën e hallexhinjve të fshatit, një dëshmitar okular i asaj kohe. Dikush mund të preket për këtë, sidomos ata që e kanë mizën nën kësulë, apo bijtë e tyre, por kjo nuk do të thotë se ne kemi qenë më të mirë se ta. I tillë ishte sistemi: dikush e admironte Stalinin, dikush Enverin, dikush Titon, dikush Amerikën. Sipas rrëfimeve të Aurelias së ndjerë, në shenjë hakmarrjeje, komunistët jo vetëm që ia hanin hakun, por e kishin detyruar t’i çonte kutitë e votimit në qytet, në mesnatë, rrugës së Konecit, kur kish krisur një shi i hatashëm. Për qëndrimet e tij proshqiptare, shtëpia e tij dhjetëra herë do të bastiset, edhe nga karabinierët italianë, edhe nga udbashët e koalicionit sllavo/shqiptar. Aq shumë e admironte Perëndimin, disiplinën gjermane për punë, rregullimin e kopshteve e të arave, saqë ndërmerrte një varg aksionesh për t’i bindur autoritetet për mbrojtjen ekologjike të ambientit, për thurjen e arave, për moslëshimin e kafshëve kuturu arave të fshatit, saqë këtë e pagoi edhe me një dajak të kurdisur, si në kohën e kaçakëve, nga ana e do “trimave” të çakërdisur. Ende nuk dihet në janë realizuar idetë progresive të shqiptarit të etshëm për dituri, që e solli nga Rumania radiolidhjen e parë, libra, revista, dokumente. “Të gjitha këto na i mori policia, me rastin e një bastisjeje, në kohën e luftës. Mbaje mend, por mos e përrmend se cili haxhi e kish spiunuar. E lidhën me to një deng të madh sa shporeti dhe i thanë burrit tim të shkojë t’i marrë pas një jave, por ai nuk deshi të ketë punë me ta”, rrëfente Aurelia a ndjerë, e cila u shua si një nënë e shenjtë, po atë muaj, kur u shua princesha Diana Nëna Tereze e Shkupit (1997).
Qendisje e Aurelia Vokes (1932) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrime të Baki Ymerit
» Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE
» Baki Ymeri: Lidhje të përzemërta
» Prof.Ibrahim Egriu: "PËR KOMB E ATDHE-LËSHOHET PE"!
» Baki Ymeri: Clara Mărgineanu
» Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE
» Baki Ymeri: Lidhje të përzemërta
» Prof.Ibrahim Egriu: "PËR KOMB E ATDHE-LËSHOHET PE"!
» Baki Ymeri: Clara Mărgineanu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi