Baki Ymeri:Lidhje të përzemërta të dy popujve krijohen përmes letërsisë
Faqja 1 e 1

Lidhje të përzemërta të dy popujve krijohen përmes letërsisë
Baki Ymeri
Rumunët dhe shqiptarët njihen edhe më shumë mes vete
Çuditen shqiptarët pse s’e njeh Rumania pavarësinë e Kosovës dhe çuditen rumunët pse Shqipëria s’i njeh arumunët si minoritet dhe pse shqiptarët si populli më i shquar në botë për trimëri dhe besnikëri, luftuan kundër pushtuesit osman dhe iu nënshtruan këtij pushtimi në fushën fetare të onomastikës. Një nënshtrim i këtillë i shqiptarëve për të shpëtuar nga tagrat osmane, shëmbëllen me mentalitetin rumun për të luftuar deri dje kundër komunizmit, duke ia kthyer pastaj armët demokracisë në favor të fantomave të Rusisë (1945), njësoj siç patën vepruar edhe shqiptarët në Shipkovicë, duke kaluar brenda një nate nga ballizmi në komunizëm (1945). Qëllimi i këtij shkrimi ka të bëjë me lidhje të përzemërta e jo me lidhje politike që e anashkalojnë afrimin dhe afirmimin. “Po t’i kishin rumunët shqiptarët (fqinj të parë), kaherë do ta zotëronin Ballkanin”, thoshte Mbreti Carol I në kohën e tij (1900).
Pa marrë parasysh qëndrimin absurd të klasës politike rumune që e konsideron Kosovën si një “precedent të rrezikshëm” që i alimentoi shijet paranoike të hungarezëve të Transilvanisë, rumunët i duan shqiptarët ngase kemi bashkëpërkime të panumërta në fushë të historisë dhe gjuhësisë, madje edhe të etjes për poezi. Një afri dhe një etje e këtillë për ta njohur shpirtin shqiptar dëshmohet edhe përmes faktit se vetëm brenda një intervali të shkurtë, pesë autorë shqiptarë prezantohen në revistat rumune të Bukureshtit dhe provinces (Ibrahim Kadriu, Luan Topçiu, Halil Haxhosaj, Sarë Gjergji dhe Besa Salihu). Derisa shkrimet e Marius Qelarut për Luan Topçiun dhe Besa Salihun e shohin dritën e botimit në revistat e Moldovës (Convorbiri literare dhe Bucovina literara), Kadriu, Gjergji dhe Haxhosaj prezantohen me nga një faqe në dy revista që dalin në Campina dhe Plojesht.
Kështu, sipas eseistit Victor Sterom, “Ibrahim Kadriu, poet dhe romansier i shquar kosovar ka botuar një numër të konsideruar vëllimesh me poezi, novela, tregime dhe romane, duke qenë i përkthyer në dhjetra gjuhë europiane. Në vargjet e Ibrahim Kadriut deshifroj një portret sugjestiv që të shpie në zbulimin e një të vërtete të fshehur nëpërmjet shpalimit të alteregosë së poetit në fushë të platformës fundamentale apo strukturore të qenjes së tij, domethënë të sentimentit të implikimit kompleks në qëndrimin e konceptit në kohë dhe në dheun e të parëve të tij, apo të kalimit të pakthyeshëm të çdonjërit çast. Nota semantike dhe estetike e mëndjeprehtësisë së tij theksohet përmes fuqisë së sugjestionit bindës, duke zhvilluar ndjeshmëri të afta për të shprehur ekzistencën e një territori të konsideruar gjithmonë si një burrim i ilaçit të shpirtit.” Pas këtij medalioni të shoqëruar me shënime bibliografike, “Revista noua” (Këmpina, nr. 3/2009), prezanton në gjuhën rumune poezitë e I. Kadriut: Vajtja në fshat (Mersul în sat), S’ke nevojë (Nu ai nevoie), dhe S’kam kohë (Nu am timp).
Në kuadrin e rubrikës “Poezie albaneză”, botuar në revistën “Esteu” (Nr. 1/2009), poeti dhe eseisti Victor Sterom thekson se Halil Haxhosaj, poet kosovar, eseist dhe dramaturg ka absolvuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ndërmjet viteve 1992-2008 ka botuar njëmbëdhjetë libra. Së bashku me Sali Bashotën ai është poeti i parë nga Kosova i përkthyer me një libër në gjuhën rumune (Umbra viselor/Hija e ëndrrave, Bukuresht, 2004). “Poeti Halil Haxhosaj është i preokupuar ndaj korektësisë së raportit ndërmjet imagjinatës dhe ndjeshmërisë në shkrimet e tij, duke patur parasysh kriteriumin sokratik të adekuimit të objektit në subjekt. Ai inkorporon në tekstin lirik meditimin dhe qëndrimin e patundur, duke e mbajtur gjallë tensionin e nevojshëm për inkoprotimin e vetvetes. Mirëkuptohet, ngritja e diskrecionit në rangun stilistik të përjetimit autentik, e fikson definitivisht vëmendjen. Është e qartë se përkushtimi hyjnor i frymëzimeve të tij është një vëmendje strukturale që përfaqëson, sa një jehonë të lekturës adekuate, po aq edhe një opcion etik dhe estetik.” Pas këtij medalioni të bukur, pasojnë të defilojnë në faqet e kësaj reviste poezitë: Në këngën time (În cântecul meu), Hija e ëndrrave (Umbra viselor), Rrugët u lidhën nyje (Străzile s-au legat nod) dhe Bishat (Fiarele). Në kuadrin e rubrikës Poezie albaneza, jepen vlerësime të larta edhe për shpirtin e përbujshëm dhe forcën e fjalës poetike të Sarë Gjergjit nga Kosova.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Lidhje të përzemërta
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës
» Baki Ymeri në gjuhën italiane
» Baki Ymeri: Pentagrami i zemrës
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës
» Baki Ymeri në gjuhën italiane
» Baki Ymeri: Pentagrami i zemrës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi