Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët

Shko poshtë

Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët Empty Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 02, 2009 1:33 am

Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët U2_agim-bacelliEdhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët

Nga Agim Bacelli
Agideba@aol.com

Para pak ditësh, politika e Jashtme Austriake bën edhe një shenjë tjetër të simpatisë austriake për Shqipërinë duke vendosur veton për përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat e afërta për anëtarësim, me Bashkimin Evropian.
Dr. Miçael Sindelegger, Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë, shprehet qartë gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Vjenë, se negociatat e Bashkimit Evropian me Islandën, për anëtarësim në BE, duhet të zhvillohen vetëm me një kusht, që në to të përfshihet edhe Kroacia e Shqipëria.
Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF, Agjencia Austriake e Lajmeve APA si dhe media austriake gazetat "Die Presse", "Heute" etj, kanë komentuar gjatë dy ditëve të fundit këtë deklaratë zyrtare të Ministrit Sindelegger lidhur me preferencën e politikës së jashtme austriake kundrejt BE-së, për përfshirjen sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me Islandën, edhe Kroacinë e Shqipërinë.
Të shikojmë se çfar qëndrimi do të mbajë për këtë gjë “mikja” jonë Greqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi