Agim Bacelli: Fisnikëria e trimëria e Skënderbeut
Faqja 1 e 1

Fisnikëria e trimëria e Skënderbeut
Përgatiti Agim Bacelli
Këto dy letra janë të vitit 1461, njëra e Skënderbeut dhe tjetra e Joanes Antonius, gjatë një replike para betejës në Itali. Për vërtetësinë e tyre, unë nuk kam asnjë të dhënë, megjithëse kam kërkuar nëpër shënimet e mija të nxjerra para 25 vjetësh nga revistat "Shkenca dhe Jeta" nga ku mblodha edhe këtë material të më poshtëm. Autori (nuk ja kam emrin) thotë se letrat janë marrë nga Vatikani ku ato gjenden në latinisht në formën jo origjinale. Nëse dikush tjetër ka ndonjë burim më të saktë, le ta plotësojë këtë shkrim.
Lufta e Skënderbeut në Itali
Dihet historikisht që Skënderbeu ka pasur miqësi me Alfonsin, mbretin e Napolit. Pas vdekjes së mbretit Alfons, i biri, Ferdinandi, u ndodh ngushtë. Duka Xhiovani nga dera Anzhu e shtëpisë mbretërore të Burbonëve, i ndihmuar edhe nga konti italian Piçinino, kërkonte të pushtonte vendet që qeveriseshin prej Ferdinandit. Me 7 korrik 1460 mbreti i ri u thye keqas në betejën e Sarnos dhe mbas 20 ditësh edhe në krahinën e Pulias.
Në këto rrethana të vështira Ferdinandi, me anën e të dërguarit të tij Marko Karvaçino, i kërkoi Skënderbeut ndihmë ushtarake.
Skënderbeu dërgoi në fillim në Itali Gjon Stres Ballshën me 500 ushtarë si pararojë. Më vonë edhe vetë Gjergj Kastrioti shkoi me 5000 ushtarë, në fillim të vjeshtës se vitit 1461. Ai u hodh në Itali së bashku me Moisinë, Vlad Goricën dhe Zahari Gropën, tre nga gjeneralët e tij më të fuqishëm. Në Itali prijësi shqiptar arriti në kohën më kritike kur Ferdinandi ishte i rrethuar keqas në Bari prej ushtrive franko-italiane. Ardhja e ushtrisë shqiptare nën komandën e një luftëtari të madh dhe të mirënjohur në mbarë Evropën, e tmerroi ushtrinë rrethuese aq shumë sa konti Piçinino e ngriti me të shpejtë rrethimin dhe u tërhoq rreth 50 km më tutje. Ferdinandi i gëzuar i hapi dyert e kështjellës dhe e priti krahëhapur Skënderbeun me trimat e tij. Në përgjigje të falënderimeve të pambaruara të mbretit të ri Ferdinand, Skënderbeu i tha atij me modesti: "Paguaj një pjesë të vogël të borxhit që i kam babit tuaj, Alfonsit..."
Ndërkaq armiqtë e mbretit nga sulmues u kthyen në mbrojtës pasi Skënderbeu nuk mund të largohej pa i shpartalluar ata. Ai i ndoqi dhe i kapi në Ursar më 18 Gusht 1462. ushtria italo-franceze u dërmua krejt prej shqiptarëve. Ata lanë në fushën e luftës mbi 4000 të vrarë, 100 robër dhe 25 flamurë në duart e fitimtarëve. Skënderbeu së bashku me të birin e mikut të tij, hynë triumfalisht në Napoli.
Mbi qëndrimin burrëror të shqiptarëve në tokën italiane na hedhin dritë dy dokumente të asaj kohe, të cilat janë dy kopje letrash të shkruara në latinisht. E para i dërgohet Skënderbeut nga princi i Tarantos Joanes Antonius dhe e dyta është letra plot sarkazëm e Skënder-beut.
Letra e Joanes Antonius dërguar Skënderbeut
''Gjergjit shqiptar, shëndet!
Do të ishte punë më e hijshme për ty si luftëtar i dëgjuar ti ndiqje deri në fund turqit, për hir të dashurisë për fenë e krishterë nëse ke, dhe jo kështu si vepron ti tashti, që lë vendin tënd dhe hidhesh në Itali për të luftuar me ne të krishterët që jemi vëllezërit e tu vetëm në fe (nëse jemi pasi ti e ndërron fenë sa herë të pëlqejë!!). Ti e quan veten luftëtar të pa thyeshëm e kokë derr e na je hedhur neve sipër që me plotë të drejtë quhemi nga populli si të krishterë të vërtetë. Kur erdhe këtu, mos ke kujtuar se do të luftoje me turqit jevgë që dinë të kruhen me jevga? Ne jemi tjetër fis. Jemi njerëz me tradita të pasura fisnike e jo si ju shqiptarët apo turqit.
Thonë se je i tmerrshëm kur të shohin, por këtu tek ne, asnjë nuk do të trembet nga fytyra jote e përbindshme. Ne italianët e njohim mirë kombin tuaj. Ne i mbajmë për bagëti shqiptarët dhe na vjen turp të ndeshemi me ju nëpër beteja kafshësh!
Mbase nuk munde dot të shpëtosh shtëpinë tënde nga turqit, mendove të pushtosh shtëpinë e huaj. U gënjeve, këtu në vend të shtëpisë do të gjesh varrin tënd, o Gjergj!
Joanes Antonius''
Përgjigja e Skënderbeut
''Gjergji, zotërues i Shqipërisë
Joanes Antonius, princit të Tarantos.
Me qenë se pata një armë-pushim me armiqtë e mi turq, nuk desha t'ia kursej ndihmën time mikut tim Ferdinando, sepse Alfonsi, i ati i tij, më ka ndihmuar në luftë kundër turkut. Do të isha mosmirënjohës po të mos ja shpërbleja të birit.
Ti kërkon të pushtosh tokat e birit të mikut tim duke e prerë në besë e tradhtuar pasi ju kishit një aleancë me atin e tij dhe për këtë do të marrësh nga unë shpërblimin që meriton. Do të shohësh vetë sesa fisnik je dhe se çdo të thotë prerje në besë, po ku kupton ti nga këto që po them unë!
Kjo është e vetmja arsye që më shtyn mua të vij në Itali dhe të matem me ty. Shumë shpejt ne do të përleshemi bashkë dhe për mua kjo do të jetë si një zbavitje në krahasim me betejat që kam bërë me turqit jevgë, siç i quan ti.
Sa për punë fisnikërie që ti më përmend, unë dua të kujtoj se sot fisnik të bën vetëm një luftë e drejtë dhe e ndershme. Ai bujk që dje kapte parmendën, sot pas një lufte të drejtë mund të kapë fronin dhe di ta mbajë, por mos harro se nuk ka më keq kur fisnikun e dërgojnë tek parmenda dhe ai nuk di ta mbajë!
Mos harro këtë që po të them, nuk ka fisnikëri më të madhe se trimëria dhe nesër do t'ia shohim fisnikërinë njëri tjetrit.
Ti përbuz kombin tim duke i quajtur bagëti shqiptarët, flet plot sharje se ashtu të është mësuar goja. Ju nuk e njihni kombin tim dhe as origjinën tonë. Të parët tanë kanë qenë epirotët me në krye Pirron. Nga sulmet e këtij burri mezi shpëtuan romakët tënd.
Por, o fisniku im trim, përderisa (sipas jush) shqiptarët janë bagëti, përse juve ju dridhen këmbët dhe zhdukeni si lepuj kur ndodheni përpara tyre?! Këto ditët e fundit e treguan fare qartë se kush ishin bagëtitë dhe ditët që vijnë do ta tregojnë akoma më shumë sidomos kur ne të dy të jemi ballë për ballë. Deri më sot që jam duke luftuar me ushtarët e tu, s'kam parë asnjë trim tëndin që të guxojë të më vështrojë drejt e në sy, siç bëj unë me ata! Unë dhe luftëtarët e mi shikojmë për ditë vetëm shpinat e ushtarëve të tu trima! Fytyra dhe gjokse të ushtarëve të tu ne kemi parë vetëm në ato raste kur u kemi prerë kokat ose u kemi hedhur hekurat në duar!
Unë nuk e kam zili shtëpinë tënde dhe të askujt mbase më mjafton shtëpia ime, por, nëse do të ngelesh gjallë, unë kërkoj prej teje që të mos i prekësh kurrë tokat e mikut tim Ferdinando!
Mbetsh me shëndet! Skënderbeu.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Bacelli: Klithma e Fantazmës
» Cikël poetik nga Agim Bacelli
» Agim Bacelli:Rrëfimi* Tregim
» Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët
» Agim Bacelli: Mbrojtja e Kadaresë është mbrojtje e Demokracisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi