Rohrabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?
Faqja 1 e 1

Nga Ilir Ikonomi
Zëri i Amerikës
01-08-2009
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, i cili dikur ka qenë shkrues i fjalimeve të Presidentit Ronald Regan, kohët e fundit foli me Zërin e Amerikës mbi gjendjen në Ballkan. Kongresmeni iu referua veçanërisht rajonit të Preshevës, në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare, ku muajt e fundit ka pasur tensione. Ai tha se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Rohrabaker bisedoi kolegu ynë Ilir Ikonomi.
Dana Rohrabaker përfaqëson në Kongres njërën prej zonave më të bukura dhe më të pasura të këtij shteti perëndimor të Amerikës.
“Raketa Saturn 5 që çoi njeriun e parë në Hënë, është ndërtuar në distriktin tim. Jemi një distrikt që përfaqëson atë që është vetë thelbi i Amerikës: lirinë, gëzimin, teknologjinë, tregtinë, shpirtin e biznesit, respektin për njerëzit e tjerë. Shpresoj që edhe unë vetë të jem i tillë.”- thotë ai
Rohrabaker, njëri nga të paktët anëtarë të Kongresit amerikan që ushtron serfin, sportin e rrëshqitjes mbi dallgë, është po ashtu ndër të paktët sot në Kongres që interesohet për çështjet e Ballkanit. Ai mendon se plagët në atë pjesë të Europës nuk janë shëruar:
“Ne këtu në Amerikë që mbështetëm pavarësinë e Kosovës u përpoqëm shumë dhe unë jam krenar që isha pjesë e tyre. Por puna do të quhet e mbaruar vetëm kur në rajon të ketë normalitet, i cili ende nuk është arritur.”
Kongresmeni thotë se ka ende disa njerëz të cilët nuk kanë arritur në përfundimin që transformimi i ish Jugosllavisë ka marrë fund. Ai i referohet mes të tjerave edhe tensioneve që herë pas here acarohen në Luginën e Preshevës, një rajon në jug të Serbisë, i banuar kryesisht nga shqiptarët.
Zgjidhja, sipas kongresmentit Rohrabaker, do të ishte një shkëmbim i ndershëm territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.
“Është e nevojshme të arrihet një mirëkuptim i përgjithshëm, një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që të përfshijë një shkëmbim territoresh. Ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë.”
Qeveria amerikane vazhdimisht i ka hedhur poshtë idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan, duke thënë se kjo do të sillte një reaksion zinxhir.
Zoti Rohrabaker, i cili ka qenë ndër të parët që i kërkoi administratës të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk pajtohet.
“Qeveria amerikane prej kohësh ka qenë kundër çdo ndyshimi në kufijtë e vendeve. Neve na u desh ta kapërcejmë këtë kur u bë mjaft e qartë se populli i Kosovës do të masakrohej nëse do të vazhdonim të mbanim një qendrim të tillë.”
Në zyrën e kongresmenit sot kanë ardhur edhe dy lobistë të organizatës Lidhja Civile Shqiptaro-Amerikane, ish anëtari i Kongresit Xho DioGuardi dhe ekspertja juridike Shërli Kllojs DioGuardi. Zonja Shërli Kllojs thotë se sugjerimi i kongresmenit Rohrabaker është një ide e guximshme:
“Statuskuoja nuk funksionon. 10 vjet më parë, ishte kongresmeni Rohrabacher i cili qendronte në linjën e parë bashkë me të tjerë si kongresmenët Tom Lantosh, Ben Gilman dhe Henry Hyde, më pas edhe senatori Xho Bajden të cilët bënë thirrje për pavarësinë e Kosovës në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar, madje edhe administratat amerikane ishin kundër. Sot ai është përsëri në linjën e parë. Nëqoftëse Beogradi do të insistojë për të marrë veriun e Kosovës, atëherë edhe shqiptarët duhet të insistojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.”
Kongresmeni Rohrabaker i referohet një dokumenti të rëndësishëm të historisë amerikane:
“Një territor në vetvete nuk ka të drejta. Asnjë vend nuk ka të drejta mbi tokën. Janë vetëm njerëzit ata që kanë të drejta. Dhe nëse shumica e një populli në një terrritor të caktuar nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie tjetër, ata kanë të drejtën që u jep qenia shumicë për të marrë vendim dhe për t'u bërë të lirë e të pavarur. Mos po citoj këtu Deklaratën amerikane të Pavarësisë apo jam duke shpjeguar një parim të qeverisjes? Që të dyja. Mendoj se Amerika duhet t'i kthehet përsëri këtij parimi por ne druhemi shumë se mos bëhen ndryshime të cilat pastaj mund të dalin jashtë kontrollit.”
Intervista me kongresmenin ndërpritet nga tingulli i një zileje që i kujton atij se duhet të jetë në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve për të votuar. Republikani konservator është anëtar i disa komisioneve të Kongresit, duke përfshirë atë të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Komisionin për Shkencën dhe Teknologjinë. //mm//

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qosja për shkëmbim territoresh
» Arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë
» Marrëveshja në favor të Serbisë, Jo assesi të Kosovës!
» Kryeministri i Kosovës u çon “selam” liderëve të Serbisë
» Kosovës kodin, Serbisë operatorin mobil

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi