Nderimi dhe përkrahja për diasporën me ligj
Faqja 1 e 1

Intervistë me Naim Dedushajn, drejtor i Zyrës së Çështjeve jorezidente në kryeministri
Mërgata ka shumë probleme dhe kërkesa, të cilat Zyra për Çështje jorezidente në kryeministri mundohet ti zgjidh
Bota sot: Çfarë është bërë për përmirësimin e kushteve për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë shtetit?
Dedushaj: Zyra për çështje jorezidente e mërgatës gjendet në kuadër të Zyrës së kryeministrit. Sivjet kemi bërë shumë punë ku vlen të përmendet hartimi i Projektligjit për mërgatën, i cili ka përfunduar dhe pritet të miratohet në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. Ligji për Mërgatën e rregullon çështjen e mërgatës dhe do të caktoj edhe autoritetin përgjegjës për mërgatën. Njëkohësisht do të shfuqizoj rregulloren 2000/58. Është njëri ndër ligjet, i vetmi në rajon që është bërë për diasporën. Ky ligj ka një kosto të lartë të implementimit, por ia vlen. Pas miratimit të Projektligjit, do të dihet sesi do të quhet edhe kjo zyrë në kryeministri në të ardhmen. Se a do të jetë agjenci apo ministri kjo varet nga politikat e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Dobia e këtij ligji për diasporën është shumë e madhe. Pasi me këtë ligj institucionalizohet përgjegjësia për diasporën, përkujdesja për të, ruajtja e kulturës, ruajtja e identitetit kombëtar dhe gjëra të tjera që janë të rëndësishme. Ndërsa, në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, jemi duke përgatitur ekspozitën tematike “Amerika për Kosovën” me eksponate të shqiptaro-amerikanëve, të të gjitha shoqatave dhe individëve që kanë kontribuar që nga koha e Nolit e deri më sot për çështjen e Kosovës, me dije dhe me mjete financiare. Të gjitha materialet e grumbulluara do të ekspozohen në Muzeun e Kosovës. Një gjë të tillë do ta bëjmë edhe për amerikanët që kanë kontribuar shumë për Kosovën, siç janë: Bill Klinton, Xhorxh Bushi, Eliot Engëll, Bob Doll e shumë personalitete të tjera. Po ashtu është biseduar me gjeneralin Uesli Klark për këtë çështje. Janë grumbulluar mjaft eksponate dhe materiale origjinale nga bashkatdhetarët në Nju York, Detroit dhe Washington, të cilat janë sjell në Kosovë. Kemi marr materiale edhe nga ambasadori Frenk Wizner, Wiliam Woker. Gjenerali Wesli Klark, ka dhënë rrobat ushtarake që i ka pasur gjatë bombardimeve të Serbisë, këto materiale janë shumë të rëndësishme për historinë e Kosovës. Ky është njëri ndër projektet kryesore që po bëjmë sivjet. Projekti përkrahet nga Zyra jonë dhe e implementon Muzeu Kombëtar i Kosovës. Besojmë se deri me 28 nëntor të kryhet kjo. Me këtë duam që të bëjmë një falënderim të madh për ShBA-të dhe për shqiptaro-amerikanët që kanë dhënë një kontribut të madh për lirinë e Kosovës. Këto eksponate do t’i tregojnë edhe gjeneratave të ardhshme për kontributin e amerikanëve dhe shqiptarëve që janë atje, për Kosovën. Ekspozita do të jetë e përhershme ku qytetarët mund edhe t’i prekin e t’i shohin eksponatet. Ne kemi bërë edhe disa publikime të ndryshme gjatë këtij viti dhe kemi përkrahur shumë libra të mërgimtarëve, sponsorizime të bibliotekave. Kemi hapur edhe faqen e internetit për mërgimtarët. Me 23 qershor kemi mbajt një konferencë ndërkombëtare “Diaspora si forcë shtytëse e zhvillimit të Kosovës mit apo realitet”. Kjo do të mbahet në tetor në Zvicër. Ka qenë edhe një aktivitet tjetër shumë i rëndësishëm “Ditët e mërgatës në Kosovë”, që është bërë tradicional dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së hënë të gazetës 'Bota Sot')

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rritet përkrahja për Fatmir Limajn
» Agim Vuniqi: Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam
» Ligjvënësit kërkojnë ligj për Ombudspersonin
» Dalip Greca: Kambanat për diasporën
» PDSH ligj për amnisti për rastin e Sopotit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi