Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jakup Gjoça:Rama shpërfilli Partinë Socialiste, gjithë strukturat partiake, vetë kushtetutën

Shko poshtë

Jakup Gjoça:Rama shpërfilli Partinë Socialiste, gjithë strukturat partiake, vetë kushtetutën Empty Jakup Gjoça:Rama shpërfilli Partinë Socialiste, gjithë strukturat partiake, vetë kushtetutën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:34 pm

Rama shpërfilli Partinë Socialiste, gjithë strukturat partiake, vetë kushtetutën

Jakup Gjoça
Sindroma e udhëheqësit s’prodhon dot politikanë modernë në PS

Shumë shkruhen, e më shumë thuhen korridoreve, qosheve, kafeneve, vesh më vesh që të mos i dëgjojnë, për fatin partiak të Edi Ramës. Të gjitha thëniet e shkruara e gojore kanë (çuditërisht) një emërues. - Edi Rama humbi dhe duhet të mos rikandidojë më për kryetar partie!!! Dhe-si librin e shenjtë të Betimit - të gjithë thënësëkundërtit e Ramës i referohen statutit partiak.
Rithjeshtohet kështu çështja dhe rizgjedhja e Kryetarit të PS është thjesht një problem (teknik) statuti dhe jo me karakter politik. Unë do ilustroj shkrimet dhe pohimet me një thënie të publikuar nga Kastriot Islami në gazetën “Panorama” dje. “... Debati politik në Asamble u zhvillua pa asnjë dokument minimal paraprak për zgjedhjet ...”. Me fjalë të tjera, Islami do të thotë se Edi Rama e shpërfilli të gjithë Partinë Socialiste, shpërfilli gjithë strukturat partiake, shpërfilli vetë kushtetutën partiake. Që të mos humbasë karrigen e kryetarit të PS. Kjo qenka bërë dilema hamletiane e politikës së PS në Gushtin e Thyer socialist. -Të rrojë apo të mos rrojë si kryetar Edi Rama në PS?
Pyes gjithë ata që sot e kanë shumë të lehtë, sepse u është zgjidhur goja e dora të thonë e të shkruajnë kaq lirshëm kundër liderit partiak Edi Rama. Dje, Ju, të gjithë, ku ishit? Përse keni heshtur? Vallë, Edi Rama - si kryetar i PS-së, mëkatet politike të humbjes së PS në zgjedhje i mëkoi pas 28 qershorit? Shumë thashethemexhinj, intrigues partiakë të PS papagallisin sot të njëjtat e të njëjtat... - Edi Rama humbi zgjedhjet, dhe në bazë të statutit të pranojë dorëheqjen nga kryetarllëku. Thua, se dorëheqja apo largimi i Edi Ramës nga kryetari i PS, do ta shpëtojë partinë e komunistëve nga epidemia e gripit të karrikes së kryetarllëkut?
Dhe-sigurisht të pazotë, të pakurajo- gjithë këta “trima” të sotëm që kritikojnë hapur Edi Ramën – deri dje i thurnin lavde mitit dhe dogmën e kryetarllëkut të PS - bëhen loloçë të së vërtetës politike. Askush nuk guxon të thotë hapur, politikisht: -Përse humbi Edi Rama?
Dhe - ka edhe disa loloçë politikanë - që vetëpotretizohen si loloçë politikë derisa vetëshpjegohen përse janë dëftuar - deri më sot - loloçë politikanë.
Ja shpjegimi i Kastriot Islamit, që vetëshpjegohet përse deri tani nuk guxoi kurrë që të kritikonte kryetarin e PS Edi Ramën, atëherë, kur Edi Rama nuk udhëhiqte PS, po shalonte PS.
K.I: “...Përse thuhen të gjitha këto (d.m.th. kritikat kundër Edi Ramës sot), ndërkohë kur më parë pothuajse të gjithë (d.m.th. këta socialistë) që sot kritikojnë Edi Ramën kanë heshtur?... .... një të justifikueshme, për të mbështetë pa asnjë lloj rezerve e pengese Edi Ramën drejt fitores, por kur kam parë që shumica ka menduar e vepruar ndryshe, kam hequr dorë e kam pranuar vendimin e shumicës...
...Për sa i përket asaj që disa kanë fol kur duhet heshtë, personalisht, nuk kam thurrë lavde kur më duhej të heshtja, sëmundje kjo jo pak e përhapur midis nesh...”. Kastriot Islami vetësimbolizohet sot në gjithë ata antiRamë në PS, për të mirën e PS... Apo për t’u vetëdëftuar trim pas humbjes?
Të gjithë këta antiRama të PS-sot - nuk duan qëllimisht të pranojnë një të Vërtetë Politike: Edi Rama humbi në zgjedhje, sepse si udhëheqës i PS nuk ka personalitetin e udhëheqësit.
Kjo është e gjithë analiza politike. Këtu burojnë të gjitha të këqijat e humbjes politike të PS. Që një Parti Politike të fitojë në zgjedhje, duhet që Udhëheqësi të ketë Personalitetin e Fituesit. Zgjedhësit, votuesit, nuk u besojnë më fjalëve, propagandave, demagogjive.
Udhëheqësi politik u jep shpresën e së Ardhmes votuesve nga lartësia e Personalitetit të vet Politik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi