Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petrit Kuçana: Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin...

Shko poshtë

Petrit Kuçana: Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin... Empty Petrit Kuçana: Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 05, 2009 12:49 am

Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin...

Nga Petrit Kuçana*

Ishte gati e pabesueshme, që jo vetëm Zoti Begoviç do të vinte sërish në Shqipëri, por që në të gjitha kërkimet në internet, nuk rezultoi qoftë edhe një iniciativë për t’u shprehur ndaj tij. E gjitha që mund të gjeje ishte lajmi pompoz, një mitizim i këngëtarit, që më e pakta mund të konsiderohet si tepër fyes për çdo shqiptar. Në të vërtetë ai lajm ishte copy-paste e kompanisë që e kishte ftuar zyrtarisht këtë këngëtar dhe u lumturova kur një kolegja ime e gazetës “55” nga Tirana, më njoftoi se ishte ndër të vetmit, që nuk kishte pranuar që në faqet e kësaj gazete, të botohej reklama e tyre. Mediat e tjera dhe sidomos televizionet e bombardonin shikuesit me këtë reklamë, duke e himnizuar Zotin Bregoviç si këngëtar të papërsëritshëm dhe se ky ishte një rast që kurrsesi, në asnjë mënyrë nuk duhej humbur...

Nëse targeti i këtij koncerti ishte rinia, natyrisht që kjo le shumë vend për diskutim, por duket se organizatorët, që zyrtarisht u njoftua se është një kompani e re telefonike në Shqipëri, duket se ishin ngutur pak; së pari me ftesën që i kishin bërë dhe së dyti me vendin që kishin zgjedhur, Durrësin, që si në çdo sezon veror është kthyer në kryeqendrën e pushimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Ishte vërtet e vështirë për të mos thënë e pamundur, që të gjeje një media shqiptare që të mos ketë shkruar mbi “vizitën tepër të suksesshme” të z.Bregoviç në Tiranë, ku iu dhurua edhe çelësi i qytetit nga kryetari i Bashkisë. Dhe kjo histori zgjati së paku për tre vjet, ku nuk lihej pa u përmendur ky rast, dhe vjen një ditë e bukur që këto media botojnë ose transmetojnë “në heshtje” reklamën për “ardhjen e madhe të tij”, dhe këtu mbaron gjithçka.

Gjithsesi u lumturuam kur morëm mbi 2000 mesazhe elektronike brenda ditës, në mbështetje të thirrjes sonë qytetare “Thuaj Jo Bregoviçit”.
Pothuajse në të gjitha këto mesazhe, përveç një shkundje nga hutimi, dëshmohej gadishmëria për të protestuar ndaj ardhjes së Bregoviçit në Shqipëri. Kishte nga ata qytetarë shqiptarë nga Shqipëria, trojet etnike shqiptare, dhe sidomos mërgimtarët, që dëshmoni se do të dilnin të protestonin qoftë edhe vetëm me familjet e tyre përpara kompleksit ku do të zhvillohej ky koncert. Dëshmohej gjithashtu që nuk do të mungonin vezët dhe domatet jo vetëm për Bregoviçin, por edhe për ata që do të shkonin në këtë koncert, madje kishte qytetarë që kishin parashikuar edhe më ekstremen; nëse koncerti gjithsesi do të zhvillohej do të prisnin biletat dhe do të hynin në sallë dhe nëse nuk do të lejoheshin vezë apo domate do të hiqnin këpucët....
Ishte vërtet e pamundur që të klasifikoheshin me moshë këto mesazhe elektronike, por pjesa dërrmuese ishin moshë e re dhe sidomos nga diaspora.

Të gjitha këto iu bënë të ditur organizatorëve dhe të nesërmen u dha njoftimi zyrtar se për arsye shëndetësore Bregoviçi nuk do të vinte në këtë koncert, por do të zëvendësohej nga një grup tjetër.
Po a e dinte rinia, e targetuara e këtij koncerti, se kush ishte Bregoviç, apo thjesht ishte reagim bashkimi në kauzën anti-bregoviçjane?
Nëse vërtet mund të kishte dilema në lidhje me këngëtarin Bregoviç, rinia dhe sidomos rinia, do të mjaftonte të bënte një kërkim në internet dhe do të “zbulonte” se kush është Goran Bregoviç dhe çfarë përfaqëson ai për shqiptarët ?

Mjafton të kërkosh të dhënat e tij në internet dhe të shikosh sesi “ky këngëtar me famë botërore” ishte miku i ngushtë i kriminelëve të përbetuar anti-shqiptar; Ratko Mlladiçit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko Raznjatoviçit-Arkanit, në koncertet që ky dha për ta në kohën e luftës në Kroaci dhe Bosnje, në Vukovar, Pale, Banja Luka, Srebrenica etj.
Do të zbulonte se Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)... Pucaaaaaj(Qëllo-zjarr)!

Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj etj, këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë. Madje ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera, thuhej në një website.

Ndërsa kolegu ynë nga USA z.Beqir Sina shkruante se me 20 shkurt, kur Kosova e shpalli pavarësinë, në Beograd filluan protestat, ku protestuan mbi 100 mijë veta me flamuj dhe pankarta kundër Kosovë dhe në kanë folur në këtë protestë Kryeministri i Serbisë Voislav Kostunica, dhe Tomislav Nikolic, ultranationalist nga Serbian Radical Party, Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, regjisori dhe artsti Emir Kusturica, kampioni i tenistit Novak Djokovic Aleksandar Vucic, Secretary General of the Serbian Radical Party dhe lider fetar nga Serbian Orthodox Church´s” etj etj .

Gjithësesi edhe nga përkrahësit e muzikës serbe, pra shqiptarë që e duan këtë muzikë, edhe nga internacionalistët apo kozmopolitanët shqiptarë nga më të thekurit, mbrojtës të Bregoviçit, nuk u kundërshtua asnjëherë, të paktën nuk mund të gjendet nga asnjë motor kërkimin internet), përkrahja e fuqishme që Bregoviçi i ka bërë kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe klikës së tij shoviniste, së bashku me të akuzuarit e Hagës, kriminelët serbë përgjegjës të mijëra e mijëra vrasjeve në Ballkan. “Të zhgënjyer” ishin edhe ata që mendonin se Bregoviçi para se të vijë në Shqipëri duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve.

Madje edhe artistët, muzikë-serbo-dashësit nuk mundën që ta ndajnë Bregoviçin si artist, këngëtar dhe si veprimtar. Por edhe ata që tentuan ta bënin një gjë të tillë nuk mundën që të gjejnë një precedent. Është vërtet shumë e vështirë e gati e pamundur që në historinë ballkanike, evropiane apo më gjerë të gjesh një artist, muzikant, shkrimtar, piktor, etj etj që ka përkrahur diktatorë apo diktatura, komuniste apo fashiste që është nderuar.
Është e vështirë dhe gati pamundur që të gjesh ndonjë artist i çfarëdo profesioni qoftë që ka përkrahur fuqishëm me dëshirën dhe vullnetin krejt të lirë të tij Musolinin, Hitlerin apo çdo diktaturë dhe diktator dhe që më vonë është nderuar.

Me ne shqiptarët ndodhi tre vite më përpara dhe çorientimi ishte kaq i madh saqë thuajse u hesht, por ardhja e Bregoviçit në Durrës përbënte absolutisht një përdhunim të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, aq me tepër që në këtë sezon turistik, bregdeti shqiptar e sidomos Durrësi, është shndërruar në kryeqendrën e shqiptarëve nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë anë e mbanë botës.
Por kjo nuk u lejua dhe jo vetëm kaq. Nëse z.Bregoviç “do ta shikojë Tiranën ëndërr”, në fund të fundit do t’i dhurohet ndonjë këpucë... shqiptare...

*Botues i gazetës “The Albanian” Londër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi