Agim Vuniqi: Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar
Faqja 1 e 1

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar
Nga Agim Vuniqi
Një anë e filozofisë sime jetësore është "open mind" mendja e hapur duke shfrytëzuar përvojat e të tjerëve për të mësuar gjëra që nuk i kam ditur më parë. Nganjëherë mendja më thotë se jam demagog i madh (?), meqë nuk kam pasur ndonjë aftësi të materializoj demagogjinë, shumë e pakuptueshme, hiç fare, si atëherë të jem kompetent të flas për diçka që nuk jam, le t'i vejmë kapak procedurës së avancimit, pretendent për demagog, debatues.
Megjithatë, ka shumë njerëz, ndodhë nganjëherë edhe unë të jem ndër ta, të cilët i japin "zjarr" debatit, pra mendimi i thëne publik i jep gjallëri fjalës, ndodhë që ashtu të lind ndonjë ide, që të tjerët e materializojnë, por synim im jetësor nuk ka qenë asnjëherë të bëhem i pasur, ku ta dish ndoshta në një situatë tjetër do të mendoja pak më ndryshe, asgjë nuk është absolute, pra as fjala e thënë publike. Më ka ndodhur shpesh të bëj krahasime me njerëz që kam jetuar me ta, d.m.th., kemi jetuar në një kohë të përbashkët, ndër ta edhe shumë veprimtarë, profesional e publik, por nuk kam arritur të kuptoj, dhe ende s'e kam të qartë si u ngritën disa nga ata, nuk i kam njohur si koka gjeniale, nuk janë veçuar për ndonjë aftësi të madhe menaxheriale, apo me ndonjë kreativitet dallues nga të tjerët, ata si duket kanë pasur aftësi të fshehura - shqisën e të nuhaturit, dhe ajo përnjëherë shpërtheu, angazhimi në politikë dhe në parti fitimprurëse ishte objektivi, dhe kështu nga personat statist lindën "VIP" personat, u ndërtua shoqëria e re feud-"kapitaliste".
Gabimi i hershëm në hapa dhe edukimi "morali mbi të gjitha", la mbrapa shumë bashkëmoshatarë, por edhe shumë profesionistë të shkencave fikse, ata nuk kishin kuptuar herët ndërrimet shoqërore, mendonin se saktësia e mendimit është e përhershme, e gabuan pra rrugën. Kam pasur fatin të përcjellë gati të gjitha lëvizjet politike, që nga demonstratat e 68's atëherë kur u vra fëmiu i mahallës, dhe nxënësi i Shkollë së Mesme Teknike "19 Nëntori" Murat Mehmeti, për të herë pas here shkruante shtypi, jo për të veçuar trimërinë dhe viktimizimin e tij, por më tepër ai shërbente si paravan për të gjallët, të cilët e përmendnin shkarazi atë për t'u ngritur mbi të, dhe për të përfituar publikisht dhe materialisht, më vonë. Nuk ishte ai i vetmi, kështu u renditën shumë të tjerë pas tij, dhe aty këtu lexohej, apo lexohet ndonjë fjalë mortore dhe obligimi i bashkëkohanikëve aty përfundon, aq është kujtesa.
Mirë e kuptoj deri vonë nuk kishim institucione "tamam", më herët ishin publike nëpër shtëpi private, por ç'u bë tash kur i fituam ndërtesat publike dhe institucionet e përfaqësimit. E kuptoj edhe atë që nuk ka pasur institucione të kontrollit-auditimit, atëherë, kur u pat formuar Fondi Humanitar Gjithëkombëtar i njohur si "3 përqindëshi", Fondi "Vendlindja thërret" dhe shumë fonde tjera popullore, është dashur bile tash së paku kur kemi institucionet e pavarura, dhe profesionale të bëhet një hulumtim pak më i shtrirë për të kuptuar se çfarë vërtetë ndodhi me kapitalin popullor, bile tash kur shumë nga akterët e atëhershëm, patriot pa mëdyshje, janë të vendosur në pozita kyçe të pushtetit të tashëm shtetëror.
Harrova të them që në fillim se një nga parimet e mia jetësore është kuvendimi me njerëz, për të shprehur opinionin tim për çdo gjë që më preokupon "no taboo themes" jo tabu tema, duke besuar se bota është një familje globale, me kultura dhe gjuhë të ndryshme, por edhe me religjione të ndryshme, ndoshta edhe kjo është demagogji, gjithashtu. Dhe them si është e mundur që njerëzit të jenë të njëjtë, flas në kuptimin e korpusit të të drejtave njeriut, kur disa-ata shfrytëzojnë "fuqinë"-pushtetin, jo për të bërë jetën më të lehtë për të tjerët, por për të koncentruar sa më tepër pushtet për të shfrytëzuar të tjerët.
Politikanët shpesh përdorin fjalët "demokraci" dhe "liri" për të gjithë, tepër shpesh, ky është rrëfimi dhe fjalori i tyre i përditshëm, e kuptoj pa këtë refren, sllogan.., quani si të doni, nuk mund të bëhesh politikan profesionist, por as të manipulosh me ndjenjat e njerëzve të thjeshtë, të përditshëm, nxënës, pensionistë, student, bujk, minatorë... Për një çast mu rikthye kujtesa "historike" e Sindikatave të pavarura, e minatorëve të Trepçës dhe zgafelleve, punëtorëve të "Ramiz Sadikut", ata të Amortizatorëve, të KEK-ut, të tashëm, të Pajimeve të Procesit, të "Kosovadrunit" , të "Agrokosovës, të atyre të tekstilit, të këpucëve, të industrialistë ve, të fermerëve, është një çudi e madhe si humbën ata aq shpejt, shumë nga ata u paqësuan dhe u privatizuan me një premtim të 20 përqindëshit të parealizuar. Sigurisht që edhe punëtorët kanë të drejtë të kërkojnë të bëhet auditimi edhe në Sindikatat e Pavarura, atëherë edhe tash, bile për asgjë tjetër të mbyllen dosjet, të mos mbeten të hapura. Nëse në shumë shtete të bllokut të lindjes ka filluar, pastrimi i të kaluarës, dhe zbardhja e "spiunëve" kolaboracionist të pushtetit kriminel, patjetër duhet të zbardhet te ne edhe e kaluara e "hajnive" popullore.
E kuptoj të mashtrohet individi, por edhe shumë sish, për ndonjë biznes të panatyrshëm, është e kapshme, por të mashtrohet dhe të "plaçkitet" populli (nuk duhet të ketë paragjykime, auditimi profesional dhe i pavarur konstaton në favor apo disfavor), kapitali popullor, nuk është as e natyrshme, as e pranueshme. Për hir të së ardhmes duhet të pastrohet e kaluara. Jo rrallë ka ndodhur që pluhuri i harresës të mbulojë të kaluarën, tash besoj se jetojmë në një kohë tjetër, në atë të kompjuterizimit, është shumë më lehtë të bëhen llogaritë. Nëse kërkohet me të drejtë nga qytetari-tatimpagues të kryej obligimin qytetar, pse mos të kërkohet edhe nga zyrtari të dokumentoj prejardhjen e pasurisë, bile nga personat publik, ata të cilët janë përfaqësues. Deri më tash u abuzuan aq shumë miliona të tatim paguesve dhe asnjëri nuk u ndëshkua, as nuk u dënua, as publikisht, as moralisht, por as me burg. Nuk është ligji vetëm për qytetarin e papërgjegjshëm, por edhe për zyrtarin, të pushtetshmin e papërgjegjshëm, për atë që konstatohet se ka abuzuar me parat publike, për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, e si mund të pritet që ata të kenë autoritet? Pak a shumë e kuptoj si erdhi deri te kjo, jemi ngatërrestarë apo qytetar të padijshëm, ndoshta edhe njëra edhe tjetra, ndoshta asnjëra, mbetet për t'u vlerësuar, ashtu si sllogani i policisë e cila hulumton krimin "hetimet vazhdojnë", që nga fillimi, e asnjëherë nuk merret vesh kur do të përfundojnë, ndoshta as atëherë...
Ç'është pra esenciale për qytetarin, të kenë arsimim-edukim më të mirë, jo të kenë shumë ushqime, por ushqim të shëndoshë dhe jetë të shëndoshë. Çka i shtynë njerëzit t'i duan aq tepër armët, nuk ma merr mendja që janë koleksionar të pasionuar, as që janë aq shumë të përkushtuar pas gjuetisë, gjatë sezonit të lejuar, pse atëherë ndodhin kaq shumë vrasje dhe pse njerëzit vrasin njëri-tjetrin për gjëra shumë banale, ndodhë për një guri të megjes, por Kosovës iu morën 2.500 hektarë tokë, dhe askujt asgjë, mund të themi punë "hyqmeti", pse nuk themi kështu në të gjitha rastet?
A duhet dikush të merret me këtë dukuri, e cila dita më ditë po bëhet e zakonshme, si duket dhuna është pjesë e natyrës së njeriut, ajo shtrihet aq sa e lejon pushteti. Mund të pranohet konstatimi se civilizimi bën ndarjen e qytetarëve: ata të cilët janë lojal ndaj ligjit dhe shkelësve të ligjit, e qeverisjes së mirë dhe të keqe, e qeverisë demokratike dhe jo demokratike, a përfundon këtu përgjegjësia e qytetarit, edhe po të definohet saktësisht origjina, jo! Fundja nuk është vështirë të definohen dallimet, në njërën anë është ligji dhe civilizimi, ndërsa në anën tjetër: kaosi, dhuna.., anarkia.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: Revolucioni: kundërevolucioni = dyshek
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot
» Agim Vuniqi: A ka qeveri Kosova..?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi