Selim Hasanaj: A po i kalonë mirë mërgimtari pushimet vjetore në atdhe?
Faqja 1 e 1

A PO I KALONË MIRË MERGIMTARI PUSHIMET VJETORE NË ATDHE ?
Nga Selim Hasanaj
Si zakonisht c`do verë neve mergimtaret marrim rruget e gjata me mija kilometra per të ardhë aty ku kemi lind, aty ku kemi farë e fis dhe ku zemra na pushon sepse pothuej nimbdhjet muej të vitit neve andrrojmë ATDHEUN dhe ato andrra i realizojmë gjatë pushimeve të veres. Këtë verë u nisa jo sikur viteve të maparshme ku asnjiherë nuk kishim mundësi të udhtojmë krejt familja sepse ishte pothuej e pamundun pushimi në të njejten kohë per të gjithë, këtë herë u nisem së bashku unë , zonja ime dhe djali im Noli me makinen time, ndersa djali Petriti me zonjen e vetë dhe tre fëmijet e vegjel me makinen e tyne. Vajza me fëmijet e vetë dhe dhandrri udhtuen me aeroplan. U nisem me 12.06.2009. Nga Norvegjia në Danimarkë kaluem me traget nga Larvik në Hirtchals. Nga këtu e deri në vendkalimin kufitar kroato-malazez në Debelji Brijeg askund asnji problem, askund asnji kontrollë. Sado që kisha ba rrugë të gjatë, dhe sado që edhe mosha dhe shendeti i dobët mundoheshin të ma prishnin disponimin e kënaqësinë e udhtimit unë nuk jipesha dhe mbahesha i fresket sepse nji magnet me forcen e vetë që quhet malli per ATDHE më terhiqte furishem dhe më jepte forcë që sa ma parë ta kalojë rrugen e 3000 kilometrave per të ardhë në Kullë dhe nga aty ta shofë me sy të tanë Dardaninë, ti mbush mushknitë me ajrin e bjeshkve të Thata dhe syt me lotet e gezimit dhe mallit.
Që të jem në humor dhe formë të mirë kujdesej edhe nipi im gjashtë vjeqar,Blerimi i cili tanë rrugen kendonte së bashku me kangtaret që me kengen e tyne dhe telat e qiftelisë më shoqnojnë gjithmonë gjatë vozitjeve të tilla të gjata.
Nga kreu i Evropes e deri në hapsinat e Gadishullit Ilirik ku tani e shumë shekuj kundermonë erë e kultures orientale e kombinueme me ate sllave udhtimi ishte i kandshem, në Debeli Brijeg si zakonisht presin cakajt serbomalazez dhe pa fije turpi pyesin "imash li shta za nas?" ( a keni dicka per neve). Asht ba rutinore lypja e këtyne PROSNJAKVE dhe lum ata që kanë at vend pune. Pa dyshim vetem gjatë muejve të veres ata fitojnë ma shumë se cilido prefekt i Malit të Zi gjatë vitit. Shqiptar ziu jo vetem se i jep para lypsarve të tillë , por me perkulje i thotë falenderit kur lypsari polic serbosllav i këthen mbrapa pasaportat.
Edhe neve hasem në prosnjaket e tillë, dhe që nga aty u prish disponimi i udhtimit, sistemi nervor fillojë të tkurret dhe kjo sjell deri te nji dhimbje spontane , por e neveritshme koke. Ju hodha pesë euro majmunve të uniformuem dhe vazhdova rrugen si i terbuem me qellim që sa ma parë të iku nga ajo tokë e mallkueme, dhe mos tu shof surratin njerzve bisha të sajë.
Edhe në dalje nga Mali i Zi e njejta gja. Edhe aty kalova me pesë euro. Si mos ti jap njeriu kur në makinë ke tre fëmijë të vegjel të cilet janë merzitë nga rruga e largët dhe nga lodhja shpesh edhe qajnë me za!?
Tani vie Kufini i Dardanisë. Asnji veturë para neshë. Nji polic rrin jasht mu pranë asaj kabinës së tyne nga ku bajnë kontrollin. Unë sipas shenjave ndalem para shenjes STOP. Mas asht Petriti me makinen e ti. Presim disa minuta dhe asnji shenjë që të ecim para, humb durimin dhe i jep pak gas makines me qellim që tua terhjek vemendjen policve shqiptarë. Nji nga ta drejtohet ka na dhe jep shenjë të ecim para. Më urdhnonë të ndalem dhe thotë se duhet të dal me dokumentat e makinës dhe të paguej SIGURIMIN e saj per kohen që do qendrojë në Dardani. Kartoni i GJELBERT dhe sigurimi internacional i makinës time me targa norvegjeze nuk vlejnë asgja në Dardaninë e "PAVARUR" të duos Hashim Thaqi e Fatmir Sejdiu!!! Paguej 110 euro per dy muej dhe iku nga ai vend ku tani e dhjet vite zbatohen ligjet DISKRIMINUESE të SERBO-UNMIK-EULEXIT kunder neve mergates shqiptare. Nuk e lash vetem ti paguej parat e haraqit që i kerkojë zyrtari aty, e pyeta pse, a nuk kemi tash shtet të mvetsishem?! Po më tha por Kosova ( sipas ati sepse unë e thrras Dardani) nuk ka marrveshtje internacionale per sigurime të personave dhe sendeve të shteteve tjera, perpara, deri me shpalljen e "PAVARSISË" ka pas sepse asht konsiderue si teritor i Serbisë. Të falemnderit dhe kalofsh ditë të mirë i thash zyrtarit dhe ika. Ai më tregojë dicka që më befasojë dhe që edhe asht shkaku kryesor që po bajë këtë shkrim.
Kunati im asht jurist dhe i punsuem në Parlamentin e Dardanisë. Kishte ardhë të na presë në banesen tonë në Istog. Posa u ulem në banës, pas pershendetjeve e luta që të ma spjegon edhe ai këtë plackitje të kompanive të Sigurimeve shqipfolse të Serbo-Kosovos që po na bahet në kufi. Edhe ai kishte të njejten pergjigje me ate të zyrtarit në kufi.
Tash i pyes të gjithë kryeqeveritaret e Dardanisë që nga ai i dhunshmi dhe i vetshpalluni Hashim Thaqi pas luftës, Bajram Rexhepi, Ramush Haradinaj,Bajram Kosumi, Agim Ceku dhe tash prap Hashim Thaqi , masi deri me shpalljen e mvetsisë së Dardanisë dhe pranimit nderkombtarisht të kësaj mvetsie nga pothuej gadi 70 shtete, Dardania ( Kosovo e juaja) paska kjen pjesë e marrveshtjeve nderkombtare të sigurimeve të Serbisë, pse pra juve edhe ato 8 vite ma para kishit vendosë këta grumbullues të haraqit per ta plackitë mergimtarin e shkretë i cili ju garantojë se ka dhanë dhe ka ba ma shumë se juve të gjithë së bashku per shtetin e lirë dhe të mvetsishem të Dardanisë???!!!
A asht njani nga juve i zoti të del publikisht e ta thotë se ato ishin vite anarkije, ku neve në bashkpunim me UNMIKUN kemi plackitë, kemi vra, kemi shkerdhye e kemi ba cka kemi dasht. Dhe nga punët tona të pista mafioze e banditeske ka pas perfitime edhe Serbia. Jo juve asnjani nuk keni as nder, as burrni, as guxim qytetar që ta pranoni se keni plackitë mergimtaret e juve, keni plackitë popullin e juve dhe gjahun e plackes e keni nda me Serbinë dhe UNMIKUN. Tani vazhdoni prap me at avaz, por grupit tuaj mafioz ju ka shtue edhe EULEX-i. " LUMË POPULLI QË JU KA", mjer nanat që ju kanë dhanë gji dhe haram ju kjoft ai gji dhe buka e arave të Dardanisë.
Juve me ligjet e juve banale dhe kriminale po e irritoni mergimtarin që ai nji ditë të thotë me sy të perlotun: KURR MA NUK DO SHKELË KAMBA IME NË KËTË DHE.
Dardania asht e bukur, të bukura janë të gjitha trojet shqiptare, ato të terhjekun panderpre per të ardhë e per tu cmallë e pushue në to. Neve vimë atje sepse ai dhe asht ATDHEU ynë, aty pushojnë eshtnat e sterkatragjyshve dhe etve tanë, neve aty vijmë dhe aty e derdhim kursimin e nji viti të fituem neper BAUSHTELLAT dhe vendpunimet e randa të shteteve të prendimit, pse juve pushtetaret e paftyrë, juve banditet e inkriminuem në krime edhe të permasave nderkombëtare që edhe pushtetin e merrni me krime e kerrcnime po na plackitni, po na perbuzni???!!! A nuk e shifni se si na ikun ditet e pushimeve dhe neve shumicen e herave as nji certifikatë të lindjes nuk muj e rregullojmë. Neve duhet të kemi njoftësi, të japim mito ose të gjejmë forma tjera per tu pajisë me nji dokument, me nji vertetim të thjeshtë. Në Norvegji unë pothuej nuk di ku janë zyret e sherbimeve civile. Asnji qytetari në këtë shtet nuk i intereson kjo. Kur na duhet ndonji dokument neve thrrasim në telefon dhe e porosisim. Të nesermen dokumenti na vie në post- kasat tona. Edhe pasaporta na vie në postë. Atje te juve , me ata zyrtar që me amanet të Serbisë dhe pushtetit serb i ka këthye ose i ka punsue UNMIKU as me AUTORIZIM dhe nenshkrim të vulosun e vertetuem nga cilado zyre, baba nuk muj e merr LETERNJOFTIMIN e birit, vëllau të vëllaut, burri të bashkshortes etj, etj. Vetem per ta marr nji dokument duhet të humbim vendet e punës, të paguejm bileta aeroplani dhe të vijmë nga mergata në vendlindje. As formen që dokumentet të na dergohen me postë në adresat e vendbanimeve në mergim apo vendlindje nuk e pranojnë zyrtatret e juve që 85% të rasteve janë analfabet.
Këta analfabet në verejtjet dhe ankesat tona dikur e fajsonin UNMIKUN, tash thonë se fajin e kan ligjet. Unë kamë këtu pran vetes (edhe këto caste ka po shkruej) KUSHTETUTEN E KOSOVËS dhe askund nuk shof se ajo ndalon zyrtarin që ai të jetë ma ekspeditiv dhe ma i sjellshem me palen.
Unë si mergimtar kamë mendimet e mia kur vi në vendlindjen time, në atdheun tim. Secili qytetar dhe secili njeri ka mendimet e veta. Opinioni im per atdheun asht se atje në mbi 90% të rasteve vetem POLICIA e Dardanisë asht per lakmi dhe në nivel të profesionit. Ama kamë frigen se edhe ajo do qoroditet së shpejti dhe nese kjo ndodhë nuk asht qudi. Ku asht pa ( bile as në Banglladesh apo Somali) që polici i cili tanë diten 24 orë rresht ka jeten në rrezik, dhe i cili nuk ka asfarë sigurimesh jetsore nga të cilat fëmijet dhe pasardhsit e tij do mund jetojnë nese ati i ndodhë dicka, të merr pagë 270 euro në muej. Antari i kryesisë së Parlamentit ( taraku i Dukagjinit) Xhavit Haliti, sikur nuk i mjaftojnë gadi 2000 euro pagë, ai insistojë dhe edhe e ka arrit( vetemse nuk asht ba publike mas kundershtimeve të gazetave dhe qytetarve) që ta ketë deputeti edhe makinen edhe vozitsin që së bashu bajnë mbi 600 euro extra në muej. Harrojë Xhavit Haliti dhe ata që perkrahen Xhavitin se atyne sigurinë ju garanton POLICI i Dardanisë. Mos të flasë per shendetsinë dhe mjerimin që pushtetaret e Dardanisë e kanë sjell MJEKUN, per këtë temë do shkruej heren tjeter. Pra nese policia e Dardanisë bie nga niveli profesional, turp ju kjoft juve kryeqeveritarve dhe ministrave të qeverisë së Dardanisë.
Sarpsborg: 06.08.2009
Selim Mustafë Hasanaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Selim Hasanaj: Verë 2009 - Si i kalova pushimet në vendlindje
» Selim Hasanaj: Pse viktimat i thërrasim Spiuna?!
» Selim Hasanaj: Martesat e përziera
» Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi
» Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi