Selim Hasanaj: Verë 2009 - Si i kalova pushimet në vendlindje
Faqja 1 e 1

VERË 2009- SI I KALOVA PUSHIMET NË VENDLINJDE
Nga Selim Hasanaj
Këtë vit erdha ma heret se zakonisht në vendlindje. Me 12 qershor u nisa nga Norvegjia dhe në Istog arrita me 15 qershor.
Që nga kufini i Dardanisë dhe deri në diten e fundit të pushimeve njeriu mergimtarë dasht e padasht në mos në realitet, së paku në mendje dhe kujtesë mbanë ditar. Edhe unë tash masi u këtheva në Norvegji shof se në kujtesen time asht shkrue nji ditar nga ditet e kalueme në pushime në vendlindje.
Dhjetë ditët e para pothuejse më shkuen kotë sepse posa u futem në banësë mas nji viti kohë që kishim kjen aty, pash se gypat e ujit në kuzhinë dhe banjo ishin ba pis. Uji fillojë të rrjedh gjithandej posa e lëshuem ujin në ventilin kryesor. Nji mik imi e gjetë nji "MJESHTER" dhe ai me plot pompozitet erdhi që të shef se cka asht puna, pa pritesë derdhi nji thesë akuzash per ata që i kishin montue gypat e ujit dhe gypat tjerë sanitar, shau edhe kualitetin e gypave, më tha se ai ka pervojë, ka punue në Zvicërr me vite, lavdohej dhe me ato fjalet e ti per pervojen në Zvicërr ma perkujtojke Longarin personazh në serialin "FAMILJA MODERNE". Më tha se kreu punë dhe se kurr ma nuk do kem problem dhe masi kjenkam mik i X- ( miku im që e gjetë këtë mjeshter) nuk don as ta paguej per punën. Me mund e binda që ti merr 20 euro. Ai iku dhe mas dy orve uji fillojë të rrjedh edhe ma keq se perpara. Erdhi prap, u arsyetue se ka harrue dicka dhe tash do jet gjithcka në rregull, i dhash edhe 10 euro tjera dhe të nesermen banjo ishte mbush me ujë.
Jo vetem se ishte e paperdorshme per neve familjen , por frigohesha mos po i pik komshiut në katin ma poshtë. Mezi gjeta nji mjeshter të vertetë. Ishte nga Vrella dhe ai vertetë ishte profesionist. Ma nuk pata probleme.
E pershkrueva këtë ngjarje per shkak se neve shqiptaret jemi popull i quditshem. Po të na pyes dikush , neve i thojmë se dijm edhe anijen kosmike ta drejtojmë, sado që nuk dim as bicikleten ta ngasim. I shtim hundet gjithkund dhe jemi "MJESHTER" të gjithckaje. Pse i rrejm të tjeret dhe edhe veten nuk na vie turp.
Masi u krye ky siklet, moti ishte i quditshem. Binte shi pothuej per cdo ditë, më rastis që tri mbramje radhazi të mbes i ngujuem në Hotel Restorantin TROFTA së bashku me musafiret që i kisha dhe as darken e porositun mos ta ham sepse shiu binte me rrebesh dhe fryente erë cfarë vetem në Istog din të fryen. Paradite moti merrte mirë. Pasdita ishte me shi. Kështu shkuen ma teper se dy jave të para të pushimit.
Pozitive per mue këto ditë ishte fakti se pas 44 viteve unë u takova me nji dajë të babë Mustafës, me dajen Imer Cetina. Asht ky djali i Tahir Mursel Cetinës, kaqakut dhe patriotit të permendun të Podgurit per të cilin kamë shkrue në librin tim monografi "NENGURRA E ISTOGUT". Daja Imer shumë heret kishte ik së pari në republikat veriore të ish Jugosllavis dhe edhe në Beograd ku kishte punue nga ku kalon në Gjermani dhe unë e edhe shumë të aferm të tij tjerë per shumë dekada nuk e kemi takue. Ai tash ishte pensionist i Gjermanisë dhe kishte ble shtepi në Pejë, kishte rregullue nji jetë moderne per veti në pleqni dhe më bani pershtypje se në hymje të shtepisë mbrenda në mur kishte muros në ram nji foto ku ishin së bashku Presidenti i pavdekshem i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova dhe Presidenti i SHBA-ve z. Bil Klinton. Mi tregojë shenjat e gurve që rrugaqet shqipfolsa e kishin gjuejt at fotografi në murin e shtepisë së tij.
Vec dajes Imer , fatmirsisht unë mas 23 viteve gjeta dhe i takova edhe dy vajzat e dajes tim Elez Mushak Kuklecit i cili u zhduk në mënyrë misterioze me 13 korrik të vitit 1999 nga oborri i shtepisë së vet në fshatin Prekallë. Elezi u zhduk së bashku me bashkshorten e vet Razë Kukleci dhe ata lanë dy vajza të moshes 13 dhe 8 vjeq. Meqense unë kisha dal në Skandinavi që kur lindi vajza e madhe , unë ato kurr nuk i kisha takue sepse kontaktin me to mas zhdukjes së babait dhe nanës së tyne ma kishin veshtirsue rethanat dhe dyshimet se kush qendron pas likvidimit misterioz të Elezit dhe Razës. Per bonjaket e tyne u kujdes KFORI dhe nji dajë i tyne i cili pasi ishte konfrontue me disa akuza nga rrethi per shumë vite edhe ai e pamundsojë kontaktin me vajzat per neve farë e fisin tjeter. Këtë verë i gjeta. U takuem dhe takimi i jonë i ngjante takimeve të dhimshme mes familjarve në programin "NJERZ TË HUMBUR" të Aida Shtinos. Derdhem nji lum lotë. Ishin dy vajza të bukura, të dashtuna dhe isha i lumtun që i gjeta. Ndejtem shumë orë tue bisedue naten e parë të takimit tonë. Ndegjova dhe kuptova fatin e tyne të hidhun, jeten e tyne të veshtirë per të mbijetue, mënyrat se si ato janë sherbye per të mbijetue dhe pash se asht kjo nji histori e dhimshme, nji histori tragjike të dy krijesave të pafajshme të cilat në moshen e vet fëminore dora kriminale e kusherinjve bizar per qellime hakmarrëse u vrau atyne babë e nanë dhe sod ato bukuroshe ishin të traumatizueme sa unë e them se ma mirë kishte me kjen per mue mos ti kisha pa fare.
Ma në fund edhe moti u rregullue dhe unë si zakonisht cdo mengjes shkoja në TROFTA . Aty takoja miq dhe të njofshem. Tani filluen edhe të vijnë mergimtaret nga të gjitha shtetet. Erdhi miku im i fëminisë, z. Xhevat Tal Rexhaj,erdhi vëllau i Xhevatit, z. Zenel Tal Rexhaj. Rrinim shpesh bashk me Zenelin, por nji ditë të tanë ndejta me Xhevatin. Biseduem per shumcka. Biseduem edhe per shkrimet e njanitjetrit në ZEMRASHQIPTARE.NET dhe në veb faqet tjera. U kënaqem atë ditë sepse kishte vite që neve nuk kishim ndejt ashtu vëllaznisht së bashku. Errdhi edhe miku im z. Shaban Berisha i cili jeton në Ludwikshafen në Gjermani, pastaj z. Ali Zeqiraj që poashtu jeton në Ludwikshafen, z. Ramush Fetë Maxharraj si dhe kusherinjet e mijë z. Ramë Hasanaj dhe z. Afrim Hasanaj. Koha kalonte dhe neve mergimtaret gëzoheshim kur takonim njani tjetrin. Unë me z. Ramush F. Maxharraj flasë shpesh në telefon , të dyt jetojmë në Norvegji. Jemi paksa larg njani tjetrit por ndegjohemi panderpre. Nuk e di pse por kam pershtypjen se neve mergimtaret kur po vim në vendlindje po jemi të perbuzun dhe të HUEJ dhe kjo po ndikon që neve atje po ndihemi të vetmuem, andaj takimet mes nesh mergimtarve per neve po janë të mirprituna.
Nji ditë isha postafat në Rahovec per ta vizitue z. Adem Berisha. Shkova së bashku me vjehrrin e vajzes time z. Selim Nuha dhe këtu publikisht e falenderojë bacen Adem dhe familjaret e tij per mikpritjen që na banë. Ishte kënaqësi ta takoje këtë burr të menqem dhe të urtë e patriot dhe ti njohshe familjaret e tij bujar dhe mikprites.
Me 19. korrik më befasojë me vizitë nji njeri që kurr nuk e kisha pa, por që ZSH na njoftojë mes veti dhe reciprokisht shprehem deshiren per tu takue dhe njoft edhe nga afer. Hapin e parë e bani z. Xhenc Bezhi. Ai së bashku me të birin e vogël Albanin kishte shkue në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës dhe nga aty së bashku me mikun tim që nga koha e sherbimit ushtarak në vitet 1981-1982 z. Zef Ndrecaj dhe vëllaun e tij z, Lush Ndrecaj, pa më lajmrue fare vijnë direkt në TROFTA të Istogut dhe me ndihmen e puntorve të TROFTES më gjajnë dhe u takuem. Më duhet ta pershkruej pak këtë ditë. Kur ata kishin mbrri në Istog unë isha në Mitrovicë te nji mik që e kamë edhe komshi në Norvegji. Më thrret Petriti( djali im) dhe unë me të shpejt vij dhe posa u afrohem atyne burrave, sado që nuk e kisha pa kurr, z. Xhenc e njofta nga fotoja në ZSH. Më mahniti ky burr me trup kershniku ashtu cfarë pershkruhen kreshniket në kanget tona epike. Ishte i buzqeshun dhe shifej se ju gëzue takimit me mue. Nderin që ma bante mue disi më bante të ndjehem paksa i turpshem sepse emocionet më kishin kaplue dhe lotet menzi i maja. Ndihesha krenar kur shifsha se ai burr kishte ba tanë at rrugë per ta takue Selim Hasanaj. Këtë nuk e mshef dhe ua thash edhe djemve dhe zonjes time. Zef Ndrecaj per qudi nuk e njofta andaj ati i fola ashtu thjesht pa ndonji emocion. Me Zefin kishim sherbye ushtrinë në Zagreb së bashku. Ai ishte ushtari ma i ri në kazermë, ndersa unë ai ma i vjetri. Që nga ajo kohë , pra me 1982 kurr ma nuk jamë takue me Zefin as nuk kamë dijt se ku asht dhe cili asht fati i ti. Falë shkrimeve në ZEMRASHQIPTARE.NET neve gjetem njani tjetrin dhe Zefi vetem disa ditë pasi më vizitojë së bashku me Xhenc Bezhin ai më thrret që ta vizitojë dhe unë në shoqni me mikun tim rugovas z. Zeqir Selimaj shkojë dhe takohemi së pari në Zllakuqan në Restorantin e njohun të baces Pjeter, aty rrim dhe ushqehemi me pulat e shijshme që vetem aty dinë ti pregatisin, vjen edhe vëllau i Zefit z. Lush si dhe z. Mikel Gojani dhe nga këtu shkojmë drejtë e në shtepi të vëllaznive Ndrecaj. Pritje dhe bujari tipike shqiptare. Ashtu sikur vëllau e pret vëllaun me bukë e krip e zemer. Nuk e harrojë kurr atë ditë dhe respektin e famaljarve Ndrecaj të Krusheves së Madhe. Ju jamë borqlinjë perjetë këtyne shqiptarve të mrekullueshem.
Nji njeriu i kamë mbet borq. I pata premtue z. Hali Xani se do e pijmë nga nji kafe në Istog dhe në Prekaz. Nuk kamë harrue miku im Halil, sinqerisht nuk më premtojë koha sepse këtë verë kisha shumë punë dhe ditet e numrueme të pushimeve neve mergimtarve na ikun shpejt. Shpresojë mos po vijë së shpejti edhe njiherë në vendlindje dhe së pari do të kerkoj tye miku im H.Xani.
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg Norvegji
13.08.2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Selim Hasanaj: A po i kalonë mirë mërgimtari pushimet vjetore në atdhe?
» Selim Hasanaj: Shpendi
» Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
» Selim Hasanaj: Martesat e përziera
» Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi