Lex in politika
Faqja 1 e 1
Lex in politika
Lex in politika
Editoriali
Ta ligjësosh politikën, do të thotë të instalosh diktaturë. Tashmë e di krejt bota se shqiptarët luajalë të Evropës kanë ushtruar politikë qe dhjetë vjet sipas leksioneve të vendimeve politike të BE-së, e cila ka pasur sukses qe dhjetë vjet ta fsheh dorën prapa shpinës inekzistente politike të OKB-së. Zbatimi i politikës së UNMIK-ut (të dështuar) nga ana e shqiptarëve të Kosovës, në fazën e katarzisit të tij, kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së shtetit të Kosovës, rezultoi situatën katastrofale. Por, ata që imponuan “modelin e shtetit” tash e pengojnë të funksionojë ama pikë për pikë siç e projektuan ata. Tash po i pengon Serbia, nuk po e do kjo zonjë e përgjakur as Pakon e Ahtisarit, që pranon serbë të Kosovës dhe që kosovarizon shqiptarët e saj, që zbaton kolonizimin e ri që quhet “decentralizim” njëherësh duke e mohuar deklarativisht. Edhe kjo kinse i duket pak Serbisë terroriste, se sa më shumë që “mohon” Serbia, ne jemi mësuar po aq të “pohojmë” një standard kriteri politik që nuk është i yni. Po nuk jemi bash-bash kaq infantilë në politikëbërje, por na prenë në fyt sensi i mirënjohjes tipike folklorike, dhe me lahutë në dorë pranojmë këshillat e “miqve ndërkombëtarë”. Pastaj kur del ndryshe puna nga si premtojnë ata, miqtë ndërkombëtarë i rrudhin krahët, dhe nuk e përmendin Serbinë si problematizuese permanente të situatës politike në Kosovë, po na këshillojnë neve si do të duhej (edhe më tej se kaq) ta ndërtojmë “shoqërinë”, të cilën ne e pranojmë, kurse serbët nuk e pranojnë kategorikisht. Zvarritja deri në infinit e zgjidhjes së këtyre “konflikteve të ngrira” në Kosovë, tashmë u karakterizua edhe në instancat më të larta botërore, si situatë “katastrofale”. Kjo katastrofë është e durueshme aq sa një popull prej tre milionë njerëzish mund të qëndrojë përball një bote “kombesh të bashkuara” në Këshillin e Sigurimit. Por, që mësojmë diç një fije nga historia botërore, e sidomos nga historia e përmbysjes së perandorive të mëdha deri te ajo sovjetikja, atëherë del se “diçka e kalbur në mbretërinë daneze” të Hamletit po kundërmon, dhe ky kundërmim shumë lehtë mund t’i mbështesë njerëzit e dorëzuar për murin e përbaltur të një Bllace të re. Një popull që del nga një luftë gjenocidiale, e ka vështirë jo vetëm ta përmend luftën, (se dëshiron ta harrojë), por edhe ta merr me mend të kaluarën nuk ka fuqi, jo që t’i shkojë mendja në “reprizën historike”, kjo jo se jo! Kështu që dikush llogaritë në këtë “frikë kolektive” dhe kujton se kjo mund ta ushqejë situatën e status quo-s deri në një infinit që kap rubikonin. Por, sikur proceset e ndryshimeve statusore dhe sistemore politike të vareshin përfare vetëm nga shqiptarët e pafuqishëm, atëherë po, do të mund të supozonim një infinit të pafund. Infiniti do të jetë i pafund vetëm nëse në këtë botë moderne aktuale nuk ekziston më ndonjë fuqi vendosjeje që do të angazhohej për demokratizimin dhe humanizimin e njerëzimit. Nëse abstenojnë fuqitë e vendosjes së demokracisë dhe lirisë, sipas konventave në fuqi, atëherë ne duhet t’i ngrehim duar lartë e të dorëzohemi, tipikisht kështu siç jemi dorëzuar që 10 vjet. Por kur merret një vendim për përjashtimin e një populli nga “sistemi i demokracisë” si popull që nuk plotësuaka standarde të saj, a do të mund të justifikohet kjo me kinse “lehtësime” të “ardhshme” të Këshillit të Evropës, pra jashtë rregullave dhe ligjeve ku i trajtojnë “normat e standardeve” të preferuara për të tjerët, dhe këto standarde t’i imponojnë pikërisht ata që kanë shkaktuar Tragjedinë Ballkanike? Në kohën e “informimit elektronik”, kur politikat nuk mund të bëhen më në mënyrë konspirative, me metodën e komploteve historike, “premtimet” për “lehtësime” zbulohen për të shfaqur hipokrizinë tipike, po atë hipokrizi politike që është pasojë e situatës katastrofale në Kosovë. Serbia dhe BE-ja kanë kohë të bollshme të bëjnë kombinatorika rebusesh politike mbi lëkurën e shqiptarëve të varfër dhe të dekulturuar, por sa tatuazhe të tilla rebusesh mund të zë hapësira e lëkurës së njeriut të vdekshëm!? Përgjigjen e jep historia botërore e rënies së perandorive. Diçka që kalbët, zhbëhet vetvetiu.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lis Bukuroca:Tallava politika
» PO VENDOS POLITIKA, POR JO LIGJI
» Bashkim Buxhovi:POLITIKA...
» Milionerë nga biznesi apo politika?
» Politika t'i kthehet historisë
» PO VENDOS POLITIKA, POR JO LIGJI
» Bashkim Buxhovi:POLITIKA...
» Milionerë nga biznesi apo politika?
» Politika t'i kthehet historisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi