Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe

Shko poshtë

Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe Empty Antoneta Marku: Dy lajme të mira nga politika e keqe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 1:45 am

Dy lajme të mira nga politika e keqe

Nga Ass. Prof. Dr. Antoneta Marku

Me kënaqësi të madhe mësova këtë fundjavë dy lajme shum të mira që në nivel politik kombëtarë qojnë bukur shum peshë.

- I pari lajm ka të bëj me faktin se pas dorheqjes së Edi Ramës nga detyra e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, deputeti Ben Blushi paska vendosur që të terhiqet nga gara për kryetarë, duke ia lëshuar këtë mundësi, madje edhe duke e mbeshtetur atë fort, deputetes dhe sekretares së PS-së për marrëdhënjet nderkombëtare Prof Dr Arta Dade.

Un u drithërova shum, nga ky lajm i gëzueshëm që morra kur takova disa figura të larta të PS-së gjat javës në Tiranë e Durrës për disa arsye. Së pari zonja Dade është një ish antare e qeverisë, dhe deputete për disa mandate në Parlemntin Shqipëtare. Kjo do të thot se ajo është e mësuar dhe e rexhur mirë me politiken ditore kombëtare dhe nderkombëtare. Së dyti Dr Dade ndryshe nga internacionalisti Edi Rama, është një patriote dhe atdhetare e shquar dhe asnjëher nuk ka përtuar që ti përvishet punëve në të mirë të kauzës kombëtare, dhe së treti, e që un besoj se është edhe arsyeja më e fortë, Arta Dade është femër. Shqipërisë i duhet një femër në krye të partisë më të madhe në vend ashtu që të qetësoj, ndreq dhe zbukuroj politikën e qartur të Tiranës.

- Ndërsa lajmi i dytë, është aj që mësova nga burime shum të besueshme në Tetovë, se Partia e Bashkimit Demokratik Shqipëterë e udhëhequr nga Mr Bardhyl Mahmuti kish arritur pajtueshmërinë që të shkrihet me partinë Demokracia e Re të Dr Ymer Selmanit , dhe se të dy liderët kishin ftuar Prof Dr Rrufi Osmanin, Kryetar i komunës së Gostivarit që gjat kongresit të partisë që do të mbahet në muajin Tetorë, ta udhëheq kët subjekt politik. Ska dyshim se edhe ky lajm ka peshë të madhe në politikën ditore në Maqedoni, sepse un besoj se nën udhëheqjen e matur të këtyre tre zotrinjëve qështja Shqiptare atje do të përparoj edhe më shum, se BDI dhe PDSH do të sfidohen seriozisht për votën e Shqiptarëve, dhe se ky bashkim do të ju qoj sinjale partive të shumta Shqiptare në Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Shqipëri, se të jesh subjekt i besueshëm politik nuk mjafton që të kesh vetem skeletin e partisë të ngritur sa për tu prezantuar para mediave, por duhet edhe mbështetja popullore, dhe politikbërje e mirëfillt. Vjeshta po vjen me dy lajme të mira.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi